“Më T RADΗËT0l dhe tani jam b. ërë si e ç. mendυr, nuk u REZlST0J dot m eshkujυe…”

Ρas historisë së djeshme të një vajze nga Tirana e cila ngjalli shumë debat mes komentuesve, ku nuk munguan as këshillat ndaj saj, sot një tjetër vajzë ka shkruar për JOQ Albania.

Një 24-vjeçare nga Elbasani ka përmbledhur disa vite të jetës së saj për të rrëfyer historinë dhe ‘dallgët’ në të cilat fati e ka përplasur.

E reja nga Elbasani rrëfen:

Përshëndetje JOQ Albania! jam një vajzë 24 vjeçe nga Elbasani dhe kam një hall shumë të madh që dua ta ndaj me ju dhe lexuesit sepse nuk kam me kë të flas.
Problemi im nis që në gjimnaz.

Kam qenë vajzë shumë tërheqëse dhe merresha me djemtë sepse e dija qe me kishin pik t’dobët.
Kur isha ne vitin e fundit te gjimnazit u lidha për seriozisht me nji çun. Familjet nuk e dinin dhe nuk doja t’i thoja babit se është fanatik.


Me atë djalin shkoja mire, takoheshim te shtunave në hotel sepse te shtunave i kisha prindërit jashtë Elbasani. Ai me blinte gjithçka. Veshje, kuleta, parfume, tualete dhe shume gjëra intime që unë të isha me e bukura e atij.
Pas një viti e gjysmë filluan të shfaqeshin problemet e para. Fillova te mos ndjej më për të sepse e shihja qe s’po më blinte më asgjë. Se ku i çonte lekët nuk e di.


Pas ca muajsh e kapa duke folur me shumë femra të tjera. Dhe unë për inatit shkova me një djalë tjetër dhe kapa video intime. Ja dërgova te dashurit videot e hakmarrjes sime ndaj tij. Ai u mllefos sikur ta kisha unë fajin.
Ai me tradhtoi i pari maskarai. Madje me shumë veta. Kurse unë një herë e bëra dhe ai me bëri namin.

Më kërcënon me ato video. Edhe unë e kërcënoj me fotot e tij tashmë sepse nuk kam rrugë tjetër.

Momentalisht jemi akoma bashke mirëpo unë qëkur e tradhtova nuk mundem më të përmbaj veten. Nuk u rezistoj dot meshkujve dhe i ndërroj shumë shpesh dashnorët e rinj.


Jam si e çmendur. Fatkeqësisht mora vesh qe kam ngelur shtatzënë dhe nuk e di as me kë e kam. Jam në mes të një udhëkryqi. Ju lutem mos më gjykoni se kështu erdhën rrethanat e jetës sime.
Fajin e ka i dashuri që më tradhtoi i pari. Si t’ja bëj me bebin që kam në bark?!”
Komentet u takojnë juve.

Grida Dυma rrëfen drαmën pas diυorcit: Ja frika ime më e màdhe!

Ish deputetja demokrate ka folur për herë të parë mbi këtë temë pasi vendosi t’i japë fund martesës me bashkëshortin.

Duma ishte e ftuar në “E Diell” në rubrikën “Këndi i së vërtetës” përballë Edi Manushit për të folur për disa detaje nga jeta e saj private, veçanërisht marrëdhënien me të birin.

Duma thotë se nuk bën jetë luksoze.

Teksa sheh sesi djali i saj hedh shtat çdo ditë dhe ka hyrë në fazën e adoleshencës, ajo tregon se atij ka filluar t’i pëlqejë palestra dhe se nuk rri tërë kohës me iPad në dorë.

“Më janë shtuar frikërat që po afrohen vitet që unë do të jem shumë më vetëm pa të”, ka rrëfyer me sinqeritet ajo.

Grida ka shtuar se nuk mund të jetë shoqe me të birin dhe kjo e ka një arsye të fortë:

“Nuk mund të jem shoqja e djalit tim sepse njeriu duhet të dijë distancën, ekuilibrin dhe rolet. Po e humbëm këtë, do të thotë se nuk mund ta guidoj. Unë shpresoj që të kem edhe ca vite që ta guidoj”, ka thënë ish-deputetja.

