“Pësoi sëmundje tepër diplomatike”, rusët tallen me Vuçiçin: T’i dërgojmë mjekë nga Moska, a do pranojë?

Sëmundja e papritur e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, menjëherë pasi u raportua se dështoi të takonte presidentin amerikan Donald Trump gjatë vizitës së tij të shkurtër në SHBA, është në qendër të vëmendjes tashmë edhe në Rusi.

Mediat aty kanë hedhur teori nga më të ndryshmet, madje edhe nga ato konspirative, duke aluduar se Vuçiç, po ashtu edhe kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mund të jenë helmuar, kjo si hakmarrje pasi konfirmuan pjesëmarrjen në paradën që do të mbahet në Moskë në 9 maj.

Analisti politik rus Sergej Markov e quajti me ironi sëmundjen e Vuçiçit, si një “sëmundje tepër diplomatike”.

“Ai duhej të merrte pjesë në Paradën e Fitores më 9 maj në Moskë, për të cilën BE e kritikoi ashpër. Tani, natyrisht, ai nuk do të jetë në Moskë më 9 maj. Dhe, ndoshta, të gjithë do të mendojnë se sëmundja është shumë diplomatike”, vuri në dukje Markov.

Në televizonin shtetëror rus, ai nuk kurseu as ironitë, kur thas e vendi i tij mund t’i dërgojë ekspertë mjekësorë Vuçiçit, por ngriti pyetjen; a do i pranojë ai, ashtu siç pranoi ekspertët e FSB-së që përcaktuan se nuk kishte “përdorur” armë zanore kundër protestuesve?

Por “sëmundja” ka edhe një arsye tjetër, ndoshta më të rëndësishme; për të shmangur një vizitë të pakëndshme te Vladimir Putin, për dy arsye. E para, sepse ai mori një paralajmërim serioz nga Brukseli se vajtja në paradën e Putinit me rastin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore mund të nënkuptonte një ndërprerje, ndoshta afatgjatë, të negociatave të anëtarësimit në BE, dhe kështu mbylljen e rubinetit financiar të Brukselit, çka iu tha qartë nga Estonia: “Mjaft më – nëse shkoni te Putini, harrojeni BE-në”).

Arsyeja e dytë është ajo nga e cila Vuçiç në të vërtetë ka më shumë frikë; biseda me Putinin për fatin e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), e cila është në pronësi të madhe nga kompania shtetërore ruse Gazprom dhe për këtë arsye nën kërcënimin e vazhdueshëm të sanksioneve amerikane, dhe tani është edhe njoftimi se vendet që blejnë energji ruse do të goditen me tarifa të mëdha amerikane, deri në 200 përqind.

Mediat ruse raportojnë se Gazprom mund të jetë i gatshëm t’ua shesë pjesën e tyre serbëve, por me një çmim që ndoshta i shkakton probleme shëndetësore Vuçiçit, të paktën 700 milionë dollarë. Por, edhe nëse Vuçiç do të ishte i gatshëm të jepte kaq shumë para, nuk është e sigurt nëse Putini do të binte dakord me këtë, sepse NIS i shërben shumë mirë atij në atë që ai mund ta shantazhojë Serbinë për nevojat e tij sipas dëshirës.

‘Giro d’Italia’ vjen në Shqipëri për herë të parë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

Shqipëria bëhet epiqendra e sportit ndërkombëtar! Nga data 9 deri më 11 maj 2025, gara më prestigjioze e çiklizmit në Europë, Giro d’Italia, do të nisë për herë të parë nga vendi ynë, duke shkruar një kapitull të ri në historinë tonë sportive dhe turistike.

Tre etapa magjepsëse – Durrësi, Tirana dhe Vlora – do të jenë mikpritëset e kësaj sfide spektakolare, ku 180 çiklistë profesionistë, ndër kampionët më të mëdhenj të botës, do të garojnë në rrugët tona, nën ritmin e adrenalinës dhe bukurisë shqiptare.

Gara starton në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 9 maj rreth orës 13:30, për të vijuar nëpër itinerarin dhe përmbyllet në Sheshin “Nënë Tereza”, ku çiklistët pritet të mbërrijnë rreth orës 18:00.

Ky eveniment nuk është vetëm një garë sportive – është një dritare e madhe për ta treguar Shqipërinë në gjithë botën: një vend që gërsheton bukurinë natyrore me mikpritjen, historinë dhe energjinë e një kombi që ecën gjithmonë përpara.
Për garantimin e organizimit në nivelin më të lartë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan të posaçëm masash për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të parashikuara.

