Shifra të çmendura/ Elijona Binakaj zbraz xhepat e bizneseve pas BBVK 4: Ja sa kërkon për vetëm një postim!

Suksesi i “Big Brother VIP Kosova 4” duket se po përkthehet në shifra marramendëse për finalistët e tij.

Elijona Binakaj, e cila rrëmbeu zemrat e publikut dhe u rendit e dyta në garën e madhe (pas fitùesit Londrim Mekaj), është kthyer tashmë në një nga emrat më të kërkuar nga bizneset.

Pas ekspozimit të jashtëzakonshëm televiziv, popullariteti i influenceres ka kapur majat, duke bërë që ajo të vendosë tarifa tepër të kripura për reklamimet në rrjetet e saj sociale.

Sipas burimeve, për publikimin e vetëm një videoje promocionale në profilin e saj, Elijona kërkon plot 7,500 euro! Ndërsa, nëse një biznes kërkon një “paketë” me dy video, çmimi total arrin në rreth 14,000 euro.

Por “rregullat” e influenceres nuk mbarojnë me kaq! Këto shuma të majme nuk i garantojnë bizneseve një reklamë të përjetshme. Mësohet se materialet promocionale qëndrojnë në profilin e Elijonës vetëm për një periudhë të kufizuar 3-mujore.

Elijona ishte pa diskutim një nga zbulimet e këtij edicioni, e cila fitoi mbështetje masive për qëndrimin e saj të fortë dhe mënyrën e komunikimit, pavarësisht moshës së re.

Horoskopi për ditën e sotme, enjte 12 mars 2026

Dashi

Ju pret një ditë pozitive për ndjenjat, ku mund të merrni diçka më shumë. Mund të keni dëshirë për diskutime dhe ndryshime. Po ashtu, duhet treguar kujdes sa i takon anës ekonomike, pasi gjatë kësaj periudhe jeni përballur me probleme.

Demi

Në dashuri, nuk duhet të jeni shumë ngacmues. Mundohuni që të ruani qetësinë dhe të shmangni debatet. Hënën do ta keni kundër dhe kjo gjë mund t’ju shkaktojë probleme në punë.

Binjakët

Bëjini gjërat qetësisht gjatë kësaj dite. Bëni mirë që të mos përfshiheni në polemika dhe debate. Në punë, duhet të përqendroheni në projektet të cilat duhet t’i çoni përpara.

Gaforrja

Saturnin nuk do ta keni më kundër në dashuri, duke stimuluar emocionet pozitive. Hëna në shenjën tuaj do të favorizojë emocionet. Në punë, duhet të mendoni lidhur me projektet, por bëni kujdes me debatet dhe jini të matur me shpenzimet.

Luani

Për të zgjidhur problemet e zemrës të lindura kohët e fundit, duhet të duroni edhe pak. Do të keni idetë e duhura në punë dhe ka ardhur momenti që të mos qëndroni pa vepruar.

Virgjëresha

Duhet të ecni ngadalë gjatë kësaj dite, pasi mund të hasni në pengesa. Jeni shumë të lodhur, ndaj duhet të rrini larg problemeve. Gjatë kësaj periudhe jeni shumë të zënë me punë.

Peshorja

Raportet e lindura prej pak kohësh do të ecin mirë. Çiftet që kanë kohë bashkë do të kenë mundësi që të zgjidhin një problem. Në punë do të keni pasiguri dhe do të demoralizoheni.

Akrepi

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në sferën sentimentale. Çiftet mund të përjetojnë emocione të bukura. Në punë ka shumë persona interesantë që ju rrethojnë, ju mbetet veçse të zgjidhni të duhurin.

Shigjetari

Kjo e enjte do të jetë mjaft e qetë sa i takon dashurisë. Do të keni ide të mira për ta bërë ditën sa më interesante. Në punë dhe në sferën sentimentale ka gjëra që do t’ju krijojnë probleme.

Bricjapi

Në dashuri mundohuni që të mos përfshiheni në debate, pasi gjërat do të përmirësohen brenda pak kohësh. Nëse ka diçka që ju shqetëson, mundohuni që të mos rëndoheni. Propozimet e reja duhen vlerësuar me kujdes, duke reflektuar para marrjes së një vendimi.