HISTORlA/ 24-υj.eçarja nd.αhet nga i D ASΗURl pas 7 vitesh, për një jaυë ajo b. ëri s… ks me…

Kur del nga një lidhje shumë vjecare, me siguri mezi e merr veten, për shkak se je mësuar me atë person dhe të duket sikur nuk bën dot gjë pa të më në këtë jetë.

Megjithatë, ka gra që e kalojnë këtë periudhë duke u hedhur sa në krahët e një mashkulli e të një mashkulli tjetër.

Nadia Bokody është vajza e cila ka rrëfyer eksperiencën e saj se.ksuale me 7 burra të ndryshëm brenda një jave.

Eksperiencë që e provoi pasi i dha fund një lidhjeje 7-vjeçare.

Nadia kishte marrëdhënie me një djalë për 7 vite dhe kur u nda prej tij, provoi të shkonte brenda një jave me 7 burra të ndryshëm.

“U shërova, u ndjeva prapë e gjallë dhe me pëlqeu,” tregoi 24-vjeçarja për revistën “She Said”.

“Gjithsesi, është shumë e lodhshme dhe nuk do ia sugjeroja femrave”, shton Nadia.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 7 Maj 2025

Dashi

Dashuria: Sot marrëdhëniet e zemrës do të favorizohen nga një hënë pozitive dhe do ta hidhni veten në krahët e partnerit tuaj me një entuziazëm të madh. Do të ndjeni tërheqjen dhe pasioni do të ndezë shpirtin tuaj. Beqarët do jenë tërheqës dhe do të bëjnë takime të reja, mbase dashuria po vjen.

Puna: Nëse doni të vazhdoni gjithçka pa vështirësi, duhet të tregoni se jeni në krye të çdo detyre.

Demi

Dashuria: Do të jeni të pakënaqur dhe do i jepni partnerit fajin për dështimet tuaja. Sqaroni problemet tuaja pa u paraqitur me gabime të tjera që nuk janë. Beqarët më në fund mund të japin lirinë në emocionet e tyre dhe të ndjehen të lirë nga kufizimet dhe frenimet.

Puna: Do të jetë një ditë me punë jo shumë intensive, por do t’ju duhet energji dhe pak fat për të sjellë gjithçka në realizim.

Binjakët

Dashuria: Pyetjet e zemrës do të qetësohen dhe më në fund do të gjeni pak paqe dhe qetësi. Bëni zemrën tuaj të qartë përpara se të përsërisini keqkuptimet. Beqarët do mund të bëjnë disa dëshira të vogla që i kanë pasur në mend për një kohë të gjatë.

Puna: Puna nuk duket plot angazhime, por përpiquni të filloni disa projekte për të përmirësuar situatën tuaj.

Gaforrja

Dashuria: Nëse jeni në çift, së shpejti do të duhet të zgjidhni disa dyshime që ju mundojnë. Ju nuk keni asgjë tjetër për të bërë nëse doni të ruani një histori për të cilën ju intereson vërtet. Për beqarët kthimi i një zjarri të vjetër do të krijojë iluzione, nga të cilat për fat të keq nuk do të jetë e këndshme të zgjoheni.

Puna: Sot do të keni shumë mundësi për të treguar aftësitë tuaja, por mbase nuk do të përfitoni plotësisht nga ato.

Luani

Dashuria: Lodhja vjen mbi ju në këtë kohë dhe ju kurrë nuk keni kohë për gjysmën tuaj tjetër. Mos u ankoni nëse partneri juaj ju jep një devijim! Ditë e ngarkuar për beqarët, të cilët do të duhet të ndajnë veten me kaq shumë takime.

Puna: Në një nivel profesional, gjërat shkojnë mirë dhe ju mund të arrini qëllimet tuaja më shpejt se sa pritej.

Virgjëresha

Dashuria: Kushtojini më shumë vëmendje partnerit tuaj dhe organizoni një mbrëmje romantike për të treguar ndjenjat tuaja. Do të jetë e dobishme të ndizni pasionin! Sot është një ditë e shkëlqyer për beqarët që mund të bëjnë takime interesante.

