“12 vite janë mjaft”- Rama i përgjigjet kritikëve: Angela Merkel qëndroi për 4 mandate, edhe miku im i ngushtë Mark Rutte!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikëve në rrjetet sociale që i thonë se mjaft qëndroi për 12 vite në pushtet.

Si përgjigje Rama mori disa shembuj në vendet e BE, ku kryetarët e qeverive kanë qëndruar për 4 mandate.

Ai përmendi Angela Merkel, Gerhard Schröd, Helmut Kol në Gjermani, apo edhe Mark Rutte në Holandë.

“Nëse kjo është një anomali, po të drejtoj nga Gjermania, ku dy kancelarë kanë qëndruar me 4 mandate Merkel dhe para saj ishte për dy mandate Gerhard Schröder dhe para tij për 4 mandate Helmut Kol. Nëse nuk të mjafton kjo po të çoj në Holandë. Mik im i ngushtë Mark Rutte 4 mandate. Po nuk të mjaftoi edhe kjo mund të ngjis nga Suedia që kanë qëndruar shumë më tepër, por nuk dua të të tremb pastaj. Kjo nuk është çështje sa do ti dhe sa dua unë, por sa do populli”, tha kryeministri.

Amerikani zgjidhet Papa i ri i Kishës Katolike Romane

Amerikani Robert Francis Prevost, është zgjidhur Papa i ri i Kishës Katolike Romane.

Papa i ri do të njihet si Papa Leo XIV. Ka kaluar shumë kohë që kur Kisha Katolike Romane pasur një papë me këtë emër.

Leoni i fundit, Leo XIII, u zgjodh në 1878 dhe shërbeu deri në vdekjen e tij në 1903.

Profili i Prevost para konklavës:

Pavarësisht kundërshtimit të hershëm të Vatikanit ndaj idesë së një Pape nga SHBA-ja për shkak të statusit të vendit si superfuqi dhe ndikimit laik global, Prevosti u zgjodh si Pasardhës i Papa Françeskut.

I krijuar kardinal nga Françesku në vitin 2023, ish-udhëheqësi i urdhrit Agustinian u emërua gjithashtu nga Papa i ndjerë në Dikasterin e fuqishëm për Ipeshkvijtë, i cili mbikëqyr përzgjedhjen e peshkopëve të rinj nga e gjithë bota.

Ai ka përvojë të konsiderueshme misionare në Peru, pasi ka shërbyer si peshkop i qytetit verior të Çiklajos.

Big Mama ρ*shtγn dhe sh*n në serbisht Albën (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur shtëpinë e “Ferma VIP 2”, ku një debat i ashpër ka shpërthyer mes dy fermerëve: Big Mama dhe Alba.

Përplasja mes tyre mori përmasa shqetësuese, kur në kulmin e nervozizmit, Big Mama nuk kurseu fjalët e rënda ndaj Albës, duke e ofenduar publikisht me epitetet: “pise femër”, “njeri pa dinjitet”, “pa moral” dhe “idiote”.

Përveç fjalëve fyese, situata eskaloi edhe më tej, duke përfshirë një veprim skandaloz si pështyrja.

Big Mama shau në serbisht Albën dhe më pas e pështyu. Veprim që ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale dhe opinion publik.

“Ferma VIP 2” po dëshmon se, përtej sfidave të zakonshme bujqësore, nuk mungojnë as tensionet dhe dramat në përmasa më të mëdha.

@psaaajchoooo._#fermavip @LUANA VJOLLCA @albapollozhani ♬ Originalton – psajjchooo

Goditet krimi zgjedhor në Shkodër! Njerëzve të Tom Doshit u gjenden para, tollona dhe lista me emra

SPAK në bashkëpunim me Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare, BKH-në dhe Policinë e Shkodrës ka goditur një rast të dyshuar të krimit elektoral në Shkodër.

Kontrollet e firmosura nga GJKKO jaën kryer ndaj anëtarëve të shtabeve elektorale të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit në Shkodër.

Autoritetet thonë se nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti.

Njoftimi:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës intensive të bërë në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, zhvilluan sot, në qarkun Shkodër, fazën e parë të operacionit policor kundër krimeve zgjedhire, të koduar “Premtimi“.

Në kuadër të kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të datës 07.05.2025, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kontrollin fizik ndaj 6 shtetasve dhe 9 automjeteve të tyre, konkretisht ndaj shtetasve F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës;

-automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;

-automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;

-automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;

-automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;

-2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.;

-3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.

Nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti.

Hetimet në kuadër të këtij operacioni vijojnë.

A ju zhbë “non grata”? Berisha: Më erdhi papritur ky lajm, në DASH ky problem po zien!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me çështjen “non grata”, të cilën e kanë konsideruar si një vendim politik të administratës së kaluar amerikane të Joe Biden.

Në një intervistë për emisionin Opinion një ditë para mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Sali Berisha tha se vendimi i ish-Sekretarit Blinken për ta shpallur non grata është konsideruar si politike nga administrata e Trump dhe kjo gjë nuk pranohet.

Berisha tha se i erdhi papritur ky lajm, teksa shtoi se është çështje buroktratike që t’i hiqet “non grata”, duke theksuar se ky problem po zien në DASH.

I pyetur nëse a ka patur lobime për këtë gjë, Berisha tha se ka patur sukses me mediat amerikane.

Blendi Fevziu: 24 orë më parë doli një lajm sipas të cilit një gazetar korrenspondent i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar që ka pyetur DASH lidhur me statusin e vizës për ty, dhe ata i kanë thënë që ne shpeshherë lehtësojmë mundësitë për personat e shpallur non grata për të udhëtuar në SHBA kryesisht për obligime ndërkombëtare ose për interesat tona. Aq më tepër që ne nuk mund të lëmë politikën tonë të jashtme dhe marrëdhëniet me Shqipërinë të mbeten peng i vendimeve të politizuara të kohës së Biden. Çfarë domethënë kjo për ju?

Sali Berisha: Lajmi i madh që po jehon në mbarë botën dhe të gjitha agjencitë e mëdha të lajmeve është që fillon nga fundi, se Departamenti i Shtetit dhe administrata e Presidentit Trump nuk mund të pranojnë vendimet politike të administratës Biden, aq më tepër të Antony Blinken, një person që sot është non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E vërteta e këtij lajmi është hedhja në kosh të plehrave të një qëndrimi antidemokratik kundër forcës konservatore politike të Shqipërisë, të Edi Ramës, George Soros dhe Antony Blinken. DASH damkos këtë qëndrim si të papajtueshëm me administratën e re.

Blendi Fevziu: A i jeni drejtuar Departamentit të Shtetit? Se ky është postim i një gazetari.

Sali Berisha: Kur një korrenspondent i Shtëpisë së Bardhë drejton një pyetje të tillë, kjo ka një domethënie shumë të madhe. Unë shpreh mirënjohje ndaj DASH për qëndrimin e ri që ka shpallur dhe e garantoj se PD, Sali Berisha mbeten të vendosur për marrëdhëniet më të ngushta, bashkëpunimin më të frytshëm. Kemi të bëjmë me njohjen zyrtare të përdorimit politik të fuqisë, pra korruptiv, të fuqisë diplomatike të SHBA nga administrata Biden.

Blendi Fevziu: Heqja e vendimit duhet të reflektohet në faqen e DASH.

Sali Berisha: Aty ky problem duket se po zien.

Blendi Fevziu: Ata nuk thonë largim, thonë lehtësojmë mundësinë e hyrjes në SHBA për çështje internacionale që mund të lidhet me OKB ose interesa amerikane.

Sali Berisha: Nuk është aq. Ajo është procesi burokratik, kurse vendimi politik është rreshti i fundit. Denoncon si akte politike të administratës Biden.

Blendi Fevziu: Po procesi burokratik-administrativ është vënë në lëvizje?

Sali Berisha: Jo nuk besoj, nuk e di, nuk jam në gjendje të them, sepse mua më erdhi papritur ky lajm.

Blendi Fevziu: A kanë lobuar njerëz tuaj apo kompania e lobingut për këtë lajm?

Sali Berisha: Ka patur shkrime shumë të fuqishme dhe ajo ka qenë që në fillim. Drejtimi im kryesor në këtë betejë ka qenë mediat, puna me mediat, dhe unë aty kam patur sukses të padiskutueshëm. Në mediat amerikane unë kam fituar betejë me kohë. Ja ku është procesi, denoncimi i vendimit si politik. Ky është proces. Edi Rama, për aktin e tij më të ulët, i cili zgjodhi ekzekutimin politik të një njeriu për të ekzekutuar opozitarizmin, ndaj dhe raporti (Rezoluta e Valencias) thotë shtyp pluralizmin me institucionet. Korrenspondon ky njoftim me futjen në rreth të kuq në mënyrë përfundimtare të Edi Ramës nga Kongresi i Partisë Popullore Europiane, de facto kongresi i udhëheqjes të sotme të Europës.