Ujori

Mundohuni që të mos nxirrni probleme nga e kaluara. Gjatë pjesës së dytë të ditës do të jeni të karikuar me energji. Në punë duhet të tregoni kujdes.

Peshqit

Kjo ditë është ideale për t’u përballur me probleme sentimentale. Përballuni dhe flisni me personin me të cilin keni të bëni. Do të ndjeni sikur po e çoni kohën dëm. Në punë duhet të veproni ngadalë, pasi do t’ju duhet të bëni disa zgjedhje.

Ish-ministri i Mbrojtjes: Në 1997 e shkatërruam ushtrinë vetë. Dëmi ishte miliarda! Ky person ishte urdhëruesi…

Në një intervistë për “Nazarko Podcast” në RTSH, ish-ministri i Mbrojtjes, Shaqir Vukaj, rrëfen prapaskenat e vitit 1997, shpërbërjen e ushtrisë shqiptare, hapjen e depove të armëve dhe rolin e aktorëve të huaj në atë periudhë delikate për vendin.

Ushtria shqiptare e politizuar dhe e shkatërruar nga brenda

“Po, amerikanët ishin këtu dhe ndihmonin, por gjithçka ndodhte në mënyrë spontane nga Shqipëria,” shprehet ai.

Sipas tij, një nga shenjat e politizimit ekstrem ishte leximi i detyrueshëm i gazetës “Albania” nga ushtarët, e cila financohej me fondet e ushqimit të tyre. Ai thekson se kjo përbënte një shkelje të rëndë dhe kontribuoi në çorganizimin e ushtrisë.

“Ushtria u politizua dhe më pas u çorganizua. E gjitha ndodhi nga brenda. Ne e shkatërruam vetë. Shërbimet e huaja ndoshta vëzhgonin, por nuk kishin pse të ndërhynin – situata u përkeqësua pa ndihmën e tyre,” thekson ai.

Depo armatimi të hapura me urdhër

Ai tregon se shpërthimi i dhunës në 1997 dhe marrja e armëve nga depot nuk ishte thjesht spontane. “Sali Berisha vetë ka pranuar se u hapën dy depo në Jug dhe më pas u dha urdhër të hapen të gjitha depot. Dhe kështu ndodhi në mënyrë të sinkronizuar në të gjithë Shqipërinë,” thekson ish-ministri, duke sugjeruar se pas kësaj qëndronte një vendim politik i centralizuar.

Sa ishte fuqia reale e ushtrisë shqiptare?

“Ne kishim 1,250 tanke, armatime të jashtëzakonshme. Shqipëria kishte rreth 1,600 depo armësh, të shpërndara në të gjithë territorin,” thotë ai. Sipas tij, kjo e vendoste Shqipërinë ndër vendet me më shumë armatim për frymë në botë.

Megjithatë, pas krizës, dëmi i shkaktuar ishte kolosal. “Në një intervistë kam përmendur një shifër – 670 milionë dollarë – por mendoj se ka qenë shumë më tepër,” shprehet ai. “Në disa depo gjetëm pjesë të papërdorura, si motorë avionësh të futur në kuti. Ndërsa kishte motorë avionësh, pa pasur fare avionë.”

Tragjedia e anijes dhe qëndrimi i Italisë

Një tjetër moment i rëndësishëm në rrëfimin e tij ishte përballja me tragjedinë e mbytjes së anijes shqiptare dhe reagimi i autoriteteve italiane. “Italianët mbajtën një qëndrim të dyfishtë – në disa raste ndihmuan, në të tjera e trajtuan situatën me arrogancë,” kujton ai. Ai përmend edhe takimin me ish-presidentin italian Romano Prodi, i cili premtoi publikisht: “Sado që të kushtojë, ne do ta nxjerrim anijen.”

Rusia dhe Shqipëria – marrëdhënie të komplikuara

Duke folur për periudhën e misionit diplomatik në Rusi, ish-ministri thekson: “Historikisht, Rusia ka mbështetur sllavët dhe grekët, dhe kjo ka pasur gjithmonë pasoja negative për shqiptarët.” Ai përmend traktatin e Shën Stefanit dhe Kongresin e Berlinit si raste ku Rusia kishte një rol vendimtar në cenimin e territoreve shqiptare.

Ja si e “bleu” Greqia Metën e Berishën: Bashkëpunëtorët e tyre, roli i amerikanëve dhe “puçi” që i bënë Fatos Nanos!

