Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte në Pogradec, ku prezantoi kandidatët për deputetë për në zgjedhjet e 11 majit.
Në fjalën e tij, Berisha u ndal tek programi i PD, që sic thotë ai bazohet tek kthimi i parave tek qytetari.
Sali Berisha premtoi se brenda 100 ditëve të para do të ulë çmimin e naftës me 40%, ndërsa tha se do të dyfishohet buxheti për arsimin, shëndetësinë dhe bujqësinë.
“Vendosim që në 100 ditët e parë të mos shitet litri i naftës më shumë sesa çmimi në Maqedoni apo në Kosovë. Pra një naftë 40% më lirë. Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon. I garantoj fermerët e Pogradecit se prodhimet e tyre do të mbrohen plotësisht. Ata do të marrin për cdo fidan të mbjellë, për cdo kokë bagëti, 5 fishin e asaj që marrin sot për subvencion. Do marrin aq sa marrin fermerët në Mal të Zi dhe Serbi.
Do kenë linja krediti të butë. Do kenë mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore. Do dyfishohet buxheti për bujqësinë, për shëndetësinë, për arsimin. Do vendosim minimumin jetik 200 euro dhe pensionin 500 euro. Po ku do dalin këto para? Këto janë taksat tuaja, nuk do bëjmë asgjë tjetër veçse do ju kthejmë paratë. Pra programi ynë bazohet tek rikthimi i parave tuaja”, tha kreu i PD.
Loredana Brati ishte e ftuar në një intervistë në emisionin “S’e luan topi”. Aty ajo u shpreh se është ende e dashuruar me Jozin dhe se ndjenjat nuk mund të fshihen kaq lehtë.
Ajo po ashtu tregoi se ende ka unazën që ai i kishte dhënë brenda shtëpisë.
Në lidhje me të ardhmen, Loredana u shpreh: “Dua t’i shikoj gjërat mirë, nuk i falem dot vetëm ndjenjave”, duke theksuar se dëshironte që mendja dhe zemra të shkonin bashkë, për të marrë vendime të qarta.
Ajo gjithashtu përmendi se nuk e kishte takuar ende Jozin, përveç disa komunikimeve të shkurta që kishin pasur.
Kur u pyet nëse kishte marrë një vendim lidhur me marrëdhënien e saj me Jozin, Loredana tregoi se ka marrë një vendim, por preferon t’ia lërë kohës dhe të heqë çdo dyshim apo pikëpyetje që mund të ketë mbi këtë çështje.
Fondacioni Shqiptaro Amerikan do t’i paguajë një shifër që mund të arrijë deri në 6 milionë dollarë një kompanie amerikane, të zotëruar nga njerëz afër Presidentit Donald Trump, për të lobuar për llogari të Partisë Demokratike pranë qeverisë amerikane.
Kapitali zbardh kontratën e plotë të lobimit të firmosur nga Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan që jeton në New York dhe ish këshilltari i presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të Continental Strategy.
Paralelisht kontrata është firmosur edhe nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky i kërkuar nga ligji amerikan.
Kontrata e lobimit të PD
Sipas kontratës, kompania e lobimit do të ofrojë shërbimet e mëposhtëme për llogari të Partisë Demokratike:
1- Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e SHBA-ve për të lehtësuar zhvillimin e politikave. 2- Mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. 3- Përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhëniet me qeverinë, advokimin e politikave, të dërguarit ligjorë dhe angazhimin e palëve të interesuara në linjë me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë e Madhe.
Por sa do të kushtojë ky shërbim ?
“Klienti (nëpërmjet Garantuesit të tij) do t’i paguajë firmës një mbajtës mujor prej 250,000 dollarësh për një paketë mbështetëse gjithëpërfshirëse të iniciativave të lobimit, advokimit dhe çështjeve gjyqësore strategjike për një periudhë prej 24 muajsh (“garancia mujore”) dhe në përputhje me Afatin e Marrëveshjes. Pagesa për tre muajt e parë (paradhënie) do të bëhet me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje,” thuhet në kontratën e nënshkruar në datën 4 prill.
Pra, paratë do të paguhen nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan, i cili përfaqësohet nga Nuredin Seci, ndërsa PD nuk paguan asnjë qindarkë por merr shërbimin e lobimit.
Kontrata e lobimit të PD
Garantori i kontratës së majme është Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tropoja, që jeton në New York.
Continental Strategy
Por kush qëndron pas kompanisë Continental Strategy?
Kompania u themelua në vitin 2021 nga këshilltari i tij Carlos Trujillo. Zoti Trujillo e themeloi Continental menjëherë pasi Trump la detyrën, pasi kishte shërbyer në administratën e tij të parë si ambasador në Organizatën e Shteteve Amerikane.