Si ndryshon qarkullimi i automjeteve:

1. Ndalimin e garkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes së aktivitetit madhor “Giro d’Italia Grande Partenza 2025”, gjatë tre tureve të para të zhvilluara në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga ora 13:00 deri në orën 18:00, të datës 09.05.2025, në gjithë itinerarin e Etapës së parë, konkretisht në rrugët:

– Rruga “SH3 (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin Teg)”;

– Rrethrrotullimi “Teg” deri te rrethrrotullimi “Sauk”, – Rruga e “Elbasanit”, Blv. “Bajram Curri”, rruga “Ali Shefqeti”, rruga “Alajdin Frashëri”; – Rruga “Rexhekrit”, rruga “Sh54” — “Unaza Madhe”, rruga “Sotir Çaci”;

– Rruga “Xhanfize Keko”, rruga “Arkitekt Kasemi”, Blv. “Zhan D’Ark” dhe Blv “Dëshmorët e Kombit”.
1.1. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të devijohet si më poshtë: – Linja Nr. 2 “Teg — Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik

– Ish Stacioni i Trenit” do të devijojë tek sheshi “Ëillson” për në rrugën “Sami Frashëri”. – Linja Nr. 5/a “Ish Kombinati i Autotraktoreve — Qendër”, pezullohet perkohësisht.

– Linja Nr. 8 “Qendër – Sauk i ri – Teg/ Sauk i vjetër/ Sanatorium”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” (segmenti a; segmenti b ), pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 10 me degëzimet: degëzimi 10/a “Marteniteti i Ri -Qendër”, degëzimi 10/b “Mihal Grameno – Qendër” dhe degëzimi: 10/c “Rrethrrotullimi Shkozë – ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.

– Linja nr. 11 “Porcelan, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” do të devijojë tek sheshi “Ëillson”në rrugën “Sami
Frashëri”.

– Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt”, pezullohet përkohësisht

– Linja Nr. 13 -Tiranë – Baldushk – Tirant, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 1 -Tiranë – Petrelë – Tiranë”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 3 “Tiranë – Farkë-Tiranë”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 9 “Tiranë – Bërzhitë – Tiranë, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 5 “Tiranë – Dajt – Tiranë, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 16/2 “Tujan”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 16/7 “Lanabregas”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 11 “Tiranë – Krrabë – Tiranë”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 14/11 “Vrap”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 15 “Tiranë – Shëngjergj – Tiranë, pezullohet përkohësisht.

1.2 Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të automjeteve në shërbim të eventit, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, të datës 09.05.2025, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, segmenti i rrugës mbrapa “Pallatit të Kulturës” si dhe në brendësi të “ish Gardës së Republikës”.

1.3 Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në segmentet rrugore si më poshtë:

– Në “Unazën e Madhe” e qytetit, rrugën “Perlat Rexhepi”, rrugën “Abdyl Frashëri”, rrugën “Ismail Qemali” dhe në rrugën “Ali Demi”.

2. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e Etapës së dytë, konkretisht në rrugët:

– Tek Sheshi “Skënderbej, rruga “Urani Pano”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Blv “Gjergj Fishta”, rruga “Muhamet Gjollesha”, Blv “Bajram Curri”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe në rrugën e “Elbasanit”.

2.1. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

– Linja Nr. 1/a “Selitë – Kristal – Qendër – ish Stacioni i Trenit – Allias” , linja nr. 1/b, “Kodra e Diellit – Kristal – Qendër – ish Stacioni i Trenit – Allias”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr.2 “Teg Sauk i vjetër Kopshti Zoologik – Ish Stacioni i Trenit”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr.3 “Kashar” (degëzimi 1 orar; degëzimi 1 antiorar; degëzimi 2), pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr.4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijohet tek sheshi “Karl Topia”

– Linja Nr. 5/a “ish Kombinati i Autotraktoreve – Qendër”, pezullohet përkohësisht. – Linja Nr. 5/b “Institut – Qendër” devijohet tek sheshi “Karl Topia”.

– Linja Nr.6 “Laprakë” devijohet tek sheshi “Karl Topia”

– Linja Nr. 8 “Qendër – Sauk i Ri – Teg/ Sauk i vjeter/ Sanatorium” devijohet tek Fakulteti i Ekonomikut.

– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” (segmenti a; segmenti b) devijohet tek Fakulteti i Ekonomikut.

