“Më tha se i goditën sapo shkuan te shkolla”, flet babai i të miturit që u ρΙa gos në s herr: Djali ka katër…

Një sherr në afërsi të ambienteve të shkollës 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë, i ka marrë jetën një 14-vjeçari ndërsa ka lënë të plagosur edhe një tjetër të mitur.

Martin Cani nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa Luis Meçja ka marrë 4 plagë e për fat të mirë deri tani gjendja e tij është stabël.

Babai i të plagosurit tregon për emisionin Top Story se i biri është në gjendje të qëndrueshme deri në këto momente, por mjekët kërkojnë që të vijojë të qëndrojë në survejim për të parë nëse do të jetë e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale ose jo.

Babai i Lusit ka treguar se sherri dyshohet se ka nisur ditën e premte në oborrin e shkollës, ku dyshohet se autori ka goditur me grusht viktimën dhe se e ka dhunuar.

Ndërkohë ditën e sotme viktima i ka kërkuar shokut të tij Lusit dhe një tjetër personi që të shkonin bashkë dhe t’i takonin.

Por në momentin që kanë shkuar, sipas babait të Luisit, autori i dyshuar i ka sulmuar me thikë, duke i marrë jetën Martinit dhe duke plagosur katër herë me thikë 14-vjeçarin tjetër.

“Na lajmëruan nga poliklinika e 9-katsheve që është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Për momentin është jashtë rrezikut, shpresojmë që të bëhet më mirë. Ka katër plagë me thikë në trup.

Nuk dimë gjë fare, Luisi nuk ka pas probleme, ka shkuar të takojë një shok të Fan Noli, kanë qenë bashkë shokë te akademia e Dinamos, dhe ai i ka kërkuar që të shkojë ta takojë… Djali më tha që kur kanë shkuar atje i kanë sulmuar me thikë”, tregoi ai.