Me rënien e diktaturës dhe hapjen e vendit ndaj strukturave euro-atlantike, Shqipëria është vënë përpara një problemi të ri e të mprehtë, që është futja e hundëve të Greqisë në punët e brendshme, duke zbatuar një politikë të stërholluar agresioni politik, ekonomik e kulturor, me pikësynim për të realizuar ëndrrat e saj aneksuese në Shqipërinë e jugut.

Më poshtë paraqitet i shkurtuar një pjesë e materialit të përmbledhur nga një punonjës veteran i Ministrisë tonë të Jashtme, i cili tashmë ka ndërruar jetë, bazuar në informacione të klasifikuara e zyrtare, ka mundur të dallojë politikën shoviniste greke në Shqipërinë e Jugut, nëpërmjet helenizimit, proces që nis me pensionet, dyshtetësinë, kishën, bankat, telefoninë celulare, politikën e jashtme, propagandën, sponsorizimin e krimit, blerje mediash e infiltrim agjenturor dhe në fund futjen e elementëve të spiunazhit grek dhe njerëzve që punojnë për ta në radhët e dy partive kryesore në Shqipëri.

Pra gjendja është e rrezikshme dhe nuk është rastësi që Greqia insiston për të futur në censusin e popullsisë dy elementë si kombësia dhe feja për të nxjerrë sa më shumë grekë, gjë për të cilën ka investuar prej dekadash e sidomos në këto 30 vjetët e fundit, ku shërbimi sekret grek ka kapur edhe individë të pushtetshëm në Shqipëri, individë që punojnë në dëm të kombit shqiptar.

Zbardhet dokumenti

“Greqizimi është një proces që i ka rrënjët thellë në histori, që në vitet 40-të të shekullit XIX, me “Megali Idenë”. Në funksion të këtij procesi është ngritur shovinizmi grek që ka dëbuar nga territoret e tyre qindra e mijëra shqiptarë dhe asimiluar mbi 220 fshatra shqiptare të krishterë nga kufiri shqiptar e deri në Prevezë. Popullata shqiptare myslimane është dëbuar tërësisht. Procesi i helenizimit tani është fokusuar në Shqipërinë e jugut, me një veprimtari të dendur armiqësore ndaj Shqipërisë.

Para lufte greqizimi nuk njihej në qytetin e Gjirokastrës e të Sarandës, kurse tani plani i tyre ka nisur të japë fryte. Ambicia greke ka qenë trekëndëshi Sarandë-Gjirokastër-Himarë, e me pararojë deri në Nartë, Zvërnec e Poron mbi Vlorë. Në krye të procesit antishqiptar është vendosur shërbimi sekret grek, i cili mbështetet nga lloj-lloj shoqatash që pretendojnë Vorio-Epirin.

Zbulimi grek, e jo vetëm, duke ndjekur platformën e merimangës shoviniste greke, mundi të hapë shkolla greke që në kohën e diktaturës, ndryshuan kombësinë e shumë fshatrave në Gjirokastër e pas vitit 1990 i janë turrur zonës bregdetare nga Saranda në Vlorë, duke i shpallur fshatrat minoritare greke. Në Korfuz u fuqizua sistemi i valëve televizive në mënyrë që në këtë zonë të përhapej e dominonte kultura greke.

Organizatat verio-epirote janë më aktive e më agresive se kurrë. Deri në vitin 2005, objektiv i agjenturës greke ishte kryesisht Saranda, e pas vitit 2005 fokusi ka qenë Himara. Për zbatimin e platformës antishqiptare nga shovinistët grekë, janë vënë në rresht vetë shteti grek nëpërmjet zbulimit agjenturor, ambasada greke në Tiranë konsullatat greke në qytetet e jugut, si dhe televizioni nëpërmjet emisioneve dhe njerëzve të paguar. Merimanga shoviniste greke vepron me metoda të sprovuara e të stërholluara.

Ndërhyrja në banka

Synimi madhor është të zmadhohet me çdo mjet e formë numri i popullatës minoritare. Qëllimi i agjenturës greke ka qenë që në fund të këtij procesi greqizimi të regjistrohen 200 mijë minoritarë në të gjithë Shqipërinë.