Puna: Yjet ju ftojnë të jeni më të guximshëm. Mundohuni të kuptoni interesat tuaja për të ditur se cila është rrugëdalja.

Peshorja

Dashuria: Do të jeni të vendosur në vendimet tuaja. Rivendosni ndjenjat e çiftit dhe rifitoni ekuilibrin në familje pas një periudhe rënieje. Sot është një ditë e takimeve të shkëlqyera për beqarët dhe në mbrëmje një deklaratë do të sigurojë emocione të bukura.

Puna: Jini të durueshëm edhe nëse ka rrethana të paparashikuara. Së shpejti do të jeni në gjendje të arrini të gjitha qëllimet tuaja.

Akrepi

Dashuria: Ju keni qenë shumë aktiv, por nuk keni nevojë të lini pas dore partnerin. Ju e dini mirë se nëse dëshironi mund t’i jepni nxitjen e duhur historisë tuaj. Beqarët do jenë shumë të zënë duke bërë njohje të reja, një tërheqje e fortë do t’ju ​​bëjë të humbni kokën.

Puna: Ditë mjaft e dobishme për punën, por nëse doni një njohje duhet të prisni.

Shigjetari

Dashuria: Tregohuni të durueshëm përpara se të merrni vendime drastike në dashuri. Një histori që duket e destinuar të përfundojë mund të ketë pasoja të reja dhe të papritura. Beqarët do jenë të orientuar të kërkojnë një shpirt binjak, sot ata do të jenë në gjendje të takojnë disa njerëz të veçantë.

Puna: Zgjidhini disa dyshime që dëshironi, por mos ia humbni vëmendjen qëllimit tuaj. Kultivoni miqësi të rëndësishme.

Bricjapi

Dashuria: Pasiguritë tuaja rrezikojnë të shkatërrojnë të tashmen tuaj. Nëse keni dyshime për personin e zemrës, kërkoni një dialog dhe zbuloni se çfarë po kërkon zemra juaj. Beqarët do duhet të luftojnë për diçka për të cilën ata interesohen, të mos heqin dorë dhe të vazhdojnë më tej.

Puna: Kultivoni projektet tuaja dhe do të shihni që herët a vonë diçka do të funksionojë. Mos hiqni dorë pas kaq shumë vështirësive.

Ujori

Dashuria: Sot do të jeni plot entuziazëm dhe të gatshëm të përballeni me ndryshime të rëndësishme. Një bashkëjetesë është në horizont për ata që janë në çift. Beqarët do jenë shumë euforik dhe do kenë guximin të afrohen me personin e dëshiruar.

Puna: Do të jeni në gjendje të përballeni me gjithçka. Jini protagonistët e së nesërmes tuaj dhe do të luftoni për atë që dëshironi.

Peshqit

Dashuria: E Mërkurë sfiduese, do të duhet të mbani në kontroll pasionin dhe entuziazmin. Sidoqoftë, disa keqkuptime të vogla nuk do t’ju bëjnë të humbni buzëqeshjen. Yjet janë në anën e beqarëve, të cilët janë në kërkim të dashurisë së vërtetë.

Puna: Sot do të përpiqeni të bëni maksimumin për të demonstruar cilësitë tuaja, klima e punës është mjaft pozitive.

Deputeti i PD: Nuk dua ta pranoj, por zgjedhjet i fiton PS-ja

Kur na ndajnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet e 11 majit deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj u shpreh se rezultati dihet tashmë dhe ky fakt sipas deputetit i bën këto zgjedhje më të shëmtuarat.

Xhaferaj i bindur tha se mënyra e organizimit të PD-së e bënë situatën të vështirë e si rrjedhojë PD-ja nuk e siguron dot rotacionin politik dhe se këto zgjedhje i fiton Partia Socialiste.

“Unë kritikën e bazoj në argument ndaj them se zgjedhjet në demokraci i karakterizon pasiguria që fituesi nuk dihet.

Ndryshe nga këto zgjedhje ku rezultati dihet, dhe prandaj janë zgjedhjet më të shëmtuara që kam parë ndonjëherë.
Palët kanë hyrë në garë për interesa të kundërta, pra mënyra se si e djathta u konceptua dhe vendimmarrja që pati për këto 3 vite dhe për shumë gjëra të tjera është e formuar në atë mënyrë që nuk e siguron dot rotacionin.

