Ish-deputetja e Partisë Socialiste emërohet drejtoreshë e AKU-së

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Gjylametit i është besuar ky institucion, që shpesh herë ka qenë në qendër të skandaleve, sa i takon rasteve të abuzuara të produkteve bujqësore me përmbajtje pesticidesh të ndaluara. Më herët në krye të AKU-së ishte Manush Kullolli.

Blerina Gjylameti ka qenë më parë deputete e Partisë Socialiste dhe ka shumë vite kontribut në këtë forcë politike.

Por në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 majit, Gjylameti nuk arriti dot që të futej në Parlament.

Zbulohet sekreti i banorit të ri dhe misioni i tij në BBVA 5: Ka ‘gisht’ edhe familja e Selinës?

Mbrëmja e djeshme ka sjellë një hyrje të re dhe surprizuese në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”.

Banori më i ri është Rogerti, një gazetar sportiv që jeton në Amerikë, i cili nuk ka humbur kohë për të trazuar ujërat që në minutat e para.

Menjëherë pas hyrjes, ai është përfshirë në debate të ashpra me Kristin dhe Selinën, por duket se përplasja me këtë të fundit nuk është e rastësishme.

Gjatë një bisede, Rogerti ka zbuluar hapur qëllimin e tij të vërtetë, duke pranuar se ka hyrë brenda me një mision të mbartur nga jashtë: Të ndajë përfundimisht Selinën nga Miri.

“Kam ardhur me një mision të qartë,” tha ai, duke u shprehur i vendosur për ta realizuar këtë ndarje.

Ky dedikim i pazakontë për të prishur këtë raport mes Mirit dhe Selin ka ngritur menjëherë dyshime të forta. A fshihet pas këtij misioni dëshira e dikujt tjetër? Aludimet e para çojnë te familja e Selinës, duke ngritur pyetjen nëse ata kanë “gisht” në këtë strategji të Rogertit për të larguar vajzën e tyre nga Miri.

“Të jem unë vëllai jot s’të fus më në shtëpi”/ Rogerti SULMON KEQ Selin, banorja në gjendje të rëndë, qan me dënesë

Hyrja e banorit me të ri, Rogertit duket se ka sjelle trazime dhe debate të forta brenda shtëpisë. Menjëherë pas spektaktlit të madh, Rogerti ka sulmuar disa banorë, një prej tyre dhe Selin.

Në një bisedë që ka bërë me të, Rogerti i ka thënë së nëse do ishte vëllai i saj, pas daljes nga BBV nuk do e pranonte më në shtëpi.

Ndërkohë që në mbrojtje banores i ka dalë Kristi, duke e konsideruar Rogertin maskara i cili nuk kishte turp për fjalët që po thoshte.

Pas debatit që ka patur me Rogertin, Selin është parë e prekur, teksa ka qarë për disa minuta rresht duke e diskutuar këtë edhe me banorë të tjerë si Miri, Juela apo Greta.

Pjesë nga debate:

Rogert: Kështu si flet ti, të jesh motra ime nuk te fus më në shtepi që ta dish. Kujdes kur të dalësh nga dera kurdo që të kesh kohën…

Selin: Ti kujdes me vëllain tim, krahasimet ik e bëjë me familjen tënde dhe vëllain tënd.

Kristi: O maskara të të vij turp, maskara pa masë je. Hajde më mbaj pishtarin mua,. Nuk ke turp vjen i tregon familjen asaj. Kush je ti që tregon familjen asaj?!

E uroi “live”, Lorna zbulon emrin e partnerit, kush është reperi që jeton në SHBA?

Mbrëmja e djeshme (e martë) në Big Brother VIP Albania 5 u karakterizua nga emocione dhe surpriza të njëpasnjëshme, por momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ndodhi në fund të spektaklit.

Pas hyrjes së një banori të ri në shtëpi, i cili u prezantua në mënyrë ironike sikur të ishte i dashuri i Lornës, banorja vendosi të reagonte në lidhje me ketë.

Ajo përfitoi nga momenti për të bërë një urim të veçantë për ditëlindjen e partnerit të saj, duke zbuluar për herë të parë identitetin e tij.

Lorna tregoi se partneri i saj quhet Dren dhe më pas u zbulua se bëhet fjalë për një reper shqiptar.

Dren Kaleci prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe zhvillon karrierën e tij artistike.

