Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht një ditë më parë në Treviso, Itali.
Sipas mediave italiane, i riu, Kevin Anghele, u përpoq t’i shpëtonte një kontrolli policie duke lëvizur me shpejtësi me makinën e tij, një Alfa Romeo Brera, por humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë.
Për fat të keq, ai ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Policia bën me dije se pranë makinës së shkatërruar u gjetën disa doza kanabisi, që dyshohet se i përkisnin të ndjerit.
Kevin Anghele kishte jetuar deri vonë në Motta di Livenza me familjen, ndërsa së fundmi ishte zhvendosur në Pordenone, në rajonin Friuli Venezia Giulia, shkruan Corriere della Sera.