“Me ty më as jashtë as brenda”, Gjesti sherr me Eglin

Ndërsa finalja e Big Brother VIP Albania 4 afrohet me shpejtësi, tensionet mes finalistëve po bëhen gjithnjë e më të ndjeshme – veçanërisht në çiftin që ka tërhequr më shumë vëmendjen gjatë këtij edicioni, Gjesti dhe Egli.

Në ditët e fundit të qëndrimit në shtëpi, duket se mes tyre ka shpërthyer një acarim i papritur, i cili nisi nga një situatë e thjeshtë: një masazh.

Gjatë një momenti intime, Egli po përpiqej t’i bënte një masazh Gjestit, por veprimet e saj duket se nuk i kanë pëlqyer aspak konkurrentit nga Kosova.

Acarimi i tij u shfaq menjëherë, duke i drejtuar fjalë të forta Eglit: “I bie pishman që të kam njohur, shumë jam pishman që të kam njohur. A dëgjove? Me ty më as jashtë, as brenda, as kurgjo. Kurrë hiç, o sapo të dal, bllok e ke. Sepse ti një masazh të thash të më bëhesh dhe u zgjove të bësh filma”.

Reagimi i Egli ishte po aq i drejtpërdrejtë, duke i kthyer fjalët me një akuzë të rëndë për mungesë edukate: “Je djali më i paedukatë që kam njohur.”

Ky shkëmbim fjalësh i tensionuar ka habitur edhe shikuesit që i kanë parë gjithmonë si një ndër çiftet më të qëndrueshëm brenda shtëpisë. Pavarësisht debateve të herëpashershme, Gjesti dhe Egli kanë kaluar bashkë gjithë rrugëtimin në BBVA, duke ndarë momente emocionale, mbështetje reciproke dhe përjetime të forta.

Megjithatë, ditët e fundit të izolimit dhe stresi i afërsisë me finalen duket se po rëndojnë mbi raportin e tyre. Ende mbetet për t’u parë nëse ky është thjesht një shpërthim momental apo sinjal i një krize më të thellë mes tyre.

“Sondazhet tregojnë se PD është fitimtare absolute në zgjedhjet të lira”- Berisha: Organizatat kri. minaΙe që po angazhohen në kr. im elektoral do t’i shpallim t*rror.iste

Sali Berisha është shprehur se PD, në zgjedhje të lira, i fiton zgjedhjet në mënyrë absolute. Sipas tij këtë e tregojnë edhe sondazhet.

“Sipas manipulimeve që ka, ai (Rama) beson gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre. Sondazhet tregojnë se në zgjedhje të lira, fitimtar absolut është PD dhe Partia e Krimit kthehet në 1992”, tha Berisha.

Ai shtoi se kanë dorëzuar emrat e atyre që po kryejnë krime zgjedhore, teksa shtoi se organizatat kriminale që kryejnë këto krime do të shpallen terroriste në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare.

“Ne kemi dorëzuar emër e mbiemër të të gjithë atyre që po kryejnë krime zgjedhore. Garantojmë se krimi zgjedhor do të quhet krim i rëndë. Është zotim solemn elektoral dhe se organizatat kriminale që po angazhohen në krimin zgjedhor do të bëjmë gjithçka për ti shpallur organizata terroriste jo vetëm Shqipëria, por edhe faktori ndërkombëtar. Donald Trump ia hapi derën kësaj procedure dhe me një urdhër të veçantë i shpalli organizata terroriste kartelet e drogës. Ne do i shpallim organizata terroriste dhe do të lobojmë që të quhen të tilla edhe në arenën ndërkombëtare”, tha kreu i PD-së.

“Jam pishman që të kam njohur…”/ Gjesti debat me Eglin: Na u prish kosi!

Debat i fortë ka ndodhur mes Gjestit dhe Eglit pas një batute nga banori.

Gjesti:

Nuk do të flesh me mua?

Egli:

Jo.

Gjesti:

Jam pishman që të kam njohur. Me ty as jashtë më dhe as brenda.

Egli:

Na u prish kosi, shyqyr se na shpëtove

Gjesti:

Bllok e ke sa të dalë jashtë.

Egli:

Je djali më i paedukatë që kam njohur në jetën time.

Gjesti:

Ishte shaka.

Egli:

Shaka e kishe edhe për nishanin. Mësohu të flasësh, rritu.

Gjesti:

Mësohu të flasësh me tipin tim.

Egli:

Nëse ke pakënaqësira te mua shko hidhi sytë te diku tjetër.

Gjesti:

Ishte batutë moj.

Egli:

Me fizikun e një vajze nuk ka batuta.

Gjesti:

Nuk të thashë që nuk t’i dua moj.

“Drama në BBVA! Gjesti i kthen shpinën Eglit – ajo reagon ashpër: ‘Nuk ke faj ti o palaço!’”