Urimi u bë me rastin e ditëlindjes së tij të 39-të dhe u shoqërua me fjalë të ndjera, duke treguar se pavarësisht distancës fizike, lidhja e tyre mbetet e fortë.

y moment emocional u prit me interes të madh nga publiku dhe banorët, duke hedhur më shumë dritë mbi jetën personale të banores pasi ka qenë më e rezervuar.

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i njohur shqiptar

Ish-kryebashkiaku i Përmetit, një figurë e njohur dhe e respektuar e komunitetit përmetar, Spartak Kondi ka ndërruar këtë të mërkurë.

Kondi i cili drejtoi një nga bashkitë e jugut të vendit për një mandat katër vjeçar ka mbyllur sytë përgjithmonë duke lënë pas dhimbje te familjarët, por dhe ata përmetarë dhe kolegë që ai njohu, i takoi, ndau hallet dhe punët e qytetit.

Kontributi i Kondit në drejtimin e qytetit, përkushtimi dhe puna e palodhur në shërbim të interesit publik do të mbeten të gdhendura në kujtesën e qytetarëve.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij, në katin e parë të Bashkisë Përmet është vendosur libri i përshtypjeve, ku qytetarët kanë mundësinë të lënë një mendim, kujtim apo mesazh nderimi.

“LAMTUMIRË SPARTAK KONDI!

Me mirënjohje dhe respekt të thellë shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-Kryebashkiakut të Përmetit në vitet 1996–2000 dhe qytetarit tonë Spartak Kondi.

Kontributi, përkushtimi dhe puna e tij në shërbim të qytetit dhe komunitetit do të mbeten një vlerë e çmuar dhe e paharruar. Në nder të figurës së tij, në katin e parë të Bashkisë Përmet do të jetë i vendosur libri i përshtypjeve, ku qytetarët që dëshirojnë mund të shprehin një mendim, një kujtim apo një mesazh nderimi. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë qytetarëve. U prehtë në paqe! Lamtumirë Kryetar”, thuhet në njoftimin e bërë nga Bashkia e Përmetit.

Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për pasagjerët, ja çfarë ndryshon për vonesat dhe anulimet

Parlamenti Europian votoi të mërkurën me shumicë dërrmuese për të hedhur poshtë përpjekjet e shteteve anëtare të BE-së për të dobësuar të drejtat e kompensimit të pasagjerëve ajrorë, duke ruajtur pragun e vonesës prej tre orësh që ka mbrojtur udhëtarët që nga viti 2004.

Eurodeputetët miratuan qëndrimin e tyre me 632 vota pro, 15 kundër dhe nëntë abstenime, duke kundërshtuar propozimet e Këshillit që do të kishin ulur të drejtat e kompensimit dhe do të kishin rritur pragun e vonesës në katër deri në gjashtë orë në varësi të distancës së fluturimit.

Parlamenti dëshiron të mbajë nivelet e kompensimit midis 300 dhe 600 eurove bazuar në distancën e fluturimit, ndërsa Këshilli propozoi uljen e maksimumit në 500 euro.

Vota mbështeti gjithashtu ruajtjen e të drejtave të pasagjerëve për rimbursim, ridrejtim dhe kompensim për anulimet dhe mohimin e hipjes në bord.

Rregullat e projektligjit do të kërkonin që linjat ajrore të dërgonin formularë kompensimi të para-plotësuar tek pasagjerët brenda 48 orëve nga anulimet ose vonesat, duke u dhënë udhëtarëve një vit për të paraqitur kërkesa. Qëndrimi i Këshillit do të kërkonte formularë të para-plotësuar vetëm pas anulimeve, jo vonesave.

Eurodeputetët gjithashtu duan të heqin tarifat shtesë për korrigjimin e gabimeve në emrat e pasagjerëve ose regjistrimin në fluturime, dhe të garantojnë bagazhe kabine falas, duke përfshirë një send personal dhe një bagazh të vogël dore me dimensione maksimale 100 cm dhe shtatë kilogramë.

Parlamenti mbështeti mbajtjen e detyrimit të linjave ajrore për të ofruar pije freskuese çdo dy orë pas orarit të nisjes, vakte pas tre orësh dhe akomodim gjatë natës për maksimumi tre netë gjatë vonesave të gjata. Kufiri prej tre netësh do t’u ofronte linjave ajrore parashikueshmëri më të madhe të kostos, sipas eurodeputetëve.

Kodi Penal/ Ligjet miratojnë ndryshime, burg për parkimet e dyfishta

Qeveria e Edi Ramës vijon ashpërsimin e Kodit Penal, duke parashikuar burgosje edhe për shkelje administrative.

