Helikopteri i ushtrisë rrëzohet në liqen, 5 të υ▪︎e kυr

Pesë persona humbën jetën sot kur një helikopter ushtarak u rrëzua në liqenin artificial Maduru Oya në Sri Lanka.

Zëdhënësja e Forcave Ajrore, Eranda Geganage, tha se helikopteri po transportonte 12 persona nga ushtria dhe forcat ajrore për në një ceremoni ushtarake kur u rrëzua, rreth 280 kilometra në verilindje të kryeqytetit Kolombo, raporton Associated Press.

Të gjithë pasagjerët u nxorën të gjallë, por tre ushtarë dhe dy pilotë vdiqën më vonë në spital, tha Geganage.

Shkaku i aksidentit është i panjohur.

Studim: Vrapi ose ecja e shpejtë, faktorë kyç që garantojnë jetëgjatësinë e njeriut!

Vrapi është një nga aktivitetet më të preferuara dhe më të ushtruara fizike në botë. Ky aktivitet ka një ndikim domethënës në jetëgjatësinë e njeriut.

Njerëzit që vrapojnë janë 25-40 përqind më pak të rrezikuar nga vdekshmëria e hershme dhe jetojnë të paktën 3 vjet më shumë se njerëzit që nuk vrapojnë.

Një studim i publikuar në revistën Progress in Cardiovascular Diseases, të cilës i referohet AgroWeb.org, thekson se vrapi ose ecja e shpejtë “është një faktor kyç që garanton jetëgjatësinë.”

Lajmi më i mirë që vjen nga ky studim 15 vjeçar, është që përfitimet janë të njëjta, si në rastet e një vrapi të ngadaltë e të lehtë për pak minuta ashtu edhe në rastet e një vrapi të shpejtë dhe kohëgjatë.

Kjo do të thotë që njerëzit mundet të jenë modestë në këtë aktivitet fizik dhe sërish, të korrin përfitime maksimale.

Ekspertët shpresojnë që ky studim do t’i motivojë njerëzit të kryejnë aktivitet fizik për shkak të përfitimeve që vijnë prej tij.

Studimi ka analizuar edhe aspekte të tjera të këtij aktiviteti fizik. Duke mbajtur në konsideratë faktorë të tjerë të stilit të jetesës, shkencëtarët sugjerojnë që vrapi të shton minimalisht 3 vite jetë.

Por përfitimet janë më të mëdha se kaq, sidomos në e nisni këtë aktivitet më vonë gjatë jetës.
Autorët e studimit saktësojnë se, çdo orë që shpenzoni duke vrapuar ju jep 7 orë shtesë jetë. Këto të dhëna vlejnë për sasi të vogla kohore të shpenzuara çdo ditë për vrap.

Gjatë vlerësimit të rolit të vrapit në shëndetin e njeriut, shkencëtarët morrën për bazë të ashtuquajturat “fraksione të popullsisë” dhe faktorët që shkaktojnë vdekje të parakohshme. Në studim u përfshinë 55,000 njerëz.

Shkencëtarët thanë se nëse duhanpirësit ndalonin së piri duhan menjëherë, atëherë me këtë veprim do të shmangej 11% e vdekjeve të parakohshme.

Nëse të gjithë njerëzit mbipeshë do të ulnin Indeksin e Masës Trupore, atëherë do të shmangnin 8% të vdekjeve të parakohshme.

Tensioni i lartë i gjakut ishte një tjetër kontribues në nivelin e vdekjeve të parakohshme, me 15%. Mungesa e vrapit apo aktivitetit fizik, ishte faktori më i lartë i rrezikut me 16 përqind.

A është vrapi forma më e mirë e ushtrimit fizik? Pikë së pari, vrapi është i volitshëm dhe më energjik në krahasim me format e tjera të stërvitjes. Nuk është habi që vrapuesit aktivë renditen të parët.

Përfitimi në jetëgjatësi i njerëzve që nuk vrapojnë, por që janë aktivë është 12%, ndërsa ai i njerëzve që vrapojnë, por jo në mënyrë aktive është 30%.

