Ηί.stori ρrekëse /U da shυrova me kushërirën pa e ditur

Unë që po ju shkruaj dua të identifikohem me emrin Mario. Shkruaj nga një qytet i vogël i Shqipërisë. Para se të nis historinë time, që bëni mirë ta lexoni sepse mund t’i ndodhë kujtdo prej jush, dua të bëj një apel: pyesni, interesohuni në maksimum kur jeni në njohje e sipër me një vajzë që të mos ju ndodhë siç më ndodhi mua. Jashtë shtetit, për shembull, përpara se një çift të martohet e të bekohet me fëmijë, bëjnë edhe një sërë analizash e testesh për të kontrolluar shëndetin e tyre dhe të fëmijëve që do të sjellin në jetë, por dhe për të parandaluar ngjarje të shpifura si kjo.

Dua ta theksoj që unë vij nga një familje tipike shqiptare, me tradita, me paragjykimet që ne i kemi normale e jemi mësuar me to. Gjithçka nisi kur isha student dhe kur u regjistrova për herë të parë në Qytetin Studenti, këtu në Tiranë. Qytetin Studenti besoj se të gjithë e pëlqejnë për jetën e tij studentore e pavarësinë që krijon njeriu. Tani që po e tregoj këtë histori po kthehem pas në kohë, rreth 5 vjet më parë.

Ditët e para ishin të zakonshme, me mallin e familjes, me stresin e të përshtaturit në një qytet të ri, si edhe me hallet e shkollës. Vuajmë të gjithë kur kujtojmë fillimet tona. Mua ma ndjente trupi dhe shpirti që të kisha një ngrohtësi, një përkujdesje femërore dhe një lidhje. Dita-ditës isha në gatishmëri dhe vëzhgoja vajzat kur kalonin, normalisht, si çdo djalë tjetër. Një ditë ndodhi ajo që mos ju ndodhtë kurrë juve! Njëra vajzë më ktheu buzëqeshjen dhe ishte shumë sensuale. Më hyri në zemër thellë, që me shikimin e parë.

Thashë “kjo me patjetër duhet të bëhet e imja”. Vajza quhej Ina. Ishte vajzë çapkëne dhe shumë e bukur. Mezi u afrova me të dhe nuk e di, por në qoftë se edhe asaj nuk do t’i rrihte zemra e të ishte kjo tërheqja… do ta kisha shumë të vështirë për ta bërë për vete. Nisëm të takoheshim normalisht… Ditët e para rrinim shumë kohë në kafe. Shëtisnim bashkë në dimrin e ftohtë, hanim bashkë ushqim në mensë dhe koha nuk kishte si të kalonte më bukur. U miqësuam aq shumë, saqë një ditë u bëmë të dashur. Këtu filloi makthi im dhe kuptova se si është të ndjesh për gjakun tënd e më pas të të përmbyset gjithë bota. Në fillimet tona, si për ironi të fatit, e pyeta se nga ishte.

– Nga Italia – më tha dhe qeshi. I thashë se në Itali kisha edhe unë disa kushërinj të largët, po vetë nuk kisha qenë ndonjëherë në atë vend. “Janë shumë të largët, le të themi si lakra në kopësht…”, i thashë dhe ajo qeshi. Tani mallkoj veten që nuk e zgjatëm atë bisedë dhe që muhabetet që duhet të ishin konsumuar të parat, i bëmë të fundit fare.

Si për ironi të fatit, e keqja ishte në anën tonë. I keni parasysh vajzat që janë të ndrojtura me prindërit e tyre dhe ua mbajnë të fshehtë një lidhje? Ashtu e planifikuam edhe ne lidhjen tonë. Menduam të mbaronim bachelorin e ndërkohë, kjo të ishte edhe si periudhë prove, ose bashkëjetese, se si do të na ecte dhe më pas do ta vazhdonim lidhjen më seriozisht… drejt fejesës. Ina pranoi, madje ajo nuk e kishte problem të kishte një lidhje të tillë, duke qenë se kishte jetuar shumë vjet në Itali, një vend ku kishte një kulturë më të hapur se në Shqipëri.

