Ρrishtina blen dronë Bayraktar nga Turqia, Kυrti: Kosova tani edhe më e sigυrt

Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia, ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai që njoftoi blerjen përmes një postimi në ‘Facebook’.

Tani, shkruan Kurti, Kosova është edhe më e sigurt.

Postimi i Kurtit:

Kurti: “Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë.

Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”.

Ήoroskορi për ditën e sόtme, 16 korrik 2023

Dashi
Edhe gjate kësaj dite jeta juaj ne çift do jete shqetësuese. Do grindeni për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe nuk do toleroni aspak. Yjet këshillojnë te ndryshoni sjellje nëse nuk doni te keni probleme serioze. Beqaret nuk duhet te dëshpërohen edhe nëse nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Për financat do ketë vështirësi, por asgjë alarmante. Vazhdoni te tregoheni te matur.

Demi

Nuk do mërziteni aspak sot nga ato qe do iu thotë partneri dhe do i kuptoni gabimet qe keni bere me pare. Nuk ehte kurrë vone për t’i ndrequr ato dhe për te pare me pozitivizëm drejt se ardhmes. Beqaret edhe pse do kenë takime interesante nuk duhet te krijojnë iluzione. Perspektivat materiale janë te mira. Do kryeni transaksionet dhe investimet e menduara.

Binjaket

Me bekimin e yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e mire sesa mendonit. Do tregoheni me te sjellshëm, me te dashur dhe do i shprehni te gjitha ato qe ndjeni. Beqaret duhet te reflektojnë me kujdes para se te hedhin çfarëdo lloj hapi. Mos u gënjeni nga ndonjë veprim i dikujt. Situata financiare do jete e paqëndrueshme dhe për disa mjaft problematike.

Gaforrja

Pasioni do dominoje sot ne jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do jeni me shprehës dhe do mendoni vetëm për te mirën e lidhjes qe keni krijuar. Beqaret, për një arsye apo për një tjetër do i mbyllin portat e zemrës dhe nuk do lejojnë askënd te futet. Financat do jene përgjithësisht te stabilizuara, megjithatë ende duhen shmangur investimet e tejskajshme.

Luani

Jeta juaj ne çift ka rrezik te kaloje një periudhe te turbullt. Do e keni te vështirë te mos i shprehni ato qe mendoni dhe ne ndonjë moment do e teproni me fjalët. Beqaret do jene joshës dhe do kenë disa takime, por asgjë serioze nuk pritet. Nëse keni menduar për një investim te madh, sot është momenti i duhur. Financat do jene ne gjendjen me te mire.

Virgjeresha

Lidhja ndërmjet jush dhe partnerit do përforcohet edhe me shume gjate kësaj dite. Nuk do lejoni askënd te ndërhyjë ne jetën tuaj dhe do bëni gjithçka qe dëshironi. Beqaret do jene mjaft tërheqës dhe do bëjnë për vete persona te shumte. Dikush mund te jete edhe ai qe keni ëndërruar prej kohesh. Ne planin financiar do i kaloni te gjitha vështirësitë qe kishit pasur.

Peshorja

Do jeni shume sensuale gjate kësaj dite dhe partneri do ndihet me fat qe iu ka ne krah. Disa mund te mendojnë për një udhëtim te shkurtër, por romantik. Beqaret do kenë disa takime interesante, por nuk do ndihen ende gati te fillojnë një histori dashurie. Ne fakt çdo gjë varet nga ju. Influenca e yjeve do jete e favorshme edhe për sektorin financave. Do ketë përmirësime.

Akrepi

Dite shume e mire kjo e sotmja për jetën tuaj ne çift. Do ndiheni rehat pranë te dashurit te zemrës dhe do mendoni se me te vërtetë ai është dashuria juaj e përjetshme. Beqaret do joshin shume, por nuk do kenë kurajo t’i shprehin me fjale pëlqimet. Maturi dhe sa me shume maturi duhet te tregoni ne sektorin e financave. Vetëm kështu nuk do keni probleme.

