Plakat e Prillit “trazojnë” motin çdo pranverë, si lindi legjenda shqiptare që njihet në gjithë Ballkanin

Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit të muajit Mars dhe javën e parë të Prillit. Kjo periudhë njihet si “Plakat e Prillit” për shkak të një legjende.

Por si është legjenda e “Plakave të prillit”?

Këtë mit disa prej jush mund ta kenë dëgjuar nga prindërit apo gjyshërit, por ndoshta e keni fshirë nga kujtesa.

Sipas gojëdhënave shqiptare, një plakë shkoi në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell tha: “Tani unë do t’i kullos për qejf bagëtitë. Lamtumirë dimër, shkofsh në djall”.

Në këtë moment, prilli (ose marsi) tha: “Shkurt o im vëlla, më jep tri ditë hua ta ngrij plakën”.

Menjëherë pas kësaj, legjenda thotë se u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb.

Mali i Tomorrit është vendi ku plakat u ngrinë me bagëtitë, ndërsa sipas gojëdhënave në atë vend sot gjendet një gur në formën e një plake, ku edhe sot e kësaj dite buron ujë, që thuhet se janë “lotët e plakës”.

Kjo gojëdhënë është e njohur thuajse në gjithë Ballkanin, por siç ndodh me legjendat, ajo vjen në versione të ndryshme.

Në ditët e sotme qarkullojnë edhe dy versione të tjera të legjendës:

Versioni 1

“Plakat e prillit” janë shtatë. Shtatë plaka morën leshin e bagëtisë dhe dolën në një lëndinë për ta tjerrë.

Duke biseduar me njëra-tjetrën, njëra nga plakat i ngriti këngë muajit mars duke i thënë se tani dimrit ia hodhi dhe marsi i merrte të keqen.

Këngën e kënduan të gjitha plakat me radhë. Marsi i dëgjoi dhe i ngriu të shtata.

Versioni 2

Nga zona e Veriut thonë se mullizeza (lloj shpendi) çeli zogjtë që në mars. E lumtur nga koha e ngrohtë, ajo filloi ta shante marsin:

“Mullizeza zogjtë i çeli,

na marsh të keqen mars kaçeli”…

Këtë muaji mars e ngriu me gjithë zogj në fole.

Numri i mullizezës më zogjtë e saj është shtatë, që korrespondon me numrin e plakave. Kjo tregon për një binjakëzim të gojëdhënës, lidhur dhe me ngjyrën e veshjes së plakave dhe të pendëve të zogut.

Sidoqoftë, në 3-7 ditë të prillit kthehet dimri, i cili sjellë reshje shiu thuajse në të gjithë vendin dhe pas tyre vjen pranvera e vërtetë.

A mund të anëtarësohemi në BE brenda 2030-s? Gazetari: 2030-ta është vit në tjetër mandat! Përralla të Edi Ramës

Gazetari Arion Sulo, e quan një “përrallë” dhe një akt populist, deklaratën e kryeministrit Edi Rama për mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Sulo theksoi se ky proces mund të zgjasë shumë më gjatë se sa parashikohet. Sipas tij, ky është një proces që mund të marrë 7, 8, 9, apo edhe 10 vjet, dhe se fjalët e Ramës për një anëtarësim të mundshëm deri në 2030 janë të paqëndrueshme.

Ai gjithashtu foli për situatën në Tiranë, ku thotë se janë të shumta apartamentet bosh dhe se qyteti po vazhdon të betonizohet pa mundësi të zhvillimit të qëndrueshëm.

“Rama thotë se në BE do të hyjmë më 2030. Si mund t’i besoj kur viti 2030 është vit në tjetër mandat? Ky është proces që mund të shkojë 7-8-9-10 vite.

Ky është një populizëm, është një përrallë. Tirana ka 50 mijë apartamente bosh, nuk i blen kush kullat dhe ndërtohet sërish. Qyteti është betonizuar”, tha Arion Sulo.

Restorante e markete, kapen 6 subjekte që tregtonin mish pule me salmonelë

Gjatë kontrolleve të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë, janë evidentuar deri tani 6 subjekte që kanë pasur në ambientet e tyre dhe kanë tregtuar për klientët mish pule të infektuar me salmonelë. Subjektet e identifikuara përfshijnë disa markete, por nuk kanë munguar as restorante, të cilat janë hallka e fundit e konsumit të produkteve për klientët.

Sipas burimeve, nga qyteti i Vlorës është tërhequr një sasi e konsiderueshme e mishit të pulës me salmonelë. Dyshohet se numri i subjekteve, përfshirë marketet, restorantet dhe fast-food-et që kanë tregtuar apo servirur mishin me Salmonelë, mund të jetë edhe më i madh. Këto subjekte përfshijnë kryesisht ato afër shkollave dhe në zonat urbane të qytetit.