Sot, në Komisionin e Ligjeve, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka prezantuar propozimet e qeverisë, ku përfshihet në Kodin Penal dënimi me burgosje për parkimet dyshe, zënien e hapësirave publike, si dhe ashpërsimi i dënimeve për ndërtimet pa leje.

Pr/ligji ndërhyn në një fenoment të prëditshëm por me pasoja për sigurinë publike. Parkimi në resht të dytë. Duke e trajtuar si vepër penale në rastet kur kjo pengon seriozisht qarkullimin dhe lëvizjen e mjeteve të emergjencës.

Në propozimet për ndryshim në Kod është përfshirë edhe dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët.

Pas paralajmërimeve për ndryshime në Kodin Penal, ku shumë shkelje administrative do të dënohen me burg, drafti i qeverisë ka mbërritur në Komisionin e Ligjeve, ku janë miratuar ndryshimet e kërkuara nga Këshilli i Ministrave.

Që nga shtesat pa leje e deri te parkimet dyshe, që më parë dënoheshin me gjobë, tashmë me këto ndryshime ligjore do të konsiderohen vepra penale dhe do të dënohen me burg. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ishte në Komisionin e Ligjeve, ku u miratuan ndryshimet.

Ndryshimet parashikojnë edhe dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët.

“Në gusht, Toka do humbasë gravitetin për 7 sekonda”- NASA e hedh poshtë teorinë konspirative, shpjegon çfarë do ndodhë! Eklipsi i plotë, misteri i “Projektit Anchor” dhe i 40 milionë vdekje

NASA i është përgjigjur zyrtarisht një teorie që u bë virale në internet, e cila pretendonte se Toka do të humbiste gravitetin e saj për shtatë sekonda në vitin 2026, duke shkaktuar miliona vdekje.

Sipas kësaj teorie, fenomeni do të ndodhte më 12 gusht dhe agjencia hapësinore amerikane thuhet se ka zbatuar një program të supozuar të quajtur “Project Anchor”, për t’u marrë me pasojat.

Teoria fliste për objekte dhe njerëz që shemben gjatë “kthimit” të gravitetit, me referenca për deri në 40 milionë vdekje nga rëniet, ndërsa pretendonte se NASA po shpenzon dhjetëra miliarda dollarë për të parandaluar katastrofën.

Mohim kategorik nga NASA

Një zëdhënës i NASA-s, duke folur për faqen e internetit të verifikimit të fakteve Snopes, i mohoi kategorikisht pretendimet, duke sqaruar se Toka nuk do ta humbasë gravitetin e saj më 12 gusht 2026 ose në ndonjë datë tjetër.

Siç shpjegoi ai, graviteti i Tokës përcaktohet nga masa e saj totale. Që graviteti të “zhduket”, i gjithë sistemi i Tokës – bërthama, manteli, korja, oqeanet, rezervat e ujit dhe atmosfera – do të duhej të humbnin masivisht materie, e cila nuk shoqërohet me ndonjë fenomen natyror të njohur.

Çfarë do të ndodhë realisht më 12 gusht?

Data e cituar në postime nuk lidhet me ndonjë anomali gravitacionale.

Përkundrazi, një eklips total diellor është planifikuar për 12 gusht 2026, një fenomen që nuk ka ndonjë efekt të pazakontë në gravitetin e Tokës.

NASA na kujton se, ndërsa tërheqja gravitacionale e Diellit dhe Hënës ndikon në baticë, ajo nuk e ndryshon tërheqjen gravitacionale të përgjithshme të planetit. Këto fenomene kuptohen plotësisht nga shkenca dhe mund të parashikohen me saktësi dekada më parë.

Udhëzime për eklipsin

Lidhur me eklipsin e ardhshëm, NASA thekson se vëzhgimi i Diellit pa mbrojtje të veçantë është i rrezikshëm për sytë.

Kërkohen syze të posaçme për eklipsin, ndërsa vëzhgimi i drejtpërdrejtë pa mbrojtje lejohet vetëm për disa sekonda , kur Hëna e mbulon plotësisht Diellin. Sapo të rishfaqet edhe një pjesë e vogël e diskut diellor, mbrojtja duhet të përdoret përsëri menjëherë.