Këtu të përfshihen edhe ata shqiptarë që nëpërmjet pagesës të deklarohen grekë. Në këtë proces të ethshëm e të pandalshëm të agjenturës greke, në krye është vendosur inteligjenca minoritare, të cilën PPSH dikur e vendosi në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, institucionet sociale e deri në dikasteret e rëndësishme të shtetit, përfshi edhe brenda qeverisë.

Sot nga kjo inteligjencë që punon për Greqinë i ke deputetë në parlament dhe me funksione në partitë kryesore në Shqipëri. Në fushën ekonomike agjentura greke ka infiltruar njerëzit e saj, gjë që dëshmohet me bankat, investimet në zonën Gjirokastër-Sarandë-Himarë, që lidhen kryekëput me organizatat vorio-epirote. Të gjitha investimet greke drejtohen nga njerëzit e asfalisë greke. Në media, zbulimi grek ka investuar me pagesa dhjetëra milionë euro në portale e gazetarë që punojnë për interesat greke dhe helenizimin e Shqipërisë së Jugut.

Kisha dhe censusi

Në këtë proces është përfshirë edhe kisha, kupola drejtuese e së cilës dyshohet se i përket zbulimit grek. Edhe priftërinjtë e rinj janë shkolluar në Greqi e më pas kthehen dhe bëhen pjesë e përçimit të greqizimit. Kishës i jepet tokë më shumë dhe kudo që ajo kërkon. Kjo shkon në sinkron me ndërtim kishash ortodokse vend e pa vend kudo në Shqipërinë e Jugut dhe sipas një platforme të qartë.

Përveç kombësisë, zbulimi grek ka ndikuar fort që të futet në censusin e popullsisë edhe regjistrimi sipas fesë. Duket ironike sesi shteti grek, që nuk njeh asnjë minoritet dhe nuk zbaton as vetë ndonjë praktikë të tillë regjistrimi, edhe pse është vend anëtar i BE-së, e kërkon këtë tek Shqipëria. Nëse në censusin e popullsisë zbatohen këto dy kritere, kombësia dhe feja, që janë skenar i pastër i zbulimit grek, kjo do të ishte tradhtia më e madhe që i bëhet Shqipërisë. Nga analiza e bërë rezulton se shumë politikanë shqiptarë zbatojnë skenarin e zbulimit grek, e këtu duket se ka rrënjët e thella edhe tranzicioni ynë prej më shumë se 30 vjetësh, me të njëjtët figura në politikën e lartë, sidomos në opozitën aktuale.

Duket e habitshme se si PD, pas rrëzimit të komunizmit, nuk e ngriti çështjen çame dhe zyrtarët e saj në këtë çështje bënin të paditurin, duke shpresuar të merrnin ndihma nga grekët. Sot në Shqipëri, me miratimin e së djathtës, i është ngritur bust në Dropull Vasil Shahinit, një agjenturë që në kohën e Zogut, por që Sigurimi e gjeti fajtor dhe e dënoi me burg. Por “demokratët” e bënë hero dhe i ndërtuan bust, pikërisht një antishqiptari të tërbuar që luftonte me flamurin e Vorio-Epirit. Se si qëndron e vërteta historike për çamët në një anë dhe Vorio-Epirin në anën tjetër e ka sqaruar historiani ynë i madh Kristo Frashëri. Dyshohet se 60-70-% e SHISH-it të sotëm është në funksion të krerëve të sotëm të opozitës. Agjentura greke po synon që të heqë shtetësinë shqiptare e të fusë shtetësinë greke për ata që kanë dyshtetësinë. Kjo politikë helenizimi ka futur rrënjë thellë me pensionet. Por nuk u mjaftuan me kaq.

Zbulimi grek, duke shfrytëzuar politikën e shitur, futi në Himarë Belerin, që e donin për kryetar Bashkie, në mënyrë që të përshpejtohej procesi dhe të zbatojë në Censusin e popullsisë projektin për helenizimin e Shqipërisë së Jugut dhe pas këtij procesi të nisin kërkesat për autonomi dhe shkëputje. Duket qartë se “merimanga” shoviniste greke, ka synime antishqiptare, për këtë duhet që të bëhet çmos që në Census 2023 të mos përfshihen pyetjet për kombësinë e fenë, pyetje që nuk i zbaton shumica e vendeve anëtare të BE-së, përfshi dhe vetë Greqinë.