Gjesti ka debatuar me Eglin dhe i ka shprehur se:

Sot do ndajmë krevatet. Mos më hidh shikime natën, jam duke folur seriozisht.

Dhe ne fakt, ashtu ka ndodhur, pas debateve, Gjesti iku nga shtrati i Eglit edhe pse ajo e paralajmeroi se te nesermen nuk do qendronin me bashke.

Gjesti-Egli: Nuk je nëna ime ti!

Egli:

Nuk ke faj ti që të lash unë ty të flije me mua, o palaço. Nuk ke faj ti jo, që të pranova të fusje kokën, se ktheve gjithë krevatin mbrapsht me pa këmbët e mia.

Gjesti:

Lëri moj këto stila ti.

Greqia publikon hartën e re të kufijve detarë, “merr” 12 milje në territorin shqiptar?

Greqia ka publikuar zyrtarisht Planin Hapësinor Detar, duke përcaktuar pretendimet për kufijtë e saj detarë. Athina zyrtare ka publikuar një hartë të detajuar të pretendimeve të saj në hapësirat detare, në kufi me Italinë, Turqinë, Egjiptin por edhe me vendin tonë.

Sa i përket ndarjes së kufijve detarë me Shqipërinë, mediat greke raportojnë se me ndarjen e re pretendimet e Greqisë shkojnë duke u zgjeruar me 12 milje edhe në detin Jon, duke përfshirë nën territorin grek disa territore shqiptare.

Ende nuk ka asnjë reagim nga vendi ynë, teksa marrëdhëniet Shqipëri- Greqi mbeten të tensionuara për çështjen e detit, ligjin e luftës, apo edhe përplasjen e krijuar me arrestimin e Fredi Belerit.

Sipas qeverisë greke, në hartë përfshihen kufijtë e jashtëm të shtetit kontinental grek deri në përfundimin e marrëveshjeve me shtetet fqinje, brigjet e të cilëve janë ngjitur ose përballë brigjeve greke.

Harta përfshin gjithashtu kufijtë e detit territorial, legjislacionin kombëtar ekzistues, protokollin greko-turk të vitit 1926, marrëveshjen dhe protokollin italo-turk të vitit 1932, me rezervimin e përgjithshëm të zgjerimit të gjerësisë në 12 milje detare, në përputhje me Konventën për të Drejtën e Detit, e cila pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare.

Përmes këtij plani, Greqia afirmon të drejtën e saj për ndikim të plotë jo vetëm mbi brigjet kontinentale, por edhe mbi ishujt, duke shtrirë kufijtë e ZEE-së së saj deri në zonën perëndimore të asaj qipriote.

Dokumenti zyrtar përfshin gjithashtu edhe ujërat territoriale ekzistuese, 12 milje në detin Jon dhe 6 milje në pjesën tjetër të hapësirës detare, me të drejtën për zgjerim deri në 12 milje, siç lejohet nga Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit.

Ky veprim i Greqisë vjen në një kohë kur tensionet në Mesdheun Lindor janë të larta, duke rritur më tej ndërlikimet gjeopolitike në rajon dhe duke vënë në pah rëndësinë e diplomacisë ndërkombëtare në çështjet e sovranitetit detar.

Sherri mes 8 personave në Tiranë, del foto e ish-kryetarit të komunës që qëlloi me ar më

Tiranë- Personi që shihni në foto është 51-vjeçari Ilir (Adriano) Shabanaj, i cili qëlloi një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas goditi me qytën e pistoletës 40-vjeçarin Kasem Stani (Pasha) gjatë konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një restorant në rrugën “Sami Frashëri” pranë zonës së njohur si “Diga e Liqenit”.

Ilir Shabanaj është shpallur në kërkim ndërsa janë vënë në pranga 7 personat e tjerë të përfshirë në konfliktin e dhunshëm të identifikuar si shtetasit Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani dhe Elton Ajredinaj. Policia ka arrestuar edhe 40-vjeçarin Stani i cili mbeti i lënduar lehtë në këtë ngjarje.

Ilir Shabanaj, i cili më parë ka qenë dhe kryetar i komunës së Kurjanit në Fier, rezulton të jetë arrestuar më parë në Itali i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të armëve dhe drogës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme teksa një takim mes 8 personash degradoi në konflikt të dhunshëm duke lënë pas një të plagosur. Ka qenë Ilir Shabanaj cili qëlloi me tytën e pistoletës 40-vjeçarin i cili mbeti i plagosur lehtë. Gjithashtu rezultoi se 51-vjeçari qëlloi një herë, me këtë armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas.

Burime për mediat bënë me dije më herët se Kasem Stani u çua nga tavolina duke i përshëndetur të gjithë, përveç Shabanajt i cili rezultoi që t’i jepte dorën. Kjo sipas raportimeve të dëshmitarëve është bërë dhe burim i sherrit, pasi thuhet se 40-vjeçari u ndje i ofenduar nga refuzimi i tjetrit.

