Atentat ndaj shqiptarit! 39-vjeçari qëΙΙohet me 7 ρΙumba, në gjendje të rëndë në sρitaΙ

Një 39 vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Vittoria, në provincën e Raguzës.

Shqiptari i cili rezulton i ligjshëm në shtetin italian me leje qëndrimi të rregullt në territorin e Vittoria-s, u godit gjatë natës me 7 të shtëna me armë zjarri në fshat midis Vittoria dhe fraksionit Pedalino të Comiso.

Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca, e cila ka transportuar të plagosurin në Urgjencën e spitalit Guzzardi di Vittoria.

Gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.