– Linja Nr. 10 me degëzimet: degëzimi 10/a “Marteniteti i Ri – Qender”, degëzimi 10/b “Mihal Grameno – Qender” dhe degezimi: 10/c “Rrethrrotullimi Shkozë – ish Fusha e Aviacionit” .

– Linja Nr. 12 “Uzina Dinamo e Re – Sharre”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” (sensi orar / sensi antiorar), pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio / Tufine (degëzimi 1 “Kombinat – Kinostudio”/ degezimi 2 -Kombinat – Tufine”), pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbert” (sensi orar / sensi antiorar), pezullohet përkohësisht. 2.2. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si me poshtë:

-Në rrugët -Ibrahim Rugova” deri te rruga “Perlat Rexhepi”, rrugen “Abdyl Frasheri”, rrugen “Ismail Qemali”. rrugën “Papa Gjon Pali II”, dhe në rrugën”Dervish Hima”.

3. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe lirimin e parkimit nga ora 06:00 e datës 9.05.2025, deri në orën 23:00 të datës 10.05.2025, në rrugët brenda ish Gardes së Republikës. Rruga -Abdyl Frasheri”, “Urani Pano”, rruga mbrapa Pallatit të Kulturës me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit dhe segmentin e Blv “Zogu I” nga kryqëzimi me rrugen “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugen “Urani Pano”.

4. Qarkullimi i mjeteve të emergjences dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

Shkak fotot dhe videot int ime në Instagram, sherr mes vajzave në bulevardin e Korçës, kapin shi shet e qeIqit dhe…

Një konflikt i dhunshëm mes disa vajzave ka ndodhur pranë një lokali në bulevardin “Republika” në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, sherri ka degraduar deri në përdorimin e shisheve prej qelqi, duke shkaktuar plagosjen e një vajze.

E plagosura është identifikuar si shtetasja P.M., e njohur më parë për përfshirjen në publikimin e materialeve denigruese ndaj minorenëve në një faqe në Instagram. Ajo është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës për mjekim.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka shoqëruar në komisariat dy vajza dhe një djalë. Dyshohet se konflikti ka lindur pikërisht për shkak të përmbajtjes së faqes së Instagramit të administruar nga P.M. dhe një tjetër shtetase, ku shpërndaheshin materiale që denigronin vajza dhe djem të mitur në juglindje të vendit.

Burime nga komisariati bëjnë me dije se pas përfundimit të trajtimit mjekësor, edhe e dëmtuara pritet të merret në pyetje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Me 130-140 euro në muaj nuk konsiderohesh i varfër”/ Ministrja e Financave sqaron deklaratën

“Fjala që kam thënë është nxjerrë nga konteksti, po flitej për varfërinë”

Ministrja e Financave, Delina Imbrahimaj, pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel u pyet lidhur me deklaratën e saj të disa viteve më parë se me 130-140 euro në muaj nuk konsiderohesh i varfër.

Ajo tha se fjala e saj ishte nxjerrë nga konteksti dhe se videoja është prerë dhe bashkuar me një pjesë tjetër.

Duma: Keni thënë që 130-136 euro është mjaftueshëm për të ardhura minimale.

Ibrahimaj: Po kam një sektor është thellësisht teknik, jam krenare që e mbuloj, ka plot që janë bërë mirë. S’jam vënë me shpatulla për të folur për ekonominë, ka qenë një rast i para ose dy vitesh, fjala që kam thënë është nxjerrë nga konteksti, po flitej për varfërinë, për shifrat e INSTAT, në detyrat që kam mbuluar kam qenë edhe drejtoreshë e INSTAT, i jam referuar shifrës që konsiderohet risk për të qenë i varfër ose jo. Është prerë, është nxjerrë nga konteksti dhe është interpretuar se sa para i duhen një shqiptari për të jetuar. Shumë vende nuk kanë një pagë minimale, ne e kemi dhe kemi ndërhyrë sa herë ka qenë e nevojshme.

‘Kri mineΙët në Durrës kërcënuan me ar më kandidaten tonë për deputete’, denoncon Adriatik Lapaj: Policia të veprojë

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ngritur sot një akuzë të rëndë ndaj elementëve të krimit të organizuar në qytetin e Durrësit, duke deklaruar se kandidatja e këtij koalicioni për zgjedhjet e 11 majit, Valbona Myhedini, është kërcënuar me armë gjatë një takimi me qytetarët.

Sipas Lapajt, incidenti ndodhi në lagjen nr. 8, pranë shkollës “Eftali Koçi”, ku Myhedini dhe aktivistët që e shoqëronin u përballën me një person të armatosur.