Neve na pëlqente të flisnim vetëm për veten, të tjerët nuk na hynin në sy fare, madje kur isha me të, isha aq i dashuruar sa harroja gjithë botën… e ndonjëherë harroja t’i telefonoja edhe familjes, se humbja në çastet tona që për atë kohë, në ato rrethana, mbeten më të bukurat, por t’i kujtosh tani, të duken ferr. Prisni pak se nuk keni lexuar akoma pjesën më kulminante…

Drama ime filloi kur ishim në gjashtëmujorëshin e dytë të lidhjes sonë. Ndjeheshim mirë me njëri-tjetrin. Edhe prindërit i kishim përgatitur pak a shumë për lidhjen tonë, por pa u dhënë shumë detaje. Të dyja familjet tona e morën me gëzim lajmin, duke parë që ne bashkë studionim, ishim mirë me mësime, të lumtur dhe në Tiranën e madhe kujdeseshim për njëri-tjetrin. Një ditë e mora Inën te shtëpia ime.

Ina më kërkoi paraprakisht që mamaja ime mos i bënte shumë pyetje pasi ndihej shumë në siklet. Ah, ato të shkreta kohë, çfarë nuk do të bëja që t’i ktheja prapë mbrapa. E lamë të takoheshim te shtëpia ime. Gjithçka ishte një drekë ku familja ime e pëlqeu shumë Inën. Pas drekës shkuam direkt në Tiranë se do të fillonte viti i ri shkollor. E pyeta mamin në telefon kur Ina nuk ndodhej me mua.

– Hë, o ma, si t’u duk Ina?
– Mirë, biri i nënës, vajzë yll ishte, e kulturuar, e sjellshme dhe dukej që vinte nga familje e mirë.

Edhe babai ishte në të njëjtën mendje. Ndërkohë, unë prindërit e Inës nuk i takova dot se ishin në Itali dhe flisnin me Skype. T’i prezantoja me prindërit e mi as që më shkonte nëpër mendje se ne nuk po fejoheshim e as martoheshim që të hidhnim hapa kaq të pjekur, por faji im, që më vret sot e kësaj dite ishte se si nuk pyeta më shumë e sot e kësaj dite që e kujtoj, qaj brenda vetes.

Atë kohë, unë dhe Ina filluam punë në call center dhe gjetëm afër Qytetit Studenti një shtëpi me qira të leverdisshme. Në këtë mënyrë ishim edhe me njëri-tjetrin e kalonim më shumë kohë bashkë, që mos më thënçin më me emër mua… Gjatë javës së parë, ne patëm një bisedë shumë intime dhe e ndjemë veten gati për njëri–tjetrin. Ina m’u dha atë natë. Kaluam një natë pasionante me dëshirën e të dyve. Kjo gjë vazhdoi më pas si një lidhje normale dhe e konsoliduar.

Ishim çdo ditë bashkë, fryma e saj zgjonte timen derisa arritëm edhe në përfundimin e bachelorit. Kishim shumë kohë bashkë, por gjithçka kaloi shumë shpejt. Ina dhe unë, pas shumë vitesh sakrifica, iu betuam njëri-tjetrit që nuk do të ndaheshim kurrë; nuk do kishte femër tjetër për mua e mashkull tjetër për të. Kishim rënë brenda me njëri-tjetrin kokë e këmbë. Ndërkohë, po afronte vera dhe prindërit e Inës do të vinin nga Italia.

Unë, kur vajta te familja ime në qytetin tim, u dhashë telefonin prindërve të mi që të përshëndeteshin edhe me të Inës. E lamë që të fejoheshim, por para saj të kishim një takim formal ku prindërit tanë të takoheshin më shumë e njiheshin familjet përpara se ne të vendosnim. E kështu, Ina e unë ishim shumë të emocionuar. Mezi e prisim. Më në fund do të dilnim bashkë xhiro në qytetet tona pa u ruajtur e pa ndrojtje.

