Duke komentuar debatin online mes moderatorit Blendi Fevziu dhe kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së ministrat lënë kronikat e gatshme dhe ikin gjatë fundjavave me pushime, analisti Andi Bushati thotë se Fevziu duhet të nxjerrë faktet, ndryshe i bën shërbim Ramës.
“Duhet të nxjerrë faktet Fevziu, sepse tha se shtatë ministra prodhojnë kronika pa qenë në punë. Rama tha se kanë qenë në punë s’kanë bërë kronika false. Ta godasësh Ramën me fakte të paqena është t’i bësh nderinë më të madh. Fevziu të nxjerrë faktet dhe debati mbyllet, jo hidh e prit.” ,tha Bushati nënë emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Sipas tij, debati nuk vlen nëse nuk nxjerr fakte.
‘Shuhet debati po i nxorre faktet dhe mbaron. Nuk e di çfarë faktesh ka Fevziu, por do të mbyllej debati po të dlinin faktet, as Rama s’fliste më, as Rama nuk i përgjigjej”, shtoi Bushati.
Ndërsa socilogu Ergys Mërtiri u shpreh se Rama këtë shfrytëzon, duke u marrë me muhabete kot për të spostuar vëmendjen.
“Që këta (ministrat) çojnë kaseta kjo dihet. Se ku është ajo se kur e çon ti kasetën ky është muhabet kot. Problemi është pse Rama merret me këtë. Merret me debate pa ndonjë peshë, ndërkohë që i është kapur tjetra te AKSHI, bëhet nami, janë miliona euro dhe ai merret me kaseta. Rama prandaj e shtyn këtë gjë, se të spostojë vëmendjen do ai.” ,tha Mërtiri.