Shqipëria ka hapur tjetër kapitull të negociatave me Bashkimin Europian.
Presidenca e Hungarisë ka njoftuar se është hapur kapitulli “Marrëdhëniet e jashtme”. Presidenca e KE shprehet se duhet që të përshpejtohet procesi i integrimit me vendin tonë.
Më 17 dhjetor do të mbahet Konferenca e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
“Ambasadorët kanë miratuar gjithashtu qëndrimin e përbashkët të BE-së për grupin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke lejuar që konferenca e tretë ndërqeveritare me Shqipërinë të mbahet më 17 dhjetor. IGC e javës së ardhshme do të jetë e dyta gjatë presidencës hungareze, duke i bërë jehonë angazhimit të BE-së për të përshpejtuar procesin e pranimit me vendet kandidate”, thuhet në njoftim.
Ky vendim vjen pas hapjes së kapitullit të “Themelorëve”, që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.
https://twitter.com/HU24EU/status/1867641813190029353?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1867641813190029353%7Ctwgr%5Ecfad86e29608ad510fc2e4248d20eaf5425e79ee%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fshqiperia-hap-kapitullin-per-marredheniet-me-jashte-me-17-dhjetor-konferenca-nderqeveritare-ne-bruksel%2F
(Balkanweb)