Shkova në qytetin e Inës ku u takova me prindërit e saj. Pasi biseduam, u nisëm drejt qytetit tim, se babai Inës kishte makinë. Aty na priste familja ime, me një banket modest të përgatitur nga ata. Ina e unë ishim shumë të lumtur e gjatë gjithë rrugës shtrëngonim duart. Sa arritëm në shtëpi, dëgjova mamin e Inës të bërtiste:

– O Zot, jo!
Aty dëgjova edhe mamin tim: – O bo bo, fati i djalit tim…
Inës i ra të fikët, kurse unë nuk po kuptoja asgjë. Më vonë mora vesh që mami im e kishte gocë daje mamin e Inës, me të cilën unë kisha ndarë jetën time dhe shtratin. Nuk mund ta përshkruaj si ndihem tani dhe as nuk kam fuqi ta vazhdoj më…. Di të them që nga ajo ditë unë kam vdekur dhe jam shumë rëndë psikologjikisht. Flokët më bien nga stresi, jam dobësuar shumë dhe do të më ngelë peng gjithë jetën. Ina ka ikur jashtë shtetit as nuk e di se ku, ndërsa unë jam ngujuar në shtëpi dhe dua të largohem sa më parë nga ky vend.

Kjo histori dhe ai premtim më kanë shkatërruar dhe duket se do të më ndjekin gjithë jetën. Ju lutem, ju që e lexuat historinë time, më thoni ç’do të kishit bërë po të ishit në vendin tim. Do isha shumë kurioz të lexoja këshillat tuaja e ndonjë fjalë që do të më jepte forcë, se gabimin e mëkatin tim e di…

Ndihem e tυr. ρëruar nga ajò që po më bën b. υrri…!!!

Ndihem aq fa jtore që e lashë bashkëshortin tim të më tra jtonte dhe më rr.ahte kaq keq. Unë jam aq e pakënaqur, por nuk kam besim t’i them atij se si ndihem.

Ai është mbizotërues dhe nuk më lejon të flas me askënd. Ai më thotë çfarë duhet të vesh dhe se sa herë duhet të shkoj në supermarket.

Nëse ai bën një punë të vogël në shtëpi, ai pret një medalje. Ai është 36 vje çar, ndërsa unë jam 32 vjeç are.

Ai më dërgoi mua dhe djalin tonë katërvj eçar në një fshat të largët, ku nuk kam miq dhe djali im nuk ka askënd që të luajë.Burri im punon jashtë vendit dhe kthehet çdo tre muaj për katër ditë.

Ai më merr në Skype çdo herë që ai dëshiron dhe gjithmonë përfundon kur dëshiron.

Ai mban paratë e veta për veten dhe unë kam vetëm pagën time të vogël për të mbajtur veten dhe djalin tim.

Unë shpresoj se ai do të lexojë kolonën tuaj dhe ta kuptojë këtë.Përgjigja e psikologes:Burri juaj është një dhu.nues abu ziv.

Nuk ka gjasa që ai të ndryshojë çfarëdo që unë them dhe kjo situatë po dëmton edhe djalin, edhe juve poashtu.

E-fletëpalosja “Partneri ab.uziv” do t’ju ndihmojë të përfundoni këtë marr ëdhënie.

Shkoni te miqtë e vjetër dhe jini e ndershme në lidhje me atë që po ndodh në mënyrë që ata të mund t’ju mbështesin.

Tregtia Shqipëri-SHBA, si mund të ndikojnë tarifat

Megjithëse me distancë të largët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner tregtar i rëndësishëm i vendit tonë. Vitin e kaluar, SHBA u rendit e 5-ta për nga vlera e importeve dhe e 13-ta për eksportet.

