I ranë skelat në kokë, gruaja e Bledi Shkëmbit i kërkon milionat në gjyq “Arlis Ndërtim” të Armand Lilos

Rrëzimi i një skele hekuri nga pallati në ndërtim i firmës “Arlis ndërtim” sh.p.k. të Armand Lilos, ka çuar në dyert e gjykatës së Tiranës, biznesmenin e lidhur ngushtë me pushtetin.

Një nga dy të plagosurit, Imelda Shkëmbi, e cila mbeti e dëmtuar teksa ecte në trotuar tek pallati që ndërtonte firma e Lilos, (pas godinës së presidencës), i është drejtuar me një kërkesë padi gjykatës së Tiranës, duke kërkuar prej saj detyrimin e kompanisë “Arlis Ndërtim”, të paguajë financiarisht shkaktimin e dëmit, të ndodhur në Janar 2024.

Shorti elektronik ka zgjedhur gjyqtaren Ina Hoxhaj, për të shqyrtuar këtë kërkesë padia, të depozituar nga Imelda Shkëmbi, e cila rezulton të jetë dhe bashkëshortja e Trajnerit të Tiranës, Bledi Shkëmbi.

Imelda Shkëmbi ka kërkuar pagimin e disa milion lekëve nga “Arlis Ndërtim”, për shkak të dëmtimeve shëndetësore që pësoi gjatë momentit të rrëzimit të skelave në rrugë dhe trotuar.

Për këtë incident, në muajin Janar 2024 policia e Tiranës arrestoi dhe më pas la të lirë, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave dhe mbrojtjes në punë”, Elton Osmanllari, punëtor, Erjon Kanto, sipërmarrës dhe Zef Kalaj inxhinier i kompanisë “Arlis Ndërtim”.

Sipas verifikimeve të grupit hetimor në terren, ata nuk kishin zbatuar rregullat për të ruajtur, qoftë punëtorët, ashtu edhe këmbësorët e rastit që kalonin në rrugë.

Ngjarje mon. strυoze/ Djali mbante trυρin e ραjetë të nënës së tij në garazh, tërhiqte pensionin e saj

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Scortichino, në komunën e Bondeno, në zonën e Ferrarës, ku trupi i pajetë i një gruaje 90-vjeçare u gjet i mbështjellë me celofan dhe i fshehur në garazhin e shtëpisë së saj.

Karabinierët zbuluan kufomën dhe njoftuan menjëherë Prokurorinë, duke hapur një hetim për krimin e fshehjes së një kufome dhe mashtrimit kundër shtetit.

Në qendër të hetimit është djali 54-vjeçar i gruas, i cili ka pranuar se e kishte fshehur trupin e nënës së tij për të vazhduar të merrte pensionin e saj

Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu përfshirjen e mundshme të një personi të dytë, i cili aktualisht është nën hetim.

Rezultati i autopsisë do të jetë vendimtar për të sqaruar shkaqet e vdekjes dhe për të përcaktuar datën e saktë të vdekjes, e cila mund të datojë që nga janari.

Ky zbulim ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ngritur shqetësime për abuzimin e mundshëm të sistemit të pensioneve.

Hetimet janë në vazhdim, dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë.

Ura më e lartë në botë që tejkalon edhe rrokaqiejt më të famshëm

Quhet Ura e Kanionit Huajiang dhe do të jetë ura më e lartë në botë, jo për sa i përket lartësisë së shtyllave, madje as lartësisë së tyre mbi nivelin e detit, por në lidhje me distancën vertikale mbi të cilën do të vendoset kuverta.

”Plot 625 metra, domethënë distanca që do të ndajë sipërfaqen e rrugës nga pika më e ulët e tokës, në këtë rast lumi Beipan”, shkruan focus.it.

Me fjalë të tjera, ajo që e bën atë një përsosmëri inxhinierike është boshllëku poshtë strukturës.

Vepra kineze (43 nga 50 urat e varura “më të larta” në planet ndodhen në Kinë) do ta kalojë me 60 metra mbajtësen aktuale të rekordit, Urën Duge (565 metra), e ndërtuar në vitin 2016 afërsisht 200 kilometra më në veri, përsëri për të kaluar kanionin e thellë nëpër të cilin rrjedh Beipan.

Struktura masive u ndërtua vetëm tre vjet, duke kushtuar afërsisht 283 milionë dollarë, dhe është planifikuar të hapet për trafik deri në qershor të vitit 2025.

Për të kuptuar lartësinë marramendëse që po mbulon tashmë, mund të bëjmë një krahasim me disa nga rrokaqiejtë më të lartë në planet: Qendra Botërore e Tregtisë në Nju Jork, për shembull, mat “vetëm” 541 metra dhe, midis të gjithave, vetëm tre kanë numra më të mëdhenj (Burj Khalifa në Dubai, 830 metra, Merdeka 118 në Kuala Lumpur 680 metra, dhe Kulla e Shangait, 632).