Ky krahasim nxjerr në pak faktin se vrapi është një tregues më i fortë i shëndetit se çdo formë tjetër e stërvitjes, edhe nëse ky aktivitet zgjat shumë pak.

Ekspertët nuk deklarojnë që vrapi është dyfish më i mirë se ushtrimet e tjera fizike, por theksojnë se vrapimi është një aktivitet shumë inkurajues për shëndetin.

Ndoshta ky artikull do të frymëzojë shumë lexues të AgroWeb.org që të marrin pjesë në maratona ose të vrapojnë në ajër të pastër./AgroWeb.org

‘Një kryeministër i ri do të vij…’, astologia e njohur bënë parashikimin e bujshëm: Ja kur pritet të ndodh

Vetëm dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 Majit, ku shqiptarët me votën e tyre do të zgjedhin kryeministrin e ri dhe qeverinë që do të drejtojë Shqipërinë për një mandat 4-vjeçar.

E ndërkohë rezultatet do të përcaktojnë fituesin, astrologjia ka një parashikim për zgjedhjet.

Astrologia Chrysanthi Kalogeri në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan në bazë të shenjave të horoskopit dhe hartës astrologjike, tregoi më të favorizuarin, sipas saj, në këto zgjedhje.Për Kalogerin, shenja më e favorizuar është Gaforrja, e cila përkon me shenjën e kryeministrin Edi Rama.

Astrologia tha se sistemi i Shqipërisë mbetet i njëjti dhe se vitet e ardhshme të Shqipërisë do të jenë me ndryshime të mëdha pozitive.

“Në zgjedhje favorizohet veçanërisht Gaforrja. Harta e Shqipërisë, ruan për momentin sistemin ekzistues, ndërkohë që Shqipëria është përpara përparimeve të reja.

Sistemet përparimtarë të Shqipërisë flasin për fillime të reja, që do të fillojnë nga fundi i dimrit dhe pranvera e 2026 dhe këto zhvillimet e reja të Shqipërisë do të jenë më dinamike, me iniciativa, me një shpirt luftarak pozitiv, me transparencë dhe do të jenë ndryshime që do e favorizojnë Shqipërinë.”

Chrysanthi Kalogeri parashikoi gjithashtu se një ndryshim thelbësor në vitet 2027-2028 do të ndodhë. Sipas saj në pushtet do të vijë një kryeministër i ri, i cili do të jetë i ri në moshë dhe do jetë një nga shenjat e zjarrit.

“Nuk e di nëse do e nxjerrim këtë mandatin 4-vjeçar sepse mund të kemi ndryshime në vitin 2027-2028. Këto ndryshime duken dhe në hartën astrologjike të kryeministrit që do të bëhen në 2-3 vitet e ardhshme. Pas ndryshimeve, si kryeministër do të vijë një personazh i ri, edhe në moshë. Një zotëri në moshën 40-45 vjeçe, me ideale, me entuziazëm dhe nuk përjashtohet mundësia që të jetë përfaqësues i shenjës së zjarrit, Dash, Shigjetar që i përshtatet Shqipërisë sepse ka Diellin në shenjën e Shigjetarit, mund të jetë Luan, ose përfaqësues i shenjave kardinale. Megjithatë duhet të përgatitemi për fillime të reja, të cilat do të jenë shumë më të mira për atdheun.”

Ajo shtoi më tej se Dielli përparimtar në Shqipëri do të japë ndryshime e zhvillime të mëdha e pozitive.

“Po, dhe sistemi ekzistues nuk do të ndryshojë. Sepse dhe Dielli që është përparimtari i Shqipërisë në gradën 29 të Peshqve ka lidhje harmonike gjashtëkëndëshe me Saturnin përparimtar në shenjën e Demit, në hartën përparimtare të Shqipërisë. Favorizohet Gaforrja, megjithëse se shikoj se në hartën e kryeministrit kanë filluar ndryshimet të cilat do të plotësohen, realizohen në 2-3 vitet e ardhshme. Një parashikim më i përgjithshëm dhe më pëlqen sepse Dielli i Shqipërisë kalon në shenjën e Dashit, i cili është më i përshtatshëm për Shqipërinë, e cila ka edhe Diellin në shenjën e Shigjetarit.”