Importet amerikane shënuan 20.5 miliardë lekë më 2024, duke u rritur me 19% nga viti 2023. Katër vitet e fundit, importet nga SHBA në vlerë janë rritur me 104%.

Vitin e kaluar, SHBA ishin furnizues kryesor të Shqipërisë me mallra bashkë me Italinë, Kinën, Greqinë dhe Gjermaninë. Madje importet nga SHBA ishin më të larta në vlerë edhe se ato të Kosovës.

Importet amerikane zunë 2.3% të totalit të importeve më 2024.

Gjithashtu tregu amerikan është i rëndësishëm për eksportet tona, pasi Shqipëria çon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë (nëpërmjet Gjermanisë) bimët mjekësore në tregjet amerikane.

Vitin e kaluar, eksportet e Shqipërisë drejt SHBA arritën 7 miliardë lekë, me rënie vjetore 27%, si rrjedhojë e dobësisë që pësuan në përgjithësi eksportet tona nga dobësimi i euros.

Importet nga SHBA dominohen nga mjetet e transportit dhe lëndët djegëse. Në anën tjetër, eksportet shqiptare në SHBA dominohen nga giza, çeliku, bimët mjekësore, alumini, mobileri, produkte ushqimore etj.

Politika tarifore që po ndjek administrata e re në SHBA mund të ndikojë në Shqipëri tërthorazi sesa nga mallrat që tregtohen drejtpërsëdrejti. Ekspertët e ekonomisë besojnë se lufta tregtare mund të sjellë një valë të re çmimesh në tregjet globale nga të cilat Shqipëria mund të ekspozohet tërësisht.

Tregtia e Shqipërisë me SHBA-në zuri 2.1% të volumit tregtar me jashtë vitin e kaluar, duke mbetur e pandryshuar në dekadën e fundit.

Meqenëse SHBA është bërë tregu më i rëndësishëm i eksportit për BE-në gjatë dekadës së fundit, ndikimi negativ i tarifave të larta të SHBA-së mbi mallrat dhe shërbimet europiane do të jetë i rëndësishëm për shtetet e Evropës Lindore analizon instituti për Studime ekonomike i Vjenës.

Ndërsa flukset e drejtpërdrejta tregtare midis rajonit tonë dhe SHBA-ve janë të kufizuara, kërkesa më e ulët për produkte industriale evropiane do të ndikojë negativisht Europën Qendrore dhe Lindore.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas bëri thirrje për të reaguar me qetësi dhe maturi ndaj kërcënimeve të presidentit Donald Trump me tarifa: “Ne kemi nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për ne gjithashtu”, tha ajo. “Në luftërat tregtare nuk ka fitues” – tha Kallas.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shpalli të shtunën e kaluar një dekret për tarifa doganore shtesë prej 25% për prodhimet nga Kanadaja dhe Meksika dhe dhjetë për qind për produktet kineze.

Trumpi i kërcënoi sërish europianët me masa të ngjashme. i pyetur në një konferencë shtypi për tarifat tregtare për vendet e Bashkimit Europian, Trumpi tha: “Kjo do të ndodhë patjetër”. Nuk kemi ende një plan kohor, por do të ndodhë “shumë shpejt”.

Pavarësisht nga kjo retorikë e ashpër ende mbetet e paqartë nëse SHBA-ja do të vendosë vërtet tarifa doganore ndëshkuese kundër BE-së.

Nëse kjo do të ndodhë, tarifat doganore mund ta dëmtojnë rëndë Gjermaninë, sidomos industrinë e automobilave.

“Ka rrjedhur bufi i kënetës, është çështje moshe”, Rama mbi përdorimin e VPN për hapjen e TikTok: Turp i madh! Duhet shumë kujdes sepse paswordet dhe të dhënat…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot serinë “Sy m’sy” ku u është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale.

