FOTO+VIDEO/ Genta Gjalpi kapi për fIokësh dhe shtyu vajzën e partnerit, reagon e REVOLTUAR nëna e të miturës: Po më dridhen duart!

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në një nga supermarketet e kryeqytetit ku ish-konkurrentja e Big Brother, Genta Gjalpi, është kapur nga kamerat e sigurisë duke u sjellë në mënyrë të papranueshme ndaj një të miture.

Këto pamje janë publikuar nga JOQ dhe referuar burimeve pranë kësaj media mësohet se vajza që shihet në video është e bija e partnerit të Gjalpit.

Siç shihet dhe në video, Genta e kap vajzën fillimisht nga flokët dhe më pas rrëzohet duke e ndjekur.

Pasi kanë kryer blerjet ish-konkurrentja e Big Brother tërheq të miturën nga bluza dhe e shtyn për të dalë jashtë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe nëna e të miturës e cila ka paralajmëruar masa ligjore ndaj Genta Gjalpit.

FOTO+VIDEO/ Ish-konkurrentja e Big Brother kapi për flokësh dhe shtyu

Komenti i nenes se vajzes

Ajo ka lënë një koment krah videos së publikuar nga JOQ ku shkruan: “Une jam nena e femijes ne video dhe me dridhen duart nga ajo cfare po shoh ketu. Ky njeri qe ngre dore mbi vajzen time qe ua le ne mirebesim te atit, do perballet me ligjin!”

SHIKO VIDEON KËTU

Gara elektorale e 11 Majit, Chris LaCivita: Ja kush e vendos fatin e zgjedhjeve!

Në një bashkëbisedim me kandidatët e opozitës, drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, është shprehur se edhe në SHBA ka një ndërgjegjësim për zgjedhjet në Shqipëri.

Gjithashtu LaCivita është shprehur se “votuesit e pavendosur janë ata që, në këtë moment, do të vendosin fatin e zgjedhjeve”, teksa u kërkoi kandidatëve që deri më 11 maj, të caktojnë një numër personazh në zonë  e tyre që duan t’i sjellin më shumë, përveç atyre që i kanë të sigurt.

“Mos harroni, kjo është thjesht matematikë, dhe ka të bëjë me të nxjerrurit e më shumë njerëzve për të votuar”, thekson ai.

PYETJE – PËRGJIGJE ME LACIVITA

LaCivita: Do të filloj me ngjashmëritë mes Edi Ramës dhe Joe Biden. Që të dy janë të paqëndrueshëm. Që të dy e kanë shkatërruar ekonominë. Dhe të dy do të humbasin në ditën e zgjedhjeve.

Votuesit e pavendosur janë ata që, në këtë moment, do të vendosin fatin e zgjedhjeve. Është thelbësore t’u flasim atyre dhe t’u shpjegojmë se si ekonomia dhe dështimi i Edi Ramës gjatë 12 viteve të fundit i ka ndikuar. Shpjegojani atyre. Tregojani atyre. Këta votues do të jenë më të prirur të na mbështesin. Nëse Edi Rama nuk e ka siguruar votën e tyre deri tani, nuk do ta sigurojë as në 10 ditët e ardhshme.

LaCivita: Po, ka. Ka një ndërgjegjësim edhe në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet që po vijnë në Shqipëri. Por lajmi i vërtetë, gjithsesi, do të bëhet kur të fitojmë dhe të mposhtim Edi Ramën.

Mendoni pak këtë : nëse do të kishit një bilanc kaq të dështuar sa ai i Edi Ramës, a do të donit të flisnit për të?

LaCivita: Kjo është një pyetje e mirë. Besoj se disa prej këtyre gjërave tashmë i keni parë të ndodhin në të gjithë vendin përmes mesazhit tonë. Ju nuk mund t’u besoni sondazheve të mediave shtetërore. Ne ato në Amerikë i quajmë “lajme të rreme”. Ato kanë një qëllim të caktuar. Qëllimi i tyre është të krijojnë perceptimin se Edi Rama do të fitojë, por ai nuk do të fitojë. Është shumë e rëndësishme që të mos i marrim parasysh gjëra të tilla.

Shikoni, ne e kuptojmë që kandidatët individualë kanë një rol shumë të rëndësishëm në këtë fushatë. Zgjedhja juaj do të vendosë skenën për fitoren e Dr. Berishës. Dhe është shumë e rëndësishme që mesazhi që përcjellim të jetë i njëjtë, në të gjithë vendin.