Carlos Trujillo
Carlos Trujillo
Vetëm disa ditë pas rizgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-ve për herë të dytë, Continental njoftoi një promovim për Katie ëiles, vajzën e Susie ëiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump.
Disa ditë më pas, Continental kontraktoi Alberto Martinez, një ish shef stafi i sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, si një partner menaxhues për të ndihmuar në rritjen e mëtejshme të Continental.
Ndërkohë, në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar firma punësoi zëvendësdrejtorin politik të fushatës së Trump, Alex Garcia si partner.
Zgjedhja e një kompanie që zotërohet nga njerëz të rrethit të ngushtë të presidentit të SHBA-ve Donald Trump duket se nuk është e rastësishme. Përmes kësaj kontrate, Partia Demokratike me sa duket kërkon më shumë akses në majën e Shtëpisë së Bardhë, por edhe zgjidhjen e disa problemeve nga e shkuara.
Jo rastësisht, shërbimi i parë që kompania e lobimit ka realizuar për PD-në është një bisedë telefonike me Dan Holler, shefin e stafit të sekretarit të shtetit Marco Rubio, njeriu që ka në dorë të zhbëjë dizenjimin non grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga ish sekretari Blinken.
Kontrata e lobimit të PD
Kontrata më e madhe e lobimit në histori
Ajo mes Partisë Demokratike dhe Continental Strategy është kontrata më e madhe e lobimit në historinë e Shqipërisë. Sipas anekseve të kontratës, Partia Demokratike do t’i paguajë plot 6 milionë dollarë kompanisë amerikane për lobim në Shtetet e Bashkuara, gjatë dy viteve të kontratës.
Deri më tani, kontrata më e madhe e lobimit të një partie politike shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë ajo e Partisë Demokratike, gjatë kohës që drejtohej nga Lulzim Basha në vitin 2017.
Në atë kohë zoti PD pagoi rreth 1 milionë dollarë për shërbime lobime në SHBA, përmes një kompanie guackë nga Skocia, e quajtur Biniatta Trade. Por ky ishte një veprim që i hapi jo pak telashe zotit Basha, pasi Biniatta rezultonte e lidhur me disa shtetas rus.
Për këtë çështje u hap një hetim në Shtetet e Bashkuara nga FBI, ku zoti Muzin pranoi të bashkëpunonte me autoritetet amerikane. Paralelisht u hap një hetim edhe nga prokuroria shqiptare ndaj zotit Basha, por çështja u mbyll. Ndërkohë njerëzit e Sali Berishës akuzuan Lulëzim Bashën se afera e lobimit ishte mekanizmi që e kapi peng kryetarin e opozitës nga qeveria e Edi Ramës dhe segmente të ambasadës amerikane në Tiranë.
Megjithatë, shifra e paguar nga Lulëzim Basha duket si thërrime para kontratës së majmë të nënshkruar nga PD-ja e Sali Berishës dhe Flamur Nokës.
Para e madhe shumë, nga opozita e një prej vendeve më të varfra në Europë. /Kapital
Janë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e djeshme në rezidencën me vila “Long Hill” në Tiranë, ku u dhunua me sende të forta brenda një lokali 19-vjeçari Kristi Fufi, djali i ish-deputetit Mhill Fufi.
Mësohet se një prej autorëve, i vetmi që është identifikuar nga Policia deri tani është 38-vjeçari Kliton Sulçe, i cili prezantohet nga mediat si “boss-i” i Call Centerave në kryeqytet. Ai nuk u arrestua, por vetëm u procedua penalisht në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç, i dyshuar se ka goditur dhe kërcënuar me jetë 19-vjeçarin K. F. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt” – njoftuan sot blutë e kryeqytetit.
Burime për mediat bëjnë me dije se shkaku i konfliktit mes tyre ka qenë se fillimisht, Kristi Fufi kishte provokuar agresorët, duke xhiruar gomat e makinës pranë tyre dhe më pas ishte futur në rezidencën me vila lukzose, në ambientet e një lokali.
Kjo dyshohet se ka sjellë përshkallëzimin e konfliktit, ku autorët janë futur me një automjet brenda rezidencës. Ata kanë kërkuar fillimisht për të riun, të cilin më pas e kanë gjetur në një lokal. Agresorët ishin pajisur me leva dhe shkopa bejsbolli, të cilat i kanë nxjerrë nga bagazhi i mjetit dhe e kanë dhunuar 19-vjeçarin.
Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë por nuk ka qëlluar. Kristi Fufi ka marrë lëndime në kokë dhe trup dhe u dërgua në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
Mësohet se ka qenë vetë Mhill Fufi, ai i cili ka bërë denoncimin në Polici, teksa deri më tani kemi vetëm procedimin në gjendje të lirë të Kliton Sulçes.