Politika dhe fijet e shtetit grek

Pra po ta analizosh me hollësi, me keqardhje duhet thënë se platforma shoviniste greke, jo vetëm që është zbatuar, por ajo po hedh rrënje te thella, e cila do t’i kushtoje shume rënde shtetit shqiptar, nga veprimet antikombëtare të Berishës vetëm për të qëndruar në pushtet dhe shumë politikaneve të tjerë. Krahas Berishës një rol shumë negativ nisur nga fitimi nëpërmjet korrupsionit ka luajtur Ilir Meta, me prapaskenat e tij politike pro-greke dhe ekonomike, i tërhequr në bashkëpunim nga Anastas Angjeli. Ky e lidhi me Kokalisin dhe ambasadën greke, ku nuk kishte natë të mos darkonin bashkë me këta punonjës, e cila luante një rol negativ ne ambientet publike dhe nuk mund të mos binte në sy të shërbimeve të huaja agjenturore.

Gjatë periudhës së Ilir Metës shteti grek pushtoi ekonominë e vendit, median e cila është e varur totalisht nga shërbimi zbulimit grek nëpërmjet reklamave qe investojnë në shtypin e shkruar dhe median elektronike. Nëqoftëse do te shkoje te shkruaje një qytetar fjala vjen një artikull për Janullatosin asnjë nga gazetat nuk e merr përsipër dhe nuk pranon. Por drejtimi kryesor i zbulimit grek ka qene sistemi bankar,ku ata kane arritur 60% te vene nen kontroll.

Ky zbulim kishte si qellim kryesor qe te vinte nën kontroll edhe Bankën e Kursimeve nëpërmjet Anastas Angjelit, por nga këmbëngulja e ish Guvernatorit te Bankës Shkëlqim Cani dhe ndërkombëtareve nuk mundi të blihej nga greket. Për këtë ata vepruan me planin operacional rezervë, duke propaganduar dhe dezinformuar se Banka e Kursimeve po falimentonte. Nëpërmjet këtij operacioni zbulimi grek donte te krijonte në popullin shqiptar gjendjen e vitit 1997, të kohës së piramidave. U desh ndërhyrja e SHBA nëpërmjet ambasadorit Limpreht që ky operacion të dështonte. Sipas burimeve të besuara përkrahësit më produktiv kohët e fundit për shtetin grek janë përveç PDNJ, Omonias dhe minoritareve, janë Paskal Milo, Sali Berisha, Anastas Angjeli.

Ndaj Fatos Nanos shteti grek ka ngelur i zhgënjyer dhe e kane parë si një person jo të besueshëm për arsye se Bankën e Kursimeve ja dha austriakeve, aeroportin e Rinasit gjermano-amerikaneve. Vlorën (plani Ambo) amerikaneve, linjat hapësinore ajrore amerikaneve. Pra nga këto objekte shumë strategjike shteti grek nuk përfitoi asgjë, prandaj dhe në zgjedhje ambasadori grek doli hapur kundër Nanos duke punuar në rrëzimin e tij nga pushteti.”/SOT

Forbes! Samir Manes i rritet pasuria! Ja sa miliardë dollarë vlen tani, dhe sa fiton në ditë

Biznesmeni shqiptar Samir Mane ka rritur ndjeshëm pasurinë e tij dhe vijon të konsolidojë pozicionin në listën globale të miliarderëve të revistës Forbes. Sipas përditësimit më të fundit të publikuar nga revista amerikane, pasuria neto e themeluesit të BALFIN Group ka arritur në 1.9 miliardë dollarë, rreth 500 milionë dollarë më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Samir Mane hyri për herë të parë në listën e miliarderëve të Forbes në vitin 2025, duke u bërë biznesmeni i parë shqiptar që përfshihet në këtë renditje, si edhe i pari në rajonin e Ballkanit. Përditësimi i fundit tregon një rritje të mëtejshme të vlerës së pasurisë së tij, e cila lidhet kryesisht me zgjerimin dhe diversifikimin e aktiviteteve të grupit BALFIN në disa sektorë. Aktualisht, ai vijon të jetë i vetmi biznesmen nga Ballkani i listuar në renditjen e miliarderëve të Forbes. Gjithashtu sipas përllogaritjeve, Mane fiton 1.1 milion dollarë në ditë.