Unë gjithashtu, nuk dua ta lë pa thënë këtë: çdo kandidat, në këto 10 ditët e fundit, duhet të trokasë në derën e çdo qytetari që jeton në zonën e vet. Ju mund t’ju premtoj ju që kontakti derë më derë, person më person, është mënyra më efektive për të bindur dikë të votojë për ju. Mos ndaloni së punuari deri në momentin kur mbyllen qendrat e votimit. Duhet të përfitoni nga çdo orë e mbetur.

LaCivita: Mos ndaloni së punuari deri sa të mbyllen kutitë e votimit. Ju duhet të përfitoni nga çdo minutë të vlefshme që ju ka mbetur.

Dhe ajo që ju sfidoj ju të gjithëve këtu të bëni në këto dy javët e fundit, deri në Ditën e Zgjedhjeve, është të caktoni një numër personash në zonën tuaj të votimit që doni t’i sillni më shumë, përveç atyre që tashmë i keni të sigurt. Mos harroni, kjo është thjesht matematikë, dhe ka të bëjë me të nxjerrurit e më shumë njerëzve për të votuar.

Kur Presidenti Trump u qëllua në korrik, ai e bëri të qartë se çfarë donte nga amerikanët: të luftonin, të luftonin, të luftonin. Dhe sinqerisht, kjo është pikërisht ajo që shqiptarët duhet të bëjnë. Ju duhet të luftoni, duhet të tregoheni të merrni pjesë në zgjedhje, dhe nëse e bëni këtë, do të fitoni.

Mezi pres momentin që të takohemi së shpejti. Ju uroj shumë fat dhe punoni shumë, shumë fort. Faleminderit!

Greqia arreston një gjeorgjian që spiunonte për Rusinë, fotografonte

Një 59-vjeçar nga Gjeorgjia, i cili dyshohet se spiunonte për Rusinë, është arrestuar në Greqi.

Ai u ndaluar teksa po dokumentonte instalimet ushtarake në Aleksandropolis dhe lëvizjet e automjeteve dhe pajisjeve ushtarake me fotografi dhe video.

Sipas medieve greke, dyshohet se ai mund të ketë qenë anëtar i një rrjeti më të gjerë dhe më të thellë spiunazhi rus, pasi rekrutuesi i 59-vjeçarit, i cili jetonte në Greqi që nga vitet 1990, ishte arrestuar në Lituani ndërsa po përgatiste vrasjen e një disidenti rus të qeverisë së Putinit.

Në fakt, policia lituaneze informoi autoritetet greke dhe 59-vjeçari u arrestua ndërsa punonte në një ndërtesë të sapo ndërtuar.

Siç rezulton, atij iu afrua një grek tjetër, i cili kishte të afërm në Selanik, dhe është i njohur për autoritetet pasi ishte arrestuar disa herë për vjedhje, grabitje dhe vepra të tjera penale.

I njëjti informacion raporton se autoritetet i konfiskuan telefonin celular dhe arritën ta gjurmonin 59-vjeçarin nga mesazhet që kishin shkëmbyer nëpërmjet aplikacioneve, në të cilat dërgonin foto nga instalimet ushtarake të Aleksandropolis.

Në videot e gjetura dhe të dërguara partneres së tij në Lituani, vetë 59-vjeçari dukej se po i paraqiste imazhet si pjesë e punës së tij si reporter.

Një nga skenarët që autoritetet greke po shqyrtojnë është se, me informacionin dhe fotografitë që spiuni 59-vjeçar u dërgoi rekrutuesve të tij, ata planifikuan të sabotonin një bazë të NATO-s, me qëllim që të ndërprisnin simbolikisht dhe në mënyrë substanciale transportin e pajisjeve ushtarake nga porti i Aleksandropolis në Ukrainë.

“Sipas një dialogu të supozuar që ai pati me rekrutuesin, ata diskutuan pyetje si:

“Si mund të shkoj të bëj fotografi pa u vënë re?”.

“Vish këpucë atletike, vishu në përputhje me rrethanat dhe merr një shkop me vete, që të duket sikur do të shkoni për një shëtitje”.

