Çfarë është “treni bullgar” që e pretendon PD-ja për manipulimin e votës

Një term jo i padëgjuar më parë është hedhur sot, gjatë pretendimeve për vjedhje të votës nga Partia Demorkratike, “treni bullgar”.

Ishte një numëruese e Partisë Demokratike ajo e cila ngriti dyshimin se përse një tufë fletësh votimi në Tiranë ishin palosur në të njëjtën mënyrë. Fletët ishin diku te 10-15 të tilla, dhe sipas saj, palosja e fletëve në katër pjesë, në të njëjtën mënyrë ishte një provë për vjedhjen e votave.

“Shikojeni, ky është treni bullgar”, tha ajo në një video që më pas u ripostua nga Sali Berisha i cili gjithashtu pretendoi se skema e “trenit bullgar” ishte aplikuar në Shqipëri.

Këtë term PD-ja do e ripërdorte disa çaste më pas, për shkak se në qendrën e numërimit te “Sami Frashëri” u gjetën disa fletë të cilat kishin ngjyrë pak më të zbehtë se e verdha e fletëve të tjera.

Në fakt, kjo doli pas një denoncimi të Agron Shehajt, i cili tha se fletët me ngjyrë të zbehtë ishin vota për partinë e tij që u quajtën padrejtësisht si të pavlefshme. Pas kontestimit, ato iu numëruan partisë së Agron Shehajt. Ishin rreth 7 të tilla.

Belind Këlliçi tha se këto ishin prova të “trenit bullgar”. Kur gazetarja e pyeti se sa ishin në numër votat me ngjyrë të ndryshme, Këlliçi tha se nuk e dinte, dhe më pas pyeti numëruesin e PD-së. “Janë 3”, iu përgjigj ai. “Po, 3 janë aty po ishin më shumë”, shtoi Këlliçi.

Treni bullgar është një skemë e përdorur për herë të parë në Bullgari në vitin 2009, ku qytetarët që shisnin votën, merrnin në hyrje të qendrave të votimit një fletë të plotësuar dhe pasi hynin brenda votonin me fletën e plotësuar dhe dilnin nga qendra me fletë boshe. Kjo skemë, aty rezultoi se ishte bërë me rreth 300 mijë vota, kryesisht nga komuniteti i varfër i romëve të Bullgarisë.

Vlen të theksohet se gjatë zhvillimit të votimit në të gjithë vendin, nuk pati asnjë denoncim as nga vëzhgues të huaj apo opozitarë, të njerëzve me lekë në dorë që të “shisnin” fleta të gatshme votimi jashtë qendrave.

“Treni bullgar”, deri tani, nga opozita është pretenduar vetëm për Tiranën.

Meloni e uroi për fitoren, Rama: Falemindert motër! Më e mira për dy vendet tona ende s’ka ardhur

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në rrjetet sociale urimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni, për fitoren e mandatit të kartërt në zgjedhjet parlamentare.

“Faleminderit motër”, i ka shkruar Rama-Melonit, teksa thotë se për të “është nder të shërbej në një marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo midis Shqipërisë dhe Italisë”.

“Faleminderit, motër. Është një nder të shërbej në një marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo midis Shqipërisë dhe Italisë, dhe është një privilegj të bashkëpunoj me një udhëheqës si ju, i cili thotë atë që bën dhe bën atë që thotë.

Nuk e di nëse shkrova saktë “një” udhëheqës dhe jo “një” udhëheqës, por e di me siguri se më e mira për dy vendet tona ende nuk ka ardhur”, i shkruan Rama-Melonit.

https://x.com/ediramaal/status/1922340900178374786

Fitorja në zgjedhje, Zelensky: Urime Edi Ramës dhe Partisë Socialiste!

Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka marrë urimin e dytë nga homologët e tij perëndimorë, këtë herë nga ukrainasi Volodomyr Zelensky. Më herët Ramën e uroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Teksa uron Ramën për fitoren, Zelensky – në rrjetet sociale – falënderon Shqipërinë për qëndrimin e palëkundur ndaj pushtimit rus.

Mesazhi i Zelenskyt:

Urime Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptar.

Ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet nëpërmjet një armëpushimi të plotë dhe pa kushte.

Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve tona.

https://x.com/ZelenskyyUa/status/1922369124073918626?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1922369124073918626%7Ctwgr%5E5a527dcad4e8d5e2ccf4bc111626cd65ce5c5446%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fpolitike%2Ffitorja-ne-zgjedhje-zelensky-urime-edi-rames-dhe-partise-socialiste-i91866

Humbja e thellë në zgjedhje, shpërthen keq kandidatja e PD dhe ofendon qytetarët: Me të ardh turp që jam nga…(FOTO)

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, aktorja Julia Ilirjani nuk e ka përballuar mirë disfatën e thellë në zgjedhje dhe ka shpërthyer në ofendim ndaj bashkëatdhetarëve të saj.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-banorja e Big Brother Albania, ka shpërndarë një fotomontazh që ka qarkulluar sot në rrjet ku tregohen si “dele” qarqet që kanë votuar PS-në dhe si luftëtarë ato dy qarqe në veri që kanë votuar PD-në.

Por përtej kësaj ndarjeje skandaloze që i bëhet Shqipërisë në baza paragjykimesh që janë përdorur ndër vite, Ilirjani ka shkuar edhe më tej, duke urryer origjinën e saj teksa thotë se i vjen turp që është “nga jugu”.

“Me më ardh turp që jam nga jugu. Lëshohuni dhe shani sa të kënaqeni tani dele me IG fallco”, shkruan Julia Ilirjani.

Postimi i Julia Ilirjanit

Kryeministri i Spanjës dhe ai i Kroacisë urojnë Ramën për fitoren në zgjedhje

Edhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka uruar kryesocialistin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Sanchez teksa e quan fitore të madhe arritjen e Ramës në 11 maj, shkruan më tej se shqiptarët mbështesin masivisht përpjekjet për ta future Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Urimi i Sanchez i bashkohet urimeve që Rama ka marrë më herët nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Urime Edi Rama për fitoren e madhe të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në masë të madhe përpjekjet për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Sanchez në rrjetin social ‘X’.

Sakaq, kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit.

“Falemnderit me gjithë zemër, vëllai im. Privilegj të udhëheq Partinë Socialiste në Shqipëri në të njëjtën kohë me udhëheqjen tënde mbresëlënëse në krye të Partisë Socialiste në Spanjë dhe të Ndërkombëtares Socialiste, duke pasur gjithashtu edhe mbështetjen tënde të guximshme në rrugëtimin e Shqipërisë në integrimin në Bashkimin Europian! Mirënjohës përjetë!”, shkruan Rama në X.

Edhe kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillohet në Tiranë të premten.

“Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren në zgjedhje! Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare. Me kënaqësi pres të marr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten”, shkruan në rrjetet sociale Plenkovic.

‘Nëse Rama fiton sërish zgjedhjet, nuk do shkoj më në Parlament’, a do e mbajë premtimin deputeti Edi Paloka?

Numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit dhe rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë, në vëmendje po rikthejmë një deklaratë të deputetit demokrat Edi Paloka.

Ky i fundit në një intervistë disa ditë më parë, u shpreh se nëse Rama fiton zgjedhjet ai nuk do të shkoj më në Parlament.

Me PS-në në krye të garës që duket se do ta qeverisë dhe për katër vitet e ardhshme, pritet të shihet nëse Paloka do të mbajë premtimin apo do harrohet.

VIDEO

ANALIZA e NUMRAVE BRENDA VENDIT/ Fitoi Rama apo humbi Berisha?! PS ka 70 mijë vota më pak se 2021-shi. Berisha-Meta, 260 mijë më pak!

Një sistem zgjedhor, aktuali, ka lënë pa përfaqësim plot 120 mijë shqiptarë. Partitë e vogla kanë marrë deri më tani, brenda vendit, 180.574 vota.

Mesatarja për të nxjerrë një deputet është 10 mijë vota, teksa partitë e vogla deri më tani kanë nxjerrë vetëm 6 ulëse në Parlament.

Nëse do të kishim një sistem kombëtar, atëherë numrat do të ishin ndryshe.

Por, votat e këtyre partive (bishtat) shkuan te partitë e mëdha, të cilat maksimilizuan votat. Përfituesja kryesore është Partia Socialiste dhe pas saj Partia Demokratike.

Por, nëse do të bëjmë një krahasim me votat e 2025-es dhe votat e 2021-shit rezulton se PS-ja ka pësuar ulje.

