Arta Dade, mesazh të koduar Ramës: Përvishju gjermanìshtes, do të të duhet më shumë se shqipja e protestës!

Ish-ministrja e Jashtme dhe një nga figurat më të spikatura të Partisë Socialiste, Arta Dade, ka reaguar për Vox News pasi u identifikua nga Newsbomb mes personazheve të përfshirë në postimin e kryeministrit Edi Rama, ku ai ironizonte protestuesit që prej ditësh mblidhen në bulevard duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Ai i quan këta personazhe “tam-tamexhinj” dhe se me tubimet e tyre, “kujtuan se u bë bulevardi kos për lugët e tyre të ndryshkura”.

E pyetur se çfarë mendon për gjuhën e përdorur nga kryeministri, Dade, e cila edhe pse është tërhequr nga politika aktive, vijon të mbetet një nga zërat më të respektuar brenda së majtës shqiptare, nuk i kurseu kritikat dhe “këshillat” ndaj tij.

“Për gjuhën e tij? Si njohëse e linguistikës mund të them që ai shqipen e ka manipulative, anglishten e kupton por nuk e flet dot, ndërsa gjermanishten nuk e njeh fare, fare. Unë do t’i sugjeroja për momentin t’i përvishet gjermanishtes, se do t’i duhet më shumë se shqipja e protestës dhe padyshim më shumë se anglishtja e korridoreve diplomatike…”, është shprehur Dade.

Ish-ministrja nuk na e shpjegon më tej komentin e saj, por fraza “do t’i duhet më shumë se shqipja e protestës” duket se ka një nëntekst politik.

A është kjo një ironi për raportet e Ramës me partnerët europianë? Apo një mesazh i koduar, në lidhje me zhvillime të ardhshme që mund ta vendosin kryeministrin përballë institucioneve, apo qarqeve ku gjuha gjermane ka peshë?

Për vite me radhë, Arta Dade ka qenë ndër personalitetet më të rëndësishme të Partisë Socialiste, ish-ministre e Jashtme, deputete me disa mandate dhe një nga figurat që edhe kundërshtarët politikë e kanë konsideruar si më dinjitozet e politikës shqiptare.

Pak ditë më parë, Dade refuzoi ftesën për të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga PS për 35-vjetorin e krijimit të saj, duke shprehur rezervat ndaj mënyrës se si po drejtohet partia./voxnews.al

“Nëse familjes time i preket një qime floku”/ DekIarata e Marjana Koçekut, Safet dhe Behar Bajri i japin ”goditjen e fortë” Neomalësores

Safet dhe Behar Bajri kanë depozituar në SPAK kallëzimin për Marjana Koçekun, “Neomalësoren”, pas deklaratave të kësaj të fundit.

Ky kallëzim vjen pas deklaratave të saj për kërcënim, ku para pak ditësh bëri një postim në rrjete sociale, pas shkëputjes nga Partia Socialiste.

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, thuhej në postimin e Koçekut.

“1. Më datë 17.06.2026, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Znj. Marjana Koçeku, ka publikuar në rrjete sociale (Facebook/Instagram), deklaratë e cila është riprodhuar gjerësisht në media, sa vijon: “Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën.”

2. Me këtë deklaratë publike, deputetja: (a) i drejton familjes Bajri një kërcënim të hapur për ta “shkatërruar”; dhe (b) lë të kuptohet/pretendon publikisht se familja Bajri ka kërcënuar familjen e saj. Pretendimi se familja Bajri e ka kërcënuar është i pavërtetë dhe i pambështetur në asnjë provë të paraqitur. Anëtarë të familjes ndodhen aktualisht të privuar nga liria (në burg), dhe nuk kanë pasur asnjë mundësi faktike për të kryer veprimet që u atribuohen.

3. Deputetja nuk i ka paraqitur provat e pretenduara pranë organeve kompetente, por ka zhvilluar akuza publike në media e rrjete sociale, duke i atribuar rrejshëm familjes një vepër penale (kanosje) dhe duke cenuar rëndë nderin e dinjitetin e saj.