Sipas shënimeve editoriale të Forbes, Mane është themelues dhe president i BALFIN Group, një konglomerat investimesh me bazë në Tiranë që operon në fusha të ndryshme të ekonomisë, duke përfshirë tregtinë me pakicë, pasuritë e paluajtshme, logjistikën dhe sektorin bankar. Grupi zotëron disa nga qendrat më të mëdha tregtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor, rrjete dyqanesh elektronike dhe investime të rëndësishme në projekte rezidenciale dhe turistike në Shqipëri.

Historia e biznesit të Mane nis në fillim të viteve ’90. Sipas Forbes, ai u largua nga Shqipëria në vitin 1991 gjatë rënies së regjimit komunist dhe u vendos në Austri si refugjat. Në vitin 1993 ai nisi aktivitetin tregtar duke eksportuar pajisje elektroshtëpiake drejt Shqipërisë, duke shënuar hapat e parë të sipërmarrjes së tij.

Në vitin 1998 Mane themeloi rrjetin e dyqaneve elektronike Neptun, i cili u bë një nga markat më të njohura në tregun e elektronikës në Shqipëri dhe rajon. Pas rikthimit të tij në Shqipëri në vitin 2005, ai zhvilloi një nga projektet më të rëndësishme të retail-it në vend, duke hapur qendrën e parë moderne tregtare.

Sot BALFIN Group ka një portofol të gjerë aktivitetesh që shtrihet përtej tregut shqiptar. Përveç investimeve në qendrat tregtare dhe retail në Ballkanin Perëndimor, grupi zotëron gjithashtu një bankë, parqe logjistike dhe projekte të mëdha të pasurive të paluajtshme. Forbes thekson gjithashtu se grupi ka investime në pasuri të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Austri, si dhe projekte infrastrukturore dhe arsimore në Shqipëri, përfshirë edhe një universitet privat.

Rritja e pasurisë së Mane në 1.9 miliardë dollarë reflekton jo vetëm zgjerimin e portofolit të investimeve të BALFIN, por edhe zhvillimin e sektorëve të retail-it dhe pasurive të paluajtshme në rajon gjatë viteve të fundit.

Për ekonominë shqiptare, përfshirja e një sipërmarrësi vendas në listën e miliarderëve globalë konsiderohet një tregues i rritjes së kapitalit privat dhe i konsolidimit të një prej grupeve më të mëdha të biznesit në vend dhe në rajon. /ekofin.al

Dy zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kaρen dυke bërë s k¤s ngjitur me zyrën e Kumbaros

Avokati Arben Llangozi ka nxjerrë detaje nga skandali seksual që ka shpërthyer në Ministrinë e Arsimit. Deklarata e Llangozit se dy zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kapen duke kryer marrëdhënie intime ngjitur me zyrën e Kumbaros bëri xhiron e mediave, por pas skepticizmit për vërtetësinë e lajmit, Llangozi ka publikuar inicialet e Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, i identifikuar vetëm me inicialet V.S.

Në reagimin e tij, thuhet se drejtori në fjalë u përfshi në një skandal seksual brenda ambienteve të institucionit dhe disa ditë më pas ka paraqitur dorëheqjen. Llangozi u shpreh gjithashtu se identiteti i një vartëseje që dyshohet se ishte e përfshirë në këtë ngjarje nuk po bëhet publik për arsye etike dhe familjare.

Llangozi thekson se incidenti dyshohet të ketë ndodhur në një zyrë që ndodhet mes zyrës së ministres Mirela Kumbaro dhe asaj të Erzen Tolës gjatë orarit të punës, ndërsa shton gjithashtu se ka pasur përpjekje për të mos u bërë publike ngjarja.

Postimi i plotë i Llangozit:

Për të gjithë ata skeptikë që dyshojnë në vërtetësinë e lajmit lidhur me një aferë seksuale të pretenduar në ambientet e Ministrisë së Arsimit, e drejtuar nga Mirela Kumbaro, po publikohen edhe disa detaje të tjera që, hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen. Këto informacione shtesë synojnë të sqarojnë rrethanat dhe pretendimet që kanë qarkulluar, duke ofruar një pasqyrë më të plotë për publikun.

Një Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, i identifikuar vetëm me inicialet V.S., u përfshi në një skandal me natyrë intime dhe seksuale që kishte ndodhur brenda ambienteve të institucionit shtetëror. Pak ditë pas ngjarjes, ai paraqiti dorëheqjen.

