“Kam 5 υίte pa b. ërë …ks”, gr.υaja tregon arsγen ρse bυ rri e refυzon…!!

Një grua e martuar, ka ndarë me psikologe Deidren problemin e saj që e shqetëson prej vitesh. Ajo zbuloi se kishte plot pesë vite që nuk kishte bërë s.ks me bashkëshortin e saj.

Por më e keqja është justìfikimi që i jep i shoqi… ai i thotë se nuk e shikon më si femër tërheqëse pasi pas lindjes së fëmijës ka shtuar në peshë.

“A duhet të largohem? Burri dhe unë kemi qenë së bashku për 23 vjet dhe kemi dy fëmijë, por ne nuk kemi kryer marrëdhënie s*ksuale në gati pesë vjet.

Burri im thotë se nuk më sheh më tërheqëse pas lindjes së fëmijëve sepse kam shtuar në peshë.

Pasi dëgjoi historinë e saj, psikologia Deidre u mundua që t’i japë këshillën më të mirë të mundshme.

“Të jesh i vetmuar në marrëdhënien tënde është një shenjë e qartë se diçka nuk është në rregull. Duket sikur marrëdhënia juaj po kalon në shumë sfida.

A duhet të largohesh? Mbase. Megjithëse ka hapa të tjerë që mund të dëshirosh të provosh përpara se ta bësh atë.

Nëse ai nuk është i gatshëm të bëjë përpjekje bashkë me tz për të shpëtuar këtë lidhje, atëherë është mirë që të ndaheni dhje të gjeni veten tuaj. Më besoni, e ardhmja juaj larg tij do të jetë më e ndritur”.

Skandali me videot in time/ Shokon Olti Curri: Dy nga gratë pas publikim të videove kanë tentuar …

Opinionisti Olti Curri ka reaguar lidhur me publikimin dhe shpërndarjen e videove intime të disa personazheve të njohura, duke e vendosur theksin te privatësia e personave të filmuar dhe pasojat që mund të ketë publikimi i materialeve pa pëlqim.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Curri argumenton se viktimat në këtë rast janë gratë që, sipas tij, nuk kanë qenë në dijeni se po filmohej intimiteti i tyre dhe se materialet më pas kanë përfunduar në duart e publikut.

Ai shprehet se fakti që personat janë pjesë e industrisë së showbizit mund të sjellë komente, analiza apo edhe reagime me humor në rrjetet sociale, por thekson se kjo nuk duhet të zhvendosë vëmendjen nga mënyra se si janë siguruar dhe shpërndarë materialet.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FOltiCurriOfficial%2Fposts%2Fpfbid0pq224gBdgxV4zKWuRtuFbvAT4Xyuvp9twzrxyD2gzfbarbUrh8vJZscpicohKTJrl&show_text=true&width=500

Aktori Flor Binaj bën dekIaratën e fortë pas skandalit në showbiz: “Ata që na q°në ne, duke na …”

Publikimi dhe qarkullimi i videove intime që pretendohet se përfshijnë personazhe të njohur të showbizit shqiptar vijon të sjellë reagime nga figura publike.

Mes tyre është edhe aktori Florjan Binaj, i cili ka zgjedhur ta zhvendosë vëmendjen nga jeta private e personazheve te çështjet që, sipas tij, prekin drejtpërdrejt qytetarët.

Binaj ka shpërndarë në Instagram një postim të Genc Sejkos, ku shkruhet:

“Se çfarë bëjnë dy ose tre veta në shtrat nuk më intereson fare. Le të përqendrohemi tek ata që na q**ë ne, duke na vjedhur çdo ditë.”

Aktori e ka shoqëruar postimin e shpërndarë me një shenjë miratimi, duke treguar se pajtohet me mesazhin e përcjellë.

Reagimi vjen në një moment kur videot e publikuara dhe pretendimet që i shoqërojnë ato kanë marrë një vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Në të njëjtën kohë, disa figura publike kanë ngritur pikëpyetje nëse kjo vëmendje po largon fokusin nga zhvillime të tjera me interes publik.

Edhe qëndrimi i Binajt shkon në këtë drejtim. Pa komentuar personat e përfolur dhe pa hyrë në përmbajtjen e materialeve private, aktori sugjeron se jeta intime e individëve nuk duhet të kthehet në çështjen kryesore të debatit publik, ndërsa vëmendja duhet të mbetet te problematikat që prekin shoqërinë dhe përdorimin e parave publike.

“BURG për këdo që i ka shpërndarë videot!” Personazhe të njohura PLASIN keq për rastin e Adrian Hilës: Intimiteti i një personi nuk duhet të kënaqë tjetrin (REAGIMET)

Publikimi i disa videove intìme në rrjet, në qendër të të cilave qëndron kompozitori Adrian Hila, ka shkaktuar reagime të shumta nga personazhe të njohura. Në mesin e reagimeve që dënojnë hapur shpërndarjen masive të videove intime të cilat haptazi cënojnë privatësinë e personave të përfshirë, renditen gazetari Blendi Salaj dhe ish-deputetja e PD-së Ori Nebiaj.

