Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot sërish përmes një konference për shtyp lidhur me vrasjen e një dite më parë në Rinas, ku viktimë mbeti Gilmando Dani.
Por teksa po lexonte mesazhin e një qytetari dixhital, Berisha bëri një gafë kur e quajti Danin krahun e djathtë të ish deputetit demokrat, Ervin Salianji, ndërkohë që nënkuptonte ish-ministrin e brendshëm të socialistëve, Ervin Hoxha.
“Gilmando, krahu i djathtë i Ervin Salianjit. Çuni i xhajës së këtij që u plagos është Erges Sheqeri, drejtori i IKMT-së, ky që prish lokalet.
Pra, e kuptoni ju të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo dëshmon se narko-policia është e tëra në funksion të krimi dhe se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri apo Muç Shaljani ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të kabinetit të Ramaduros”, tha Berisha.