“Po xhirojmë, po qeshim’, Xhensila dhe Ledri i vënë ‘fIakën’ rrjetit

Këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta nga prapaskenat e videoklipit të këngës më të re “Ma Kthe”, në bashkëpunim me ikonën e hip-hopit Ledri Vulën.

Në postimin e saj në Instagram, Xhensila shfaqet e buzëqeshur në setin e xhirimeve, e rrethuar nga stafi.

“Po xhirojmë… po qeshim… edhe po kujtojmë pse e duam kaq shumë këtë që bëjmë. Vibes nga seti.”

Kënga “Ma Kthe” pritet të jetë një tjetër sukses dhe bashkëpunimi me Ledrin ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale.

Fjala “çyryk” i kushton shumë Ramës, bie pëlqyeshmëria e kryeministrit nga burrat!

Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri i Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin prill. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit- Euronews Albania në Qarkun e Tiranës është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi gabimit është +/-3.1%.

Një nga argumentet kryesor të debatit publik nisur nga narrativa politike e fushatës së Edi Ramës ka qenë diskursi me bazë gjinore. Qasja e tij në mbështetje të grave merr një konfirmim nga analiza e shifrave edhe në matjen e tretë të Barometrit për Qarkun e Tiranës. Në matjen e pëlqyeshmërisë së tij në këtë qark për herë të tretë, rezulton se shumica e atyre që e pëlqejnë Ramën apo kanë mendim pozitiv për të janë gra, në shifra rezultojnë 8.1 % më shumë se burrat (40.8 % burra /48.9 % gra). Në pyetjen për kandidatin e preferuar për Kryeministër konfirmohet po ashtu e njëjta gjë epërsia e grave që e zgjedhin si kandidat për Kryeministër Edi Ramën. Ato janë 8% më shumë se burrat (35.9 % burra /43.9% gra ).

Edhe në zgjedhjen e PS si partia e duhur për të qeverisur vendin rate janë në shumicë në Qarkun e Tiranës, 9.1 % më shumë se burrat ( 37% burra /46.1 % gra). Në parashikimin e zgjedhjeve për 11 Majin në matjen e Qarkut të Tiranës konfirmohet e njëjta dukuri për Partinë Socialiste. Shumica e atyre që parashikojnë fitoren e PS në 11 Maj janë gra, 4.1 % më shumë sesa burrat (48.9 % burra / 53% gra).

“Ata nuk e kanë dashur asnjëherë Gjestin…”/ Shpërthen Rozana

Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, Rozana Radi ka ndarë mendimin e saj pa filtra për fituesin e këtij edicioni, Gjestin. Në një prononcim të shkurtër, Rozana u shpreh se ndonëse ajo vetë u mërzit që nuk fitoi çmimin e madh, e përgëzon Gjestin për fitoren dhe i uron që ajo t’i shërbejë si një trampolinë në rrugën artistike.

“Unë u mërzita që nuk e fitova, por i kam thënë atij se kush e fiton, është mëse e merituar. Ai ta gëzojë, t’i shkojë mbarë dhe t’i shërbejë si një trampolinë në karrierë,” – u shpreh këngëtarja. Megjithatë, Rozana nuk i kurseu as kritikat ndaj banorëve të tjerë, duke lënë të kuptohet se Gjestin nuk e kanë dashur me të vërtetë.

“Ata nuk e kanë dashur Gjestin. Po ta donin, do ta kishin thënë. Ajo që ka thënë se ai është lezet i shtëpisë, jam unë,” – deklaroi ajo me bindje.

Hiqet ndihma ekonomike për personat e spektrit autik pas moshës 18 vjeç! Nuk do ketë as qendër përkujdesje

Familjet që kanë një fëmijë me çrregullime të spektrit të autizmit përveç saj kanë një problem edhe më të madh kur ai mbush 18 vjeç. Në këtë moshë nëse ka përfituar një pagesë kempi kjo hiqet, dhe jo vetëm kaq por për ta nuk ka asnjë qendër përkujdesje.

“Hiqet kempi, ngelen pa asnjë përkujdesje. Vetëm familja i mbështet, nuk ka struktura”, shprehet Mimoza Bendo.

Bendo është përkushtuar plotësisht ndaj të biri që sot është 21 vjeç dhe ka munduar edhe ta shkollojë por një tjetër sfidë është punësimi i këtyre të rinjve.

“Shteti e ka me ligj që një ndërmarrje çdo 25 vetë duhet të punësojë një me aftësi të kufizuara, por nuk e zbaton”, shton Bendo.