4. Deklarata nuk i drejtohet një individi të caktuar, por familjes/fisit Bajri në tërësi. Akuza dhe kërcënimi publik shtrihen kështu mbi çdo anëtar të familjes, përfshirë persona që nuk janë palë në asnjë procedim, të afërm dhe fëmijë të mitur, duke cenuar nderin, dinjitetin dhe sigurinë e tyre, dhe duke paragjykuar edhe ata që mbrohen nga prezumimi i pafajësisë. Shtrirja kolektive e deklaratës, zotimi publik për ta “shkatërruar” familjen “sa ta kem jetën” dhe konteksti i mundshëm i gjakmarrjes, së bashku me faktin që deklarata vjen nga një person me autoritet publik dhe është përhapur gjerësisht, përbëjnë rrethana rënduese që shumëfishojnë dëmin dhe rrezikun ndaj familjes.

5. Kallëzuesi ngre dyshimin se këto deklarata mund të jenë bërë edhe për përfitim politik e publik, në kontekstin e zhvillimeve të fundit politike të deputetes; megjithatë, vlerësimi i motivit i mbetet hetimit.

II. CILËSIMI I MUNDSHËM JURIDIK

Faktet e mësipërme mund të përbëjnë:

6. “Shpifja” (neni 120/2 i Kodit Penal) — atribuim i rremë publik i një vepre penale (kanosje) ndaj familjes Bajri.
Elementi objektiv:

Deputetja ka deklaruar publikisht:

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue…”

Kjo deklaratë, sipas kallëzuesit, përçon te publiku mesazhin se familja Bajri ka ndërmarrë ose po ndërmerr veprime kërcënuese ndaj familjes së deputetes.

Edhe pse nuk thuhet shprehimisht “familja Bajri më ka kërcënuar”, lidhja logjike që krijohet është se ekziston një rrezik që vjen prej tyre, aq sa deputetja ndien nevojën të paralajmërojë publikisht se do të reagojë ndaj tyre.
Për pasojë, publikut i paraqitet si fakt se familja Bajri është e përfshirë në sjellje kriminale ose intimidimi.
Pavërtetësia e faktit

Sipas pretendimit të kallëzuesit:

• nuk ekziston asnjë provë që familja Bajri ka kërcënuar deputeten ose familjen e saj;
• nuk ekziston asnjë procedim penal, vendim gjykate apo akt zyrtar që mbështet një pretendim të tillë;
• disa prej personave që identifikohen publikisht me familjen Bajri ndodhen të privuar nga liria dhe nuk kanë pasur mundësi faktike të kryejnë veprimet e nënkuptuara.

Në këto rrethana, deklarimi publik paraqitet si atribuim i një fakti të pavërtetë.
Cenimi i reputacionit:
Deklarata është bërë nga një deputete e Kuvendit dhe është shpërndarë gjerësisht në media kombëtare.

Për shkak të pozicionit publik të autores:

• deklarata ka pasur ndikim të gjerë;
• ka ekspozuar familjen Bajri para opinionit publik si burim kërcënimi dhe dhune;
• ka cenuar nderin, dinjitetin dhe reputacionin e anëtarëve të familjes.

Elementi subjektiv:

Autorja ka vepruar me dashje, pasi:
• ka identifikuar publikisht një familje të caktuar;
• ka zgjedhur të bëjë deklaratën në rrjete sociale;
• ka qenë e vetëdijshme për rezonancën publike që do të kishte deklarata e saj.

Prandaj mund të argumentohet se janë përmbushur elementet e veprës së shpifjes, paragrafi 2.
7. “Kanosja” (neni 84 i Kodit Penal) — vetë deklarata e deputetes përmban një kërcënim publik për ta “shkatërruar” familjen.
Elementi objektiv:

Në të njëjtën deklaratë deputetja shprehet:

“Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën.”
Ky nuk është thjesht një reagim emocional apo figurë retorike.

Deklarata:

• i drejtohet një subjekti konkret dhe të identifikueshëm (“Bajrajve të Shkodrës”);
• përmban premtimin e një veprimi të ardhshëm ndëshkues;
• përdor termin “ju shkatërrue”, i cili në gjuhën e zakonshme nënkupton shkaktimin e dëmit shumë serioz ndaj personit, familjes ose interesave të tij.

Krijimi i gjendjes së frikësimit:

Një familje e identifikuar në një deklaratë të tillë:

• është vendosur nën presion publik;
• është ekspozuar ndaj reagimeve të tretëve;
• është vënë përballë një paralajmërimi serioz për hakmarrje.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh se deklarata nuk është bërë nga një person privat, por nga një figurë publike me autoritet institucional.
Intensiteti i kërcënimit:
• nuk është përdorur një shprehje e përgjithshme pakënaqësie;
• nuk është thënë “do të ndjek rrugën ligjore”;
• nuk është thënë “do të mbroj familjen time”;
por është përdorur shprehja:
“nuk kam me lanë pa ju shkatërrue sa ta kem jetën”,
e cila mund të interpretohet si paralajmërim për shkaktimin e një të keqeje serioze dhe të vazhdueshme.