Për këtë ngjarje, Lapaj ka publikuar edhe një video në rrjetet sociale, ku pretendohet se shfaqet autori i aktit të kërcënimit.

“Valbona Myhedin, shtetase amerikane, është përballur me një akt burracak frikësimi, që nuk do të kalojë nën heshtje”, shkruan Lapaj, duke i bërë thirrje Policisë së Shtetit të reagojë menjëherë. Ai ka paralajmëruar gjithashtu se do të informojë edhe Ambasadën Amerikane për këtë incident.

“Rrugëtimi ynë nuk ndalet! 11 maji është afër!”, përfundon deklaratën e tij Lapaj, duke theksuar se veprime të tilla nuk do ta zmbrapsin misionin e tyre politik.

Udhëtime më 15 dhe 16 maj? Aeroporti i Rinasit del me njoftim emergjent për udhëtarët që udhëtojnë

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” këshillon pasagjerët që udhëtojnë në datat 15 dhe 16 maj të paraqiten në aeroport te paktën 3 orë para fluturimit.

Më 15 dhe 16 maj, Tirana do të presë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen liderëve nga e gjithe Europa. Kështu, për shkak te masave te sigurisë dhe bllokimeve te rrugëve, priten vonesa dhe trafik.

“Më 15 dhe 16 maj, Tirana do të presë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa. Për shkak të masave të sigurisë dhe bllokimeve të rrugëve, priten vonesa dhe trafik i rënduar Pasagjerët që udhëtojnë në këto data këshillohen të planifikojnë paraprakisht dhe të paraqiten në aeroport të paktën 3 orë para fluturimit.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e TIA.

Daily Mail: Shqiptarja merr 8.000 £ për të ndihmuar një emigrant të largohet nga kampi

Daily Mail ka zbuluar një skemë fitimprurëse mashtrimi, në të cilën janë të përfshirë përkthyes zyrtarë të kontraktuar nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar (Home Office). Këta përkthyes, përmes mashtrimesh të organizuara, kanë përfituar mijëra paund për të ndihmuar emigrantët e paligjshëm – kryesisht shqiptarë – të dalin nga qendrat e ndalimit.

Në qendër të këtij skandali është përkthyesja shqiptare Eglantina Legisi, e cila punon si e pavarur për Home Office, gjykatat dhe policinë. Ajo është filmuar duke ofruar, përkundrejt një pagese prej 3,000 paundësh, garantues të rremë që dëshmojnë në gjykatë sikur kanë lidhje të afërta me emigrantët e ndaluar. Për më tepër, garantuesit paguhen paraprakisht dhe veprojnë në bashkëpunim të ngushtë me avokatë, të cilët ndihmojnë në përgatitjen e dëshmive false përpara seancave gjyqësore.

Përkthyesit dhe garantuesit udhëzojnë emigrantët se çfarë të thonë për të bindur gjyqtarët. U tregohen fotografi të njëri-tjetrit për të shtuar besueshmërinë e lidhjes së supozuar. Në shumë raste, garantuesit paraqiten përmes telefonit nga makina, me përgjigje të paqarta dhe pa asnjë kontroll të thelluar mbi të dhënat e tyre.

Zonja Legisi, e cila vetë ka hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me një pasaportë false, ka pranuar se njeh mirë sistemin britanik të imigracionit, ndaj skema që ajo drejton është sipas saj “100% e suksesshme”. Ajo madje ka dalë në media shqiptare për të kritikuar trajtimin e emigrantëve në Britani, ndërkohë që në prapaskenë shfrytëzon të njëjtin sistem për përfitime personale.

Gazetari i infiltruar i Daily Mail ka arritur të dokumentojë komunikimin me znj. Legisi dhe një avokat nga firma HM Legal Ltd, i cili pranoi të merrte përsipër çështjen edhe pasi u informua se garantuesi nuk kishte lidhje me të ndaluarin dhe ishte paguar për dëshminë e tij. Ky i fundit kërkoi 3,500 paund për shërbimin ligjor.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme ka nisur një hetim urgjent, duke premtuar “veprime të shpejta dhe vendimtare”. Autoriteti Rregullator i Avokatëve është gjithashtu duke shqyrtuar rastin për shkelje të etikës profesionale.