E ndërkohë që nevoja për të ardhura financiare rritet për të mbështetur fëmijën me terapi ato pakësohen menjëherë pas diagnozës pasi një nga prindërit heq dorë nga puna duke u përkujdesur për fëmijën. Nënat e më fëmijë me çrregullime të spektrit kanë depozituar në Kuvend një letër ku kërkojnë lehtësira.

“Të na njihet përkujdesja për pension. Me çfarë do ushqehemi? Kërkojmë të punojmë më orë të shkurtuara”, thotë më tej ajo.

Duke qenë se vetëm familja kujdeset për këta persona, çfarë ndodh kur ata moshohen dhe kërkojnë përkujdesje për vete?

Pamje tr▪︎nd itëse brenda fabrikës sallamit në Tiranë: Mishi i kalbur dhe sallami i mykur përpunohen sërish

Mishi i kalbur i hedhur në tokë, jashtë çdo kushti higjieno-sanitar përpunohet dhe kthehet në sallam, për t’ju tregtuar më pas qytetarëve shqiptarë. Në këto pamje të siguruara ekskluzivisht nga “Ora News” shihet mishi që ka dukshëm ngjyrë të kafe të errët i cili përpunohet për tu kthyer më pas në sallam. Mishi i mykur shpesh i hedhur në tokë bëhet brum për sallam duke u vendosur ne këto kova plastike pjesërisht të çara.

Burime për gazetaren e “Ora News”, Alketa Çeku, bëjnë me dije se kjo fabrike sallami ndodhet në Tiranë. Përveç mishit, në arka ka edhe disa lloje sallami te mykur . Mënyra se si vepron kjo fabrikë është sa e frikshme aq edhe manipuluese.

Kjo pasi sallami i mykur dhe mishi i cili nuk mbahet në frigorifer grihen dhe përpunohen, me pas për të dhënë idenë e mishit të freskët përzierjes i hidhet ngjyrues dhe shumë erëza. Te këto kova, sallami me myk dhe mishi kanë ndryshuar plotësisht ngjyrë, vetëm me anë të ngjyruesit.

Nuk dihet se çfarë përbërësish të tjerë hidhen brenda sallamit dhe qofteve, por këto pamje janë vërtet tronditëse. Pas këtij skandali qëndron një pronar fabrike, i cili për të rritur fitimet nuk kursen abuzimin dhe shëndetin e konsumatorit.

Por alarmi më i madh ngrihet për faktin se inspektorët e AKU-së kanë lejuar që ky subjekt të vijojë aktivitetin. Ato kanë mbyllur sytë para këtij krimi ushqimor, sepse pronari i biznesit ka “hapur kuletën” për t’i “mbyllur gojën”./OraNews

“U kry çdo sen”, Egli flet për raportin me Gjestin dhe fotot që qarkulluan me Marion

Egli Tako, ish-finalistja e ‘BBVA’, do të jetë e ftuara speciale në episodin e së dielës të emisionit ‘Portokalli’, i cili është xhiruar të mërkurën.

Këngëtarja u përball me shumë pyetje rreth karrierës dhe marrëdhënies me Gjestin, por u shfaq e rezervuar në përgjigjet e saj.

Në një moment aktori ka drejtuar pyetjen se ‘A bërë gjë me Gjestin’, ajo është përgjigjur se ‘U kry çdo sen’.

Ndërsa për lajmet e fundit në lidhje me trajnerin e fitnesit, Marion, Egli ka sqaruar edhe ketë pjesë ku është shprehur “Atje brenda gjithë shokët qe kisha mi betë për burra po dhe jashtë nuk po me lini rehat. Leri burrat me gratë tyre ne shtëpi dhe mua me këtë burrin në tentativë qe kam”.

Ruante shtëpinë e “bossit” të Vlorës, gazetari tregon DINAMIKËN e υ rasjes së Renato Hoxhajt: Informacionet që dinte janë kthyer në problem për dikë tjetër

Vijojnë të mbeten në hije shkaqet që çuan në ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj mëngjesin e 27 Prillit në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.

Gazetari i kronikës Artan Hoxha i ftuar në Euroneës Albania ka sqaruar dinamikën e ngjarjes si dhe pistën ku po hetohet për të zbardhur plotësisht vrasjen në fjalë. Referuar pamjeve filmike të bëra publike, Hoxha është shprehur se autori i dyshuar që shihet nga kamerat e sigurisë, hecën i pashqetësuar pasi objektivi i tij ishte i lehtë për tu ekzekutuar.