Cilësimi përfundimtar i mbetet organit procedues. Rrezikshmëria e veçantë e kësaj akuze publike: duke e shpallur publikisht familjen Bajri si burimin e kërcënimit ndaj familjes së saj, e paditura ka krijuar një paragjykim publik që ia paracakton kësaj familjeje rolin e autorit për çdo dëm të mundshëm që mund t’i vijë familjes së deputetes në të ardhmen.

Kjo, së pari, orienton paraprakisht organet e ndjekjes penale që, për çdo ngjarje të mundshme ndaj familjes së deputetes, dyshimi të bjerë automatikisht mbi familjen Bajri, pavarësisht autorit real.

Së dyti, dhe më e rëndë, krijon një “fajtor të gatshëm” që mund të shfrytëzohet nga persona të cilët realisht janë në konflikt me fisin Bajri. Të tillë persona, duke ditur se përgjegjësia do t’i atribuohej paraprakisht Bajrajve për shkak të deklaratës publike të deputetes, mund të dëmtojnë qëllimisht familjarë të saj pikërisht për t’ia ngarkuar fajin familjes Bajri dhe për ta vënë atë në shënjestër të ndjekjes penale për një vepër që nuk e ka kryer.

Në këtë mënyrë, akuza e rreme nuk cenon vetëm nderin, por rrit në mënyrë konkrete dhe të parashikueshme rrezikun që familja Bajri të akuzohet e të ndiqet padrejtësisht për vepra që nuk i ka kryer.

III. MBI IMUNITETIN DHE PRECEDENTIN GJYQËSOR

Imuniteti i nenit 73 të Kushtetutës mbron mendimet e shprehura në ushtrim të funksionit parlamentar (p.sh. nga foltorja e Kuvendit). Deklarata është bërë në rrjete sociale, jashtë ushtrimit të funksionit, ndaj nuk përfshihet në mbrojtjen e imunitetit.
Statusi i deputetit nuk e përjashton përgjegjësinë penale për akuza publike të rreme. Në çështjen e njohur publikisht si “Babale”, ish-deputeti Ervin Salianji nuk paraqiti një kallëzim formal te organet, por publikoi materiale me të cilat i atribuonte vëllait të ish-ministrit të Brendshëm kryerjen e një vepre penale (trafik droge); procedimi penal u regjistrua mbi kallëzimin e të dëmtuarit.

Gjykata e rrëzoi mbrojtjen e tij se nuk kishte bërë “kallëzim” dhe se vepronte në kuadër të lirisë së shprehjes politike, dhe e shpalli fajtor për “kallëzim të rremë”, duke e dënuar me 1 vit burg (Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendimi nr. 2900, datë 18.12.2019; lënë në fuqi nga Apeli më 26.09.2024; Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin më 11.03.2025). Sipas nenit 71 të Kushtetutës, dënimi me vendim të formës së prerë sjell mbarimin e mandatit të deputetit. Ky precedent tregon se: (i) publikimi i një akuze të rreme, edhe pa denoncim formal te organet, mjafton për këtë vepër; (ii) çështja mund të nisë me kallëzimin e të dëmtuarit; dhe (iii) liria e shprehjes politike e deputetit nuk është mburojë ndaj përgjegjësisë penale.
Ky precedent tregon se liria e shprehjes politike e një deputeti nuk është mburojë ndaj përgjegjësisë penale për akuza publike të rreme.

IV. PROVAT DHE RRETHANAT MBËSHTETËSE

I. Pamja e postimit në rrjete sociale, me datën e orën — të ruajtura.
II. Publikimet e medias që riprodhojnë deklaratën (lista e linkeve dhe e kanaleve).
III. Vendimet e masave të sigurimit “arrest në burg” për anëtarët e familjes Bajri — që provojnë privimin nga liria dhe pamundësinë faktike për të kryer veprimet e pretenduara.
IV. Deklarata publike e përfaqësuesit ligjor të familjes Bajri (Av. Sokol Tahiraj) që i ka kundërshtuar pretendimet dhe ka kërkuar paraqitjen e provave pranë institucioneve.