Situata më pas degradoi në dhunë fizike mes tyre si dhe në përfshirjen e personave të tjerë duke hedhur në drejtim të njëri-tjetrit sende të forta si karrige, ndërsa njëri prej të pranishmëve ka qëlluar dhe me armë zjarri.

Menjëherë pas ngjarjes personat e përfshirë në këtë konflikt u larguan me shpejtësi, ndërkohë që 40-vjeçari u drejtua në një spital privat në kryeqytet ku dhe mori ndihmën e parë mjekësore. “Arratisja” e personave të lartpërmendur nuk zgjati për shumë gjatë, pasi vetëm disa orë më vonë u identifikuan dhe arrestuan nga blutë e shtetit. Ndërkohë, që puna po vijon për lokalizimin dhe arrestimin e Shabanajt.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

“Më puth nga maja e gishtit e deri në majë të kokës”, Gjesti ia kthen Eglit: Po, nëse do të ishe nëna ime

Finalistët Gjesti dhe Egli Tako duket se këto ditët e fundit nuk po i kalojnë edhe aq mirë. Ata janë përfshirë në debate me njëri-tjetrin dhe gjithçka nisi për shkak të një komenti që bëri këngëtari për banoren.

E në një moment konkurrentja i tha se duhet ta puth atë që nga mëngjesi deri në darkë. Kjo gjë nuk i pëlqeu artistit nga Peja dhe tha se kjo do të ndodhte nëse do të ishte nëna e tij.

“Më puth nga mëngjesi deri në darkë, nga këtu deri këtu. Nga maja e gishtit deri në majë të kokës me më puth nga mëngjesi deri në darkë”, u shpreh ajo.

Gjesti në anën tjetër iu drejtua: “Po se më je nëna ime ti”.

“Dhe me thënë faleminderit Zotit 100 herë që të kam. Ky duhet të jesh ti. Kur ta kuptosh, reflektosh vjen kërkon falje dhe nuk e përsërit më”, iu drejtua ndër të tjerash.

“G jaku në asfalt! Vëllezërit t. herin 30-vjeçarin në Milot pas një sherri banal për parakalim”

Një konflikt i çastit ka përfunduar me një të plagosur në Milot, të mërkurën, rreth orës 14:55.

Ngjarja dyshohet të ketë nisur pas një parakalimi të gabuar në rrugë, që më pas degjeneroi në përplasje fizike.

Të përfshirë në sherr janë vëllezërit Elio dhe Klaudio Kola, si dhe kushëriri i tyre Gerardo Kola, të tre banues në Milot, dhe Arber Aliu, 30 vjeç, nga Malbardha.

Gjatë përplasjes, Aliu mbeti i plagosur me mjet prerës në brinjën e majtë dhe u dërgua në spital.

Mjekët bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi Klaudio Kolën, i dyshuar për plagosjen dhe dëmtimin e automjetit të Aliut.

Ky i fundit po procedohet penalisht për deklarim të rremë, ndërsa Elio dhe Gerardo Kola janë në hetim në gjendje të lirë. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Dollari amerikan zbret në nivelet më të ulëta në dekada ndaj lekut

Këtë të enjte 17 prill 2025, dollari ka shënuar treguesit më të ulët të këmbimit me lekun, gjatë 20 viteve të fundit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, tregues të cilët janë një mesatare e kursit të këmbimit të bankave në vend, një dollar amerikan u këmbye mesatarisht me 87.31 lekë si asnjëherë më parë gjatë dekadave të fundit, raporton skyweb.al.

Pasiguria e ndjekur pas vendosjes së tarifave dhe nisjes së luftës tregtare të SHBA-së me aktorë të tjerë globalë, si edhe problemet strukturore të brendshme duket se janë shkaqet kryesore të kësaj rënieje të fortë të dollarit amerikan sa i përket zhvillimeve të jashtme.

Ndërkohë që sa i përket faktorëve të brendshëm, duhet marrë në konsideratë fakti që Shqipëria ndodhet në prag të sezonit turistik, në një fushatë elektorale si edhe po përballet me flukse të mëdha paraje informale.

Sa u përket monedhave të tjera, një euro u këmbye me mesatarisht 99.33 lekë, kurse një paund britanik me 115.61 lekë.

Ngjarje tro. nditëse në vend, djali me kartelë mas akron mamanë, rëndë në sρital

Një ngjarje e rëndë familjare është regjistruar në fshatin Gorre të Kurbinit, ku një 22-vjeçar ka goditur nënën e tij me sende të forta.

Shtetasi V. T., i cili sipas burimeve rezulton me probleme të shëndetit mendor dhe i kartelizuar, është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin.

E dëmtuara ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ndaj autorit të dyshuar po vijojnë hetimet për veprën penale të dhunës në familje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme. /noa.al