NASA dhe shkencëtarët në përgjithësi theksojnë se pretendimi i “shtatë sekondave të mungesës së peshës “nuk ka asnjë bazë shkencore dhe është pjesë e një liste të gjatë teorish konspirative online që shfrytëzojnë injorancën rreth parimeve themelore të fizikës.

E bujshme/ Bleona Mata u rrëmbye në Kukës dhe u soll në Vlorë tek vajza që nuk bënte fëmije. Bleona jeton, ja …

Pesëmbëdhjetë vite pas zhdukjes që la pa gjumë mbarë opinionin publik, një dëshmi e re dhe tronditëse premton të hedhë dritë mbi fatin e Bleona Matës.

Vajza, e cila u zhduk në moshën 6-vjeçare nga fshati Zapot i Kukësit ndërsa kulloste bagëtinë, dyshohet se është gjallë dhe ndodhet në Bashkimin Evropian.

Sipas informacioneve të bëra publike nga gazetarja Nexhmije Beqiri në Report TV, një shtetas ka rrëfyer skemën e frikshme të rrëmbimit që ka ndodhur brenda “gjirit të fshatit”.

Statusi i plote i Nexhi Beqiri:

Sot, 15 vjet pas ” zhdukjes” së Bleona Matës: sipas informacioneve më të fundit, e thënë nga një shtetas, Bleona Mata, vajza 6 vjeçare e rrëmbyer në Zapot të Kukësit, është rrëmbyer nga një fshatar po nga ai fshat i Kukësit, dhe është sjellë në fshatin Llakatun të Vlorës , tek vajza e tij që nuk kishte fëmijë. Pas 3 muaj, kjo familje bashkë me Bleonën ikin në Greqi, dhe vitet e fundit gjenden në Gjermani. Bleona Mata jeton.🥲🥲🥲🥲🙏🙏🙏🙏🙏

Misteri i zhdukjes së Bleona Matës, DËSHMIA e fortë: E pashë me sytë e mi, u mbajt e izoluar në Vlorë dhe u dërgua në Greqi (Video)

Gjashtëmbëdhjetë vite pas zhdukjes misterioze të vogëlushes Bleona Matës, një dëshmi e re ka mbërritur në redaksinë e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv, duke ngritur dyshime serioze mbi vendndodhjen dhe lëvizjet e saj pas humbjes më 22 maj 2010, nga mali Pikëllim, në zonën e fshatit Zapod, Kukës.

Dëshmitari në një bisedë të gjatë telefonike me gazetaren e emisionit Odeta Dume, ka ndarë një sërë informacionesh dhe detajesh që lidhen me rrethanat e asaj kohe, lëvizje të dyshimta dhe elementë që, sipas tij, mund të hapin pista të reja hetimi për fatin e Bleonës.

“Unë kam informacion për Bleona Matën. Vajzën e kanë sjellë njerëz të afërt të familjes… e kanë sjellë në Llakatund dhe nga Llakatundi për tre muaj e kanë mbajtur në fshatin Picar të Vlorës”, thotë ajo.

Sipas rrëfimit të tij, vajza është marrë nga një çift, i cili dyshohet se e ka mbajtur të izoluar. Dëshmitari shton se pasi rasti u bë mediatik në programin “Njerëz të Humbur” të atij viti, vogëlushja e dyshuar si Bleona Matë është larguar nga fshati.

“E kam parë Bleonën me sytë e mi, e kemi parë dhe në televizor. Unë dyshoj se nga frika ata e dërguan në Greqi, pasi ajo familje kishte jetuar edhe më parë në atë shtet”, vijon ajo.

Edhe pse këto pretendime mbeten të paverifikuara zyrtarisht, dëshmia përbën një rrëfim të drejtpërdrejtë nga një banor i zonës dhe ndez një dritë jeshile për verifikime të mëtejshme.

Zhdukja e Bleona Matës mbetet një nga rastet më të mediatizuara dhe më të dhimbshme në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. Një vajzë vetëm 6 vjeçe u zhduk më 22 maj 2010, ndërsa gjurmët e saj të fundit u humbën në malin Pikëllim, në zonën e Kukësit.

Emisioni “Pa Gjurmë” do të vijojë verifikimin e çdo informacioni të ri dhe ndjekjen e kësaj piste, me shpresën për të hedhur dritë mbi një nga rastet më të pazbardhura të zhdukjes së një fëmije në Shqipëri.

Kushdo që ka informacion për Bleona Matën, ftohet të kontaktojë stafin e emisionit “Pa Gjurmë”, edhe në mënyrë anonime, në numrin: +355 69 99 55 698