Në përgjithësi, ura e varur është 2 890 metra e gjatë, me një hapësirë kryesore prej 1 420 metrash dhe dy kulla mbështetëse me lartësi 262 metra.

Kavot, të projektuara për t’i bërë ballë erërave shumë të forta, janë të lidhura me një tra masiv çeliku të përbërë nga 93 segmente për një peshë totale prej afërsisht 22 000 tonësh.

Ekuivalenti, si të thuash, i dy kullave Eiffel.

Zgjedhja e kësaj zgjidhjeje strukturore u bë e domosdoshme nga morfologjia e ashpër e kanionit dhe ndryshimet e forta të temperaturës në atë lartësi, të cilat gjenerojnë turbulenca të shpeshta atmosferike dhe kushte ekstreme të motit.

Pavarësisht vështirësive logjistike dhe mjedisore, puna u përfundua përpara afatit. Kjo falë sistemit të vendimmarrjes kontroverse të Kinës, i cili lejon autorizimet dhe vendet e ndërtimit sa më të shpejta të jetë e mundur, duke zvogëluar kontrollet mjedisore dhe kundërshtimin lokal.

Mjafton të thuhet se projekte të ngjashme në Perëndim do të duheshin pesë deri në dhjetë vjet për t’u përfunduar.

Një shembull i kohëve të fundit është Ura Gordie Howe, midis Detroitit dhe Windsorit, e cila do të jetë 220 metra e lartë dhe gjithashtu do të përurohet në muajt e ardhshëm, pas më shumë se shtatë vitesh pune.

K. rim në familje , babai υr.et 15-υje çaren, ρΙa gos bashkëshorten dhe vajzën tjetër

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Prizren të Kosovës, ku babai ka vrarë me thikë vajzën e tij vetëm 15 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ndërsa lajmi është konfirmuar nga autoritet policore.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.

Bytyçi tha se dyshohet se burri ka sulmuar me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat.

Po ashtu, ai tha se edhe vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ylli Rakipi i drejtohet Ramës: Premtove shëndetësi falas në 2013 dhe akoma nuk e ke bërë, skandali te Onkologjiku ku bëhej biznes me υ▪︎ekjen, çfarë do t`i thuash kësaj?

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama, ka debatuar me Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, për premtimin “shëndetësi falas” që ka bërë në 2013, por nuk e ka realizuar ende.

Debati:

Ylli Rakipi: Erdhët në vitin 2013 me premtim për shëndetësi falas. Sipas BB, 60% të shpenzimeve shëndetësore shqiptarët i paguan nga xhepi. Shteti mbuloi vetëm 40%. Pse nuk është realizuar shëndetësia falas? A do ta realizoni në mandatin që pretendoni të shkoni?

Edi Rama: Procesi i transformimit të sistemit shëndetësor ka faza. Do ta marr shifrën, nuk po e kontestoj. Edhe ai hiena nuk kishte falsifikuar gjë, por interpretonte në mënyrë hienore. I fut te gjysma tjetër dhëmbin me helm. Sot, në Shqipëri ka 600 mijë persona, të cilët për arsyet e tyre, nuk kanë mbulim sepse nuk kanë paguar. Për ata bëjmë rimbursim të ilaçeve. Po bëjmë autonominë. Duhet bërë edhe lëvizje në taksim sepse shëndetësinë dikush do ta paguajë.

Ylli Rakipi: Për mandatin e katërt do të jetë shëndetësia falas? Unë përshembull iki jashtë për tu kuruar. Një doktor i njohur këtu thotë shqytyr që e kemi aeroportin afër… Ti ndoshta operohesh këtu dhe mblidhen gjithë mjekët të shohin. Kryeministrin e presin ndryshe.

Edi Rama: Ke bërë ti investigim të spitalit?

Ylli Rakipi: Zbulimi i skandalit te Onkologjiku, ku dërgoheshin në klinika private dhe bëhej biznes me vdekjen, çfarë do ti thuash kësaj?

Edi Rama: Nuk mundet dot që një ngjarje skandaloze… Për këtë arsye ne Onkologjikun po e ribëjmë në partneritet me spitalin e tetë në botë SHIBA e Izraelit. Kemi marrë dhe kemi menaxherë nga Turqia. Kulturën e menaxhimit nuk e kemi shumë të zhvilluar. Ne hodhëm firmën me grupin San Donato për të bërë partneritet strategjik me San Raffaele. Do të kemi qendër spitalore ekselence që do të mbulojë të gjithë shërbimet. Nuk do të ikë njeri jashtë, por do të kurohen në Shqpëri nga i gjithë rajoni.

Ylli Rakipi: Tallesh ti?