Shigjetari

Gjate gjithë ditës se sotme do jeni ne dispozicion te partnerit tuaj dhe do ia plotësoni atij çdo dëshirë. Kërkoni edhe nga ai ta beje te njëjtën gjë sepse gjithçka është reciproke. Beqaret do kenë disa takime, por edhe rivaliteti do jete i forte. Tregohuni me dinake! Financat do jene përgjithësisht te mira dhe nuk do keni aspak probleme.

Bricjapi

Dite shume e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja. Nuk do bini dakord me partnerin dhe kjo do iu nevrikose mjaft. Mos kërkoni gjithmonë te behet si thoni ju sepse do gaboni. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do hedhin asnjë hap për te kërkuar dike. Për financat mos u shqetësoni aspak sepse nuk do jene problematike.

Ujori

Kontrollojeni veten sot dhe mos bëni gjera për te cilat te pendoheni. Ne një lidhje duhet te tolerosh dhe te mos kërkosh qe ai te ndërpresë çdo lloj komunikimi me te tjerët. Beqaret do jene te turpshëm si gjithmonë dhe nuk do i pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Financat nuk do jene shume te mira, prandaj kryeni vetëm shpenzimet me te rëndësishme.

Peshqit

Ndikimi i Plutonit ne jetën tuaj ne çift do jete shume i madh sot. Marrëdhënia ne çift do jete me harmonike dhe me e bukur se me pare. Shfrytëzojeni ditën sa te mundni! Beqaret ka shume gjasa te kenë dashuri me shikim te pare, prandaj duhet te dalin jo te qëndrojnë ne shtëpi. Ne planin financiar duhet me patjetër te merrni një vendim te rëndësishëm.

Tragjike/ Pret këmbën me troko duke punuar, humb jetën qytetari

Një 70-vjeçar nga Berati mësohet se ka gjetur vdekjen dy ditë më parë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ishte nisur me urgjencë nga Spitali Rajonal i Beratit.

70-vjeçari Pëllumb Dollani, banues në lagjen “30-Vjetori” në Berat vijonte punën e tij si murator, edhe pse në moshën e tretë.

Gjatë një pune private në një banesë në periferi të qytetit, ai ka prerë aksidentalisht këmbën me troko dhe është transportuar fillimisht drejt spitalit të Beratit dhe më pas drejt Spitalit të Traumës, për shkak të gjakderdhjes.

Edhe pse DVP Berat nuk dha asnjë informacion zyrtare në lidhje me këtë ngjarje aksidentale, mësohet se Dollani gjeti vdekjen sapo mbërriti në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë qe dje bashkëshortja dhe 4 fëmijët e tij e kanë përcjellë atë për në banesën e tij të fundit.

“Unë jam ναjza e tij, gjαku i tij”/ Babai e braktisi, ish-banorja e BBV bën Ιυtjen e ndjerë: Jam rritυr, nuk mbaj inat në zemër…

Fotini një herë fituese e Big Brother, dhe ish-banore e Big Brother VIP 2 ka bërë ditën e sotme një rrëfim prekës ditën e sotme në “S’e luan topin”.

Ajo i ka dërguar një mesazh të ndjerë babait të saj, i cili vite më parë i ka braktisur.

Fotini i ka kërkuar të atit që të mund të ritakoheshin dhe të rregullonin raportet.

“Unë jam prapë edhe do jem e hapur gjithmonë sepse unë jam vajza e tij. Nëse ndryshojnë gjërat dhe me kalimin ee kohës krijojmë një raport të denjë unë jam këtu, kam gjakun e tij.

U bën disa vite që s’kam patur asnjë raport me babain. Unë kam bërë disa tentativa, e kam kërkuar ta gjej dhe ta takoj, por nuk e kam gjetur.

Unë babait do t’i thosha që jam rritur dhe tani i kuptoj mirë gjerat. Nuk mbaj inat në zemër. Në çdo moment që ai është i gatshëm për të krijuar një raport të mirëfilltë unë jam e hapur.”- tha Fotini.

Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Ngjela: SPAK së shρejti do të godasë djathtαs

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, i cili është në hetim për tre vepra penale, ka trauzra ujërat e politikës në vendin tonë.

