Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë emigranti shqiρtar

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e djeshme në autostradën Rizomylos-Koroni, pranë Episkopisë, Greqi.

Për pasojë ka ndërruar jetë një emigrant shqiptar emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur për mediat.

Sipas mediave greke, 46-vjeçari shqiptar po ecte me motor kur është përplasur me një ekskavator.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa shqiptari pritet të përcillet për në banesën e fundit.