“A bie burri 46 vjeç në dashuri me vajzën 23 vjeçe këtu?”/ Plas keq mes Keijsit dhe Mirit: Turp të kesh

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme Keijsit dhe Mirit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Madje në një moment Keijsi i drejtohet Mirit duke i thënë se ka rënë në dashuri me Selin, 23 vjeçe.

“Ti mo ti që i përkëdhel flokët natë për natë, burri 46 vjeç”, i thotë banori Mirit, duke shtuar “turp të kesh”.

Pjesë nga debati:

Keijsi: Ke rënë në dashuri me Selin, 23 vjeçe

Miri: Kush

Keijsi: Ti mo ti, pse unë?

Bravo Keijsi
Keijsi: Ti mo ti që i përkëdhel flokët natë për natë, burri 46 vjeç

Miri: Ça bëj unë?

Keijsi: Më tregon mua.

E FRlKSHME: Vetëm disa orë pas sehireve të Bias, Alba në gjendje të rëndë (Video)

Rrjetet sociale, janë përfshirë nga teori të shumta konspirative që kanë në qendër banoren Bian, duke ngritur dyshime dhe debate të forta mes ndjekësve të formatit.

Pamje të shkëputura nga videot brenda shtëpisë janë “qepur” nga përdoruesit e rrjeteve sociale dhe janë interpretuar si veprime që lidhen me rituale të magjisë së zezë.

Momenti që ka shkaktuar më shumë zhurmë lidhet me kukullën e njohur të trendit, “Labubu”. Në një video virale, Bia shfaqet duke mbajtur kukullën në dorë dhe duke e shpuar atë me një gjilpërë.

Sipas komentuesve, ajo përmend emrin e Albës gjatë këtij veprimi, çka ka shtuar edhe më shumë dyshimet.

Pamjet vijojnë më pas në dhomën e gjumit, ku Bia shihet pranë krevatit ku flinin vajzat, duke futur diçka në dyshek, ndërsa më pas mbush gojën me ujë dhe hedh një varëse anash krevatit.

Për një pjesë të madhe të ndjekësve, kjo skenë ngjan me ritualet e vjetra “Voodoo”, duke ndezur komente alarmuese dhe reagime të ashpra në rrjet.

Situata është bërë edhe më e ndjeshme pas publikimit të një videoje tjetër, ku shfaqet Alba në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ajo dëgjohet duke thënë se gjërat po i rrëshqasin nga duart, se po i bien dhe po i thyen pa e kuptuar pse, duke shtuar se ndoshta “dikush më ka marrë mësysh”.

Këto fjalë kanë qenë “benzinë në zjarr” për komentuesit, të cilët i kanë lidhur menjëherë me pamjet e mëparshme të Bias.

VIDEO

“Është mashkulli i ËNDRRAVE…”/ Selin i drejtohet Malit: Kur të krijoj romancë me Mirin…

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” kanë komentuar sot raportin mes Selin dhe Mirit, ku janë shprehur se ky i fundit ka rënë në dashuri me banoren 23-vjeçare.

Gjatë një bisede me Selin, Mali i tha asaj se vetëm krevati e mban atë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Selin me ironi i thotë atij:

“Gjatë kohës që do krijoj një romancë me Mirin do të hap derën”.

Pjesë nga biseda:

Mali: Ju jeni një

Selin: Tjetër, se më paske analizuar

Mali: Të gjithë të kanë analizuar, edhe jashtë

Selin: Ti je zëri i të gjithëve

Mali: Jo, jam zëri i vetes

Selin: Të ka dalë vetja jashtë, pse nuk i shkon pas?

Mali: Jo nuk ka dalë jashtë fare

Selin: Iku, e la lojën në mes se ishte i fortë, po shikon te kanali 1 nga televizori

Mali: Keni qejf

Selin: Tu marrë me Prime të parë

Mali: Edhe ty të mban krevati brenda

Selin: Ndërsa ty të mban Miri, gjeje ça na bashkon ne? Miri. Të ka dalë vetja jashtë, ik dhe ti. Do të ta tregoj derën ku është?

Mali: Ma trego

Selin: Prandaj nuk po merrem me ty, se dua ta tregoj mirë, me ta hap me dorën time

Mali: Hape

Selin: Do ta hap. Gjatë kohës që do krijoj një romancë me Mirin do të hap derën

Mali: Pse ke kaq frikë të tregosh?

