“Ndaj e qëllova”/ Vr¤u b. υrrin e ish-të dashurës, zbardhet dëshmia e shqiptarit: U tremba mos më sulmonte

Greqia është tronditur nga vrasja e kryetarit 51-vjeçar të komunitetit Lithovouni, Kostas Alexandris.

Mediat greke shkruajnë se hetimet e Policisë po zbulojnë se gjithçka ndodhi për një motiv erotik.

Sipas protothema.gr, nga provat dhe deklaratat e deritanishme duket se autori dyshohet se ka pasur mosmarrëveshje personale me viktimën, të cilat ndoshta lidhen me një grua.

Në të njëjtën kohë, autoritetet policore duken të kujdesshme ndaj akuzave të të dyshuarit, i cili përpiqet ta justifikojë aktin e tij duke folur për frikë dhe vetëmbrojtje.

“Ai po më bënte me shenjë nga brenda makinës dhe unë u frikësova”, tha autori i vrasjes brutale të 51-vjeçarit në Aitoloakarnania.

Autori 45-vjeçar pretendon se në kohën e incidentit, e pa viktimën duke e drejtuar nga brenda makinës së tij, gjë që e bëri të trembej dhe të godiste i pari.

Megjithatë, ky version nuk e ka bindur policinë që po heton çështjen, e cila aktualisht po shqyrton të gjitha faktet e çështjes.

Po ashtu, 45-vjeçari, i tha policisë se ishte një krim pasioni, pasi midis tyre kishte një rivalitet romantik.

Konkretisht, gruaja e viktimës kishte zhvilluar një lidhje jashtëmartesore me autorin e krimit dhe ishte larguar nga shtëpia e saj, duke jetuar në Patra, derisa më në fund vendosi të “pajtohej” me bashkëshortin e saj dhe të kthehej tek ai.