Deputeti konservator Chris Philp e quajti situatën “turpëruese” dhe kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të përkthyesve të përfshirë, duke theksuar se sistemi i imigracionit është duke u abuzuar në një shkallë industriale dhe ka nevojë për reformë rrënjësore.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 12,800 shqiptarë që hynë ilegalisht në Britani kanë shkelur kushtet e lirimit me kusht vetëm nga janari 2022 deri në maj 2023. Ndërkohë, në rrjetet sociale qarkullojnë video që tregojnë sesi të hiqen pajisjet e gjurmimit – një tjetër tregues i dobësisë së sistemit aktual të kontrollit.

Emri/ Kr im në familje, zbuloi trad.htinë e tij dhe i tha nënës, babai υret 18-vjeçaren

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Iran, teksa një 18-vjeçare është vrarë nga babai i saj, pasi ajo zbuloi se ai kishte një lidhje jashtëmartesore. Ngjarja ka ndodhur në qyteti Islamshahr, ku Fatemeh Soltani u sulmua dhe u godit me thikë nga babai i saj. Plagët ishin aq të rënda, sa i morën jetën menjëherë në vendngjarje.

Shkak për krimin ishte fakti që ajo kishte zbuluar marrëdhënien e tij jashtëmartesore dhe për këtë i kishte treguar dhe nënën së saj, e cila ishte përballur me bashkëshortin dhe i kishte kërkuar llogari.

Në këtë moment ai ishte xhindosur dhe kishte nisur të kërkonte të bijën, e cila prej disa muajsh jetonte më vete. Ajo ishte larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së vazhdueshme dhe kishte arritur të gjente punë në një sallon bukurie për të siguruar jetën. Babai i saj nuk e dinte se ku ajo punonte, por kishte ta gjente vendin duke rezervuar një takim përmes një numri të listuar në faqen e biznesit të saj në Instagram.

Kur Fatemeh e kuptoi se babai i saj ishte ai që e kishte bërë emërimin, thuhet se e telefonoi nënën e saj e shqetësuar. Fatemeh u vra në pragun e sallonit, raportojnë mediat lokale, ndërsa pamjet e tmerrshme të kamerave të sigurisë tregojnë babanë e saj duke zbritur nga makina e tij, dhe duke e goditur me thikë disa herë vajzën e tij.

Krimi i tmerrshëm ndodhi ndërsa njerëzit kalonin aty pranë në këmbë dhe me makina. Babai u ndal vetëm kur një kalimtar bërtiti dhe më pas u lajmërua policia, e cila e arrestoi.

“I kanë kërcënuar se do t’i marrin peng”/ Dalin pamjet nga incidenti në lokalin e babait të kandidates së PS në Dajç

Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë, Ermal Pacaj, njëherazi edhe kandidat në listat e mbyllura të PS-së për zgjedhjet e ardhshme, ka denoncuar publikisht kandidatin e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni.

Sipas Pacajt, gjatë fushatës elektorale, Gjoni ka përhapur akuza të pabazuara ndaj drejtuesve të PS në zona të ndryshme, përfshirë disa drejtues shtabesh, duke i akuzuar ata për blerje votash.

Gjithashtu, Pacaj bëri publik edhe një tjetër incident të rëndë, ku sipas tij persona të armatosur janë futur në ambientet e lokalit të babait të kandidates së PS, Klotilda Ndreca, dhe kanë kërcënuar familjarët se do të merren peng. Po ashtu janë publikuar edhe pamjet nga kjo ngjarje, ndodhur një natë më parë në ambientet e jashtme të biznesit të babait të Ndrecës.

Burime nga Policia konfirmojnë se dy persona janë shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Dajç të Lezhës, konkretisht Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç.

Lulzim Basha nuk krijoi parti të re, por bleu atë të Spartak Ngjelës (DOKUMENTI)

Pasi humbi vulën e PD, Lulzim Basha në zgjedhjet e 11 majit detyrohet të garojë në një parti provizore të cilën mesa duket e ka “blerë” në mënyrë që mos ngelte jashtë garës parlamentare.

Sot Basha garon në logon e koalicionit Euroatlantik, me kryetar Endri Hasën, por shumë pak qytetarë e dinë që kjo parti ka ndryshuar disa herë emrin në bazë të interesave të kohës.

Sot koalicioni Euroatlantik, dikur mbante emrin Partia Kombëtare e Legalitetit që në vitin 1997 nxori dy mandate deputetësh, Guri Durollari dhe Spartak Ngjelën.

Më poshtë shikoni historikun e ndryshimit të emrave të partisë që garon Basha në zgjedhjet e 11 majit.

Lulzim Basha nuk krijoi parti të re, por bleu atë të Spartak