V. KËRKESA

Për sa më sipër, i kërkoj Prokurorisë:

I. Të regjistrojë këtë kallëzim dhe të fillojë procedimin penal;
II. Të hetojë vërtetësinë e deklaratave dhe përgjegjësinë penale të deputetes Marjana Koçeku si dhe arsyet se përse ajo e ka bërë një deklaratë të tillë dhe cilët persona e kanë shtyrë;
III. Të sigurojë dhe ruajë menjëherë postimin origjinal në rrjete sociale dhe të dhënat e tij teknike, përpara fshirjes;
IV. Të administrojë provat e sipërpërmendura dhe të më njoftojë për veprimet e kryera, sipas të drejtave të kallëzuesit.

Kallëzuesit: Mbrojtës:
BEHAR BRAJOVIQ Av.Sokol Tahiraj
SAFET RUSTEMI”, thuhet në njoftim.
Top Channel

“S’kena me u pa mo bashkë”/ Publìkohet VIDEOJA e Ballukut duke kënduar krah Flori Mumajesit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shpërndarë në Facebook një video të shkurtër ku shihet ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku duke kënduar.

Balluku shihet në krah këngëtarit Flori Mumajesi duke iu bashkuar refrenit të këngës “Plas”.

Nuk dihet kur është xhiruar kjo video, por fjalët “s’kena me u pa mo bashkë” sot marrin tjetër kuptim.

Pas vënies nën akuzë nga SPAK për korrupsion, fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre, Balluku është zhdukur nga daljet publike. E fundit ishte në 12 qershor në festën e 35-vjetorit të PS në Tiranë./LAPSI.al

VIDEO

“Dikush t’i mbyllë Instagram-in, pìkë!”/ Rogerti ‘godet’ deputeten Marjana Koçeku pasi deklaroi k*rcënimin nga Bajrajt

Vetëm një ditë më parë, deputetja Marjana Koçeku ka marrë gjithë vëmendjen me një postim të fortë në llogaritë e saj në rrjetet sociale, ku i është drejtuar me një mesazh fisit Bajraj.

Ajo thotë se nëse familjarëve të saj i preket qoftë dhe një fije floku, do i shkatërrojë.

Ndërsa lidhur me deklaratë të fortë të deputetes ka reaguar ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Rogert Sterkaj. Ai ka bërë një postim në “Instagram”-in e tij, ku këshillon familjarët apo miqtë e ngushtë të Koçekut, që ‘t’i marrin telefonin dhe t’i mbyllin Instagram-in’.

“Neomalësorja” mesazh të fortë Bajrave të Shkodrës: Do t`ju shkatërroj po i prekët një qime floku familjes time

“Një këshillë e sinqertë për familjen dhe miqtë e ngushtë të Marjana Koçekut. Dikush duhet t’ia marrë telefonin dhe t’ia mbyllë llogarinë e Instagram-it. Pikë!!!”, ka shkruar Rogerti në postimin e tij.

“Kjo sjellje ‘vetësabotimi’ është shenjë “personality meltdown” ose ndryshe ne Shqip, “shkrirje personaliteti”, shenjë dëshpërimi & humbjeje kontrolli.

Sa më shumë që Marjana Koçeku reagon me kërcënime dhe polemika, aq më shumë e minon besueshmërinë e saj. Ndonjëherë, lëvizja më e zgjuar është të tërhiqesh, të shkëputesh dhe të rifitosh perspektivën e vetes!!! Marjana please Stop ????!!!”, ka vijuar postimin Sterkaj.

Ramën e Iëshojnë nervat në Romë, suImon moderatoren greke dhe CNN: Nuk jeni një burim objektiv (Video)

Kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat të tensionuar me moderatoren e CNN, Eleni Giokos, gjatë pjesëmarrjes së tij në samitin ndërkombëtar FII PRIORITY Europe 2026 (Future Investment Initiative) në Romë, ku u diskutuan zhvillimet ekonomike, investimet dhe sfidat gjeopolitike në rajon.

Gjatë panelit, Giokos ngriti pyetje mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, protestat e opozitës dhe projektin e debatueshëm të investimit në zonën e Zvernecit. Moderatorja iu referua shqetësimeve dhe kritikave publike lidhur me projektin, duke kërkuar sqarime nga kreu i qeverisë shqiptare.

Teksa e pyeti nëse toka ishte blerë nga investitorët, Rama, iu kthye ashpër duke i kujtuar asaj faktin që ishte me origjinë greke dhe se CNN sipas tij nuk është një burim objektiv informacioni.