Avokati Spartak Ngjela deklaroi sot se së shpejti SPAK do të godasë djathtas.

Ai tha për Report Tv se ka ardhur koha që SPAK të godasë edhe djathtas, e shtoi se nëse ecën me këtë doktrinë, pra me goditjen e rangjeve të larta të politikës, shumë shpejt do të ketë edhe nga radhët e opozitës që do të bien në rrjetën e SPAK.

Ngjela: Nëse SPAK është në lartësinë e duhur nëse rezulton se është korrupsion është një hap para në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri. 98% janë deputetë.

Si të jesh ministër si të jesh deputet ngarkesa juridike është e njëjta gjë. Problemi është shumë i thjeshtë të shikojmë si do të të ecin ngjarjet në lidhje me këtë arrest.

Patjetër që do të shkohet dhe djathtas. Kur fillon lufta kundër një krimi që është bërë fenomen i një qeverie qoftë dhe korrupsioni fillohet nga pushteti. SPAK nuk mund ta fillojë nga opozita, por nga pushteti, deri tani jemi majtas. Pra ka filluar majtas, tani majtas u ngrit dhe më tepër rangu.

Pyetja që bëhet është do të shkojë djathtas, mendoj se ka ardhur koha. Doktrina është e Bonapartit ai filloi majtas, pastaj i ra fisnikërisë. E ka hapur doktrinën tani dhe në shikojmë që SPAK-u po ecën me këtë të doktrinë, procesi për goditjen e rangjeve të larta të politikës.

I νeshur me antiρΙumb, ky është shqiptari që νrau Shρëtim Bajramin

Autori i vrasjes së 50-vjeçarit shqiptar Shpëtim Bajrami në Selanik të Greqisë , doli sot para gjykatës ku ndaj tij u ngritën dy akuza, ajo e vrasjes dhe armëmbajtje pa leje.

I shoqëruar nga dy policë greke, 45-vjeçari ishte veshur me antiplumb.

Autori dhe viktima, para krimit, ndodheshin në një lokal aty pranë dhe dëshmitarët raportuan se mes viktimës dhe autoritt po debatonin për një borxh.

Shpëtim Bajrami u ekzekutua me 3 plumba në afërsi të një karburanti në Selanik të Greqisë mesditën e së enjtes.

Mediat greke raportojnë se viktima , me origjinë nga Elbasani bënte udhëtime të shpeshta drejt Shqipërisë, tre deri në katër herë në muaj. Një ditë para vrasjes së tij ai ishte kthyer nga një udhëtim i tillë dyditor në vendlindje. Ai kishte përdorur linjën Shkup-Pogradec-Shqipëri dhe ishte kthyer në Greqi nga Kapshtica.

Ekzekυtoi shokun për ρaratë e drogës në SeΙanik, ja kush është 45-vjeçari shqiptar

Leonard Refik Kurti është 45-vjeçari nga Elbasani, i cili sot u paraqit para gjykatës Greqi për shkak se para disa ditësh ekzekutoi me armë zjarri mikun e tij 51-vjeçar, po ashtu nga Shqipëria.

Kurti është dorëzuar ditën e djeshme te autoritetet greke dhe ka rrëfyer gjithë dinamikën e ngjarjes, duke zbuluar se ai dhe 51-vjeçari që mbeti viktimë, Shpëtim Bajrami, ishin konfliktuar në lidhje me një sasi parash.

Autori dhe viktima po pinin kafe mesditen e 13 korrikut në një lokal, ku u konfliktuan me njëri-tjetrin. Më pas kanë hipur në automjetet e tyre dhe janë konfliktuar sërish në një pikë karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.

45-vjeçari nga brenda mjetit të tij ka qëlluar me 3 plumba Shpëtim Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.

Prishja e pazareve të drogës mendohet të jetë shkaku i vrasjes së Shpëtim Bajramit. Sipas mediave greke, 50-vjeçari nga Elbasani udhëtonte 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë. Ai kishte mbërritur nga Shqipëria në Greqi vetëm një ditë para se të ekzekutohej nga bashkatdhetari i tij.

