Aksident i rëndë ! Efektivi i policisë ‘flυturon’ në ajër motorrin (EMRI)

Mesditën e së shtunës një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Sherishtë.

“Fax News” raporton se një automjet tip Benz B-Class është përplasur me një motor dhe për pasojë drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të rëndë.

I lënduarit është shtetasi Elistjon Canaj (35 vjeç) i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe raportohet në gjendje kritike për jetën.

Burimet bëjnë me dije se shoferi i makinës që është përfshirë në aksident efektiv polic i “Delta Force”.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHIKO VIDEON KËTU