Identiteti i vartëses me të cilën thuhet se kishte marrëdhënie intime në zyrë është i njohur, por për arsye etike dhe familjare nuk po bëhet publik as emri dhe as inicialet e saj. Sipas pretendimeve, rasti u mbajt larg vëmendjes publike për të shmangur një skandal më të madh.

Zyrtarja në fjalë ende nuk ka dhënë dorëheqjen pasi, gëzon mbështetje për shkak të marrëdhënieve miqësore me Mirela Kumbaron. Ndërkohë, zyra ku pretendohet se ndodhi incidenti ndodhet mes zyrës së ministres Mirela Kumbaro dhe asaj të Erzen Tolës.

Gjithashtu, ky i fundit është përfshirë në përpjekje për të bindur dëshmitarët që të mos flasin për atë që kanë parë.

Βënte s…s me të DËNUARlN, gardiania b efαson gjγqtarin: Kishe hapur një υ rimë, GRlSUR ρ antaΙΙonat dhe…

Një gardiane burgu i sigurisë së lartë në Frankland, Durham, e cila kishte një lidhje intime me një të denuar ka marre dy vjet denim.

Stephanie Smithwhite kishte nisur një marrëdhënie int,ime me Curtis Warren. 40-vjeçarja kishte marrë dy vërejtje për sjellje të pahijshme në detyrë edhe më herët.

Gjykata e Durham tha se gardiania kishte bërë një tatuazh me emrin e tij. Stafi ishte bërë dyshues për marrëdhënien e saj me të burgosurin dhe kishin nisur një inspektim.

Mes tyre u gjeten te shkembeheshin pusulla me permbajtje e.rotike madje u zbulua se kishin telefonuar njëri-tjetrin 213 herë në tre muaj.

Kur u mor ne pyetje nga detektivët, Smithwhite tha se ishte e “shkatërruar” qe lidhja e saj u zbulua, por shpresonte se ekzistonte një shans që marrëdhënia e saj mund të vazhdonte me te b.urgosurin.

Prokuroria e ka akuzuar gardianen se per te kryer marrëdhënie me të dënuarin kishte grisur edhe pantallonat e uniformës.

Gardiania Smithwhite e ka mohuar ne gjyq se kishte bërë një vrimë në pantallonat e saj të punës për qëllime se,ksuaIe,

por gjykatësi tha se e kishte të vështirë të imagjinonte pse tjetër duhej të ishte vrima në pantallona.

“Kishte pëlqim për mua”/ Alesio Alia ‘trazon’ ujërat jashtë shtëpisë së BigBrother me deklaratën për Brikenën

Alesio Alia ka pak ditë që është larguar me vetë-dëshirë nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5, duke mbyllur kështu eksperiencën e tij në këtë format shumë të ndjekur.

I ftuar në një studio teIevizive ai ka ndarë disa detaje mbi përvojën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke komentuar edhe raportet me disa nga banorët.

Gjatë bisedës, Alesio bëri një deklaratë që tërhoqi vëmendje në lidhje me konkurrenten Brikena Selmani. Ai u shpreh se gjatë qëndrimit në shtëpi kishte ndjerë se ajo kishte një pëlqim për të.

“Brikena kishte pëlqim për mua”, tha Alesio, duke lënë të kuptohet se situata mes tyre mund të jetë interpretuar ndryshe nga publiku.

Sipas tij, raporti mes Brikenës dhe Mateo Borrin mund të mos ketë qenë ashtu siç është perceptuar nga jashtë, duke shtuar dyshimet se mund të ketë pasur një dinamikë tjetër mes banorëve.

Nga ana tjetër, Alesio tregoi se aktualisht po shijon një histori dashurie jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, duke zbuluar se kjo është një nga arsyet pse ai po qëndron në Shqipëri.

Megjithatë, ai theksoi se pavarësisht largimit të parakohshëm, është i lumtur për eksperiencën që përjetoi në këtë format dhe për momentet që ndau me banorët e tjerë gjatë qëndrimit në shtëpi.

“E dua mo vlla”/ Selin shtanget pasi dëgjon për herë të parë deklaratat e Mirit, reagimi i banores

Spektakli i sotëm ka sjellë debate të forta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri sërish rreth raportit Miri-Selin.

