SaIah gati të transferojë Ernest Muçin te ish-ekipi, përgatitet lëvizja “bombastike” që në janar

Në bazë të raportimeve të fundit që vijnë nga mediat italiane dhe ato turke, bëhet e ditur se sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah, ka bindur ish-klubin e tij, Romën, për të transferuar bomberin e Shqipërisë, Ernest Muçi.

Duket se klubi romak ka marrë “bekimin” e Salahut për t’u hedhur në “sulm” total që në merkaton e janarit.

Më tej, jepen detajet se Trabzonspor, klubi aktual që zotëron kartonin e Muçit, nuk ka ndërmend ta lërë të lirë shqiptarin pa 22 milionë euro.

Sulmuesi 25-vjeçar është në kontratë me ekipin turk deri në verën e vitit 2029, ndërsa gjatë këtij sezoni numëron 3 gola dhe 6 asiste në 10 paraqitje në kampionat, formë e jashtëzakonshme.