VoxNews ka bërë një analizë të votave të marra nga PS brenda vendit në dy zgjedhjet e fundit parlamentare. Në vitin 2021 PS-ja ka marrë në rang kombëtar plot 768.134 vota.

Atëherë nxori 74 deputetë. Ndërkohë, në zgjedhjet aktuale ka marrë brenda vendit 698.485 (pa diasporën) dhe deri më tani ka 82 deputetë!

ANALIZA e NUMRAVE BRENDA VENDIT/ Fitoi Rama apo humbi Berisha?! PS ka 70

Në foto: Votat e marra nga subjektet politike në vitin 2021 në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 (KQZ)

Fitoi Rama apo HUMBI Berisha?!

Shifrat janë këto dhe të patjetërsueshme. Nëse PS-ja në vitin 2021 mori 768 mijë vota, në ato zgjedhje PD-ja mori 622.187 vota.

Nëse do të bëjmë një krahasim me votat e vitit 2025 (janë pa u numëruar edhe 200 kuti në rang kombëtar), ku deri më tani ka marrë 462.233 vota, rezulton se PD-ja (bashkë me LSI-në) ka marrë më pak 160 mijë vota.

Një numër tejet i lartë, i cili nëse do të përkthehej në mandate, do të ishte shumë herë më tepër.

Madje, te shifrat e vitit 2025 janë edhe votat e ish LSI-së, e cila në vitin 2021 mori plot 107.538 vota dhe nxori vetëm 4 deputetë.

As bashkimi mes PD-së dhe LSI-së (aktualisht Partia e Lirisë) nuk i bëri derman Berishës në këto zgjedhje, i cili pësoi një disfatë të rëndë.

Duket se, më shumë sesa fitore e PS-së, kjo është një “shuplakë” për dyshen Berisha-Meta.

I pari ka marrë 160 mijë vota më pak, teksa i dyti as nuk i ka shtuar koalicionit, por vetëm sa e ka ulur në minimum numrin.

Për të mos thënë edhe për mos përfaqësimin e partive të vogla.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

SHBA nënshkruan marrëveshje mbrojtjeje me vlerë 142 miliard dollarë me Arabinë Saudite

Shtëpia e Bardhë tha se SHBA-të dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një marrëveshje shitjeje të mbrojtjes prej gati 142 miliardë dollarësh që i siguron Riadit pajisje dhe shërbime të teknologjisë së fundit nga firmat amerikane.

Shtëpia e Bardhë tha se marrëveshja e mbrojtjes është pjesë e një angazhimi investimi prej 600 miliardë dollarësh nga Arabia Saudite për SHBA-në.

Marrëveshja përfshin gjithashtu eksportet e turbinave me gaz dhe zgjidhjeve energjetike të “GE” me një total prej 14.2 miliardë dollarësh, dhe avionëve të pasagjerëve Boeing 737-8 me një total prej 4.8 miliardë dollarësh.

“Nuk hyj në Kuvend me një mandat” / A do e mbajë fjalën Lapaj? Kreu i SHB: Nuk luftoj për një copë deputet

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka shprehur qëndrimin e tij para zgjedhjeve lidhur me ambiciet politike, duke deklaruar se nuk është i interesuar të bëhet pjesë e Kuvendit thjesht për të marrë një mandat deputeti.

“Me një mandat në Parlament nuk hyj unë! Nuk po hyj për një copë deputet,” u shpreh ai me vendosmëri në emisionin “Shqipëria Live”, duke nënkuptuar se synimi i tij është përtej një karrigeje në Kuvend.

Deri më tani nisma Shqipëria Bëhet ka marrë vetëm njëandat në këto zgjedhje dhe ai është vetë Lapaj. A do e pasojë mandatin e tij Lapaj siç ka deklaruar publikisht, apo do provojë se lufta ishte për një karrige?” Mbetet për t’u parë…

VIDEO

Shpërthejnë të qeshurat te ‘Vasil Shanto’, numëruesi njofton votat për subjektet në një mënyrë aspak… të zakontë (Video)

Procesi i numërimit të votave te ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, njësia 5, po kalon me ritme të shpejta dhe me shumë humor.

Një prej numëruesve të votave ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë dhe interesante për të njoftuar emrat e subjekteve politike.

Video, nuk ka nevojë për shumë komente…