Sulm i dhunshëm mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Bilishtit ka shkaktuar kaos e panik tek qytetarët të cilët kanë parë nga afër momentin kur 3 persona i janë sulur me shkopa bejsbolli një 39-vjeçari.
Siç shihet në video, në sherrin masiv ka marrë pjesë Trajan Çeliku dhe disa të tjerë të cilët sulmojnë për herë të dytë 39- vjeçarin Guri Mazelliu, duke i bërë pritë në afërsi të qendrës së qytetit.
Siç duket dhe nga pamjet, ata mbajnë në dorë shkopa bejsbolli dhe sulen drejt mjetit të Mazelliut.
Pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve. Burime bëjnë me dije se Trajan Çeliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar një 39 vjeçar me inicialet G.M.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që autorët të përfshihen në konflikt me 39 vjeçarin.
© BalkanWeb