“Të qenit ju greke më obligon të mos shkoj më tej në këtë cështje. Po, toka është blerë nga investitorët. Po është një tokë private.

Po, nuk ka një projekt, po nuk ka një leje ndërtimi”, i tha Rama duke paralajmëruar mes të tjerash edhe rrezikun sipas tij i kanoset Evropës nga dizinformimi në mediat sociale. Në videon më poshtë ndiqni debatin e plotë.

VIDEO

“Mos më vri tni për së dyti herë”/ U m¤sakrua me 18 pIumba, flasin për herë të parë familjarë të Valter Lleshit

ËshtË risjellë në vëmendje historia e 45-vjeçarit Valter Lleshit i cili u vra dy ditë më parë në zonën e Repsit të Mirditës.

Duke folur për gazetaren Semiljana Azizi, Lekë Arapi, daja i Valter Lleshi, theksoi se më parë nipit të tij i kishin vendosur granatë poshtë makinës por që nuk kishte shpërthyer.Më pas ai tha se Valter Lleshi nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen e vitit 2020 ku mbeti i vrarë Anton Keli. Në të kundërt, sipas tij, shteti do të duhej të kishte vepruar.

“Si e paska leju shteti që deri sot sa u vra. Pse nuk e kapën atë djalin përpara se sa u bë meqë e paska qenë në ngjarje? Se shteti ka operativë, ka sigurim, ka shiksa, ka gjithë ato forma. Pse s’e ka dënuar shteti? Pse s’e kap ka lënë të lirë?”

Valteri ka qenë një rast që ka pasur, që e kanë pasqyruar dhe aty që i vënë një granatë te makina te kantieri i punës që po punonte atje. Ajo nuk ka bërë efekt, nuk ka shpërthyer. Po e dinë ata që dijnë.

Ky sa i përket ngjarjes së atij djalit që u vra në 2020-ën, pse nuk u përmend para se të vritej Valteri ky djali këtu? Na bëjnë me mllef gazetat. Na bëjnë shumë dëm”, tha daja Lekë Arapi.I pyetur nga gazetarja nëse nipi kishte shprehur shqetësime kohët e fundit ai u përgjigj se “s’di gjë, mos e kanë konkurrencën e kompanisë a mos ka ndonjë gjë punëtorë,… Asnjë lloj informacioni, as ka thënë gjë”.

Sa i përket dyshimeve për ngjarjen, Lekë Arapi u shpreh më tej se “për Zotin s’di çfarë dyshimesh, s’di kujt me ia vendos gishtin”.

Ndërkaq, e ëma e Valter Lleshit nga ana e saj ka përjashtuar mundësinë që ngjarja të ketë ndodhur për hakmarrje.

“Çfarë atentati? Pse nuk e ka kap policia për atentatin? Pse nuk e kapi policia? Mos më vritni për së dyti se jam grua pa burrë”, është shprehur e ëma e Valter Lleshit.

‘Termet’ në PoIicinë e Shtetit, 65 emërime të reja nga veriu në jug

Emërime të reja janë kryer nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në struktura të ndryshme në vend.

Sipas burimeve në radhët e bluve janë bërë 65 lëvizje shefash e drejtorësh në të gjithë vendin

Emërimet

Bilal Selmanaj – Shef i Komisariatit Dibër

Elton Shahini – Shef i Komisariatit Krujë

Sentiljan Ndreu – Shef i Komisariatit Laç

Florian Sulçe – Shef i Komisariatit Nr. 4, Tiranë

Feliks Hodaj – Shef i Komisariatit Vlorë

Arben Sulaj – Shef i Komisariatit Lezhë

Elvis Peza – Shef i Komisariatit Mirditë

Oltion Agolli – Shef i Komisariatit Mat

Emiljan Pashaj – Shef i Komisariatit Korçë

Ergys Gjoni – Shef i Komisariatit Bulqizë

Andi Deda – Shef i Komisariatit Shijak

Ervin Hasrama – Shef i Komisariatit Nr. 1 Tiranë

Ndërtues i veprave më të mëdha energjetìke të vendit, ndahet nga jeta ish-ministri dhe inxhinier i shquar

Është ndarë nga jeta Ismail Ahmeti, inxhinier i shquar dhe ish-ministër, i cili la gjurmë të pashlyeshme në historinë e energjetikës shqiptare.