Selin: Që kam romancë me Mirin? E vërtetë, Miri është fiks mashkulli i ëndrrave të mia. Gjithmonë kam ëndërruar një djalë si Miri.

“MOSSSS”/ Megi Pojani NDËRPRET intervistën: Nuk duhet ta thoja këtë! Dasma ime në verë…

Moderatorja dhe autorja e “Për’puthen”, Megi Pojani, ishte ditën e sotme e ftuar në “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, për të komentuar rrugëtimin e Keijsit, Stelinës dhe Inës në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.

Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja e emisionit e ngacmoi atë edhe në lidhje me jetën e saj private. Sinan Hoxha tha pak ditë më parë se Megi do të martohet më 12 gusht, po ajo e hodhi poshtë këtë gjë.

Megi u shpreh se nuk do të martohet këtë verë, pasi i do gjërat nën kontroll:

“Jo, dua ta kem situatën shumë nën kontroll, më duhet kohë për të bërë përgatitjet, asgjë e minutës së fundit nëse bëhet fjalë për diçka kaq të rëndësishme sa është dasma”.

Ndërkohë duke folur për motrën e saj, Ina, e cila së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë, Megi tha diçka që nuk duhej ta thoshte.

Rama i vuri në krah Ballukun/ Nancy Van Horn i prish planet, mesazh Gjykatës Kushtetuese?

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy Van Horn, ka ndarë një mesazh këtë të hënë për Gjykatën Kushtetuese, gjatë një takimi të zhvilluar me kryetaren e sapoemëruar të këtij institucioni Fiona Papajorgji.

Van Horn ka theksuar se Gjykata Kushtetuese duhet të mbajë përgjegjës ata që shkelin ligjet, duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm.

“Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë”,- thuhet në reagim.

Ky mesazh vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin për zv/kryeministren Belinda Balluku, e marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe të cilën SPAK kërkon ta arrestojë.

Më 22 janar ora 10:00, Kushtetuesja pritet të marrë vendimin për ankimin e Edi Ramës, i cili kërkon shfuqizimin përfundimtar të vendimit të GJKKO-së, për pezullimin nga detyra të Ballukut.

Në vrazhdën e këtyre zhvillimeve, duket se Van Horn i ka prishur planet Edi Ramës, i cili ditën e sotme e vendosi krah Belinda Ballukut gjatë prezantimit të projektit të kompanisë amerikane CWP për Park eolik në zonën e Tropojës.

Duket se plani, që zyrtarja e pandehur qëndron krah amerikanëve, nuk i eci Edi Ramës, pasi Van Horn mbajti qëndrim të ftohtë dhe nuk e ktheu asnjëherë vështrimin nga zonja që kishte në krahun e saj, Belinda Balluku.

Tashmë, pas mesazhit të saj për Kushtetuesen mbetet për tu parë se cfarë vendimi do të marrë gjykata për numrin dy të qeverisë.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/1329845042503983?ref=embed_post

Pezullohet gjyqi për Franc Çopjan në Bruksel, shkak bëhen morrat!

Procesi i Gjykatës së Krimeve të Rënda në Bruksel, kundër shqiptarit Franc Çopja (33 vjeç) është pezulluar, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas raportimeve, shkak për pezullimin është bërë konstatimi i disa morrave të shtratit në sallën e gjyqit.

“Të hënën në mëngjes, një nga anëtarët e jurisë vuri re se një morr shtrati i ishte ngjitur në krah. Kur seanca rifilloi pas pushimit të drekës, kryetarja e trupit gjykues vendosi ta pezullojë procesin për 24 orë, në mënyrë që të merren masa”,– raportojnë mediat.

“Kjo shkon shumë larg”, është shprehur gjykatësja Isabelle de Saedeleer, duke iu referuar problemeve të shumta me të cilat përballet vazhdimisht sistemi i drejtësisë.

“Nuk dua të vë në rrezik anëtarët e jurisë, avokatët, të pandehurit apo këdo tjetër.” , deklaroi ajo duke kërkuar të gjithë të përfshirëve që t’i lajnë rrobat në 60 gradë ose t’i vendosin në frigorifer.

Nuk është e qartë se çfarë masash do të mund të marrë tani drejtësia.

