Bëra s.e.ks si e ç.mendur kur isha me pushime, por jo me burrin tim. Megjithatë u ndieva aq mirë sa nuk ndihem fare f ajtore për atë që kam bërë.
Nuk kam pasur marrëdhënie s e ksuale në martesën time prej dy vjetësh dhe ndienja e dashurisë thuajse është sh uar.
Jam e martuar prej 15 vitesh dhe kam 2 vajza binjake 11-vjeçare. Unë jam 40, burri im është 43 vjeç. Kam humbur interesin për s e ks pas lindjes së vajzave, por tani kam arritur një kohë në jetën time kur kam më shumë besim dhe ndihem më mirrë fizikisht.
U përpoqa t’i tregoja bashkëshortit tim që ndihem e humbur dhe e t rishtuar, sepse nuk ka dashuri mes nesh. Ai ra dakort se duhet të përpiqet më shumë, por tha se s e ksi nuk është i rëndësishëm për të.
Më pëlqen jeta që ai siguron për ne. Ai ka një punë të mirë, kemi një shtëpi të bukur dhe shpesh bëjmë pushime jashtë vendit.
Më pëlqen shoqëria e tij, por nuk dua të kem një martesë ku nuk bëhet s eks. Unë shkova në I biza me motrën time për disa ditë vjeshtën e kaluar.
Natën e fundit një djalë nisi të fliste me mua. Ai është 37 vjeç.
Që nga ajo kohë kemi filluar të shkruajmë. Unë i kam thënë se jam i martuar, por ai tha se nuk dëshiron që unë ta lë burrin tim.
Kisha prenotuar për të shkuar përsëri në I biza për Pashkë me motrën time, por ajo nuk erdhi se ishte e sëmurë dhe kështu që shkova vetë.
U takova me atë dhe gjithë ditët që qëndrova në hotel, ishin fantastike. S eksi me të ishte i shkëlqyer dhe më bëri të kuptoj se sa e rëndësishme është kjo pjesë për mua.
Burri im punon shumë, por problemi i vërtetë është që ai nuk ndan dot punën nga familja dhe shpesh flet me mua sikur unë jam një prej punonjësve të tij.
Unë dua t’i kthej gjërat në rrugën e drejtë me të, por ai duket i kënaqur me gjërat ashtu siç janë.
Prej ditësh po ndjeni një vrull të rinovuar që po ndikon thellësisht në jetën tuaj. Kjo periudhë karakterizohet nga introspeksioni i fortë dhe reflektimi mbi marrëdhëniet ekzistuese. Hëna në shenjë favorizon ditët e 26 dhe 27, Marsi i favorshëm vepron si një shtytës për mundësi dhe, nëse është e mundur, për pajtime. Për sa i përket punës, në këtë qiell ka lajme të mira, Venusi, Jupiteri dhe Marsi janë të favorshëm.
DEMI
Sipas horoskopit të Paolo Fox, muajt e fundit sfidat personale kanë krijuar një klimë pasigurie që i ka vënë në provë idealet tuaja. Kjo periudhë karakterizohet nga një nevojë e fortë për siguri dhe në të njëjtën kohë nga një frikë e caktuar. Dashuria është një fushë ku veprimet flasin më shumë se fjalët. Puna? Në planin profesional, ndryshimet janë në axhendë, një program mbyllet në favor të një tjetri.
BINJAKËT
Jeni në mes të hezitimeve dhe yjet paralajmërojnë një moment vëzhgimi për dashurinë. Nëse jeni duke kërkuar për një dashuri të paharrueshme ose dëshironi të krijoni një lidhje kuptimplote, periudha më aktive do të jetë nga maji e në vazhdim. Për sa i përket punës, nga pikëpamja profesionale jeni në një fazë vendimtare. Është koha për të mbyllur projektet që keni nisur në të kaluarën, do të keni një dëshirë të madhe për të bërë të dëgjuar mendimin tuaj.
GAFORRJA
Kjo javë premton të jetë romantike. Afërdita, planeti i dashurisë, është në një pozicion të favorshëm dhe sjell me vete një energji të bukur që ju afron me atë personin e veçantë që keni në mendje. Për sa i përket punës, qielli duket premtues. Planetët po krijojnë një harmoni që favorizon iniciativën dhe ambicien tuaj.
