Që Belinda Balluku ka blerë segmente të opozitës, ky është fakt, pasi u pa edhe në përgjimet me Evis Berberin, ku ish deputeti Arbi Agalliu interesohej pranë ARRSH me porosi të Zv. Kryeministres.
Por sot pas disa vitesh dalin në skenë personazhe të rëndësishëm politikë te opozitës, që flasin me elozhe për rivalin e tyre politik, Belinda Balluku.
Një prej tyre është ish-deputetja Monika Kryemadhi e cila ka komentuar çështjen hetimore ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është marrë e pandehur nga SPAK nën akuzën për “shkelje të barazisë në tendera” lidhur me ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Sipas Kryemadhit, në mesazhet e zbardhura mes Ballukut dhe vartësit të saj, Evis Berberi, zv.kryeministrja është treguar “bobe” dhe se “nuk e rruan për asnjë”.
“Balluku ka namin që është garipe dhe është bobe. Me mesazhet që shkruante, është. Nuk e rruan fare për asnjë, atij tjetrit i thotë pallosh i gjatë dhe e ka në dorë”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi shtoi Balluku i vendosi kryeministrit Rama epitetin “pallosh i gjatë” dhe se ka zbatuar urdhrat e tij.
“Zonja Balluku e ka namin që është garipe dhe është bobe. Me mesazhet që shkruante, është… nuk e rruan fare për asnjë, atij tjetrit i thotë pallosh i gjatë dhe e ka në dorë. Nga mesazhet doli që e ka bërë tenderin në rregull, por e ka ndryshuar me urdhër nga lart dhe e ka zbatuar urdhin e “palloshit të gjatë”.
I ka qëndruar besnike Ramës. Rama në kal, unë në kal, Rama në tokë, unë në tokë. Mënyra për ta anuluar tenderin është ndërhyrje që mund të jetë nga Erdogani që ja ka kërkuar Edi Ramës. Këto para nuk kanë shkuar te zonja Balluku, të jeni të bindur se 50 mln dollarët i ka marrë kompania turke, të cilat ja ka dhënë Gjokës”, tha Kryemadhi.
Nëpër tavolina flitej se Kryemadhi kishte miqësi me zonjën Balluku. Por tani pasqyra duket më e qartë, kuptohen më mirë dhe “kauzat” politike të Monës, që më shumë do kenë qënë porosi të Ballukut sesa interesi publik.
Këtu mund t’i japim të drejtë Ilir Metës, i cili shpesh artikulon se Kryemadhi me disa personazhe të tjerë kanë shitur interesat e Partisë së Lirisë.