Në postime të bëra ditën e sotme në rrjet, dyshja e sipërpërmendur përveçse dënon shpërndarjen e pamjeve në fjalë, kundërshton dhe “kënaqësinë” e njerëzve për t’i kushtuar vëmendje ngjarjeve të tilla që lidhen ngushtësisht me jetën personale të personave të përfshirë në këtë mes.

Blendi Salaj thekson në reagimin e tij se kënaqësia për të poshtëruar persona të tjerë, nuk na bën neve njerëz më të mirë, ndërsa shton se asnjë prej nesh nuk do të donte të përjetonte një histori të tillë, ndaj nuk duhet ta trajtojmë tjetrin siç ne nuk do donim të trajtoheshim.

“Mua nuk më ka mbërritur ndonjë video në WhastApp, kjo për shkak se kam miq të mirë që nuk e panë të nevojshme që t’i shpërndajnë tek unë videot që u kishin ardhur. Jam mirënjohës për këtë. Por dua të them dy fjalë rreth këtij fenomeni të poshtërimit kolektiv të njerëzve. Çfarëdolloj gabimi paçin bërë këta njerëz, askush nuk e meriton që të poshtërohet, t’i asgjësohet dinjiteti dhe personaliteti, e aq më keq sepse kjo nuk na bën neve njerëz më të mirë. Nuk e bën shoqërinë më të shëndetshme, përkundrazi nëse ky kthehet në një sport kombëtar dhe ne marrim kënaqësi nga poshtërimi, shkelja, dhunimi i gjithçkaje te një person apo nga shkërmoqja e tyre.

Çfarë thotë kjo për ne? Çfarë na bën kjo ne të jemi? Sepse, mund të thotë dikush e meritojnë. Po kush është ai që e vendos se kush meriton dhe çfarë?! Dhe e kthejmë dinjitetin e njeriut në një monedhë pastaj që ne japim apo marrim siç na do qejfi. Jo, kjo nuk e bën shoqërinë më të mirë. Në qoftë se drejtësia kthehet në mizori, në mospasjen e mëshirës, atëherë kjo thotë se jemi duke shkuar drejt një shoqërie monstruoze që është e gatshme që ta përtypë e ta pështyjë çdo njeri, e që kënaqet kur njerëzit bien. Dhe kjo nuk është as shoqëria, e as bota ku duam të jetojmë. Duhet ta trajtojmë tjetrin ashtu siç duam të na trajtojnë të tjerët. Kaq!”, thekson Blendi Salaj.

Në të njëjtën linjë qëndron dhe Ori Nebiaj, e cila përgjatë reagimit të saj përveçse dënon shpërndarjen e pamjeve thekson se personi që e ka bërë i pari videon dhe të tjerët që e kanë shpërndarë gjerësisht duhet të dënohen me burg.

“NGA SKANDALI NE SPEKTAKEL

Që ne jemi një popull i frustruar seksualisht, kjo s’ka diskutim! Sa herë del një «skandal» me video intime, etja për t’i parë na zjen gjakun. Në fakt, skandali nuk është jeta intime e njerëzve. Skandali është thyerja e privatësisë së tyre dhe mënyra si ne i presim, i kërkojmë e i shpërndajmë ato pamje. Neveritëse.

Gra që mund të jenë filmuar në intimitet pa dëshirën e tyre. Burra ordinerë, fekale të shoqërisë, që realizojnë skenarë të tillë. Duhet të ketë përgjegjësi të qartë penale për këdo që provohet se filmon intimitetin e dikujt pa pëlqimin e tij dhe për këdo që i shpërndan ato pamje pa pëlqim. Ky është abuzim, jo argëtim.

Qejf i madh, histeri nëpër telefona, ndërsa videot kalojnë nga njëri te tjetri. Akoma na bën çudi që njerëzit kanë jetë intime.

Dalin çështje që ngrenë pyetje për abuzimin me pushtetin, shtetin dhe taksat tona, e megjithatë vëmendjen e harxhojmë te historitë rozë: me kë shkonte, kë kishte dashnore.

Dhe, si gjithmonë, fatura e turpit i shkon gruas së pari. Burri mund të jetë pjesë e së njëjtës histori, por ajo bëhet titulli, objekti i gjykimit dhe shënjestra e komenteve. Ky është morali ynë me dy standarde: kur duhet të kërkojmë llogari, bëhemi spektatorë; kur duhet të respektojmë privatësinë, bëhemi prokurorë.

Po e mbyll duke përmendur një emër, ADRIAN HILA. Çfarë perversiteti ordiner. Burg për këdo i ka shpërndarë videot, si dorë e parë e e si dorë e dytë.”, thekson në fjalën e saj Nebiaj.

Një tjetër reagim ka ardhur nga bota e showbizit shqiptar. ka qenë Luiz Ejlli ai që nuk e ka lënë p komentuar situatën në fjalë të cilën tërthorazi e ka ironizuar.

“Bie telefoni në mëngjes “Alo, Luiz Ejlli?”. Filani tha jam kompozitor, kam bërë një këngë fiks për ty! A po kalon pak te studioja ime dhe te shtëpia që ta dëgjosh?! A e lëmë te kafja poshtë i thashë se…. hë e kupton vetë ti… Prit e Zot.”, shprehet Luiz Ejlli në videon e postuar ditën e sotme në rrjet.