Pas skenave të nxehta, Luizi dhe Olta shkëpusin çdo raρort, zbαrdhen paraskenat e sherrit gjatë xhirimit të filmit! Si nisi përρlasja e këngëtarit me…

E gjithë vëmendja e publikut është te filmi që Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë duke xhiruar aktualisht. Që pas përfundimit të “Big Brother”, dy protagonistët bashkuan forcat për të sjellë një film dramë-romancë, që me gjasa do të jetë një sukses i garantuar.

“Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre. Një çift i martuar prej vitesh janë në buzë të ndarjes. E ndërsa gatisin letrat e divorcit, një ftesë iu vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje.

Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve. Në role kryesore janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, dy ndër personazhet më të komentuar prej disa muajsh tanimë. Nga “rivalë” në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua.

E tashmë është zbuluar i gjithë kasti i filmit, të cilët janë: Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Salsano Rrapi, Sara Hoxha, Ndriçim Xhepa, Zamira Kita, Olta Daku, Besmir Bitraku, Salsano Rrapi, Luan Jaha, Ylber Bardhi, Roerd Toçe, Sotiraq Bratko, Dea Mishel Hoxha, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Myzafer Zilfaj, Xhljano Brisku, Megi Pojani, Sara Kolami.

Megjithatë, interesi është i madh për të parë Oltën dhe Luizin, dy armiq të përbetuar në lojë, që këtë herë kanë rolin e burrit dhe gruas. Të gjithë e kujtojmë marrëdhënien e tensionuar që ata kishin brenda shtëpisë, çfarë u reflektua edhe në ditët e para jashtë lojës.

Megjithatë dy personazhet u duk sikur bënë paqe, teksa ndanë rolet e tyre në film. Por duket se e vërteta është komplet ndryshe. Marrëdhënia e tensionuar mes Luizit dhe Oltës ka vijuar edhe në shesh xhirim. Dy protagonistët, janë shfaqur shpesh herë nervoz ndaj njëri-tjetrit, duke mos i fshehur momentet e tensionit edhe në sy të kastës së aktorëve.

Nga ajo që kemi mundur të mësojmë është që në rrafshin personal, Olta dhe Luizi praktikisht nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Madje dy protagonistët as nuk ndiqen në “Instagram”, si për t’i vënë vulën këtij raporti.

Dëshmitarët e këtyre problemeve mes tyre kanë rrëfyer se Olta shpesh herë ka debatuar me Luizin edhe për nivelin e tij në aktrim, duke pasur disa kërkesa më shumë ndaj tij, por edhe ndaj stafit. Natyrisht që përplasjet jo në të gjitha rastet kanë nisur vetëm nga Olta, pasi dëshmitarët, kanë zbuluar se shpesh ka qenë Luizi ai që ka pasur momente acarimi me kolegen e tij në film.

Megjithatë, projekti i filmit ka vijuar dhe aktualisht xhirimet janë drejt përfundimit. Drejt përfundimit ngjason edhe marrëdhënia e Oltës dhe Luizit, që me gjasa pas këtij filmi, nuk do të kenë më as miqësi së bashku, e aq më pak bashkëpunime të tjera.

Kujtojmë se Luizi nuk ka pasur probleme vetëm me Oltën gjatë xhirimit të filmit, por edhe me Dean, e cila gjithashtu është pjesë e kastit. Përplasjet e Deas dhe Luizit kanë nisur në Korçë, teksa kanë qenë duke xhiruar. Luizi është protagonist në këtë film, teksa Dea ka vetëm një rol episodik.

Megjithatë, gjatë xhirimeve, ata kanë nisur me konfliktet, çfarë ka bërë që pas përplasjeve, të ndërpresin çdo komunikim mes tyre, pavarësisht bashkëpunimit për shkak të punës. Të dy finalistët e “Big Brother”, kanë vijuar punën me xhirimet, veç se këtë herë, pa asnjë komunikim personal mes tyre. Një video e Luiz Ejllit, teksa ofendon Dea Mishel nga koncerti në Shkodër ka bërë xhiron e rrjetit orët e fundit.

“Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së ‘BBVip’ se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë”, tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”, ishin fjalët e Luizit të cilave Dea Mishel u është përgjigjur e prerë duke e paralajmëruar të mos merret më me familjen e saj.

Por nëse me Dean nuk ka shumë lidhje në film, me Oltën bashkëpunimi është i pashmangshëm. Veç sherreve larg kamerave, në rol, dyshja ka edhe skena të nxehta. Luiz Ejlli i ftuar në “Fiks Fare” foli në lidhje me xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, dhe për skenat e përfolura me Oltën.

“Për mua, ndoshta janë disa skena çukuçuku, se s’jam aktor profesionist, por për Oltën dhe të tjerët s’është kështu. Ajo ishte vetëm një puthje”, tha Luizi.

“Sapo e mori vesh dhe Kiara, filloi duke bërë valixhet gati. I thashë a jemi duke ik me pushime, veç kur iku te njerëzit e vet”, tha ai me shaka.

Kulmi i debateve mes tyre arriti në “Post Big Brother”, ku Olta nuk i ndali akuzat për Luizin, por edhe Kiarën. Aktorja e akuzoi ish-konkurrenten se e shfrytëzon fituesin e “BBV2”, pasi fama e tij është shumë e madhe: “Ajo po të shfrytëzon ty sepse je shumë i famshëm, kaq ka treguar deri tani. Kjo ‘e kulluara’, meqë tha që është kaq e mire. Burrë e grua nuk të bëjnë interesi, por nevoja. Ti je materialiste”.

Nga ana tjetër, edhe Kiara pati një reagim të ashpër për Oltën. “Deri më tani nuk kam nxjerrë asnjë ofendim për askënd. Ky më ka vendosur unazën në gisht dhe që prej atij momenti nuk ke gojë të flasësh. Jo të më rrish të më flasësh cepave, e të më thuash: ju do ndaheni. Ti je inatçie, kjo je ti”, u shpreh moderatorja.

Pavarësisht, se u duk se Kiara dhe Olta u bënë shoqe jashtë “Big Brother”-it, duke u takuar e duke shkëmbyer batuta mes tyre, debatet kanë vijuar. Por nëse me Kiarën është një kapitull i mbyllur që në spektaklin e fundit të “Big Brother”, me Luizin përplasjet kanë vijuar më gjatë, duke shoqëruar me tensione thuajse të gjithë xhirimet e filmit.

Άksident trαgjik/ PërρΙαsen ‘kokë më kokë’ dy makina, raρortohet për 6 të νdekur

Gjashtë persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën në një aksident automobilistik që ndodhi të premten në qendër të Marokut.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën që lidh qytetet Marrakesh dhe Safi, kur një fuoristradë është përplasur me një taksi

Gjashtë persona u vranë në vend dhe 12 të plagosur u dërguan në spital, disa prej tyre në gjendje të rëndë, thanë autoritetet marokene.

Në vitin 2022, më shumë se 3200 njerëz u vranë në aksidente rrugore në Marok, sipas shifrave zyrtare.

Emri, kush është biznesmeni nga Shkupi që u νra në Greqi, para 3 mυajsh i “eΙiminuan” shokun

Është identifikuar viktima e sulmit me armë në Greqi, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në një resort në Halkidiki.

Viktima është Orhan Bajrami, një biznesmen i njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut. 39-vjeçai ishte pronar kazinoje dhe tregtar i pijeve alkoolike.

Ai u vra pas një sulmi me armë nga persona të maskuar ndërsa ishte duke qëndruar në apartamentin e tij të marrë me qira në një resort, ku ndodhej me pushime me shokun e tij, një 45-vjeçar, Sead Slezoviq, i cili nga sulmi mbeti i plagosur.

Orhan Bajrami, njihej me nofkën “OKI” dhe ka pasur disa precedentë të mëparshëm penalë.

Vetëm disa muaj më parë në qendër të Shkupit u vra Jeton Krivanjeva, një bashkëpunëtor i ngushtë i Orhan Bajrami.

Vrasja ka mbetur ende e pazbardhur dhe dyshohet të ketë lidhje me biznesin e lojërave të fatit.