Ardit Beshiri prej dy ditësh nën masivin e kromit, babai i 29-vjeçarit: Dua të gjej djalin dhe të di ku t’i hedh një tufë lule! Po kërkojmë me lopatë, s’ka asnjë mjet

Babai i Arditi Beshirit, 29-vjeçarit që u zhduk së bashku me fadromën ku po punonte nën masivin e kromit, ka kërkuar ndihmë për gjetjen e trupit të tij.

“Dua të gjej djalin dhe të di ku t’i hedh një tufë lule”, deklaroi babai i të riut, mes lotësh.

Ai shtoi se kërkimet po i bëjnë me lopata pasi s’kanë mjete, ndërsa kërkoi ndihmë nga shteti për aparatura më të specializuara për gjetjen e trupit të të birit.

“Kërkoj ndihmë nga shteti për gjetjen e trupit të djalit. T’i gjejnë vetëm njërin gisht ta çoj te familja ,se nuk ka gjë më të madhe në botë të humbasësh djalin në mal. I bëj thirrje shtetit, të sjellin aparatura të specializuara të gjej djalin dhe të di ku të hedh një tufë lule. Ka 3 ditë që vij me vëllezërit duke kërkuar me lopatë. Nuk ka asnjë lloj mjeti.

Djali doli në 6 të mëngjesit nga shtëpia këtu, hëngri drekën dhe vazhdoi punën me ekskavator dhe e mori baseni para. Djali kishte 5 vite që punonte, me siguracione, me të gjitha.

Nuk kanë si ta gjejnë djalin me lopata, ndaj i kërkoj shtetit ndihmë për mjete të specializuara. Babai, vëllai im tjetër po kërkojnë trupin. Ju lutem kërkoj ndihmë. Kaq mund të them”, tha ai.

Berisha shfaqet me kokoren e minatorit në Bulqizë: Do miratojmë statusin e minatorit brenda 100 ditëve

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shfaqur me kokoren e minatorit në Bulqizë gjatë takimit elektoral.

Berisha: Mirëdita dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, ju qytetarëve të Bulqizës të pranishëm në këtë sallë, por edhe të gjithë banorëve të këtij rrethi kudo që janë.

Dua të përulem me shumë nderim para jush, burra dhe gra të Bulqizës, për kontributin e jashtëzakonshëm që keni dhënë në ekonominë, në shkencën, në dijet, arsimin, kulturën e këtij vendi.
Unë vij sot tek ju edhe me një ndjenjë të fortë përgjegjësie.

Në fakt edhe me një ndjesë reale për padrejtësitë që janë bërë ndaj jush.
Shoqëria shqiptare, shteti shqiptar kanë qenë të padrejtë ndaj minatorëve të Bulqizës dhe Shqipërisë.

E them këtë sepse ju, baballarët tuaj, njerëzit tuaj, në dekada e dekada, keni derdhur lumenj djerse nëntokë në kushte shumë të vështira me sakrifica të mëdha, herë herë dhe jetën dhe ju nuk keni marrë, nuk jeni shpërblyer asnjëherë për atë që meritoni.

Unë kam biseduar në mënyrë të përsëritur me përfaqësuesit tuaj, me kryetarin e sindikatave, Përparimin, Shaqirin, dhe vij para jush me një koncept të ri.

Dhe ky koncept është ky: Shoqëria ka borxh të madh ndaj minatorëve.
Siç ka borxh ndaj pronarëve, ndaj të përndjekurve politikë. Tre janë kategoritë ndaj të cilave shoqëria shqiptare ka detyrime.

Dhe u garantoj se vij i vendosur në mënyrë përfundimtare që ndaj këtyre tre kategorive, borxhi të shlyhet.
Kjo do të thotë se në 100 ditët e para do firmoset dhe do zbatohet statusi i minatorit.

Kjo do të thotë se do parashikohet rrogë minimale 1 mijë euro. Minimalja!
Kjo do të thotë se pensionet tuaja do jenë më të lartat në Shqipëri. Në krye!

Kjo do të thotë, natyrisht bëj një sqarim këtu, sipërmarrësit ne i përgjigjemi që do detyrohet të lëvizë rrogën nga 800 në 1 mijë e më tutje, ne do i përgjigjemi atij. Ne do e lehtësojmë atë në taksa. Ne do ia ulim taksat atij. Ne do ia shesim energjinë atij nga 18 lekë në 6 lekë.

Dhe do bëjmë një gjë shumë të madhe për sipërmarrësin eksportues.
Do kompensojmë qindarkë për qindarkë euron që e shtrinë përdhe trafikantët.

Futet narkoeuro me kontejner dhe këtu ndërmarrja falimenton se ai me euro eksporton.
Por euroja e zhvlerësuar atë e dëmton 35 përqind.

Qëllimi ynë është që këto pasuri botërore, Bulqiza përsëri ka rezerva botërore kromi, absolutisht ua them unë këtë. Janë bërë studime nga kompanitë më të mëdha në botë. Ata më thanë mua se janë akoma edhe 22 milionë ton për t’u shfrytëzuar.