VIDEO

BE përgatitet të “heqë veton”, ndryshimi i madh që mund të prekë rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit

Bashkimi Evropian po shqyrton një ndryshim të rëndësishëm të rregullave të tij të brendshme, ndërsa përgatitet për mundësinë e zgjerimit përtej 30 shteteve anëtare. Në qendër të reformës është reduktimi i rasteve kur një vend i vetëm mund të bllokojë vendimmarrjen, përfshirë disa etapa të procesit të anëtarësimit të vendeve kandidate.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të paraqesë javën e ardhshme planin, i cili synon t’i përshtatë institucionet evropiane me një Union më të madh.

Sipas draft-dokumenteve të brendshme të Komisionit të raportuara nga “Rapporteur”, Brukseli po shqyrton mundësinë që reforma të realizohet pa hapur procesin kompleks të ndryshimit të Traktatit të Lisbonës.

Një nga instrumentet që po diskutohet është aktivizimi i të ashtuquajturave “passerelle clauses”. Këto dispozita ekzistuese të traktateve lejojnë që, në fusha të caktuara, vendimet të mos kërkojnë më mbështetjen unanime të të gjitha shteteve, por të merren me shumicë të cilësuar.

Një ndryshim i tillë do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë edhe te procesi i zgjerimit dhe, rrjedhimisht, te vendet kandidate si Shqipëria. Synimi është që disa vendime të ndërmjetme gjatë negociatave të mos mund të bllokohen nga kundërshtimi i vetëm një apo disa shteteve anëtare.

Megjithatë, unanimiteti nuk do të zhdukej plotësisht nga procesi. Sipas propozimit, ai do të vazhdonte të ishte i nevojshëm në momentin e hapjes dhe në përfundim të procedurës së anëtarësimit.

Vetë kalimi drejt sistemit të ri paraqet gjithashtu një pengesë politike, pasi aktivizimi i klauzolave “passerelle” kërkon fillimisht miratimin unanim të vendeve anëtare.

Komisioni argumenton se mënyra aktuale e funksionimit mund të bëhet gjithnjë e më problematike me rritjen e numrit të anëtarëve të Unionit. Sa më shumë shtete të ulen në tryezën e vendimmarrjes, aq më e madhe konsiderohet mundësia e vonesave dhe bllokimeve.

Një sistem më i gjerë i votimit me shumicë të cilësuar mund të ndikonte jo vetëm te zgjerimi, por edhe në fusha të tjera. Në dokumente përmenden sanksionet, politika e sigurisë dhe mbrojtjes, të drejtat e njeriut dhe masat kundër evazionit fiskal.

Sipas skemës së propozuar, për miratimin e një vendimi do të nevojitej mbështetja e të paktën 15 shteteve, të cilat së bashku duhet të përfaqësojnë afërsisht dy të tretat e popullsisë së BE-së.

Në të njëjtën kohë, qeverive kombëtare mund t’u lihet një mekanizëm sigurie. I ashtuquajturi “emergency brake” do t’i mundësonte një shteti të kërkonte ndërhyrje kur vlerëson se një vendim cenon interesa jetike kombëtare.

Reforma mund të ketë rëndësi për vende si Shqipëria, Ukraina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, pasi synon të kufizojë mundësinë e bllokimeve politike gjatë etapave të ndërmjetme të negociatave.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që po diskutohet lidhet me vetë Komisionin Evropian. Aktualisht çdo shtet anëtar ka një komisioner, por ruajtja e kësaj formule konsiderohet më e vështirë në një BE me mbi 30 anëtarë.

Drafti parashikon mundësinë që vetëm rreth dy të tretat e vendeve të kenë një përfaqësues në Komision në të njëjtën kohë. Nëse një formulë e tillë do të zbatohej në Unionin aktual me 27 anëtarë, nëntë shtete nuk do të kishin komisionerin e tyre gjatë një mandati të caktuar.

Kjo pikë pritet të jetë veçanërisht e ndjeshme për shtetet e vogla, të cilat tradicionalisht e konsiderojnë praninë e një komisioneri kombëtar si një element të rëndësishëm të përfaqësimit të tyre në institucionet evropiane.

Rregulla më të forta po diskutohen edhe për periudhën pas pranimit të anëtarëve të rinj.

Sipas dokumenteve, shtetet që do t’i bashkohen BE-së në të ardhmen mund të qëndrojnë nën një mekanizëm të posaçëm monitorimi për të paktën dhjetë vjet. Gjatë kësaj kohe, Brukseli do të kishte mundësi të ndërhynte në rast të problemeve serioze me standardet demokratike, sundimin e ligjit apo funksionimin e institucioneve.

Masat mund të shkonin nga kufizimet financiare deri te pezullimi i së drejtës së votës në Këshillin e BE-së.

Në diskutim është gjithashtu një angazhim i përkohshëm dhe ligjërisht detyrues për anëtarët e rinj, përmes të cilit ata do të zotoheshin të mos përdornin pozicionin e tyre për të penguar vendime të mbështetura nga pjesa tjetër e Unionit.

Paralelisht do të vazhdonin periudhat kalimtare që përdoren edhe sot për fusha të caktuara, si bujqësia, drejtësia dhe punët e brendshme.