LUANI
Sipas horoskopit të Paolo Fox, pas një periudhe introspeksioni intensiv dhe hapjes ndaj marrëdhënieve të reja, tani e gjeni veten në një udhëkryq emocional. Është një moment çlirimi, më në fund keni vendosur të braktisni frenimet që ju kanë mbajtur prapa. Takime të reja? Tregohuni përreth, këto janë ditë intriguese. Për sa i përket punës, ka emocione, ka shumë për të bërë, duhet të rikthehemi në lojë.
VIRGJËRESHA
Venusi së shpejti nuk do të jetë më në opozitë. Ndjeshmëria juaj rritet edhe më shumë, gjë që do t’ju lejojë të perceptoni emocionet dhe dridhjet e të tjerëve në një mënyrë të thellë. Mos e humbisni rastin për të sqaruar se çfarë nuk shkon, një ditë kyçe është e diela 27. Sa i përket punës, favorizohen aktivitetet që përfshijnë udhëtime apo programe eksperimentale.
PESHORJA
Marrëdhëniet romantike, veçanërisht ato në krizë, duhet të shqyrtohen menjëherë. Është thelbësore të menaxhoni komunikimet në mënyrë inteligjente. Hëna do të ketë një ndikim të rëndësishëm gjatë fundjavës. Për sa i përket punës, ka sfida, veçanërisht brenda grupeve të punës.
AKREPI
Sipas horoskopit të Paolo Fox, dashuritë e reja shfaqen nën kujdesin e një Venusi të bukur, duke premtuar emocione intensive dhe lidhje të thella. Për sa i përket punës, yjet rreshtohen për t’ju ofruar një sërë lajmesh të mira gjithmonë në sy të periudhës më të mirë.
SHIGJETARI
Me Venusin në kundërshtim, jeta juaj e dashurisë është dytësore ndaj gjithçkaje tjetër; jeni më të shqetësuar për çështje praktike, të lidhura me punën. Ju mund të keni përjetuar tashmë vështirësi në marrëdhënie, shpesh të lidhura me mungesën e qartësisë mes jush dhe partnerit tuaj. Sa i përket punës, angazhimi juaj dyfishohet, edhe sepse tani ndiheni më mirë se në fillim të muajit.
BRICJAPI
Mendja juaj është kthyer te një person nga e kaluara juaj? Po përpiqeni të zgjidhni një çështje të gjatë me dikë afër jush? Ju mund ta gjeni veten duke reflektuar për marrëdhënie që nuk i keni përcaktuar ende plotësisht. Puna? Jeni duke u përballur me mosmarrëveshje në vendin tuaj të punës. Fati është në duart tuaja.
UJORI
Sipas horoskopit të Paolo Fox, shumë punë, stres dhe Marsi është në opozitë. Dashuria mund të jetë një “gjemb në zemër”. Partneri, duke u ndjerë i lënë pas dore, rrezikon të bëhet i paduruar dhe të shprehë ankesat e tij. Sa i përket punës, ju jeni kthyer në qendër të vëmendjes me Jupiterin aktiv.
PESHQIT
Qielli e paraqet Venusin në shenjën tuaj deri në datën 30 të muajit. Një takim në një mjedis të pazakontë me një person mund të kthehet në një histori dashurie kuptimplotë. Për sa i përket punës, nuk diskutohet për rinovime, në varësi të përgatitjes dhe të shkuarës suaj, diktohen rregullat dhe kushtet.
Për herë të parë në 36 vitet e historisë së tij, çmimi “Goldman” i njohur edhe si “Nobeli i mjedisit”, fitohet edhe nga dy aktivistë nga Shqipëria.
Besjana Guri dhe Olsi Nika nga organizata Eco Albania u vlerësuan për përpjekjen e tyre për mbrojtjen e Lumit Vjosa nga ndërtimi masiv i hidrocentraleve – deri ne shpalljen e tij nga qeveria si ‘Park Kombëtar i një Lumi të Egër”.
Një telefonatë në orët e vona nga selia e fondacionit “Goldman” në San Francisko i la të befasuar Besjanën dhe Olsin këtë fillim prilli. Një juri ndërkombëtare i kishte përzgjedhur ata mes mijëra aktivistëve nga e gjithë bota për t’i nderuar me çmimin më të lartë të mjedisit. Falë këmbënguljes së tyre, qeveria i dha Vjosës dhe degëve të saj statusin e “Parkut Kombëtar, duke siguruar që lumi të vijojë i pandërprerë rrugën prej 170 kilometrash brenda territorit shqiptar.