Edi Rama: Kemi firmosur ne me grupin San Donato. Ka një eksperiencë në Poloni, kanë marrë spitalet dhe bëjnë menaxhim. Unë po flas për shërbim publik. Ne do të bëjmë partneritet, e kanë bërë në Poloni dhe janë spitale të jashtëzakonshëm. Sjellin mjekë, teknologji, menaxhim. Bëjnë marrëdhënie me shtetin, ku shteti paguan.

Trump ndërpret fondet për universitetin e Harvardit: Keni përkrahur protestat studentore!

Tashmë është bërë zyrtare. Administrata Trump do të bllokojë Universitetin e njohur të Harvardit nga e drejta për të marrë grante të reja kërkimore nga qeveria federale. Në këtë mënyrë pritet të përshkallëzohet më tej sulmi ndaj universitetit elitar.

Sekretarja e Arsimit, Linda McMahon i ka dërguar një letër presidentit të Harvardit, duke deklaruar se universiteti “nuk është i kualifikuar për asnjë grant të ri nga qeveria federale derisa të demonstrojë menaxhim të përgjegjshëm”. Vendimi është sulmi më i fundit nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kundër Harvardit dhe universiteteve të tjera elitare, të cilat ai i ka akuzuar për promovimin e politikave progresive dhe nxitjen e një kulture “zgjimi dhe proteste nëpër kampuse.

Arsyeja e dhënë ishte se universiteti, me seli në Kembrixh të Masaçusetsit, përfiton masivisht nga mbështetja shtetërore, por nuk i përmbahet rregulloreve federale – ndërsa në të njëjtën kohë ka miliarda dollarë në asete që janë pothuajse të pataksuara.

Javën e kaluar Trump tha se do ta hiqte statusin e Harvardit si të përjashtuar nga taksat. Ai më herët kishte njoftuar plane për të hequr më shumë se 2.2 miliardë dollarë fonde federale nga universiteti, duke e bërë atë të niste veprime ligjore kundër administratës.

Në letrën e saj, Linda McMahon akuzon universitetin për dështimin në adresimin e antisemitizmit në kampus, tolerimin e diskriminimit, braktisjen e rigorozitetit akademik dhe mungesën e diversitetit të pikëpamjeve.

Megjithatë, ndryshe nga universitetet e tjera, Harvardi refuzon të përmbushë kërkesat e gjera nga Uashingtoni, të tilla si ato në lidhje me procedurat e pranimit, kodet e sjelljes dhe vendimet për personelin. Pasi universiteti hodhi poshtë kushtet përkatëse, qeveria ngriu fonde të konsiderueshme: Në total, Trumpit iu pezulluan 2.2 miliardë dollarë amerikanë (rreth 1.9 miliardë euro) në grante federale shumëvjeçare dhe rreth 60 milionë dollarë nga kontratat në vazhdim me universitetin. Sipas mediave amerikane, në lojë është një financim qeveritar me një total prej rreth 9 miliardë dollarësh.

LaCivita: Personat që kanë përndjekur Trump, i kanë gjurmët te rasti i Berishës

Gazeta amerikane ‘Wall Street Journal’ i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri më 11 maj. Në artikull theksohet se Chris LaCivita, arkitekti i fitores së Donald Trump, po drejton fushatën e opozitës në Shqipëri. Në median amerikane ka marrë shumë rëndësi dhe rasti i shpalljes non grata i Berishës nga DASH.

Sipas WSJ, Berisha ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij si mashtrime dhe përpjekje nga kundërshtari i tij për hakmarrje politike. Ndërkohë që mediumi amerikan shton se shumica e mesazheve të LaCivita në Shqipëri për Berishën kanë pasqyruar mesazhet e Trump. LaCivita e fajësoi Ramën për rritjen e çmimeve dhe krimin, duke u përqendruar te inflacioni.

Artikulli i Plotë:

“Gjatë një mbrëmje në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, një amerikan përshkoi një turmë të zhurmshme me mijëra vetë, u ngjit në skenë dhe bëri një pyetje: Kush është gati ta bëjë Shqipërinë të madhe sërish?

Ky amerikan ishte Chris LaCivita, një nga arkitektët e rikthimit politik të Donald Trump-it në vitin 2024, pavarësisht dhjetëra akuzave penale. Ai tani po përpiqet të përsërisë atë strategji për Sali Berishën, një ish-kryeministër i vendit ballkanik, i cili përballet vetë me akuza për korrupsion dhe është i sanksionuar nga SHBA.