Nëse propozimet avancojnë, ato do të përbënin një ndryshim të konsiderueshëm të mënyrës se si funksionon BE-ja përpara valës së ardhshme të zgjerimit. Megjithatë, disa prej elementeve kryesore kërkojnë dakordësinë e të gjitha shteteve anëtare, ndaj përmbajtja përfundimtare e reformës do të varet nga negociatat mes qeverive të Unionit.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi
Mendja juaj është jashtëzakonisht e fokusuar, duke ju pajisur me një logjikë të fortë praktike. Është një ditë e shkëlqyer për të ndërtuar ura bashkëpunimi. Ndikimi i Diellit favorizon marrëveshjet dhe harmoninë në çift.

Demi
Diskutimet do të jenë intensive por praktike. Ju duhet të vlerësoni nëse po sakrifikoni shëndetin tuaj për të mbajtur gjallë një dinamikë toksike. Ditë ideale për diskutime financiare dhe vendime mbi pronat.

Binjakët
Mund t’ju duhet të kujdeseni për dikë ose të ofroni mbështetje emocionale. Do të jeni mjaft kursimtarë dhe të matur me shpenzimet sot. Preferoni punën individuale ose distancimin nga zhurma për të qartësuar idetë.

Gaforrja
Rishikoni shpenzimet e anashkaluara. Një ekzaminim i hollësishëm do t’ju ndihmojë të përmirësoni ndjeshëm buxhetin e shtëpisë. Kushtojini vëmendje qetësisë mendore dhe shmangni ankthet e natës. Gjumi i mirë është prioriteti juaj.

Luani
Do të keni kuriozitet të shtuar, informacione të reja dhe vigjilencë të lartë. Marsi në shenjën tuaj gjatë gjithë muajit ju bën pasionantë, por nesër mund të përplaseni me “mendimin e grupit” nëse përpiqen t’ju zbehin shkëlqimin.

Virgjëresha
Njerëzit ju shohin si person të besueshëm dhe të kujdesshëm. Mund të ndiheni paksa të shkëputur nga dikush, por kjo është krejtësisht e përkohshme. Dikush mund t’ju kërkojë ndihmë. Tregohuni modestë në mbrëmje dhe shijoni sigurinë që keni ndërtuar.

Peshorja
Flisni hapur me partnerin për mënyrën se si dëshironi të kaloni kohë më cilësore dhe kuptimplotë së bashku. Ditë e përsosur për studim apo për të mbyllur një projekt. Ndani buxhetin tuaj përpara se planet shoqërore t’ju prishin llogaritë.

Akrepi
Ju jeni një nga tre shenjat që e nisni tetorin me fat dhe pozitivitet të plotë. Do të keni vetëbesim dhe kontroll të shkëlqyer emocional mbi xhelozinë ose pasiguritë. Përdorni qetësinë dhe durimin për të menaxhuar situatat komplekse me kolegët.

Shigjetari
Ju duhet të bëni lëshime dhe të tregoni fleksibilitet në marrëdhëniet me të tjerët. Përgjegjësitë ndaj fëmijëve ose familjes mund të rriten. Mos lejoni që emocionet t’ju turbullojnë gjykimin financiar.

Bricjapi
Ditë jashtëzakonisht productive. Vetëbesimi ju bën tërheqës. Partneri apo familjarët do të mbeten të impresionuar nga gatishmëria juaj për të ndihmuar. Përdorni këtë moment të shkëlqyer për atë cfarë doni të arrini më shumë në jetë.

Ujori
Jo çdo gjë duhet ndarë me publikun. Mbani sekretet e marrëdhënies suaj dhe mos lejoni ndërhyrjen e personave të tretë.
Tregoni kujdes në punë me kë ndani idetë tuaja inovative. Dikush mund të përpiqet të marrë meritat për projektet tuaja.

Peshqit
Diskutimet familjare do të jenë shumë praktike, të arsyeshme dhe të ngrohta. Jeni në gjendjen e duhur shpirtërore për të zgjidhur ngatërresat e vjetra. Do të shihni rrugë të reja për të marrë mbështetje financiare nga palë të treta.

Korçarja: Shoqja më kërkon që të bëj diçka të tu rρshme

Një adoleshente nga Korça po përjeton presionin psikologjik që shoqja e saj po ushtron mbi të.

Vajzës i kërkohet të zërë të dashur, ndryshe shoqja nuk do ta mbajë më mike sepse “është e prapambetur”.

Historia shokùese është rrë fyer.“Jam një 16 vjeçe nga Korça dhe jam nxënëse shumë e mirë në mësime.

Jam shumë simpatike. Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur edhe pse një djalë më pëlqen shumë fort. E kam në shkollë. Unë kam një shoqe të ngushtë që është 17 vjeçe dhe ajo ka patur 2 të dashur deri më tani.

Mua më pëlqen muzika dhe piktura dhe kohën e lirë e kaloj duke u marrë me to dhe shoqen. Ama shoqja është mërzitur shumë me mua, më quan të prapambetur se nuk jam lidhur.

Ajo madje tani që ky djali më ka propozuar më thotë që s’do t’më flasë më ose s’do t’më mbajë më shoqe nëse nuk e pranoj atë djalin në lidhje.