Ai ka përsëritur se PS është e vetmja forcë që mund të fusë Shqipërinë Në BE, ndërsa nuk i ka kursyer edhe ironitë ndaj kreut të PD Sali Berisha.

“Ka rrjedhur bufi i kënetës. Që është në rrjedhje duket qartë, por është çështje e moshës. Por them votoni për mua se vetëm unë dhe PS e bëjmë këtë hap të fundit për të kyçur Shqipërinë në BE. Kjo është e thjeshtë dhe e qartë. Nuk e bën dot askush tjetër, cilido tjetër minimalisht do të shkaktonte një shtyrje dhe vonesë dhe mbylljen e kësaj dere”, tha Rama.

Ai ka paralajmëruar qytetarët edhe në lidhje me përdorimin e VPN për hapjen e aplikacionit TikTok.

“Përdorimi i Tik Tok me VPN një turp i madh. Duhet shumë kujdes sepse është i hapur për marrjen në kohë reale të të dhënave. Është njësoj si ta përdorësh duke ndarë me të tjerët paswordin apo të dhënat”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Incident gjatë LIVE, Ramës i rrëzohet bufi: Ra, po nuk e lëmë të bjerë vetë

Gjatë rubrikës Sy m’sy, kryeministrit Edi Rama, i ndodhi një incident. Bufi të cilin e mban mbi tavolinë, i ra në tokë.

“Ra bufini, shifni. Po ne nuk e lëmë të bjerë”, tha Rama, ndërsa vijojoi duke folur për TikTok dhe përdorimin e VPN.

Nuk ka problem por duhet të bëni kujdes sepse kur përdor VPN të marrin në kohë reale të dhënat”, tha ai.

Këmbimi valutor, 3 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 90.4 lekë dhe do shitet me 91.7 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.7 lekë dhe do shitet me 99.5 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.6 lekë dhe do shitet me 118.7 lekë.

Tarifat e Trump: Për Kinën 34%, për BE-në 20% dhe një bazë prej 10% për të gjitha vendet, na kanë vjedhur prej kohësh

Me një tabelë në dorë, presidenti amerikan Donald Trump zbuloi të mërkurën tarifat e shumëpërfolura për të gjitha vendet duke nisur nga ato më kryesoret.

Ai tregoi se Kina “i ngarkon” Shteteve të Bashkuara një tarifë prej 67 për qind, kështu që Shtetet e Bashkuara do t’i ngarkojnë Kinës një tarifë prej 34 për qind.

Grafiku tregoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do t’i ngarkojnë Bashkimit Evropian një tarifë 20 për qind, Vietnamit një tarifë 46 për qind, Tajvani 32 për qind, Japonia 24 për qind, India 26 për qind, Koreja e Jugut 25 për qind, Tajlanda 36 për qind.

Trump njoftoi gjithashtu një “tarifë bazë minimale” prej 10 për qind për vendet e tjera për të “ndihmuar në rindërtimin” e ekonomisë amerikane.

Fillimisht ai deklaroi se dita e sotme është “një nga ditët më të rëndësishme” në historinë amerikane, pasi ai pritet të nënshkruajë një urdhër për vendosjen e tarifave reciproke për vende të ndryshme.

“Ne kemi një lajm shumë, shumë të mirë sot”, theksoi shefi i Shtëpisë së Bardhë. “Shumë gjëra të mira po ndodhin për vendin tonë”.

Ai deklaroi se së shpejti do të nënshkruajë një “urdhër ekzekutiv historik që vendos tarifa reciproke për vendet në mbarë botën”.

“Reciproke. Kjo do të thotë se ata na e bëjnë neve dhe ne ua bëjmë atyre. Shumë e thjeshtë. Nuk mund të bëhet më e thjeshtë se kaq”, shtoi presidenti Trump.

“Është shpallja jonë e pavarësisë ekonomike”, tha Trump duke njoftuar masat e reja.

Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara do të përdorin paratë e gjeneruara nga tarifat për të “ulur taksat tona dhe për të paguar borxhin tonë kombëtar”.

Sipas tij, 2 prilli do të mbahet mend përgjithmonë si “dita kur industria amerikane rilindi”.

“Prej dekadash vendi ynë është plaçkitur, përdhunuar nga kombet e afërta dhe të largëta, si nga aleatët ashtu edhe nga armiqtë”, vijoi ai.

Trump shpall tarifën 25% për të gjithë prodhuesit e huaj të automjeteve

Në vijim të fjalës së tij, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se kur bëhet fjalë për tregtinë, ndonjëherë “miku (është) më i keq se armiku”.

Ai thotë se mbi 80 për qind e makinave të prodhuara në Korenë e Jugut shiten në Korenë e Jugut, dhe mbi 90 për qind e makinave të shitura në Japoni janë prodhuar në Japoni, dhe se makinat e prodhuara në SHBA përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël në ato vende.

“Ford shet shumë pak” në vendet e tjera, thotë Trump, një çekuilibër që ka “shkatërruar” industritë amerikane.

“Kjo është arsyeja pse në mesnatë ne do të vendosim një tarifë 25 për qind për të gjitha automobilat e prodhimit të huaj”, tha Trump. “Këto ditë kanë mbaruar”.

Ai vazhdon të kritikojë BE-në dhe vendet aziatike për vendosjen e tarifave ndaj automobilave të prodhuar në SHBA.

Trump shtoi gjithashtu se masat që përdorin vendet e tjera janë gjithashtu “jomonetare”.

Greqia po armatoset: 25 miliardë euro për mbrojtjen, blihen armatime nga Izraeli

Greqia po armatoset. Sipas një vendimi qeveritar, shteti grek do të shpenzojë 25 miliardë euro për pajisjet e mbrojtjes gjatë 12 viteve të ardhshme. Plani sipas qeverisë greke kërkon të përforcojë aftësitë ushtarake të vendit dhe të nxisë industrinë e saj vendase. Plani i ri afatgjatë është i pari i këtij lloji për vendin dhe vjen ndërsa kombet në të gjithë Europën po kërkojnë të rrisin shpenzimet ushtarake përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë dhe një tërheqjeje të sigurisë së SHBA-së në kontinent.

“Greqia mund të jetë e vogël në përmasa, por rëndësia e saj gjeopolitike është e madhe,” u tha të mërkurën ligjvënësve kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Më tej ai shtoi se, “Ministri i Mbrojtjes e di se ka 25 miliardë euro në dispozicion për kohëzgjatjen e programit. Ai tani do të duhet të prioritizojë dhe të bëjë zgjedhjet që janë kritike dhe të nevojshme, theksoi Mitsotakis.

Ndryshe nga shumë homologë të BE-së, Greqia nuk është e panjohur në politikat e shpenzimeve qeveritare. Ajo ka qenë historikisht një nga anëtarët e NATO-s me shpenzimet më të larta të mbrojtjes si pjesë e prodhimit të saj ekonomik, duke tejkaluar rregullisht objektivin prej 2% të PBB-së së aleancës edhe në kulmin e problemeve të saj financiare.

Kjo vjen kryesisht për shkak të rivalitetit të saj të gjatë me Turqinë fqinje, një burim tensionesh të përhershme që i ka detyruar të dy vendet të mbajnë aftësi të forta parandaluese. Gjatë pesë viteve të fundit, Greqia e bëri këtë duke blerë 24 avionë luftarakë dhe fregata Rafale nga Franca dhe duke porositur deri në 40 avionë gjuajtës F-35 nga SHBA.

Tani, me Evropën e përqendruar në lehtësimin e investimeve më të mëdha në mbrojtje, duke përfshirë një hapësirë më të madhe fiskale, Greqia kërkon të vendosë një rrugë të qartë për vitet në vijim.