“11 vjet më parë nuk mund t’i imagjinoja përmasat që do të ndërmerrte fushata e Vjosës. Ishim vetëm një grup ëndërrimtarësh që kishim një vizion të qartë dhe të pakompromis: ta shihnim Vjosën Park Kombëtar” – thotë për DW aktivisti Olsi Nika.
“E nisëm fushatën si një ekip i vogël prej vetëm tre personash,” kujton aktivistja 37-vjeçare, Besjana Guri, “por sot, Vjosa ka me mijëra, madje miliona miq në mbarë botën.”
Një fitore mes sfidash
Ishte viti 2014 kur Olsi dhe Besjana themeluan organizatën EcoAlbania, me qëllimin për të mbrojtur ekosistemet dhe habitatet natyrore të Shqipërisë. Po atë vit, ata iu bashkuan fushatës “Save the Blue Heart of Europe”, e iniciuar nga organizatat partere RiverWatch dhe EuroNatur, që synonte mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit nga kërcënimi i hidrocentraleve masive.
Olsi Nika në një protestë të organizatës Eco Albania
Teksa Olsi, biolog në profesion, koordinonte përpjekjet e shkencëtarëve, komuniteteve lokale, aktivistëve dhe OJF-ve, Besjana, e diplomuar në shkencat sociale sillte në vëmendjen e publikut dhe medias punën e skuadrës. “Flitej shumë pak për mjedisin, për dëmet që sillnin hidrocentralet në ekosistemet lumore. Njerëzit e shihnin si diçka të mirë, ndaj vetëm të ishe e dëgjuar në komunitet dhe në publikun e gjerë ka qënë sfidë e madhe” – kujton Besjana.
Në lumin Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë, ishin planifikuar të ndërtoheshin 45 hidrocentrale. Kjo do të thoshte pasoja katastrofike për habitatin e lumit, duke rrezikuar një biodiversitet unik prej 1,175 llojesh bimore dhe shtazore. “Por për aq kohë sa asnjë digë nuk ishte ende ndërtuar e vënë në punë, ne mund ta mbanim gjallë ëndrrën e Parkut Kombëtar”- shprehet Olsi, aktivisti 39-vjeçar.
Lumi Vjosa – një model për Europën dhe botën
Shkencëtarë, juristë, eurodeputetë dhe figura të njohura publike përfshirë edhe aktorin Leonardo DiCaprio dhanë mbështetjen e tyre për idenë e krijimit të një Parku Kombëtar të një Lumi të Egër.
Në nëntor të vitit 2021, Besjana dhe Olsi vendosën të ftonin kompaninë “Patagonia”, një mbështetëse e fushatës, qe të negocionte me qeverinë shqiptare. Roli i saj si ndërmjetës bëri që mbrojtja e Vjosës të mos mbetej vetëm në letër. Në mars të vitit 2023, në Kalanë e Tepelenës, u firmos marrëveshja për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar.
“Parku Kombëtar i Vjosës është një model i ri, që Shqipëria ia jep Evropës por edhe botës se si duhet të mbrohet natyra dhe sidomos ekosistemet e ujrave të ëmbla, që janë kritikisht në zhdukje” – thotë biologu Nika.
Lumi i Vjosës
E ardhmja e Vjosës
Pikërisht veçantia e tij e bën Parkun e Vjosës një sfidë në menaxhim. Sipas aktivistit Nika ky do të jetë edhe objektivi i radhës për aktivistët. “Vendosja në jetë e planit të menaxhimit ka të bëjë me ngritjen e strukturave, rritjen e kapaciteteve njerëzore, përmirësimin e kuadrit ligjor apo se si duhet të operojnë aktivitetet që ndikojnë aty” – thotë Olsi, duke theksuar më tej se “ky është një proces që kërkon kohë, e ndoshta më shumë kohë se sa u desh për ta shpallur Parkun Kombëtar”.