Por unë kam frikë. Nuk jam e vogël e di, por dua t’jem e sigurtë. Më vjen zor të lidhem që tani sepse e di që lidhja s’do shkojë kërkund.

Unë shoqen e dua shumë se jemi rritur bashkë. Nuk dua ta humbas sepse ajo vetëm më qorton dhe kritikon për tipin tim që s’jam e afërt me djemtë.

Madje unë as foto në rrjete sociale nuk më pëlqen të hedh, më mirë bëj një pikturë.

Shoqja ka 2 ditë që s’më flet dhe tani jam shumë keq. Çfarë të bëj? Ta pranoj atë djalin për të folur në Facebook?Më jepni një mendim sepse nuk dua ta humb shoqen time…”, shkruan ajo.

Greqia mund të godasë e para Turqinë, skenari ushtarak që aIarmon Egjeun

Një deklaratë e gjeneralit Dimitrios Houpis, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, ka hapur një debat që shkon shumë përtej modernizimit të ushtrisë greke. Në një intervistë televizive më 1 dhjetor 2025, Houpis foli për aftësinë e goditjes me saktësi në “thellësi strategjike” dhe për nevojën që Forcat e Armatosura greke të mund të kryejnë goditje parandaluese me karakter strategjik.

Ta Nea e mori këtë deklaratë dhe ndërtoi mbi bazën e burimeve dhe analistëve ushtarakë të konsultuar prej saj, një skenar se çfarë mund të nënkuptojë praktikisht një “goditje parandaluese”. Media e vendos skenarin drejtpërdrejt në kontekstin e një krize me Turqinë.

Houpis nuk ka njoftuar një plan për sulm ndaj Turqisë dhe Ta Nea nuk ka zbuluar ndonjë urdhër operacional të miratuar nga qeveria greke. Por deklarata e kreut të ushtrisë dhe analiza që pasoi tregojnë një koncept tjetër të parandalimit: në një krizë ekstreme, Greqia duhet të ketë aftësinë të godasë para kundërshtarit, nëse informacionet tregojnë se procesi i sulmit është bërë i pakthyeshëm.

Dhe kur flitet për një skenar të tillë, harta që qëndron në sfond është kryesisht Egjeu.

Egjeu, aty ku Athina dhe Ankaraja janë përplasur prej dekadash

Mosmarrëveshjet greko-turke në Egje nuk lindën sot. Përplasja për shelfin kontinental daton të paktën nga viti 1973. Në vitin 1976 tensioni për kërkimet në Egje arriti deri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Më 11 nëntor 1976, dy vendet nënshkruan Procesverbalin e Bernës, i cili krijoi një kuadër për negociatat.

Kriza u kthye në mars 1987, përsëri rreth kërkimeve për hidrokarbure dhe shelfit kontinental. Më pas erdhi Imia/Kardak në janar 1996, kur forcat ushtarake të dy vendeve u vendosën përballë njëra-tjetrës rreth dy ishujve të vegjël shkëmborë. Athina e konsideron sovranitetin grek mbi Imia të përcaktuar nga traktatet ndërkombëtare, ndërsa Ankaraja e kundërshton këtë interpretim.

Një tjetër krizë serioze erdhi në vitin 2020, këtë herë e lidhur me aktivitetet sizmike dhe zonat detare në Mesdheun Lindor. Pra deklarata e Houpis nuk del në një terren bosh. Ajo lidhet me një hapësirë ku dy vende anëtare të NATO-s kanë ushtri të mëdha, interesa të kundërta dhe një histori krizash që disa herë kanë kërkuar ndërhyrje diplomatike për të shmangur përplasjen.

Në qendër qëndron edhe problemi i ujërave territoriale. Greqia i mban aktualisht në pjesën kryesore të Egjeut në 6 milje detare dhe argumenton se Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit i njeh të drejtën t’i zgjerojë deri në 12 milje. Athina e ka ushtruar këtë të drejtë në Detin Jon, por jo në Egje.

Turqia nuk e pranon zbatimin unilateral të 12 miljeve në Egje. Parlamenti turk miratoi më 8 qershor 1995 një rezolutë që autorizonte qeverinë të merrte masat e nevojshme, përfshirë ato ushtarake, në rast se Greqia zgjeronte ujërat territoriale përtej 6 miljeve në Egje. Athina e cilëson këtë qëndrim “casus belli” dhe kërkon heqjen e tij.

Ankaraja argumenton se për shkak të konfigurimit të Egjeut dhe numrit të ishujve grekë, kalimi në 12 milje do të rriste ndjeshëm pjesën e detit nën sovranitetin grek dhe do të kufizonte hapësirat ndërkombëtare dhe aksesin turk.

Por 12 miljet nuk janë e vetmja përplasje. Athina dhe Ankaraja nuk bien dakord as për numrin e çështjeve që duhet të negociojnë. Pozicioni grek është se mosmarrëveshja juridike që duhet zgjidhur lidhet me delimitimin e shelfit kontinental dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Turqia kërkon një axhendë më të gjerë. Ajo përfshin ujërat territoriale, shelfin kontinental, hapësirën ajrore, statusin e disa ishujve dhe shkëmbinjve dhe demilitarizimin e ishujve të Egjeut Lindor.

Një tjetër pikë është hapësira ajrore. Greqia pretendon hapësirë ajrore kombëtare prej 10 miljesh detare në Egje, ndërsa ujërat territoriale mbeten në 6 milje. Athina i konsideron hyrjet e avionëve turq brenda kësaj hapësire shkelje të sovranitetit. Turqia e kundërshton këtë interpretim.

Pastaj janë ishujt. Turqia ngre çështjen e demilitarizimit të disa ishujve të Egjeut Lindor dhe Dodekanezit. Greqia përgjigjet se ruan të drejtën e vetëmbrojtjes dhe e lidh praninë ushtarake me kërcënimin që percepton nga forcat turke në brigjet përballë ishujve dhe me “casus belli” të vitit 1995.

Në dhjetor 2023, Recep Tayyip Erdogan dhe Kyriakos Mitsotakis nënshkruan në Athinë Deklaratën për Marrëdhënie Miqësore dhe Fqinjësi të Mirë. Dokumenti uli temperaturën politike pas viteve të tensioneve, por nuk zgjidhi asnjë prej mosmarrëveshjeve kryesore.

Gjatë vitit 2025, Athina dhe Ankaraja u përplasën përsëri për planifikimin hapësinor detar. Greqia publikoi hartën e saj, Turqia e kundërshtoi dhe publikoi planifikimin e vet. Më 16 qershor 2025, Ministria e Jashtme greke deklaroi se harta turke pretendonte zona nën juridiksionin grek. Ankaraja deklaroi të kundërtën, duke akuzuar hartën greke se ndërhynte në zonat e juridiksionit detar që pretendon Turqia.

Përplasja vazhdoi edhe në vitin 2026. Më 15 gusht, Turqia shpalli dy parqe kombëtare detare në Egjeun Verilindor dhe Mesdheun Lindor. Një ditë më vonë, Ministria e Jashtme greke deklaroi se pjesë të tyre shtriheshin përtej ujërave territoriale turke dhe, sipas Athinës, preknin shelfin kontinental grek.

Pak ditë më pas, Ankaraja reagoi ndaj planeve të reja hapësinore të Greqisë në Egje, duke deklaruar se ato nuk prodhonin pasoja juridike për Turqinë dhe duke përsëritur pretendimet e saj për disa formacione gjeografike në Egje.

Pra, “ujërat e qeta” ulën tensionin, por nuk hoqën nga tavolina hartat, sovranitetin, shelfin kontinental dhe 12 miljet.

Çfarë do të thotë “goditja parandaluese” e gjeneralit Houpis?

Skenari i publikuar nga Ta Nea nis pikërisht nga një krizë për zonat detare ose kërkimet në shelfin kontinental. Sipas këtij skenari, Turqia fillon një dislokim të madh forcash, ndërsa shërbimet greke të inteligjencës dhe strukturat ushtarake përpiqen të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për presion ushtarak apo për përgatitjen përfundimtare të një operacioni.

Ky është momenti vendimtar. “Goditje parandaluese”, sipas skenarit të Ta Nea, nuk do të thotë se Greqia sulmon Turqinë thjesht sepse ekziston një krizë. Skenari presupozon që autoritetet greke të kenë arritur në përfundimin se kundërshtari ka nisur një proces sulmi të pakthyeshëm dhe se goditja është e menjëhershme.

Në atë pikë vendimi nuk do të ishte vetëm ushtarak. Ai do të ishte para së gjithash politik.

Sipas medias greke, Këshilli Qeveritar për Sigurinë Kombëtare, KYSEA, do të duhej të autorizonte aktivizimin e planit. Por shteti që godet i pari merr përsipër një rrezik të madh politik dhe juridik: duhet të argumentojë se nuk nisi luftën, por reagoi ndaj një sulmi të pashmangshëm.

Vetë Ta Nea e identifikon gabimin ose paplotësinë e informacionit si një nga problemet kryesore. Pikërisht këtu fjala “parandaluese” merr peshë tjetër.

Houpis e ka lidhur doktrinën e re edhe me mësimet e luftërave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme: dronët dhe kundërdronët, shpejtësinë e informacionit, vendimmarrjen në kohë shumë të shkurtër dhe aftësinë për goditje precize në distancë.

Ta Nea e çon këtë logjikë më tej. Në skenarin e saj, objektivi i goditjes së parë do të ishte dobësimi i kapaciteteve ushtarake që do të mbështesnin një operacion turk, duke përdorur luftën elektronike, aviacionin dhe armët me rreze të gjatë. Artikulli përmend Rafale, F-16 Viper, sisteme raketore dhe mjete të luftës elektronike.

Në fazën pasuese, analiza pranon se Turqia do të ruante aftësi për kundërpërgjigje me raketa dhe dronë. Mbrojtja greke do të mbështetej te Patriot, sistemet kundërajrore dhe radarët SeaFire të fregatave të reja FDI të klasës Kimon.

Por këtu Ta Nea kalon nga kapacitetet e dokumentuara te parashikimi. Pretendimet e skenarit për neutralizimin e një pjese të madhe të goditjeve turke ose paralizimin e aftësisë sulmuese të Turqisë brenda një kohe të shkurtër nuk janë rezultate të provuara. Janë vlerësime të autorëve dhe burimeve të tyre ushtarake.