Autoritetet thonë se po hetojnë për të identifikuar autorët e tjerë, por deri më tani, numri i të arrestuarve për këtë ngjarje të rëndë është zero.
Një histori dashurie duket se tashmë është konsoliduar brenda në Ferma VIP 2, ajo mes Limit dhe Albës.
Gjatë javës dy fermerët kanë shkëmbyer puthje dhe kanë kaluar momente me njëri-tjetrin.
Ndërkohë çfarë është transmetuar gjatë spektaklit, të dy fermerët kanë konfirmuar se gjithçka është e vërtetë.
Limi: jam pak pa fjalë, çfarë patë në video është super e vërtetë.
Alba: Nuk di të flas shuëm fjalë, por dhe nga ana ime shumë e vërtetë, por pak më ndryshe nga jeta reale, jo pjesa e kamerave. Ajo që është për tu bërë besoj se bëhet.
Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit në media të kontratës së lotimit që ka lidhur me një kompani amerikane dhe që sipas dokumentave do t’i kushtojë 250 mijë dollarë në muaj, apo një total prej 6 milionësh për dy vjet, aq sa edhe e ka afatin, nëse do të vijojë deri në fund.
Sipas raportimit në media, kontrata është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe janë parapaguar 750 mijë dollarë.
Por Partia Demokratike, nuk e mohon ekzistencën e kësaj kontrate, megjithatë thotë se ajo financohet 100% nga një fondacion i quajtur “Make Albania Great Again” i përbërë nga emigrantë dhe patriotë shqiptaro-amerikanë.
Sipas PD-së, synimi i kësaj kontrate lotimi “është bashkëpunimi i PD me aleatin kryesor të Shqipërisë për të rivendosur demokracinë funksionale dhe shtetin e të drejtës në Shqipëri”.
Deklarata e PD:
Në lidhje mbi një informacion të shpërndarë në media për lobimin e PD pranë Qeverisë dhe Kongresit të SHBA dëshirojmë të sqarojmë sa vijon:
Komuniteti shqiptaro amerikan përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompanine “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e mardhenieve miqësore të Partisë Demokratike si forca më e madhe opozitare me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA. Synimi i bashkëatdhetarëve tanë në SHBA është bashkëpunimi i PD me aleatin kryesor të Shqipërisë për të rivendosur demokracinë funksionale dhe shtetin e të drejtës në Shqipëri.
Kompania “Continental” drejtohet nga Ambasadori Carlos Trujillo i cili njihet gjithashtu dhe si avokat i Presidentit Trump dhe si antikomunist i palëkundur në qëndrimet e tij!
Kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në SHBA si dhe demokratë të tjerë të larguar nga Shqipëria këto 10 vite për shkak të regjimit të Edi Ramës!
Partia Demokratike duke falenderuar demokratët antikomunistë të komunitetit shqiptaro – amerikan për bujarinë dhe e patriotizmin e tyre sqaron opinionin publik se ndonëse ka dhënë dakordësinë për marrjen e këtij shërbimi në përputhje të plotë me ligjet e të dy vendeve, nuk ka asnjë barrë financiare apo detyrim kontraktual qe lind nga kjo marrëveshje.
Teksa vendi është prej dy javësh në fushatë elektorale, për zgjedhjet e 11 majit, duket se në Partinë Socialiste janë jashtë realitetit që hasen shqiptarët e thjeshtë.
I tillë është edhe rasti i një qytetare, e cila e sheh Vlorën në maja dhe banorët e qytetit bregdetar nuk mund të kërkojnë ndryshime.
Ndërsa më tej ajo vazhdon me një qasje arrogante teksa iu thotë pjesëmarrësve se hënën nuk mund të ua sjellin në tokë dhe se ata të bëhen shkencëtar si Anjshtani.
“Dëgjoni, më vjen keq, por nuk mund të kërkoni ndryshime në Vlorë dhe Vlora do bëhet më mirë! Sepse hapni sytë o çuna, o goca, o vlla o motra, hapni sytë! Vlora ka arritur majat! Hënën nuk mund të ua japin se nuk e marrim dot hënën dhe ta sjellim në tokë. Si mund ta sjellim? Bëhu Anjshtanji! Ik bëhu shkencar (shkencëtar), bëhu shkencëtar që mund të na çosh në hënë.
Në këto 4 mandate që PS ka dhënë, bërë dhe është në Vlorë, ka bërë ndryshime”, tha kandidatja e PS.