“Dumani nuk shkoi kot në Shkodër”, avokat Petraj bën deklaratën e fortë: Mund të kemi edhe arrestime nga…

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani zhvilloi këtë të enjte një vizitë në Shkodër. Vizitë e cila u raportua se lidhej me hetimet për krimet zgjedhore.

Në një intervistë televizive, avokati Edmond Petraj, komentoi edhe vizitën e Kreut të SPAK Altin Dumani në Shkodër.

Ai tha se SPAK po monitoron dhe vëzhgon. Ndërsa nënvizoi se ekziston mundësia që të kemi edhe të arrestuar.

“Kanë shkuar sepse i përket një situatë për krimin zgjedhor dhe kanë dashur të monitorojnë situatën nga afër. Nuk është rastësi, ka nisur direkt hetimi për personazhe që ndoshta mund të kemi një denoncim apo kallëzim. Ekziston mundësia që mund të kemi edhe të arrestuar. Vajtja e tij me shpejtësi sot, dhe me përforcime, dhe mendoj që diçka do ndodhë sa i përket krimit zgjedhor.”, tha mes të tjerash avokati Petraj.

Kush është zyrtarja e DASH që reagoi për gazetarin e Shtëpisë së Bardhë në rastin ‘Berisha’?

Gazetari amerikan Marc Caputo që punon për agjencinë “Axios” i ka bërë një pyetje Departamentit Amerikan të Shtetit nëse kreu i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha mund të vizitojë Shtetet e Bashkuara.

Në një koment në rrjetin “X” ai thotë: “E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA” – shkruan gazetari që publikon edhe përgjigjen e DASH.

Po kush është zyrtarja e DASH e cila i është përgjigjur gazetarit amerikan në lidhje me sanksionimin politik të liderit të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha!

Michele P. Exner është Ndihmës Sekretare në Byronë e Çështjeve Publike Globale në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Me një përvojë prej gati 20 vitesh në fushën e komunikimit strategjik dhe marrëdhënieve me publikun, ajo ka shërbyer më parë si oficere në Marinën Amerikane, si dhe ka mbajtur poste të larta në Kongresin e SHBA-së dhe në sektorin mediatik. Michele ka kontribuar gjithashtu në fushën e arsimit përmes angazhimit me organizata që mbrojnë të drejtat e prindërve në sistemin arsimor. Ajo është diplomuar në Akademinë Detare të SHBA-së dhe mban një diplomë master nga Universiteti i Maryland-it.

Pas shuplakës në Mynih, Edi Rama i heq ishullit të Sazanit emrin e presidentit Trump, kryeministrit shqiptar…

Nga një përpjekje e organizuar për ta përdorur “Ishullin e Sazanit” si trampolinë për të hyrë në rrethin e ngushtë të presidentit të SHBA Donald Trump, kryeministri Edi Rama ka përfunduar në një dështim të heshtur, por të qartë, duke hyrë në të njëjtën listë të zezë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Këta dy liderë të Ballkanit, dikur të favorizuar nga diplomatët perëndimorë, janë sot të përjashtuar, të izoluar dhe të refuzuar nga qarqet e larta republikane në SHBA.

Aleksandër Vuçiç, më 3 maj, u kthye në Beograd me një damkë turpi mbi supe, pasi u përjashtua nga një aktivitet i Partisë Republikane në Florida, ku kishte tentuar të hynte me emër të rremë, për të siguruar një foto me Donald Trump në këmbim të një donacioni të dyshimtë prej 1 milion dollarësh.

Por SHBA nuk është më fusha ku të tillë manovra kalojnë pa pasoja dhe e njëjta filozofi tani vlen edhe për Edi Ramën.

Detajet

Vetëm një vit më parë, Rama shpallte me bujë në media se Sazani do të bëhej “Ishulli i Trump-it”, duke njoftuar publikisht një marrëveshje për zhvillimin e ishullit me kompaninë e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump. Ky projekt u paraqit si një aleancë strategjike me familjen Trump, me synimin e qartë për të krijuar një kanal komunikimi me administratën republikane, në një kohë kur kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë po bëhej gjithnjë e më i mundshëm. Por gjërat morën drejtim tjetër. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih në shkurt të 2025, Rama mori një shuplakë të ftohtë nga vetë Susie Ëiles, gruaja që kontrollon hyrjet dhe daljet në kampin Trump dhe që konsiderohet strategia më e fuqishme brenda fushatës presidenciale të 2024-ës. Ajo e përjashtoi Ramën nga një darkë elitare, ku ishin të pranishëm J.D. Vance dhe Marco Rubio, duke e lënë jashtë tavolinës së fuqisë dhe duke i dhënë një sinjal të qartë: ai nuk është i mirëpritur pasi është një “kukull e Sorosit”.