Më herët, astrologia Meri Shehu në studion e “Rudina” bëri gjithashtu një parashikim të asaj se kush do të fitojë zgjedhjet. Mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, një Gaforreje dhe një Peshoreje, astrologia tha gjithashtu se më i favorizuar është Gaforrja. Megjithatë duhet të presim rezultatet zgjedhore që do të përcaktojnë fituesin.

Tërmeti godet Kosovën, ja ku ishte epiqendra!

Një tërmet me magnitudë 3.1 sipas shkallës Rihter ka goditur sot Kosovën, ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Sipas njoftimit, tërmeti ndodhi në orën 14:24, me epiqendër në koordinatat 43.060° gjerësi veriore dhe 20.693° gjatësi lindore. Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej vetëm 4 kilometrash, duke e bërë atë të ndjeshëm në sipërfaqe.

Epiqendra ishte rreth 24 kilometra në veriperëndim të Mitrovicës. Deri më tani, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Banorët në zonat përreth kanë raportuar lëkundje të lehta.

Ky është 34-vjeçari që ρΙ. αgosi gruan dhe ν▪︎aυ veten! E reja blogere e njohur!

Prishtina u trondit ditën e sotme nga një tragjedi e rëndë. Dizajneri Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B” teksa gruaja e tij e plagosur nga therrja me thikë ka shpëtuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Pikërisht ditën e sotme që ishte tragjike, të dy pak orë përpara ngjarjes së rëndë ishin aktiv në rrjete sociale.

Festimi dhe Rina kanë postuar të dy njoftim mbi të rejat në kompani, likuidim të mallit me zbritje deri në 70% përpara nisjes së sezonit.

Për më tepër, më pak se dy javë ma parë, Festimi kishte bërë një hap të ri duke shpallur thirrje për kurse mbi patronimin në industrinë e modës.

Filmoi kandidatin e PS dhe e nxorri te “JOQ” duke e akuzuar se po blente vota, Policia procedon denoncuesin: Nuk bashkëpunon për zbardhjen e ngjarjes

Policia e Korçës ka proceduar denoncuesin e një krimi të pretenduar zgjedhor, pasi nuk ka pranuar të bashkëpunojë me ta, pasi videon ia kishte dërguar portalit “JOQ Albania”.

Përmes videos, ai filmoi shoqëruesin e kandidatit të Partisë Socialiste, teksa e pyeste se “çfarë bën aty” dhe “pse bleni vota”. Ndërsa ai i përgjigjej se ndodhej në një takim dhe se mund të takonte personalisht edhe kandidatin e PS-së nëse kishte dyshime.

Por denoncuesi vendosi të largohej duke u thënë se “do i çojë në SPAK”. Megjithatë, policia e Korçës thotë se pas verifikimeve nuk është hasur në dëshmi të kryerjes së krimeve zgjedhore, por ka proceduar denoncuesin për “pengim të zbardhjes të së vërtetës”, pasi nuk ka bashkëpunuar me ta.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë porsa janë njohur me një postim në rrjetet sociale ku në dy video të postuara pretendohej se një kandidat për deputet i subjektit politik Partia Socialiste ka qene duke u ofruar shuma parash ne këmbim të votave banorëve të fshatit Podgorie-Maliq, menjëherë nisën punën për verifikimin e rastit.

Si rezultat i veprimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, proceduan penalisht për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, për shtetasin A. P, 34 vjeç, banues në Podgorie, Maliq, me precedent të mëparshëm kriminal dhe i dënuar për vepra penale në fushën prodhimit dhe shitjes së narkotikeve dhe të krimeve kundër personit.

Nga veprimet hetimore të kryera, kontrollet dhe deklarimet e marra shtetasve të cilët shfaqeshin në këto pamje dhe kandidatit për deputet shtetasit A.J, nuk u konstatua ndonjë veprim i kundraligjshëm që ka të bëjë me shitblerjen e votave.