Procesi ka të bëjë me vrasjen brutale të Ardit Spahiut, e kryer në mes të ditës, në rrugë, në Bruksel më 27 nëntor 2021. Sipas prokurorisë federale, vrasja ishte një larje hesapesh mes dy klaneve mafioze, dhe shtatë persona po gjykohen në ndërtesën ‘Justitia’, ish-ndërtesat e NATO-s në Evere.

Plani i Ramës për t’i ‘lidhur duart’ SPAK-ut, Ngjela: Nuk mundet Amerika me kallashnikovët e Enverit!

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar lajmin e ditës së sotme se kryeministri Edi Rama po përgatit planin për izolimin e Porkurorisë së Posaçme (SPAK).

Me anë të një positmi në rrjetin social “Facebook”, Ngjela i quan lëvizjet e Ramës, të kota.

Ngjela thekson se sado që të përpiqen politikanët shqiptarë për të mundur Amerikën, nuk e arrijnë dot, teksa këshillon Ramën që të marrë mësim nga historia dhe të largohet vetë nga politika, pasi ndryshe fundi i tij do të jetë jo i mirë.

“Rama po kërkon të dobësojë SPAK. Domethënë kërkon të “mundë” Amerikën me kallashnikovët e Enver Hoxhës.. hahahahaha. Nuk kupton dot, që, ai vetë është vetëm te fjalët e kota që mezi i thotë.

Ka pasur shumë diktarorë dhe pushtetarë të paaftë që nuk e kanë kuptuar dot që – është më mirë të ikësh pa pushtet, sesa të ikësh pa jetë”, shkruan Ngjela.

E FUNDIT/ Rikthimi i Veliajt në detyrë, zbardhet VENDIMI i Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke rrëzuar vendimet e Këshillit të Ministrave dhe Presidentit lidhur me shkarkimin e tij.

Në seancën plenare të 31 tetorit 2025, e kryesuar nga Holta Zaçaj dhe me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve, Gjykata shqyrtoi kërkesën e Veliajt, përfaqësuar nga avokatët Alban Dokushi dhe Ermal Yzeiraj. Subjekte të interesuara në proces ishin Presidenti i Republikës dhe Këshilli i Ministrave.

Me shumicë votash, Gjykata pranoi kërkesën e Veliajt dhe shfuqizoi vendimin nr. 539, datë 25 shtator 2025 të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, duke e konsideruar të papajtueshëm me Kushtetutën. Po ashtu, u shfuqizua edhe dekreti nr. 350, datë 1 tetor 2025 i Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore në Tiranë, për pjesën që lidhet me Bashkinë e kryeqytetit, për shkelje të neneve 115, pika 2 dhe 3 të Kushtetutës.

Vendimi parashikon gjithashtu vazhdimin e pezullimit të efekteve juridike të dekretit presidencial për zgjedhjet në Tiranë, deri në hyrjen e këtij vendimi në fuqi.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare; u mor më 3 nëntor 2025 dhe u shpall më 12 janar 2026.

Në vendim shkruhet: “Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili ka marrë për bazë vetëm faktin e mungesës tremujore në detyrë, nuk ka analizuar shkakun, rrethanat dhe as ndikimin e mungesës në ushtrimin e detyrës, duke mos vlerësuar nëse kjo situatë rridhte nga veprimet ose mosveprimet e vet kryetarit dhe nëse ajo mund të konsiderohej shkelje e rëndë e Kushtetutës ose e ligjeve.

Megjithatë, duhet vënë në dukje se është e mundur që mosparaqitja në detyrë për një periudhë të pandërprerë tremujore të përbëjë shkelje të rëndë në ushtrimin e detyrës nga kryetari i bashkisë, por gjithnjë kur ai mund dhe duhet të mbajë përgjegjësi, në ndryshim nga rasti konkret, ku kërkuesit nuk i atribuohet asnjë lloj përgjegjësie juridike. Në këtë rast shkelja e rëndë ka të bëjë me mospërmbushjen thelbësore të detyrës me vullnetin e tij, duke mbajtur në konsideratë se kryetari i bashkisë është organ ekzekutiv monokratik”.

“Bricjapi mbretëron, Gaforrja të ketë kujdes”, Meri Shehu bën parashikimin e javës për shenjat e horoskopit

Si çdo fillim jave, yjet sjellin mesazhet e tyre, por këtë herë parashikimet vijnë me paralajmërime dhe surpriza që nuk duhen neglizhuar.