Ndërsa për Besjanën një tjetër sfidë vijon të jetë lumi Shushica, degë e lumit Vjosa, rrjedha e të cilit planifikohet të devijohet në shërbim të turizmit masiv. “Ne Vjosën e kemi fituar një herë kur u shpall Park Kombëtar, tani duhet të fitojmë Shushicën” – shprehet aktivistja.
Planeti në rrezik – nismat që japin shpresë
Çmimi Goldman për mjedisin jepet çdo vit për aktivistë lokalë nga gjashtë kontinente, që ndërmarrin nisma të jashtëzakonshme për të ndihmuar komunitetet e tyre. “Ka qenë një vit i vështirë, si për njerëzit, ashtu edhe për planetin” – thotë Jennifer Goldman Wallis, nënkryetare e Fondacionit Goldman. “Ka kaq shumë gjëra që na shqetësojnë, na stresojnë, na zemërojnë dhe na ndajnë. Por për mua, këta udhëheqës dhe mësues mjedisorë dhe komuniteti ndërkombëtar që i mbështet — janë zgjidhja”.
Krahas aktivistëve nga Shqipëria, fituesit e tjerë të çmimit Goldman për vitin 2025 janë Semia Gharbi nga Tunizia, Batmunkh Luvsandash nga Mongolia, Carlos Mallo Molina, aktivist nga Ishujt Kanarie, Laurene Allen nga Shtetet e Bashkuara dhe Mari Luz Canaquiri Murayari nga Peruja. Ky çmim dedikuar mjedisit u krijua në vitin 1989 nga filantropët e ndjerë të San Franciskos, Richard dhe Rhoda Goldman. Gjatë 36 viteve, Çmimi Goldman ka nderuar 233 aktivistë nga 98 vende të ndryshme./DW
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së enjtes në juglindje të vendit.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti është ishte me magnitudë 3,5 i shkallës rihter dhe me epiqendër 11 kilometra në juglindje të qytetit të Pogradecit.
Ndërkohë, ka pasur edhe një tjetër lëkundje tërmeti po në Korçë me një magnitudë 2.6 ballë.
Simpatizanti më i famshëm demokrat Ilir Vrenozi në një lidhje me Skype në emisionin Breaking në Top News për gazetarin Xhoi Malësia ftoi kryeministrin Edi Rama në një “betejë kokë më kokë”.
Ai dha një deklaratë të fortë në studio, se nëse nuk do të fitonte do të vriste veten tek sheshi “Skënderbej”.
“Mund të duket habi, por unë kam 90 mijë ndjekës në rrjetet sociale. Kam pa hapur akoma 650 mesazhe. Është ngritur diaspora në këmbë të më mbrojë mua. Nëse vazhdojnë sulmet ndaj meje, do e mund unë Edi Ramën. Ore do mbetem në histori. Unë e kam thënë që ky i vjedh zgjedhjet dhe nuk duhet të hynin, duhet të krijohej qeveri teknike.
Po vazhdoi do fundosë veten. Vrenozi është populli. I them të dalë me mua kokë më kokë, po nuk e munda, vras veten. Do vritem tek Skënderbeu. Nëse ai më mund, do var veten atje. Edi Rama nuk është shqiptar more, ma beso. Edi Rama nuk i do shqiptarët”, tha Vrenozi.
Në rrjet janë shpërndarë pamje ku finalisti i ‘BBVA’ Laert Vasili shihet nën shoqërinë e Ilnisa Agollit në makinë.
Mes tjerash Laerti është shprehur “Dy pika shiu ranë mbi qelq dhe unë për ty seç ndjeva mall, jetojmë të dy në një qytet dhe nuk shihemi fare, as rrallë”.
Andaj ndjekësit kanë reaguar se kjo poezi është thumb për ValbonëN.
Kujtojmë se dyshja gjatë qëndrimit të tyre në ‘BBVA’ kishin raporte mjaftë të ngushta.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Adrian Bajrami, është bërë protagonist me fanellën e Benfikës, me të cilën ka gjetur minuta në Kupën e Portugalisë, për të ndihmuar skuadrën e tij të shkojë në finale.
Në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës mes Benfikës dhe Tirsense, ai është rreshtuar si titullar nga trajneri i Benfikës dhe ka lënë shenjë jo vetëm me lojën në qendër të prapavijës, por edhe duke shënuar një nga golat e sfidës.
