Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë.
Kuzhina greke, e cila për këtë vit është renditur si e para në rang global, është edhe më e mira Ballkan, ndërsa pas saj si e dyta në rajon renditet kuzhina serbe, e cila në nivel botëror renditet si e 15-ta.
Kur bëhet fjalë për vendet e tjera të rajonit, Kroacia është në vendin e 17-të, Sllovenia e 56-të dhe Mali i Zi në vendin e 83-të.
Shqipëria është një ndër kuzhinat e renditura më keq, pasi mban vendin e 96-të në listën me 100 shtete, duke lënë pas vetëm kuzhinën e Bolivisë, Nigerisë, Laosit dhe Nikaraguas.
Në vendin dytë këtë vit renditet kuzhina e Italisë, e treta është meksikania, e ndjekur nga kuzhina spanjolle dhe portugeze. Kuzhinat më keq të vlerësuara janë nga Shqipëria, Bolivia, Nigeria, Laosi dhe Nikaragua.
Kuzhinat më të vlerësuara në botë renditen sipas vlerësimeve mesatare të pjatave dhe produkteve ushqimore më të vlerësuara të secilit vend.