Gjithashtu, nga analiza e pamjeve filmike dhe nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi A. P., ka qenë personi i cili ka kryer regjistrimin audio-video të shtetasit që shfaqet në ato pamje.

Shtetasi A. P., ka refuzuar vënien në dispozicion të Policisë me qëllim ekspertimin të pajisjes me të cilën ka kryer ketë regjistrim, duke u bërë shkak për pengimin e hetimeve të mëtejshme nga strukturat ligjzbatuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë garanton qytetarët dhe subjektet politike se strukturat e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të zbatuar ligjin, parandaluar dhe goditur paligjshmëritë me qëllim krijimin e një ambienti akoma dhe më të sigurt.

“Rekord!”, Rama jep lajmin: U miratua hapja e 8 kapitujve të tjerë me BE. Fati europian është në duart tona më 11 maj

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën “Sy m’sy”, me gjasë e fundit deri në zgjedhje në serinë e komunikimeve me komentuesit mëngjeset e së martave dhe të enjteve.

Rama njoftoi sot se është aprovuar hapja e kapitujve të tjerë në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndërsa theksoi se deri më tani janë hapur 16 kapituj dhe së shpejti do të hapen edhe 8 të tjerë, duke e çuar numrin total në 24 nga 35 gjithsej.

Ai theksoi se ky progres i shpejtë është tregues i angazhimit të Shqipërisë dhe vullnetit politik për të përmbushur standardet europiane.

“Kapitujt e tjerë të negociatave u aprovua për t’u haur. Kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani, bëjnë 24, mbeten edhe 11 për t’u hapur. Kam besim dhe shpresoj e uroj që me fuqinë e re të 11 majit hapim edhe të tjerat brenda këtij viti. Ky do të ishte një rekord sepse asnjë vend nuk i ka hapur të gjitha për një vit. Fati europian është në duart tona”, tha ai.

(BalkanWeb)

Pas “Libra”-s, Italia i dhuron Shqipërisë edhe dy anije të tjera

Dy anije patrullimi dhuratë për Shqipërinë nga Italia për të zbatuar protokollin për emigrantët. Pas anijes Libra, vijnë edhe dy të tjera. “Dhurata” përmbahet në një amendament të nënshkruar nga përfaqësuesja Sara Kelany, drejtuese e departamentit të emigracionit të Fratelli d’Italia.

Tani do të duhet të marrë dritën jeshile nga Dhoma, ku po shqyrtohet dekret-ligji që synon të shpëtojë qendrat në Shqipëri. Falë kësaj mase, objekti në Gjadër tani përdoret si një qendër izolimi, domethënë një qendër ku dërgohen njerëzit që kanë marrë një urdhër dëbimi dhe presin të riatdhesohen, pasi kërkesa e tyre për azil është refuzuar.

Dy anije patrullimi falas

Për të lehtësuar zbatimin e protokollit të nënshkruar nga Edi Rama dhe Giorgia Meloni, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit autorizohet të “transferojë falas në Republikën e Shqipërisë, me anulim të njëkohshëm nga regjistrat e inventarit dhe rolet e veçanta të anijeve ushtarake të Shtetit, dy anije patrullimi të klasit 400 Cavallari për të furnizuar Autoritetin Portual Roja Bregdetare”, thuhet në tekstin e nënshkruar nga Kelany, raportues i dekret-ligjit që po shqyrtohet nga Komiteti i Çështjeve Kushtetuese të Dhomës.

Amendamenti mbi anijet patrulluese

Rregulli “nuk përcakton barrë të reja ose më të mëdha për buxhetin e shtetit, por ka të ngjarë të përfaqësojë një kursim të mundshëm të përcaktuar nga eliminimi i shpenzimeve aktualisht të nevojshme për mirëmbajtjen e dy njësive që tani janë çaktivizuar dhe nuk përdoren më për të kryer detyrat institucionale të caktuara nga rregulloret aktuale”, thuhet në raportin shpjegues të amendamentit të propozuar. Transferimi i dy anijeve patrulluese “është pjesë e planit të modernizimit të flotës dhe programit paralel të çmontimit të komponentit detar të Korpusit të zbatuar” nga ministria e udhëhequr nga Matteo Salvini.