Gjithashtu, është mësuar se pas daljes publike të lajmit, shumë subjekte private në Vlorë kanë larguar menjëherë nga ambientet e tyre pulat që kishin në stok, pavarësisht nëse ato ishin infektuar me Salmonelë apo jo, për të shmangur rrezikun e përhapjes së infeksionit. Ky veprim ka ndihmuar në zbehjen e “skandalit”, duke ulur numrin e subjekteve të evidentuara.

Po ashtu, janë marrë masa administrative dhe gjoba për subjektet që kanë shkelur rregullat e sigurisë ushqimore.

Mentor Kikia revoltohet; “Shteti po na mban tatimin dy herë”

Jam duke kërkuar se për kë parti të votoj. Por, nëse ka dëgjuar njeri ndonjë premtim për ta ndryshuar këtë DIVA-n,(deklarimin e pasurisë) të më thotë.

Ktej premtojnë rritje page, ktej ulin fashën e atyre që duhet të deklarojnë të ardhurat. Kush paguhet 1 milion lekë të vjetra në muaj duhet të deklarojë pasurinë. Pasuria syve që tju pëlcasin. 1000 Euro në muaj, që nuk mjaftojnë as për bukë e domate.

Kush bën dy punë e më shumë, po që duhet te deklaroje.

Po mirë, unë kam aftësi dhe fuqi të bëj 3 punë. Cdo të ardhur e kaloj në bankë, për cdo qindarkë që marr paguaj taksat sepse i kaloj përmes bankës.
Tani do që ta deklaroj, sepse ke frikë mos i kam para droge. Ja po e deklaroj edhe se nga më vijnë të ardhurat. Por pse duhet të paguaj sërish taksë kur bëj deklarimin.

Nga njera ane tatohet vete paga, cdo muaj. Nga ana tjeter tatohet edhe kur e deklaron nje here ne vit.

Dhe Tatimet njoftojnë tërë entuziazem se kemi mbledhur kaq million e aq million Euro. Po mbushim arken e shteti, apo jo?

E di që do thjoni se ky është shteti, kështu ndodh edhe andej ku do ikim në 2030.
Por pyet njëherë si dhe sa ia kthen andej shteti mbrapsht shërbimin atij që ia zhvat kuletën?

Krizë mes Big Bastës dhe Vesës? Përshëndetja e tij në “Ferma Vip” ndez dyshime

Ferma Vip ka nisur dhe një ndër pjesëmarrësit e tij është reperi Big Basta. Edhe pse pjesëmarrja e tij ishte pritur me interes, pak para nisjes së spektaklit, u përhapën thashetheme të forta rreth një mundësie konflikti brenda çiftit. Thuhej se mes tij dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Vesa Luma, kishte lindur një mosmarrëveshje për pjesëmarrjen e Big Bastës në Ferma Vip.

Sipas thashethemeve, Vesa nuk ishte shumë dakord që bashkëshorti i saj të largohej për një kohë të gjatë nga familja dhe të merrte pjesë në një program që kërkon angazhim të madh. Dyshimet për një mundësi tensioni u përforcuan mbrëmjen e djeshme, gjatë hyrjes së Big Bastës në spektakël. Kur ai përshëndeti djalin e tij, ai nuk dha asnjë përshëndetje për Vesën.

Prezantuesja e spektaklit, e dukshme në shenjë kureshtie, e pyeti atë nëse do të përshëndeste vetëm djalin, ndërsa Big Basta, pas një pauze të shkurtër, dha një përgjigje të ftohtë: “Djalin dhe familjen”.

Ngatërrohet Berisha: Dividenti do taksohet me 10%! Ndërhyn biznesmeni: Si 10%?! Po ne e kemi 8%…

Në vazhdën e takimeve në prag të fushatës së 11 majit, Sali Berisha ishte sot në një takim në një biznes fasonerie në qytetin e Durrësit, ku prezantoi programin e ‘PD-Shqipëria Madhështore’, për sipërmarrjen me moton ‘Made in Albania’.

Gjatë fjalës së tij dhe premtimeve që po jepte, nëse do të fitojë zgjedhjet, duke folur për dividentin, kreu i PD tha se me të ardhur në pushtet do të taksohet me 10%…

Por menjëherë ndërhyri biznesmeni, i cili i shtangur i tha: Po si 10%, është 8%… duhet ta hiqni.