Selin dëgjoi për herë të parë deklaratat e Mirit në dhomën e rrëfimit kur ata ndanin një krevat dhe banori u fut në akuarium.

“S’duhet te kisha ardhùr këtu. Kishim shume gjera për të sqaruar. E manifestuan gjithë shpija, por ja na ndanë. Un doja të fitoja bashkë me atë sepse unë marr nga ajo dhe ajo merr nga unë. E dua mo vlla.”, kjo ishte deklarata e Mirit në dhomën e rrëfimit, të cilën Selin nuk e kishte dëgjuar më parë.

Miri përsëriti sërish se ajo deklaratë nuk ka patur konotacion romantik, ndërsa Selin tha se ndjen keqardhje që nuk është shkëputur më shpejt nga banori.

Pjesë nga debati:

Miri: Ajo ditë është data 3 janar që ka qenë një ditë shumë e ngarkuar si prime edhe për mua edhe për Selin. Ka qenë natë me shumë emocion dhe në momentin që mbaroi nata, duke qenë se në prime dolëm shumë mirë të dy dhe doja të festoja me atë moment. Thash e dua për lojë, por jo e dashuroj.

Selin: Arsyeja pse po qesh është sepse më kanë ardhur një mendim i parë ishte ai emocioni që e tregova kur pashë videon, dhe e dyta ishte ajo që ka thënë që kur të rritet dua që vajza ime të bëhet si ti. Ndjej keqardhje vetëm për veten time në këto momente që nuk e kam marrë vendimin për t’u larguar nga Miri më përpara.

Kush është avokatja shqiptare që mund të bëhet Zonja e Parë e Baden-Württembergut

Avokatja me origjinë shqiptare Flavia Zaka mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman Baden‑Württemberg, nëse bashkëshorti i saj, politikani Cem Özdemir, konfirmohet në postin e kryeministrit të këtij shteti federal.

Zhvillimi ka tërheqùr vëmendjen e mediave gjermane, jo vetëm për rezultatin politik të zgjedhjeve, por edhe për historinë personale dhe karrierën profesionale të Zakës.

Rezultati i zgjedhjeve

Në zgjedhjet shtetërore të 8 marsit, Partia e Gjelbër doli forcë e parë me 30.2% të votave, duke lënë pas CDU që mori 29.7%. Të dyja partitë kanë siguruar nga 56 vende në parlamentin e landit, çka hap rrugën për negociata për formimin e një koalicioni qeverisës.

Nëse Özdemir arrin të formojë qeverinë, bashkëshortja e tij, Flavia Zaka, do të marrë një rol publik si Zonja e Parë e landit.

Origjina dhe karriera

Flavia Zaka ka lindur në Shqipëri dhe në moshën 12-vjeçare emigroi në Kanada, ku vazhdoi studimet dhe ndërtoi karrierën e saj profesionale.

Ajo është avokate e specializuar në çështjet mjedisore dhe të drejtat e njeriut, me përvojë pune si në institucione qeveritare ashtu edhe në organizata joqeveritare. Në aktivitetin e saj profesional është angazhuar edhe në projekte sociale, përfshirë iniciativa kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Historia e çiftit

Flavia Zaka dhe Cem Özdemir u martuan në bashkinë e Tübingen vetëm dy javë para zgjedhjeve, në një ceremoni të mbajtur private për arsye sigurie. Çifti jeton në Stuttgart që nga fundi i verës së vitit 2025.

Ata u njohën në vitin 2023 gjatë një feste private, ku Zaka ishte e ftuar nga një mik i përbashkët. Sipas një interviste për gazetën gjermane Südkurier, pikërisht në atë takim lindi lidhja mes tyre.

Angazhimi shoqëror

Në Stuttgart, Zaka është përfshirë në aktivitete kulturore dhe projekte sociale. Ajo ka punuar si menaxhere projekti në iniciativa kundër trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe ka zhvilluar aktivitete vullnetare, duke dhënë mësime joge dhe ligjërata mbi drejtësinë për studentët.

Nëse Cem Özdemir merr drejtimin e qeverisë së Baden-Württembergut, Flavia Zaka pritet të marrë një rol më të dukshëm publik, duke u bërë një figurë e njohur jo vetëm në Gjermani, por edhe për komunitetin shqiptar dhe diasporën.