Nuk është vetëm Bulqiza. Shqipëria ka pasuri përrallore minerare. Malet e saj janë mineral.
Kështu që çështja e statusit do jetë një nga çështjet më serioze tona.

Prindërit e djalit të mb*tur me çarçaf në Voskopojë, duan që Kejsi Spaillari të akυzohet për υr*sje në familje

Mishel dhe Stefani Karafili, dy prindërit e Antonio Karafilit që u mbyt me çarçaf në muajin qershor 2018 në Voskopojë, i janë drejtuar me një kërkesë prokurorisë së Korçës, duke kërkuar prej këtij institucioni, ndryshimin e akuzës për 25-vjeçaren Kejsi Spaillari.

Kjo e fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale të “Vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim, pasi së bashku me Rexhep Vathin, kanë mbytur dhe më pas varur në pemë 18-vjeçarin Antonio Karafilin.

Por dy prindërit duan nga prokuroria që Kejsi Spaillari të akuzohet për “Vrasje për shkak të marëdhënies familjare”.

Përmes një MEMO-je të dërguar së fundi në prokurori, dy prindërit i kujtojnë prokurores së çështjes se djali i tyre Antonio, i mbetur viktimë në këtë ngjarje dhe autorja e krimit, Kejsi Spaillari, kishin një lidhje sentimentale duke bashkëjetuar mes njëri-tjetrin.

Një fakt i tillë është pranuar nga të dyja familjet, e vajzës dhe djalit.

“…Kejsi Spaillari dhe Antonio Karafili kanë pasur një lidhje intime dhe të vazhdueshme për më shumë se dy vite. Marrëdhënia e tyre ka qenë e pranuar nga të dy familjet, duke i dhënë kësaj lidhjeje karakterin e një familjeje de facto.Ata kanë kaluar kohë të konsiderueshme së bashku, duke funksionuar si një çift…”- thuhet në Memon e dërguar prokurorisë.

Nisur nga kjo situatë, prindërit kanë kërkuar kualifikimin e akuzës për të pandehurën e vetme në këtë dosje, shtetasen Spaillari, e cila tashmë është larguar nga Shqipëria duke u vendosur me banim në Kanada.

Nëse akuzat ndryshojnë dhe Spaillari deklarohet fajtore në gjykatë, për këtë krim ajo rrezikon një dënim që varion nga 35 deri në 25 vite burgim.

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë shkund tokën, njerëzit vrapojnë të ndalin nga shtëpitë

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të Rihterit goditi sot provincën Chiapas të Meksikës , sipas Qendrës Gjermane të Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ).

Thellësia fokale e tërmetit ishte 269 kilometra, raportoi GFZ.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) e mati tërmetin me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter në veri të provincës Matamoros dhe thellësinë fokale në 260 kilometra.

Rrëzohet me parashutë partneri i Roza Latit

Një incident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë, pak minuta para spektaklit me fishekzjarre.

Xhonatan Islami, i njohur për pasionin e tij ndaj sporteve ekstreme, është rrëzuar gjatë një hedhjeje me parashutë

Fatmirësisht, ai ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar dëmtime serioze. Sipas burimeve, gjithçka është nën kontroll dhe mjekët po monitorojnë gjendjen e tij.

Xhonatan Islami është partneri i moderatores Roza Lati, me të cilën është në një lidhje dashurie që nga viti 2024. Lidhja u bë publike përmes një postimi të parashutistit, duke konfirmuar zërat që qarkullonin për çiftin.

Dëshiron ta përmbledh këtë si titull për rrjete sociale apo story?

Video Player

Fëmija 4 vjeç rrëzohet në shkallët e kopshtit, dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në ambjentet e kopshtit nr. 11 në qytetin e Korçës, ku një fëmijë 4-vjeçar është rrëzuar në shkallë.

Menjëherë pas incidentit, fëmija është transportuar në spitalin rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po vazhdon të trajtohet nga mjekët.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar të gjitha protokollet e sigurisë në institucionin arsimor.

Ulja tronditëse në mes të plazhit në Himarë, procedohet parashutisti

Këto janë pamjet kur një 28-vjeçar nga Tirana ka bërë një ulje të rrezikshme me parashutë në plazhin e Potamit në Himarë.

Parashutisti është ulur në mes të pushuesve, mbi rërë, dhe është dëmtuar për shkak të problemeve gjatë uljes.

Policia e Himarës ka referuar materialet në Prokurori për 28-vjeçarin, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur ‘Potam’, Himarë, është dëmtuar aksidentalisht gjatë hedhjes me parashutë shtetasi Xh. I., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.

https://streamable.com/e/lqkrlx?quality=highest

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 05 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.3 lekë dhe shitet me 87.5 lekë.