“8% po, po ke të drejtë. T’i kërkon heqjen, do ta shqyrtojmë”, tha Berisha pas lapsusit

“Do i them që kam ndjenja për ty!”/ Plani që thurri Gjesti për 1 Prill, si reagoi Egli!

E teksa sot është “Dita e Gënjeshtrave” e të gjithë mendojnë se kush do jetë “preja” e tyre, edhe Gjesti ka bërë planet e tij.

Ai në kuadër të kësaj dite vendosi që t’u bënte një rreng banorëve dhe për ta arritur atë do t’i duhej edhe ndihma e Eglit.

Duke qëndruar jashtë në oborr me banoren dhe Aldon, ai propozoi që t’u thoshte banorëve se kishte ndjenja ndaj Eglit.

Por, reagimi i kësaj të fundit bëri që plani i Gjestit mos vendosej në zbatim.

“Nuk i bëj unë këto gjëra”, i tha shkurtimisht ajo banorit për të cilin prej ditësh tanimë ka thënë që ka ndjenja, por ka vendosur që të tërhiqet pasi nuk sheh të njëjtën gjë te Gjesti

Gjesti ρë shtyn Eglin në fytyrë, pamjet bëjnë xhiron në rrjetet sociale (Video)

Në vazhdën e ngjarjeve të shumta që po ndodhin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, një veprim i papritur dhe i pahijshëm nga banori Gjesti ka shkaktuar reagime të shumta mes ndjekësve të këtij formati.

Gjithçka ndodhi gjatë një momenti në kabinën e dushit, ku Gjesti dhe Egli Tako po bisedonin.

Në një çast të papritur, teksa Egli e zgjati kokën drejt tij, këngëtari e pështyu, një veprim që ka ngjallur neveri dhe indinjatë tek publiku.

Ky moment nuk i shpëtoi syrit të fansave të vëmendshëm të spektaklit, të cilët reaguan menjëherë në rrjetet sociale.

Pavarësisht se nuk dihet saktësisht çfarë po diskutonin dy banorët dhe çfarë e nxiti Gjestin të kryente këtë veprim kundrejt Eglit.

Pamjet e regjistruara kanë bërë xhiron e rrjetit, duke shkaktuar debat dhe kritika të ashpra.

KUJDES! Ky është mishi i pulës që nuk duhet të konsumoni

Në nisje të emisionit “Opinion”, ku diskutohet për sasinë e mishit të pulës, që ishte i kontaminuar me salmonelë, gazetari Blendi Fevziu tregoi foton e paketimit të mishit të pulës që përmban salmonelë dhe që ka qarkulluar në tregun vendas.

“Kjo është paketa që kush e ka blerë të mos e konsumojë. Nuk duhet konsumuar, duhet të kthehet mbrapsht sepse përmban salmonelë”, tha Fevziu.

Rrëfίm sho kυes/ “Djali im më ndihmon të zgjedh dαs. hηorët në…”

Një nënë 56-vjeçare e divorcuar thotë se futet shpesh në Tinder për të gjetur meshkuj për lidhje, madje kryesisht përzgjedh djem të rinj.

Britanikja Pauline Young thotë se lidhet me djem deri 20 vjet më të rinj se ajo, që kur martesa e saj u prish. Ajo thotë se ky stil jetese e ndihmon që të qëndrojë e re, ndërsa shpesh lidhjet e saj janë vetëm për se ks.

Pauline, e cila është e fiksuar pas palestrës dhe garave në atletikë, shprehet: “Nëse është OK që meshkujt ta bëjnë këtë, pse të mos e bëj edhe unë. Jam e sigurt.

I bëj gjërat me siguri. Pse të mos bëj qejf si meshkujt?”. Kur ishte e re, ajo u njoh me një malajzian. Më vonë u martuan dhe ajo shkoi për të jetuar në Malajzi.

Por jeta atje ishte shumë e vështirë për të. Nëna e dy djemve thotë se kishte humbur identitetin. “Nuk e dija nëse isha grua apo mama”.

Pauline përfundoi duke flirtuar me një burrë në palestër. I shoqi zbuloi aferën dhe martesa e tyre përfundoi pas 28 vitesh. Megjithatë Pauline, që jetonte në Singapore, nuk u ndal.

Ajo thotë se meshkujt ia hidhnin sytë në rrugë apo restorant dhe kjo e gëzonte. “Këto lidhje më ndihmojnë për të rritur vetëvlerësimin”.

Djali i saj, 19-vjeçari Craig, ndonjëherë i zgjedh mashkullin me të cilin do dalë ajo, kur ajo piketon më shumë se një në Tinder.

Pauline shpreson që të gjithë mamatë single të frymëzohen nga historia e saj.