Marash Kumbulla po zhvillon një sezon fantastik tek Espanjoli në Spanjë. Mbrojtësi, i cili është në huazim te klubi spanjoll nga Roma, ka bindur me paraqitjet e tij. “Panorama Sport” mëson se në përfundim të kampionatit, drejtuesit e Espanjolit do të ulen në tavolinë me ata të Romës për të biseduar për shifrën e një transferimi të mbrojtësit, që prej disa vitesh është pjesë e Kombëtares.
Roma është e kompletuar në mbrojtje dhe Kumbulla do të ishte i tepërt për sezonin e ri, kështu që mundësia e madhe është që klubi italian ta shesë përfundimisht tek Espanjoli, për të rikuperuar disa të ardhura. Këta të fundit e shohin Kumbullën si pjesë të projektit edhe për sezonin e ri, megjithatë shifra që do të shtrohet në tavolinë, do të jetë thelbi i diskutimit dhe asaj që do të vendoset.
RRUGËTIMI
Shkëlqeu te Verona, duke marrë besimin e Ivan Juriçit dhe më pas Roma shpenzoi një shumë të konsiderueshme për të. Rrugëtimi i Marash Kumbullës në futbollin profesionist nisi mirë, por ashtu si një pjesë e madhe e lojtarëve, vështirësitë do të vinin mbrapa. Te verdhekuqtë Kumbulla nuk arriti që të ishte në nivelin e duhur dhe për këtë ndikuan shumë faktorë: Ekipi ishte në përgjithësi dobët, ndryshimi i trajnerëve dhe qasja e Zhoze Murinjos që, për hir të së vërtetës, nuk besoi te mbrojtësi.
Ai e kaloi një pjesë të madhe në stol dhe më pas një dëmtim i rëndë në ligamentet e gjurit, e la atë për muaj të tërë jashtë fushave. Pas rikthimit, të gjithë ishin skeptikë për gjendjen e tij dhe pas një huazimi të shkuar keq te Sasuolo, qëndrimi në Romë ishte një utopi. Pas shumë negociatave, Marashi u dërgua në Barcelonë, për t’u bashkuar me Espanjolin ku i ka surprizuar të gjithë. Atij iu besua një fanellë titullari dhe ka luajtur në 30 ndeshje deri tani, nga ku 29 janë nga fillimi. Për më tepër, forma e tij erdhi në rritje, ai jep garanci në prapavijë dhe madje ka shënuar edhe tri gola në La Liga, kundër Majorkës, Seviljes dhe Getafes. Me hapjen e merkatos, do të vendoset e ardhmja e Kumbullës, që me shumë mundësi do të jetë sërish në Spanjë.
Fatmir Memaj, zëvendësdekan dhe një ndër profesorët më të mirë të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar familja dhe kolegë e miqtë të shumtë që sot janë padyshim zemërthyer për ikjen e Fatmirit.
“Me hidhërim të thellë, familja ju njofton se në orët e para të mëngjesit të sotëm u nda nga jeta para kohe Profesor Fatmir Memaj”, thuhet në njoftimin e shkurtër të familjes Memaj.
Newsbomb.al ka raportuar herët këtë mëngjes se profesor Fatmiri, një profesionist i palodhur dhe ndihmues i studentëve e kolegëve të rinj që i bashkoheshin ekipit të mësimdhënies në FEUT, kishte mbyllur sytë përgjithmonë. Për studentët, ai ishte më shumë se thjesht një profesor, ndaj vdekja e tij i ka tronditur të gjithë.
Pavarësisht se në çdo moment rrezatonte qetësi e mirësi dhe i buzëqeshte kujtdo, profesori i statistikës, demografisë dhe metodave e teknikave të kërkimit kishte gati një dekadë që jetonte me peshën e madhe të mungesës së djalit, Aleksit 14 vjeçar që u nda papritur dhe padrejtësisht nga jeta.
Kolegët shprehen se vdekja e Aleksit në vitin 2016 ishte një thikë në zemër që mbeti e ngulur deri në momentin që Zoti i dëgjoi lutjet e përditshme të Fatmirit për ta bashkuar me të birin.
Ndër profesorët më të mirë të Ekonomikut, ikja e Profesor Fatmir Memaj me djalin, Aleksin Kushdo e mban mend fushatën e madhe që nisi në vitin 2016 për të shpëtuar djalin e profesor Fatmir Memës. Aleksi 14 vjeçar u diagnostifikua me një sëmundje të rëndë dhe kolegë e studentë të Ekonomikut nisën të shpërndanin ku të mundnin një mesazh ndërgjegjësues për ndihmë.
Bashkë me bashkëshorten Jola, ata vendosën të nxirrnin në shitje gjithçka për të grumbulluar shumën e madhe të parave (deri në 500 mijë euro) që nevojitej për të nisur Aleksin për kurim në Itali. Fatkeqësisht, vogëlushi nuk ia doli dot ta fitonte betejën për jetën.