Një konflikt mes Greqisë dhe Turqisë do të përfshinte dy ushtri të NATO-s, aviacion, flotë, raketa, dronë, mbrojtje ajrore dhe luftë elektronike në një hapësirë gjeografike shumë të ngushtë. As deklarata e Houpis dhe as të dhënat publike nuk përcaktojnë rezultatin e një përplasjeje të tillë.

Problemi nuk është kush godet, por kush vendos se lufta ka filluar

Këtu qëndron pika më problematike e gjithë doktrinës.

Nëse një anije kërkimore hyn në një zonë që Athina e konsideron shelfin e saj kontinental, ndërsa Ankaraja e konsideron zonë të diskutueshme, kjo nuk do të thotë automatikisht se ka filluar një sulm.

Nëse Turqia zhvendos anije luftarake, avionë ose njësi ushtarake drejt Egjeut, Athina mund ta interpretojë lëvizjen si përgatitje për luftë, presion politik, stërvitje ose sinjal ushtarak.

E njëjta logjikë funksionon në drejtimin tjetër. Nëse Greqia mobilizon forca në ishuj, Ankaraja mund ta interpretojë dislokimin sipas perceptimit të saj të kërcënimit.

Pikërisht këtu doktrina e goditjes parandaluese bëhet shumë më delikate se vetë kapacitetet ushtarake. Vendimi duhet marrë përpara se sulmi i kundërshtarit të materializohet, por jo aq herët sa vetë goditja të kthehet në aktin që fillon luftën.

Kriza e Imias/Kardakut në vitin 1996 tregoi se sa shpejt një mosmarrëveshje mbi një hapësirë shumë të vogël mund të prodhojë përqendrim forcash ushtarake. Krizat e viteve 1976, 1987 dhe 2020 treguan se kërkimet dhe shelfi kontinental mund të prodhojnë të njëjtin mekanizëm tensioni.

Prandaj deklarata e Houpis shton një element të ri në ekuacionin greko-turk.

Greqia nuk po diskuton më vetëm se si të mbrojë ishujt, hapësirën ajrore dhe detin pasi të ketë nisur një sulm. Kreu i Forcave të Armatosura ka deklaruar publikisht se vendi duhet të disponojë aftësi për goditje parandaluese në thellësi strategjike.

Kjo nuk do të thotë se Athina ka vendosur të godasë Turqinë. Do të thotë se parandalimi grek po artikulohet edhe përmes aftësisë për ta çuar goditjen përtej vijës së kontaktit.

Dhe kjo merr një peshë tjetër kur përballë ndodhet Turqia, ndërsa mes dy vendeve mbeten të hapura çështja e 12 miljeve, shelfi kontinental, EEZ-ja, hapësira ajrore, militarizimi i ishujve dhe pretendimet e kundërta për zona të caktuara të Egjeut.

Në këtë kuptim, “goditja parandaluese” për të cilën shkruan Ta Nea nuk përbën provë se një luftë greko-turke po afrohet. Ajo tregon se si një pjesë e establishmentit ushtarak dhe medias greke po diskuton parandalimin në një Egje ku konfliktet juridike dhe politike mbeten të pazgjidhura.

Kontradikta është konkrete. Greqia dhe Turqia vazhdojnë dialogun e nisur pas Deklaratës së Athinës të vitit 2023, ndërsa njëkohësisht vazhdojnë përplasjen diplomatike për hartat, zonat detare dhe sovranitetin dhe zhvillojnë kapacitetet e tyre ushtarake.

Prandaj pyetja që ngre deklarata e Houpis nuk është vetëm nëse Greqia ka Rafale, F-16 Viper, raketa apo mjete që mund të godasin në thellësi.

Pyetja është se kush, mbi çfarë informacioni dhe në cilin moment do të vendoste se një lëvizje turke në Egje nuk përbën më presion apo demonstrim force, por fillimin e pakthyeshëm të një sulmi.

Sepse pikërisht në atë moment “goditja parandaluese” pushon së qeni doktrinë ushtarake në letër dhe kthehet në vendimin se kush qëllon i pari. /Përshtati Pamfleti/

Influencerja e njohur shqiptare Hati shpërthen pas raportimeve për vìdeot nga zyra e Egys Agasit

Influencuesja kërkoi që të bëhen publike provat që qëndrojnë pas pretendimeve…

Hatixhe Brika, e njohur në rrjetet sociale si Hati, ka reaguar pas raportimeve të publikuara gjatë ditës së sotme, në të cilat emri dhe imazhi i saj u përmendën në kuadër të materialeve audio dhe video që lidhen me biznesmenin Ergys Agasi. Sipas raportimeve, Hati pretendohet se shfaqet në disa prej regjistrimeve të realizuara në zyrën e Agasit. Megjithatë, në materialet e publikuara nuk paraqiten prova që e lidhin atë me ndonjë veprimtari të paligjshme.

Pas publikimit të lajmeve, Hati ka reaguar përmes një videoje në Instagram, ku shprehu irritimin e saj për mënyrën se si është përfshirë në raportime. “Unë nuk e kuptoj që nuk ju ec lajmi pa vënë fytyrën time ose emrin tim, se doni me hangër bukë në kurriz tim. Po na keni qarë kokën, na keni lodhur trutë”, u shpreh ajo.