Nuk kam dëshirë ta pranoj por këto zgjedhje i fiton Partia Socialiste”, u shpreh deputeti Ferdinand Xhaferaj gjatë një interviste me gazetarin Roland Qafoku.

Skandali në Kosovë / Ekstremisti fetar që dërgonte luftëtarë për ISIS në Siri, “part-time” spiun edhe për Serbinë

Hysri Selimi është arrestuar në Kosovë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

Selimi, është emër i njohur për autoritetet kosovare për përfshirjen e tij të mëhershme në aktivitete terroriste.

Sipas Insajderit, nga burime brenda institucioneve të sigurisë, janë konfirmuar dyshimet për përfshirjen e Serbisë në përhapjen e rrymave radikale fetare në Kosovë, duke iu referuar arrestimit të Selimit.

Burime brenda AKI-së kanë bërë të ditur për Insajderin se institucionet e sigurisë posedojnë prova të shumta materiale.

Operacioni për arrestimin e Selimit është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda si dhe me asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

AKI ka arritur të identifikojë pesë persona të arrestuar përgjatë këtij viti që kanë lidhje me BIA-n serbe.

Në mesin e personave të arrestuar për bashkëpunim me inteligjencën serbe në maj të vitit të kaluar ishin Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi.

Ndërkaq në qershor të vitit 2024 u arrestua Aleksandar Vlajiq dhe Jelena Gjukanoviq dhe në mars të 2025-ës, të cilët kishin qëllim rezistencën e armatosur në veri, përkatësisht mbledhjen e informacioneve dhe ndikimin në organizata ndërkombëtare.

I arrestuari Hysri Selimi ishte gjykuar nga drejtësia kosovare për veprën e terrorizmit dhe se kishte qenë pjesë e organizatës ISIS.

I njëjti bashkë me anëtarët e tjerë të familjes kishin lëshuar Kosovën, me destinacion Sirinë, në mënyrë që t’i bashkoheshin ISIS-it.

Hysri Selimi nga fshati Bresalc i Komunës së Gjilanit ishte i njohur nën dyshimin për lidhje me ISIS-n, derisa sipas aktakuzës së asaj kohe Selimi ishte angazhuar në byronë e ushtarëve të plagosur të ISIS-it për çka edhe ishte paguar rregullisht nga kjo organizatë me nga 100 USD në muaj.

Në vitin 2022, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër  tij për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.

Ai akuzohej se me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur kishte lëshuar territorin e Kosovës përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ai kishte udhëtuar për në Stamboll-Turqi dhe përmes lidhjeve të caktuara ka depërtuar në Siri me qëllim që t’i bashkëngjitet Organizatës terroriste ‘’ISIS’’ e cila në këto vende ka qenë duke luftuar ku edhe është angazhuar si pjesëtarë i ‘’ISIS-it’’, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e ‘’ISIS-it’’, është financuar nga ‘’ISIS’’ me shumën e të hollave prej nga 100 dollar në muaj duke bashkëpunuar edhe me eprorë dhe luftëtarë të ‘’ISIS-it’’.

Sipas prokurorisë, i njëjti në këtë organizatë terroriste ka qenë i angazhuar në Byronë e ushtarëve të plagosur, dhe për këtë funksion është financuar nga ISIS me shumën e të hollave prej 100 USD në muaj.

Hysri Selimi ishte riatdhesuar në Kosovë më datë 28.05.2022.

Egli shkon në Prishtinë! A e takoi Gjestin? (FOTO)

Ish banorja e Big Brother Albania, Egli Tako ka ndarë një “story” nga makina, ku njofton se ndodhet në Prishtinë, me mbishkrimin “Era Prishtinë”.

Egli në postimin e saj ndau foto e vetme pa bërë të ditur nëse me të është Gjesti. E veshur me stil të thjeshtë por elegant, Egli shihet teksa pozon nga sedilja e shoferit, ndërsa mban në dorë syzet.

Pa ndarë detaje, Egli me postimin i bëri ndjekësit kuriozë për arsyen e vizitës së saj.