Astrologia Meri Shehu ka parashikuar një javë plot kontraste: premtime të mëdha që rrezikojnë të mbeten fjalë, debate të forta në mesjavë dhe një fundjavë që për shumë shenja mund të kthehet në shpëtim.

Lëvizja e Afërditës dhe përplasjet planetare pritet të ndikojnë fort në dashuri, ekonomi dhe punë. Cilat shenja duhet të bëjnë kujdes me atë që thonë dhe çfarë premtojnë, dhe kush përfiton më shumë nga energjitë pozitive të fundit të javës?

“Kjo është një javë interesante, është java që i paraprin hënës së re. Kemi një lidhje pak të vështirë pas dy ditësh mes Mërkurit në Bricjap dhe Jupiterin në Gaforre, kështu që është premtuese, premton shumë, por ka edhe fjalë shumë të mëdha. Shumë njerëz mund të premtojnë shumë gjëra, por mund të mos i mbajnë dot. Kemi kapërcimin e Afërdita nga shenja e Bricjapit në shenjën e Ujorëve dhe ky është një lajm i mirë për shenjat e ajrit, të cilët do të kombinohen bukur me Afërditën në shenjën e Ujorit. Fundi i javës do të jetë më i miri nga të gjitha, sepse Afërdita para se të dalë nga Bricjapi do të bëjë një lidhje shumë të bukur me Uranin në Dem”, tha astrologia Meri Shehu për “Tv Klan”.

Dashi, 2 yje: Do të përmirësohen në fund të javës nga ana ekonomike, ose nga jeta sociale, por mesi i javës do të jetë me shumë debate dhe sherre sa i përket karrierës dhe familjes. Kështu që shumë Dashë duhet të kenë shumë kujdes se çfarë debatojnë, çfarë premtojnë dhe thonë, sidomos në njerëzit e dashur, sepse mund të dalin jashtë premtimeve dhe t’i mërzisin. Në raport me eprorët dhe me ligjin kujdes në mesjavë, data 14-15.

Demi, 4 yje: Afërdita para se të dalë nga Bricjapi, që është një shenjë pozitive për Demët, për komunikime me jashtë, për punë dhe udhëtime. Afërdita do të bëjë një lidhje shumë të bukur me Uranin në shenjën e Demit, dhe të gjithë ata të lindur në 10 ditëshin e tretë do të marrin shumë përparësi në plane dhe në projekte, në jetë personale dhe ekonomi. Pavarësisht se do të kenë debate në mesjavë, kryesisht në punë, fundi i javës i rregullon.

Binjakët, 3 yje: Janë zhytur kokë e këmbë në çështjet e ekonomisë, do të kenë një debat në mesajvë për çështje ekonomike. Por, më pas Afërdita futet në Ujor dhe do u japë një avantazh shumë të mirë ligjor, një punë të re dhe komunikime me jashtë. Pak para se të futen në Ujor nga data 17 do të marrin një lajm të mirë sa u takon punëve në përgjithësi dhe do i vënë vulën një çështjeje ekonomike.

Gaforrja, 1 yll: Edhe pse kanë Jupiterin në shenjën e tyre dhe pretendohej shumë. Disa situata kanë dalë jashtë kontrollit për Gaforret sidomos tani, e deri në fund të janarit. Duhet pak kujdes nga Gaforret në këtë periudhë kryesisht, sepse shumë planetë në Bricjap janë në kundërshtim me Gaforren dhe Jupiterin e tyre. Ka vënë në dyshim shumë veçori për Gaforret, prandaj kjo javë dhe kryesisht mesi i javës është i vështirë për Gaforret në projekte pune dhe personale, martesa dhe çështje ligjore.

Luani, 2 yje: Do ju dalë përballë Afërdita në fundjavë, pasi do të shkojë në Ujor, kështu që shumë Luanë do merren për të ekuilibruar një situatë pune, ose një bashkëpunim të rëndësishme. Por, kanë një prapaskenë nga data 14-15, e cila bëhet në një subjekt pune për ta. Do jetë një prapaskenë pune e vështirë, ku duhet të presim fundin e javës për t’i rregulluar situatat.