Referuar veshjes së tij, gazetari Hoxha është shprehur se autori i vrasjes ka përdorur kapele rrethore e maskë covidi me qëllim krijimin e një identiteti të rremë për hetuesit.

“Të dhënat që u dhanë në fillim për Renato Hoxhajn i kemi publikuar dhe ato krijojnë një ide të profilit të autorit, kjo gjë ndikon sepse në momentin që publikohen pamjet, vrasës të tillë ndalojnë aktivitetin e tyre për tu mos ekspozuar më tej.

Autori nga pamjet shfaqet me atlete sportive, me çorape të bardha, ka operuar në një zonë të Vlorë që nuk ka shumë lëvizje aq më tepër në orën 4:30 të mëngjesit, së dyti viktima ishte i pa armatosur, pra bën që autori të mos e vrasë mendjen. Fakti që u gjet makina kaq shpejt është një element tjetër që tregon se autori nuk është ndjerë i shqetësuar dhe ka pasur një objektiv të lehtë për ta ekzekutuar.

Pra, ai ka hyrë në orën 4:17 të mëngjesit dhe rishfaqet pastaj në orën 5:25, gati një orë. Ai ka operuar në një zonë që nuk ka patur fare dëshmitarë prandaj është e vështirë për ta identifikuar. Ajo kapelja rrethore që përdor ai, të ndryshon dhe përceptimin, që do të thotë se ti nuk arrin dot ta përceptosh fizionominë e dikujt, ai gjithashtu përdor një maskë covidi, një mënyrë kjo për të gënjyer hetuesit nëse kapet në kamera, duke përdorur një imazh të rremë.

Problemi në të tilla raste është nëse ti bën gabime kur hyn në skenën e krimit dhe kur del, çfarë mjeti përdor, çfarë bashkpunëtorësh ke, sa mundësi ka që ata të identifikohen apo të bëjnë gabim”, tha gazetari.

Gazetari Hoxha ka vijuar më tej duke treguar dhe pistën ku po hetoret referuar punës të cilën kryente viktima. Renato Hoxhaj nuk është aspak emër i njohur për autoritetet ndërsa dyshohet se shkak për vrasjen e tij të jenë bërë informacionet që ai posedonte.

Sipas asaj që është raportuar dhe ditën e djeshme në media, viktima Renato Hoxhaj ruante banesën e Sokol Sinomatit i njohur me nofkën “Buzëderri”, një prej personazheve më të njohur në botën e krimit në qytetin e Vlorës, por dhe më tej.

Sipas Artan Hoxhës, viktima punonte si informator dhe se ato çfarë ai mund të kishte parë, mund të jenë kthyer në problem për një tjetër person apo grup kriminal duke çuar kështu dhe në ekzekutimin e tij.

“Ajo që nuk përputhet në rastin konkret është personaliteti i viktimës, i cili nuk është i spiaktur apo i njohur qoftë dhe nga informacionet policore. Ai bënte një jetë modeste, punonte roje në një kompani ndërtimi në Vlorë, i divorcuar nga bashkëshortja dhe fëmijët.

Ajo çfarë dinte dhe mund të kishte parë ai, janë kthyer në problem për dikë, dhe kjo është kostoja që ai ka paguar. Nga hetimet, policia e dyshonte pjesën që ai mund të ketë shërbyer si roje për të dhënë informacion. Kjo për shkak se zona ku ai qëndronte si roje, është afër banesës së familjes Sinomati, ku ndodhi një ekzekutim me snajper”, shton Artan Hoxha.

Sipas asaj që është me dije deri më tani, është se urdhëri për ekzekutimin e Renato Hoxhaj të jetë dhënë nga grupe kriminale që operojnë në Dubai. Lidhur me këtë ngjarje në pranga të policisë ka rënë Eris Mehmetaj, pasi dyshohet se i ka siguruar autorit automjetin që ka përdorur për vrasjen e 58-vjeçarit.

Në dëshminë e dhënë përpara autoriteteve, Eris Mehmetaj ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa referuar automjetit, ai është shprehur seia kishte lënë në përdorim një miku të tij dhe se nuk ka djeni se për çfarë është përdorur.