Si kryetar i partisë opozitare, Berisha do të ishte në rrugën për t’u bërë sërish kryeministër nëse partia e tij fiton shumicën në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në Shqipëri, LaCivita ka folur në tubime të mëdha, ka ndihmuar në hartimin e reklamave televizive, ka marrë pjesë në disa thirrje Zoom me mijëra shqiptarë, ka udhëtuar tri herë në këtë vend, është shfaqur në ngjarje të ndryshme publike dhe është kthyer në një objektiv për kundërshtarët dhe përkrahësit njëkohësisht. Ai shpesh i zhvillon takimet nga zyra e tij në Virxhinia.

Gjatë këtij procesi, ai është bërë papritur një figurë qendrore në një vend me rreth 2.7 milionë banorë përpara zgjedhjeve.

“Ka një pjesë të elektoratit në Shqipëri që më pëlqen dhe një pjesë që nuk më pëlqen,” tha LaCivita duke qeshur në një intervistë të fundit.

LaCivita e krahasoi situatën me ndjekjet penale ndaj Trump-it. “Të njëjtët njerëz që ndërmorën veprime të ngjashme kundër Donald Trump-it, gjurmët e tyre janë kudo në këtë rast,” tha LaCivita.

Ai nuk pranoi të thotë se sa po paguhej, por u shpreh se ishte “në përputhje me një fushatë politike kombëtare” dhe se do të bëhej publike nga partia shqiptare pas zgjedhjeve.

“Në vitin 2024, të majtët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump-in. Dështuan. Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën e tyre. Do të dështojnë,” tha ai në një miting muajin e kaluar, me një përkthyes që përcillte fjalët e tij për turmën prej mijëra vetash, shumë prej të cilëve valëvitnin flamuj amerikanë.

Ε paprecedentë në Gjirokastër/ Gjimnazisti hidhet nga kati i dytë i shkollës për të fituar bastin 10 mijë lekë të vjetra

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në Gjirokastër, ku një nxënës është hedhur nga kati i dytë i shkollës, në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në gjimnazin “Siri Shapllo”, teksa nxënësi ishte në vitin e dytë të shkollës së mesme.

Shokët në polici kanë deklaruar se ai e ka kryer këtë veprim për shkak të një basti dhe për të fituar 10 mijë lekë të vjetra.

Rënia e në tokë i ka shkaktuar lëndime dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

Lot gëzimi/ AGAI i bën surprizën e madhe Esterit në Ferma VIP

Surprizat dhe emocionet në Ferma VIP nuk kanë fund. Këtë të hënë ka qenë radha e Esterit që të merrte një surprizë të bukur brenda Ferma VIP.

Gjatë javës ajo rrëfeu se e kishte marrë shumë malli për familjen e saj e veçanërisht për prindërit. Ajo rrëfeu se babai i saj pak kohë më parë kishte kaluar një trombozë dhe vetëm një mrekulli e riktheu atë në jetë.

Ndërsa tha se ka marrdhënie të shkëlqyera me mamanë e saj të cilës shpesh i këndon këngë korçare.

Për prindërit e Esterit ëndrra e tyre më e madhe do të ishet ta shihnin në një skenë përrallore.

Pjesë nga biseda:

Luana: Si mendon se të kanë parë prindërit?

Ester: Nuk do doja kurrë t’ua ulja konë, dhe ata të mërziten me mua. Gjithmonë kam dashur që ata të krenohen me mua, t’i ndihmoj me aq sa mundem. Siç e thashë edhe te klipi, meraku im më i madh është do të doja të dija se si është babi.

Luana: Ndërkohë që te rrëfimi yt dëgjoj se ëndrra e tyre më e madhe është të shohin ty si artiste.

Ester: Kjo është ëndrra më e madhe e mamit tim. Unë i këndoj shpesh në shtëpi, edhe kur ajo pi kafe.

Luana: Çfarë kënge i këndon?

Ester: Ka këngët e veta mami, siç është nga Korça. Patëm dis momente të vështira në jetë dhe ndoshta nuk doja të rëndoja familjen time, që ata të mundoheshin ta çonin Esterin në kurse. Këtu është mundësia më e mirë që Esteri të shfaqi talentin e saj të fshehur.

Luana: Dhe unë mendoj si ty nuk ka skenë më të madhe se Prime Time i Ferma VIP, ku të gjithë të të shohin. Jashtë ke disa drita skene që janë ndezur vetëm për ty. Atje të pret Frederiku që do të të shoqërojë.

Pas bisedës në plevicë Ester iu drejtua ambientit të jashtëm ku e priste Frederiku dhe ku të dy bashkë interpretuan kënëg “Lulet” që është e preferuara e babait të Esterit.

Sapo mbaruan këngët prindërit e Esterit u shfaqën papritur, duke e bërë suprizën edhe më të bukur.

6 maj/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 06 maj 2025, dollari amerikan blihet me 85.9 lekë dhe shitet me 87.2 lekë.

Euro blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.6 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 114.2 lekë dhe shitet me 115.7 lekë

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.3 lekë, ndërsa në shitje me 63.8 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja: