Një pjesë të mirë të dosjes së prokurorisë për tunelin e Llogarasë e zënë përgjimet mes Belinda Ballukut dhe Ervis Berberit, të cilat SPAK i ka përftuar nga celulari tip “Blackberry” që ish-drejtori i rrugëve e mbante në shtëpi.
Bisedat janë të vitit 2022 dhe në disa prej mesazheve zbulohet se në zyrat e qeverisë qanin hallet edhe deputetët e Partisë Demokratike.
Një prej tyre është edhe ish-deputeti i Vlorës Arbi Agalliu, që siç duket kërkonte të dinte diçka më shumë për tokat që kishte në Vlorë.

Zv.kryeministrja lë porosi që deputeti të dëgjohet pasi është djalë qytetar, ndërsa Berberi e siguron se do të bindet duke thënë se e ka patriot.
Biseda Balluku dhe Evis Berberi për ish-deputetin e PD, Arbi Agalliu:
Belinda Balluku: Do te te marr per nje takim Arber Agalliu, dep i PD qe ka nja dy pyetje per dy toka qe ka ne vlore nje tek bypass dhe nje ne hyrje te autostrades Oendrimi shume I dashur; shume I mire se eshte djale qytetar.
Evis Berberi: Patjeter, e kemi patriot.
Belinda Balluku: Por ne nuk kemi ca i bejme, te marr lejen e ndertimit nga bashkia, atehere shprehemi”.
Evis Berberi: Ok, ne japim mendim pasi ka marre leje.
Biseda e Arbi Agalliut dhe Evis Berberit:
Arbi Agalliu: “Evis si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj te jesh mire. Belinda ma dha nr tend. Kur te kesh mundesi do doja te flisnim pak. Flm.
Evis Berberi: Mirembrema, neser ne mgis.
Arbi Agalliu: Miremengies! Une per pak jam aty. Jam ne trafik posht diges.
Evis Berberi: Pa prob.
Evis Berberi i mesazh Belinda Ballukut: Sa percolla Agalliun.