Euro blihet me 98 lekë dhe shitet 98.8 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.2 lekë, ndërsa në shitje me 105.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 114.6 lekë dhe shitet me 115.8 lekë

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.5 lekë, ndërsa në shitje me 64 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

PD po ankohet se deputeti Nallbati nuk e ka rrahur aq sa duhet qytetarin

Është e papërfytyrueshme që në një skenë agresive, ku protagonist është një deputet ndaj një qytetari të pambrojtur, të ngresh zërin për të mos prekur… agresorin. E në fakt askush s’po e prek ende.

Deputeti Nallbati është konfliktuar me një kamionist dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa, së bashku me vëllain e tij, ndalon para kamionit dhe i sulet shoferit. Ky i fundit nuk quhet Niko Peleshi dhe nuk është as kandidat i ndonjë partie kundërshtare. Është thjesht një shofer anonim, i rrahur nga një deputet sepse nuk i ka hapur rrugën.

Kjo nuk përbën ndonjë lajm të madh, pasi Nallbati është i njohur për sjellje të dhunshme. Në gjithë biografinë e tij politike ka vetëm episode dhune. Njeriu zakonisht bën më shpesh atë që di të bëjë më mirë, dhe Nallbati e ka gjetur mënyrën e vet për t’u bërë i njohur. Nuk ia vlen të merremi gjatë me të.

Ajo që bën përshtypje është përpjekja për solidaritet ndaj tij nga deputetë të tjerë të PD-së. Dëgjova një deklaratë nga Gazmend Bardhi që akuzon Niko Peleshin se ka ndërhyrë në polici që të arrestohet vëllai i Nallbatit. Në fillim mendova se këta po ankoheshin pse nuk ishte ndaluar në flagrancë vetë deputeti, por vetëm vëllai. Kjo do kishte një farë logjike, sepse nga pamjet duket qartë që dhuna vjen nga vetë deputeti. Por në fakt, ata po thonë se as vëllai nuk duhej ndaluar, pasi ishte në shoqërinë e një deputeti. Pra gjendja është edhe më e rëndë sesa mendohej.

Është e papërfytyrueshme që në një skenë agresive, ku protagonist është një deputet ndaj një qytetari të pambrojtur, të ngresh zërin për të mos prekur… agresorin. E në fakt askush s’po e prek ende.

Skena e dhunës së Nallbatit është më se e mjaftueshme që ai të merret i pandehur dhe të trajtohet sipas standardit me të cilin është trajtuar rasti i Arben Ndojës kur dhunoi deputetin Strazimiri vite më parë. Për më tepër që tani kemi dhe një ligj për dekriminalizimin.

Ndoshta Gazmend Bardhi ka përvojë pozitive nga vrasja në Elbasan, pasi nuk i hyri gjemb në këmbë, edhe pse gardisti i tij po kalbet në burg. Por kjo nuk do të thotë që, meqë ai ka shpëtuar nga një procedim penal që përfundoi me pasojë vrasjen, tani duhet të inkurajohet çdo deputet i PD-së të rrahë qytetarë rrugëve, me shpresën se nuk do t’i ndodhë gjë.

Për më tepër, edhe kur përpiqet të justifikohet, Nallbati thotë:
“Para së gjithash, unë jam njeri.”
Çka nënkupton, sipas tij, se rrahja është një refleks njerëzor më parë se funksioni i të qenit deputet. Pra, ai e konsideron detyrë që të rrahë.

Duhet t’ia sqarojë dikush se nuk është detyrim të rrahësh qytetarët në rrugë. Mund të mos i ndihmosh, por nuk është e nevojshme t’i rrahësh.

Gazmend Bardhi dhe Ivi Kaso janë njerëz që i njohin ligjet. Kaq gjë mund t’ia thonë. Përndryshe, mund të supozojmë se në çdo fushatë, PD ka një zakon: të vrasë dikë në javën e fundit. Dhe ndoshta këtë radhë personi i përzgjedhur për këtë mision është Nallbati — por ne ende nuk dimë gjë. Po të jetë kështu, atëherë vërtet është mbrapa me detyrën që i kanë dhënë.

“Ju kërkoj falje, nuk dua të bëhem barrë”, 58-vjeçari i jep fund jetës në banesë, lë pas letrën e dhimbshme të lamtumirës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në lagjen “13 Shtatori” të qytetit të Beratit, ku një 58-vjeçar ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur në dhomën e gjumit të banesës së tij.

Viktima, i identifikuar si shtetasi Y. R. , u gjet i pajetë nga bashkëshortja, e cila njoftoi menjëherë policinë. Sipas burimeve zyrtare, në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune, duke përforcuar dyshimet se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Në vendngjarje, policia gjeti një letër të lënë nga viktima, në të cilën ai i kërkonte ndjesë bashkëshortes dhe shpjegonte gjendjen e tij të rënduar psikologjike.

Ai shprehej se, për shkak të përkeqësimit të sëmundjes dhe rrezikut për paralizë të plotë, nuk dëshironte të bëhej barrë për familjen.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.