Më tej, influencuesja kërkoi që të bëhen publike provat që qëndrojnë pas pretendimeve dhe kundërshtoi përfshirjen e emrit të saj në këto raportime. “Ku i keni provat? Nxirrni provat. A keni Zot apo s’keni? Nuk ju marr vesh”, tha Hati në reagimin e saj. Deri në këtë moment, reagimi i saj vjen si kundërshtim ndaj raportimeve, ndërsa nuk është bërë publike ndonjë provë që ta lidhë atë me veprimtari të paligjshme.

Kujt i ka rënë TOPI nga dora?

Deri dje Top Channel ishte i Belës.

Top Tuneli. Top inaugurìmi. Top promovimi.

Sot Topi qenka i Ramës dhe po i bie Belës.

Pastaj hyn Agasi.

Top Agasi. Makina e Agasit. Hakmarrja e Agasit.

Dhe kështu kemi telenovelën perfekte shqiptare:

 Top Bela. Top Rama. Top Agasi. Top Grida.

Po çfarë ndodhi nga Top Tuneli deri te Top Dosja?

Sepse nëse Top ishte i Belës kur e promovonte dhe sot është i Ramës kur publikon dosjen e saj, atëherë dikujt nuk po i dalin llogaritë.

Atyre që thoshin se Rama e kishte Topin?

Atyre që thoshin se Rama mbante Belën?

Apo tani të dyja teoritë qenkan të vërteta, vetëm se ndërkohë dikujt i ka rënë Topi nga dora?

Dhe meqë përgjigjja nuk del, hajde merremi me Gridën.

Një Range Rover. Agasi. Inatet. Hakmarrja. Kush ishte me kë dje. Kush është kundër kujt sot.

Agasi kontrollon Gridën. Agasi orienton Topin. Agasi godet Belën. Rama është pas Topit. Topi është pas Belës.

Vetëm prova mungon nga telenovela.

Sepse për momentin, Rama–Top është teori.

Agasi–Top është teori.

Agasi–Grida është pretendim që kërkon provë.

Hakmarrja është teori.

Por çështja e Belinda Ballukut nuk është teori portalesh.

Më 31 tetor 2025 SPAK i komunikoi zyrtarisht akuzën për “shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në lidhje me Tunelin e Llogarasë.

Më pas GJKKO vendosi ndaj saj pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit. 

Në dhjetor SPAK i kërkoi Kuvendit autorizim për arrestim/heqje lirie, duke bërë të ditur gjithashtu se Balluku ishte nën hetim për shtatë procedura të tjera prokurimi.

Në qershor 2026, me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi sekuestro preventive mbi një pronë në Dhërmi që prokuroria pretendon se është në pronësinë indirekte të Ballukut. SPAK njoftoi gjithashtu dyshime për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Këto janë pretendimet e prokurorisë dhe Balluku prezumohet e pafajshme derisa fajësia të provohet me vendim të formës së prerë.

Pra le t’i mbajmë gjërat në kategorinë e tyre.

Për Topin kemi teori. Për Ballukun kemi një procedim penal.

Kjo nuk do të thotë se SPAK ka të drejtë.

Do të thotë se SPAK tani duhet të provojë atë që pretendon.

Dhe Balluku ka çdo të drejtë ta rrëzojë.

Por as Rama, as Grida, as Agasi dhe as Top Channel nuk janë kundërprovë për dosjen e saj.

Nëse Top gënjen për Ballukun, nxirrni gënjeshtrën.

Nëse Grida ka marrë makinë nga Agasi, nxirrni provën.

Nëse Agasi komandon Topin, nxirrni provën.

Nëse Rama komandon Topin, nxirrni provën.

Dhe nëse SPAK pretendon se Balluku ka kryer vepra penale, SPAK të nxjerrë provat dhe t’i mbrojë ato në gjykatë.

I njëjti standard.

Për të gjithë.

Sepse media flet? Do t’i shërbejë dikujt.

Media hesht? Do t’i shërbejë dikujt tjetër.

Nëse sot një lajm i shërben politikisht Ramës, kjo nuk e bën automatikisht të vërtetë.

Por as nuk e bën automatikisht të pavërtetë.

Politika pyet: kujt i leverdis?

Gazetaria duhet të pyesë: është e vërtetë?

Kështu që mund të vazhdojmë edhe tre sezone me Top Tuneli, Top Bela, Top Rama, Top Agasi dhe Top Grida.

Mund të kërkojmë kush tradhtoi kë, kush urdhëroi kë, kush i shërben kujt dhe kush ia bleu makinën kujt.

Dhe ndërkohë Tirana mund të vazhdojë të pyesë:

KUJT I KA RËNË TOPI NGA DORA?

Shpresojmë vetëm që, mes gjithë teorive se kush e ka Topin, prokurorisë të mos i bjerë dosja nga dora.

Sepse telenovela është jashtë saj.

Faktet që SPAK pretendon se ka, janë brenda.

Dhe në fund, çështjen Balluku nuk do ta provojë as Topi, as Rama, as Grida dhe as Agasi.

Do të duhet ta provojë SPAK. Në gjykatë./Zëri