Ndryshimi i qëndrimit të Ramës

Pas kësaj goditjeje, Rama ndryshoi narrativën. Artur Meçollari, ish-nënkomandanti i flotës detare shqiptare dhe një nga njohësit më të mirë të zhvillimeve gjeopolitike, ka pohuar se kryeministri shqiptar ka ndryshuar qëndrim dhe ka deklaruar ditët e fundit publikisht se “Ishulli i Sazanit nuk ka lidhje me presidentin Trump”. Ky ndryshim fjalori vjen si një tërheqje taktike për të mbuluar dështimin, një tentativë për të fshirë shpejt çdo gjurmë të një plani që jo vetëm që nuk funksionoi, por që e bëri Ramën të dukej i dëshpëruar për vëmendje ndërkombëtare. Burime të afërta me qarqet diplomatike nuk përjashtojnë mundësinë që vetë njerëz të afërt me Donald Trump, t’i kenë kërkuar Ramës që të distancohet publikisht nga identifikimi i projektit të Sazanit me emrin presidentit amerikan.

Për Ramën, Sazani ishte ajo që në gjuhën e Arkimedit quhet “leva”, mjeti që do ta ngrinte politikisht dhe do ta afronte me të djathtën amerikane. Një projekt që synonte të krijonte përshtypjen e një aleance me familjen Trump, në një moment kur Soros dhe strukturat liberale ndërkombëtare ishin duke u larguar nga mbështetja për Ramën. Ai kërkonte të krijonte një kanal të ri, përmes Jared Kushner, Donald Trump Jr., dhe madje edhe Richard Grenell, ish-emisari i Trumpit për Ballkanin. Por shpresat e Ramës u shuan njësoj si ato të Vuçiçit. Ata nuk janë më aleatë të mirëpritur në kampin e Trumpit, për shkak të lidhjeve të tyre të vjetra dhe të thella me George Soros, një figurë që konsiderohet “armik” nga republikanët konservatorë. Dhe pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara për të ndërtuar ura të reja përmes investimesh, darkash dhe kontakteve të dyshimta, realiteti është i qartë: dyert janë mbyllur. Kjo histori është një mësim i fortë për politikanët ballkanikë që mendojnë se mund të blejnë aksesin në Shtëpinë e Bardhë me projekte luksi, mashtrime protokollare apo manovra PR. Asnjë “ishull Trumpi”, asnjë dhëndër presidenti dhe asnjë donacion nuk e zëvendëson kredibilitetin dhe integritetin politik.

ALARM! Bregu Perëndimor po nxehet, vullkani nënujor pritet të shpërthejë

Ujërat e Bregut Perëndimor po nxehen, një vullkan nënujor është gati për të shpërthyer. Shkencëtarët paralajmërojnë se sipas studimeve të kryera ky shpërthim mund të ndodhë shumë më shpejt nga sa mund ta kishim menduar.

I njohur si Axial Seamount, vullkani ndodhet 1.4 kilometra nën ujë, në një pikë të nxehtë gjeologjike. Atje ku shpërthime përvëluese shkëmbinjsh të shkrirë ngrihen nga manteli i nxehtë gjeologjik i mantelit të kores së Tokës.

Në këtë pjesë gjeografike vullkanet nënujorë janë të zakonshëm dhe pa ndonjë potencial të lartë për rrezik, por Axial Seamount ndodhet në zonën ku shtrihen dy pllaka tektonike. Lëvizjet e shpeshta të pllakave tektonike, kohët e fundit ka bërë që sasia e magmës të këtij vullkani të shtohet.

Shkencëtarët po mbajnë në monitorim vullkanin i cili pritet të shpërthejë së shpejti. Herën e fundit kur llava ka dalë në sipërfaqe, formoi shkëmbinj, gjithashtu magma e nxehtë dogji shumë bimë dhe kafshë që jetonin në ato ujëra e brigje. Megjithatë nuk u desh shumë kohë që ekosistemi të lindte sërish.

Axial Seamount fatmirësisht nuk përbën rrezik dhe ofron mundësinë që të vëzhgohet, madje në raste të rralla dhe nga turistë.