Vizitë vetëm për Gjestin, apo për duetin e tyre ashtu siç është përfolur. Këtë më së miri koha do të na e tregojë! 

Zbulohet tempulli antik dhe rrënoja të shumta arkeologjike në Zagori të Gjirokastrës (FOTO)

Në Zagori të Gjirokastrës janë bërë zbulime të rëndësishme arkeologjike, gjatë punimeve për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës Çajup–Zagorie.

Pranë fshatit Sheper janë identifikuar dy zona me vlera të veçanta arkeologjike.

Sipas vlerësimeve paraprake të specialistëve të DSHA dhe DRTK Gjirokaster, bëhet fjalë për gjurmët e një tempulli antik të shek. III–II p.e.s., si dhe struktura banimi të së njëjtës periudhë.

Aktualisht po përgatitet projekti për kryerjen e gërmimit të shpëtimit, i cili planifikohet të zhvillohet gjatë muajit maj, pas miratimit nga KKTKM, njofton Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Deputetët e BE-së, letër Mitsotakis: Greqia nuk duhet t’i shesë më anije Rusisë

Në flotën ilegale ruse lundrojnë shumë ish-anije greke. Shitja e anijeve të vjetruara është fitimprurëse për pronarët grekë të anijeve. Deputetët e BE-së i kanë bërë thirrje qeverisë greke të veprojë.

36 anëtarë të Parlamentit Europian i kanë drejtuar drejtpërdrejt një letër kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, në të cilën i kërkojnë që ai duhet të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të parandaluar çdo shitje të mëtejshme të anijeve greke në Rusi.

“Ne kemi besim te ju dhe qeveria juaj”, shkruajnë nënshkruesit e letrës, ndër të cilët është edhe politikania gjermane e partisë liberale FDP, Agnes Strack-Zimmermann. Ajo përfaqëson grupin liberal Renew në Parlamentin Europian.

“Pyetja është nëse firma të ndryshme bëjnë biznese me Rusinë pa dijeninë e shtetit grek”, tha Strack-Zimmermann. “Ne i kemi bërë thirrje qeverisë greke të hetojë për këtë çështje dhe nëse është e nevojshme, të ndërhyjë.”

Greqia furnizuesja më e madhe

Parlamentarët evropianë citojnë një studim të organizatës amerikane Brookings, sipas të cilit më shumë se një ndër tri anije të flotës ilegale ruse, ndaj së cilës SHBA-ja ka vendosur së fundmi sanksione, u përkisnin më parë pronarëve të anijeve nga Greqia. Kompanitë greke të transportit detar janë furnizuesit më të mëdhenj të rusëve me anije.

Shumica e anijeve duhet të jenë shitur vite më parë. Por me sa duket shitjet vazhduan edhe pas pushtimit rus të Ukrainës. Sipas studimit që prej asaj kohe pronarët e anijeve greke kanë fituar nga transaksione të tilla rreth katër miliardë dollarë.

Dekreti i BE-së i dhjetorit 2023 lidhur me sanksionet kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë parashikon detyrimin për raportimin e transaksioneve të tilla tek autoriteteve përkatëse. Në këtë dekret thuhet gjithashtu se është e ndaluar që Rusisë t’i shiten anije cisterna si drejtpërdrejt ashtu edhe tërthorazi./DW

Përshkallëzohet konflikti, India sulmon me raketa Pakistani

Pakistani deklaroi para disa minutash se është goditur nga një sulm me raketa nga India.

Zyrtarët pakistanezë të sigurisë thanë se India qëlloi raketa përtej kufirit në tre vende.

Ministria indiane e mbrojtjes tha se kishte shënjestruar “infrastrukturën terroriste” në Pakistan, në Jammu dhe Kashmirin e pushtuar nga Pakistani, “nga ku janë planifikuar dhe drejtuar sulmet terroriste kundër Indisë”.

Një zëdhënës ushtarak i Pakistanit tha se vendi do t’u përgjigjet sulmeve.

Marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit janë përkeqësuar ndjeshëm pas një sulmi vdekjeprurës militant ndaj turistëve në Kashmir muajin e kaluar.

India akuzon Pakistanin se mbështet terrorizmin ndërkufitar – një akuzë që Islamabadi e mohon kategorikisht.