Në minutën e 74-t, pas një goditje nga këndi, Bajrami ishte ai i cili shtyu sferën në rrjetë, duke çuar rezultatin në 2-0 për ekipin e tij, që kishte vendosur në kasafortë gjithçka që në ndeshjen e parë të fituar 5-0
Një aksident ndodhi mbrëmjen e djeshme në Volos, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 42-vjeçar shqiptar.
Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur afërsisht dhjetë minuta para mesnate, në rrugën “Larissis”, në kryqëzimin e saj me rrugën “Ypsilantou”, kur një motor i drejtuar nga një 42-vjeçar shqiptar, që udhëtonte nga zona e Shën Anargyrit në drejtim të Larissis, është përplasur me një makinë të drejtuar nga një 26-vjeçar, banor i Volosit.
Përplasja ka qenë e fortë, fillimisht 42-vjeccari u transportua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk mundi t’u rezistonte lëndimeve të marra, duke ndërruar kështu jetë vetëm 2 orë më vonë.
Java që sapo lamë pas ka qenë historike për këngëtarin Gjesti, i cili më 19 prill u kurorëzua fitues i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, duke marrë me vete edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Finalja madhështore e spektaklit u shoqërua me emocione të shumta dhe përkrahje të jashtëzakonshme nga publiku, i cili e mbështeti Gjestin deri në momentin e fundit. Por triumfi i tij nuk përfundoi aty. Në vetëm pak ditë pas fitores, profili i tij në “Instagram” ka arritur në 601 mijë ndjekës, një shifër që dëshmon dashurinë dhe entuziazmin që publiku ka për të.
Ky shpërthim në rrjetet sociale e kthen atë në një nga personazhet më të ndjekur në showbiz-in shqiptar. Fraza e tij e fundit në finale: “Natën e mirë!”, ka marrë kuptimin e një përshëndetjeje simbolike që shënon fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tij publike.
Me fitoren e “Big Brother VIP 4” dhe përkrahjen masive nga publiku, Gjesti pritet të jetë një nga emrat më të zëshëm të muzikës dhe medias shqiptare në muajt në vijim, ndërsa projektet e reja dhe daljet publike tashmë janë vetëm çështje kohe.
Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Olta Sheta, për të diskutuar mbi disa nga ngjarjet më të bujshme që ndodhën gjatë finales së madhe të “Big Brother VIP 4″…
Si e komenton ajo ndasinë që u krijua në rrjet mes shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë, lidhur me mbështetjen ndaj Gjestit në BBV4?
Μ
Nëse publiku i shqiptarëve të Kosovës do e donte Gjestin kaq shumë, mendoj që do ia kishin dhënë fitoren. Ishim ne shqiptarët e Shqipërisë që ia dhamë fitoren Gjestit dhe jo “Big Brother VIP Kosova”. Gjesti në “Big Brother VIP Kosova” nuk doli as në finale.
Ky populli i Kosovës që e donte kaq shumë këtë Gjestin, që na u hodhën kundra, sepse këta dinë të përdorin vetëm rrjetet sociale asgjë tjetër, thonin se ne po i bënim padrejtësi Gjestit. Nuk e kuptoj çfarë padrejtësie po i bënim ne, kur ne i dhuruam fitoren. Kjo do të thotë që më shumë e paskemi dashur ne Gjestin që i dhamë fitoren dhe më shumë e kemi votuar ne. Sepse këta po ta donin, ia kishin dhënë fitoren në vendin e vet. Madje do kishte ngritur trofeun, jo të mos e çonin as në finale. Por Gjestit i bëri mirë ajo trampolina brenda 24 orëve, nga “Big Brother Kosova” në “Big Brother Shqipëria”. Aty e mori famën, sepse askush nuk e njihte. Gjesti ka thyer një tabu që më ka pëlqyer. Gjesti në “Big Brother” tregoi që nuk fitohet nga emri që ti ke jashtë, nuk futesh me një background që ti ke krijuar nga jashtë, sepse njerëzit duan të shikojnë lojën që ti bën brenda. Këtë tabu ka thyer Gjesti dhe bravo i qoftë. Duhet t’i japim meritat aty ku i takon dhe duhet ta kritikojmë aty ku duhet. Kritikat nuk i bëjnë dëm askujt, por e bën që të jenë më të fortë e të mësojnë më shumë. /TAR/