Virgjëresha, 4 yje: Janë shumë më komode në këtë periudhë, sepse shumë planete kanë dhënë një stabilitet, një ecuri dhe lajme të mira në jetën personale dhe në projekte. Por, është momenti që nga data 14-15 disa gjëra duhet t’i sqarojnë dhe diskutojnë, sidomos në bashkëpunëtorë që lidhen me çështje pune. Është një sqarim i thellë, por përfundimtar për disa situata dhe sqarime pune. Do të kemi një rritje ekonomike në fundjavë dhe lajme të mira për Virgjëreshat.

Peshorja, 3 yje: Duhet të presin datën 18 për një rishikim të mirë të një investimi, ose të një çështjeje ekonomike, blerjen e një shtëpie, apo hapjen e një pune dhe fillim e një pune. Përndryshe data 14-15 i nxjerr jashtë loje dhe lajmet nuk i kanë shumë të mira sa u takon bisedave, lajmeve, kontratave, ose çështjeve që kanë me eprorët. Pra është pak e çorientuar dhe e çekuilibruar data 14-15.

Akrepi, 3 yje: Në fundjavë kemi kapërcimin e Afërditës në shenjën e Ujorit do të merren me çështje familjare dhe do të ndjehen shumë mirë, do rregullojnë, do arredojnë, por edhe do bashkëjetojnë. Fillojnë disa bashkëjetesa, por edhe biznese familjare, të cilat marrin drejtim të mirë. Akrepët e lindur në dhjetëditëshin e tretë do të kenë lajme shumë të mira, në bashkëpunime dhe njohje të  reja.

Shigjetari, 4 yje: Në fillim të javës dhe në datat 14-15 do të kenë shumë përballje, sepse Mërkuri bën një lidhje shumë të vështirë me planetët në Bricjap dhe çështjet ekonomike duket sikur kanë marrë tatëpjetën dhe nuk po i mbajnë dot. Por, do të kenë lajme të mira në fundjavë, e cila do i stabilizojë me një punë.

Bricjapi, 5 yje: Kanë shumë planete në shenjën e tyre. Megjithatë kanë përballë Jupiterin, që do të thotë se disa situata edhe ata nuk i kontrollojnë dot, kështu që ka disa njerëz që kërkojnë më shumë nga ata. Shumë Bricjapë do të kenë shanse të mira në këtë periudhë për të rregulluar edhe një çështje ekonomike dhe personale.

Ujori, 3 yje: Futet Afërdita në shenjën e tyre, por për momentin janë shumë planetë në Bricjap dhe një çështje pune do të jetë tema kryesore për Ujorët. Kjo çështje pune do të diskutohet në datën 14-15, disa Ujorë mund të ngelen pa punë, disa të tjerëve do u ngelet një punë në mes dhe disa të tjerë do e kenë të vështirë që të pranojnë kushtet e një pune. Sapo të kapërcejë kjo fazë shumë Ujorë do të marrin një hov qoftë në bashkëpunime, qoftë në punë dhe çështje ekonomike. Duke ndryshuar jeta e tyre në tërësi.

Peshqit, 3 yje: Peshqit më romantikët e kësaj jave do të bëjnë një debat të fuqishëm në datën 14-15. Por, çdo gjë do të rregullohet në fundjavë pastaj, ku Peshqit me Neptunin në shenjën e tyre, me Saturnin akoma në shenjën e tyre dhe lidhja e bukur që do të bëjë Afërdita në Bricjap do të kenë një mbështetje të bukur.

Mario Mitaj drejt Madridit?! Gazetari shqiptar jep lajmin e papritur, zbulohet klubi elitar

Mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj po lakohet gjithmonë e më shumë për largimin nga Al-Ittihad, sikurse prej Lindjes së Mesme.

Gazetari sportiv i “SuperSport” Jurgen Zela, ka qenë në një lidhje live me emisionin “Kubi sportiv”, duke befasuar jo pak për lajmet e fundit që lidhen me Mitajn.

“Do të ishte një lajm i mirë nëse Mario Mitaj do të kalonte ligat kryesore të Evropës. Ka pasur interesim nga Sunderland, por një lajm tjetër që kam mundur të lexojë në platformën ‘X’, është edhe Atletico Madrid.

Skuadër, e cila mund të jetë në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit nga Malësia e Madhe. Mos të harrojmë, është vetëm 22 vjeç, ka luajtur 28 ndeshje me Kombëtaren.

Padyshim, e ardhmja e tij do na gëzojë të gjithëve, sepse pritet të ketë rritje profesionale të ndritur”, tha Zela.