Për më tepër, kostot për “dorëzimin aktual” të anijeve patrulluese do të mbulohen nga Shqipëria, e cila do t’i “sigurojë ato përmes personelit të vet për periudhën e nevojshme për marrjen në dorëzim, trajnimin dhe transferimin e njësive detare”.

(BalkanWeb)

Mesazhet / Besimtari i arrestuar në Kosovë paguhej nga shërbimet serbe për …

Hysri Selimi është arrestuar në Kosovë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

Selimi, është emër i njohur për autoritetet kosovare për përfshirjen e tij të mëhershme në aktivitete terroriste.

Sipas Insajderit janë konfirmuar dyshimet për përfshirjen e Serbisë në përhapjen e rrymave radikale fetare në Kosovë, duke iu referuar arrestimit të Selimit.

Ndërsa tashmë kanë dal edhe disa mesazhe që Hysri Selimi ka zhvilluar me një zyrtari të BIA-s, përmes aplikacionit Viber.

Këto biseda të cilat i ka siguruar Telegrafi zbulojnë një bashkëpunim të strukturuar mes Selimit dhe BIA-s, përfshirë raportime të detajuara për arrestime në Kosovë, lëvizje të grupeve radikale dhe interesim për krijimin e mesxhideve (xhamive) ilegale jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Bisedat përmes Viber që zbulojnë detaje të reja:

Mesazhet / Besimtari i arrestuar në Kosovë paguhej nga shërbimet

Në një nga mesazhet e datës 5 qershor 2024, Selimi njofton zyrtarin serb për arrestimin në Ferizaj të dy personave të dyshuar si bashkëpunëtorë të Serbisë, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi.

Më pas, ai shpreh shqetësim për mundësinë e përfshirjes së tij në këtë rast.

“A keni dëgjuar për këtë lajm? A është e mundshme ta kem ndonjë problem? Pavarësisht, unë udhëtoj si njeri i lirë,” i shkruan Selimi zyrtarit të BIA-s serbe.

Zyrtari i BIA-s i përgjigjet të nesërmen: “Jo bre. Çfarë lidhje ke ti. Shihemi nesër rreth orës 08:30!”

Në një komunikim tjetër, mes Selimit dhe zyrtarit të BIA-s, konfirmohen dyshimet e mëhershme për përfshirjen e Serbisë në nxitjen e rrymave radikale në Kosovë.

Selimi shkruan: “Genci dhe Alejhimi jo… nuk flasin me grupin e tij”. Menjëherë pason përgjigja e zyrtarit të BIA-s: “A po shikojnë që ta themelojnë mesxhidin?”.

Kjo është konsideruar si një nga bërthamat kryesore të bashkëpunimit të Selimit me BIA-n.

Sipas dosjes së PSRK-së, Selimi ka mbledhur e më pas i ka dhënë informacione BIA-s për numrin e personave të radikalizuar dhe numrin e atyre qytetarëve të Kosovës që kanë shkuar për të luftuar në Siri.

Përveç kësaj, ai kishte siguruar të dhëna për zyrtarë të lartë të partive politike në Kosovë dhe informacione rreth institucioneve të sigurisë.

Në dosje thuhet se informacionet për BIA-n janë dorëzuar në takime fizike në territorin e Serbisë, ndërkohë që Selimi ishte paguar deri në 700 euro për shërbimet e tij. Po ashtu, BIA i kishte pajisur Selimin me telefona të mençur për të mundësuar komunikimet sekrete me zyrtarët serbë.

Arrestimi i Selimit është parë si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të luftuar rrjetet e spiunazhit dhe ndikimin e jashtëm në çështjet e brendshme të sigurisë së Kosovës.