Ismail Ahmeti ishte një nga personalitetet më të spikatura të ndërtimit të hidrocentraleve të Hidrocentrali i Fierzës dhe Hidrocentrali i Komanit, vepra madhore që kontribuan në zhvillimin ekonomik dhe energjetik të vendit.

Me përkushtimin, profesionalizmin dhe vizionin e tij, ai u bë pjesë e brezit të specialistëve që ndërtuan veprat e mëdha të dritës në Shqipëri.

Qytetar i denjë i Shkodër, Ahmeti do të kujtohet jo vetëm për kontributin e tij të çmuar në inxhinieri dhe administratë publike, por edhe për integritetin, urtësinë dhe frymën frymëzuese që përcolli tek kolegët dhe brezat e rinj.

Largimi i tij nga jeta përbën një humbje për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.

“Pushteti po përpiqet me të gjitha metodat që të na ndaIojë”- Aktivisti: Jemi nisur dhjetëra makina nga Londra për protestën e nesërme! Duam një qeveri normale

Revolta qytetare në Shqipëri ndaj sistemit politik dhe qeverisë po arrin kulmin e saj.

Më 20 qershor  në Tiranë do të mbahet një protestë mbarëkombëtare, ku priten dhjetëra mijëra qytetarë dhe nga diaspora.

Ashtu si ç ishte njoftuar edhe në ditët e kaluara një grup shqiptarësh janë nisur me makina nga Anglia në shenjë proteste për t’u bashkuar nesër para Kryeministrisë.

Aktivisti Bledar Meti denoncoi në programin e pasdites në ‘News24’, se në pikat e kalimit kufitar do të përdoret alibia e mungesës së internetit për të penguar hyrjen e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Meti deklaroi se për të shmangur vonesat protestuesit janë ndarë në grupe dhe do të hyjnë në Shqipëri nga pika doganore të ndryshme.

“Jemi ndarë në tre grupe, kemi informacione se dogana në Muriqan do të na sjellë pengesa. Një grup po vjen nga Hani i Hotit, 25 makina janë ndarë nga Serbia dhe do të vijnë nga Kosova. Qeveria aktuale është gati për të përdorur të gjitha metodat për të mbajtur pushtetin. Do të marshojmë drejt Shkodrës, nëse hasim pengesa do të bëjmë presion. Kemi informacion se do të përdoret alibia se s’ka internet”, tha ai mes të tjerash.

Por pavarësisht vështirësive dhe burokracive të pushtetit, aktivisti theksoi se nuk do të dorëzohen për asnjë moment.

“Sakrifica jonë është për një atdhe normal që qeveriset nga një qeveri normale. Nëse ne kalojmë pa pengesa jemi 190 makina të gjithë bashkë që vijnë nga Londra. Ky është një udhëtim simbolik sepse pjesa më e madhe ka ardhur me avion, kjo është një protestë dhe po i themi shoqërisë që jemi me ju”, rrëfeu ai.

Më tej Meti shpjegoi se kërkesat e protestuesve janë të qarta, që nga dorëheqja e qeverisë dhe kryeministrit, te ndryshimi i Kodit Zgjedhor.

“Duam të ndryshojmë Kodin Elektoral dhe të kemi një sistem nga proporcional rajonal në kombëtar, në Parlament të çojmë njerëz të moralshëm. Duhet numërim votash elektronik dhe jo me komisione bipartizane. Të ulet numri i të punësuarve në administratë”, deklaroi aktivisti.

Tragjedìa e rëndë: Kush janë dy vajzat e mitura që u mbytën në Lezhë? (EMRAT)

Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha, dy vajza të moshave 9 dhe 11 vjeçe nga Fushë-Kruja, janë mbytur këtë të premte në plazhin publik të Tales në Lezhë. Ato janë futur në det për t’u larë dhe kanë dalë prej andej të pajeta.

Është e paqartë se në çfarë rrethanash dy vajzat e mitura janë lënë të pashoqëruara në plazh, derisa janë futur në det dhe janë rrëmbyer nga dallgët.

Fatkeqësisht, Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha janë mbytur në thellësi dhe menjëherë në zonë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare nga deti dhe ato të DVP Lezhë nga toka, ndërsa një ndihmë të madhe kanë dhënë dhe pushuesit.

Trupat e dy vogëlusheve të moshave 9 dhe 11 vjeçe, janë konstatuar disa metra larg bregu dhe shërbimet e Policisë së Lezhës në bashkëpunim me pushuesit, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen në breg.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 12:50 në plazhin e Tales dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.