Strategjia parashikon gjithashtu integrimin e teknologjive të reja të mbrojtjes në aftësitë e Greqisë për të llogaritur natyrën në ndryshim të luftës. Kjo përfshin më shumë mjete ajrore pa pilot, sisteme drone dhe anti-drone, përdorimin e AI si dhe metodat e sigurisë kibernetike, tha kryeministri.

Të dielën Mitsotakis udhëtoi për në Izrael për t’u takuar me homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu, si dhe me zyrtarë nga ministria e mbrojtjes e vendit dhe drejtues të lartë nga sektori i tij ushtarak. Lideri grek diskutoi mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit me ta, duke vënë theksin tek inovacioni dhe aftësitë teknologjike.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 3 Prill 2025

Dashi

Kjo ditë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, pasi do të jetë e mbushur me probleme të sferës profesionale dhe ekonomike. Është një periudhë e mbushur me ulje-ngritje, ku duhet të tregoheni të durueshëm, në pritje të ditëve më të mira.

Demi

Tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet, pasi kohëve të fundit kanë qenë të shumta. Me gjasë mund të jeni përballur me situata të paparashikueshme, por tashmë duhet munduar që ta mblidhni dorën sa më shumë, aty ku është e mundur. Sa i takon ndjenjave, situata është e tensionuar.

Binjakët

Kjo e enjte do të jetë mjaft pozitive, ku do të ketë përmirësime të ndjeshme në dashuri. Mjaft të favorizuara janë takimet, ndaj përfitoni. Keni nevojë që të argëtoheni.

Gaforrja

Ju pret një ditë e mbushur me tensione lidhur me sferën profesionale. Ndiheni disi të lodhur për shkak të detyrave të reja dhe përgjegjësive të shumta. Mundohuni që të mos nervozoheni.

Luani

Venusi do të jetë në anën tuaj dhe kjo gjë do të bëjë që të ndiheni më të fortë. Yjet favorizojnë të gjitha projektet e reja, si dhe historitë e reja të dashurisë.

Virgjëresha

Kjo e enjte do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe aspak në ritmin e duhur sa i takon punës. Do të ndiheni të pakënaqur, për shkak se nuk do të vlerësoheni siç duhet. Lidhur me disa projekte do të ketë ngadalësime, ende pa nisur mirë.

Peshorja

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj do të merrni vendime të rëndësishme, madje edhe drastike. Kjo gjë mund të ndodhë edhe në dashuri, nëse jeni përballur me keqkuptime të cilat i keni konsideruar të pazgjidhshme.

Akrepi

Do të ndiheni të lodhur gjatë gjithë kësaj të enjteje dhe nuk do të keni aspak dëshirë për të bërë asgjë, shkruan noa.al. Mundohuni që të shkarkoni nervozizmin tek të tjerët, sidomos tek njeriu i zemrës.

Shigjetari

Kjo e enjte do të jetë pozitive dhe paralajmëron një periudhë rikuperimi, pas një faze në vend numëro, sidomos sa i takon dashurisë. Mundohuni që të jeni më entuziast, pasi në të kundërt rrezikoni që të mërziteni.

Bricjapi

Mund të ketë probleme në sferën sentimentale lidhur me të kaluarën, por që do arrini që ti kapërceni, sidomos nëse arrini që të rifitoni besimin dhe optimizmin. Yjet do të kenë ndikim pozitiv për të lindurit e kësaj shenje, duke bërë që ta rimerrni veten.

Ujori

Duhet të mundoheni që të rishikoni shpenzimet, pasi keni nxjerrë shumë më shumë nga sa kanë hyrë. Mund të ketë debate, pikërisht lidhur me paratë.

Peshqit

Kjo ditë do të nxjerrë në pah disa probleme në dashuri, ku mund të ketë tensione, ndoshta për shkak të problemeve që keni patur më parë. Mundohuni që të sqaroni gjithçka sa më parë.