Mesazhet

Pse vendimi “non grata” nuk është hequr në faqen e DASH? Si përgjigjet Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me çështjen “non grata”, të cilën e kanë konsideruar si një vendim politik të administratës së kaluar amerikane të Joe Biden.

Në një intervistë për “Opinion” një ditë para mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Sali Berisha tha se vendimi i ish-Sekretarit Blinken për ta shpallur non grata është konsideruar si politike nga administrata e Trump dhe kjo gjë nuk pranohet.

24 orë më parë doli një lajm sipas të cilit një gazetar korrespondent i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar që ka pyetur DASH lidhur me statusin e vizës për ty, dhe ata i kanë thënë që ne shpeshherë lehtësojmë mundësitë për personat e shpallur non grata për të udhëtuar në SHBA kryesisht për obligime ndërkombëtare ose për interesat tona. Aq më tepër që ne nuk mund të lëmë politikën tonë të jashtme dhe marrëdhëniet me Shqipërinë të mbeten peng i vendimeve të politizuara të kohës së Biden. Çfarë domethënë kjo për ju?

Sali Berisha: Lajmi i madh që po jehon në mbarë botën dhe të gjitha agjencitë e mëdha të lajmeve është që fillon nga fundi, se Departamenti i Shtetit dhe administrata e Presidentit Trump nuk mund të pranojnë vendimet politike të administratës Biden, aq më tepër të Antony Blinken, një person që sot është non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E vërteta e këtij lajmi është hedhja në kosh të plehrave të një qëndrimi antidemokratik kundër forcës konservatore politike të Shqipërisë, të Edi Ramës, George Soros dhe Antony Blinken. DASH damkos këtë qëndrim si të papajtueshëm me administratën e re.

A i jeni drejtuar Departamentit të Shtetit? Se ky është postim i një gazetari.

Sali Berisha: Kur një korrespondent i Shtëpisë së Bardhë drejton një pyetje të tillë, kjo ka një domethënie shumë të madhe. Unë shpreh mirënjohje ndaj DASH për qëndrimin e ri që ka shpallur dhe e garantoj se PD, Sali Berisha mbeten të vendosur për marrëdhëniet më të ngushta, bashkëpunimin më të frytshëm. Kemi të bëjmë me njohjen zyrtare të përdorimit politik të fuqisë, pra korruptiv, të fuqisë diplomatike të SHBA nga administrata Biden.

Heqja e vendimit duhet të reflektohet në faqen e DASH.

Sali Berisha: Aty ky problem duket se po zien.

Ata nuk thonë largim, thonë lehtësojmë mundësinë e hyrjes në SHBA për çështje internacionale që mund të lidhet me OKB ose interesa amerikane.

Sali Berisha: Nuk është aq. Ajo është procesi burokratik, kurse vendimi politik është rreshti i fundit. Denoncon si akte politike të administratës Biden.

Po procesi burokratik-administrativ është vënë në lëvizje?

Sali Berisha: Jo nuk besoj, nuk e di, nuk jam në gjendje të them, sepse mua më erdhi papritur ky lajm.

A kanë lobuar njerëz tuaj apo kompania e lobingut për këtë lajm?

Sali Berisha: Ka patur shkrime shumë të fuqishme dhe ajo ka qenë që në fillim. Drejtimi im kryesor në këtë betejë ka qenë mediat, puna me mediat, dhe unë aty kam patur sukses të padiskutueshëm. Në mediat amerikane unë kam fituar betejë me kohë. Ja ku është procesi, denoncimi i vendimit si politik. Ky është proces. Edi Rama, për aktin e tij më të ulët, i cili zgjodhi ekzekutimin politik të një njeriu për të ekzekutuar opozitarizmin, ndaj dhe raporti (Rezoluta e Valencias) thotë shtyp pluralizmin me institucionet. Korrespondon ky njoftim me futjen në rreth të kuq në mënyrë përfundimtare të Edi Ramës nga Kongresi i Partisë Popullore Europiane, de facto kongresi i udhëheqjes të sotme të Europës.