“Ndihem e trishtuar, nuk ndodhem në asnjë spital…”/ Egli Tako sqaron për herë të parë gjithçka pas daljes nga BBVIP4!

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Egli Tako ka bërë sot një postim të gjatë në rrjetet sociale.

Aktorja falënderon të gjithë ata që kanë pyetur dhe janë shqetësuar për gjendjen e saj.

Po ashtu ajo i ka uruar suksese në rrugëtimin e tij, banorit Gjestit për të cilin thotë se shpreson të bëjë lojën që do ai pa pasur një pengesë për të.

“Vërsëllonja” futet në shtëpi i afrohet Vserlos – reagimi nuk duhet humbur (Video)

Po vazhdon akoma sfida e mos-reagimeve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

E së fundmi në këtë shtëpi ka hyrë Vërsëllonja, një aktor i “Portokallisë”, i shndërruar në Vserlon e Big Brother.

Ai hyri në shtëpi duke imituar Vserlon, derisa filloi grindjet me konkurrentët e tjerë.

Në një moment, ai u ul pranë Vserlos, ndonëse ky i fundit nuk duhej të reagonte fare.

I njëjti vazhdoi të qeshte dhe të injoronte në atë mënyrë që të mos përballej me të.

Në shtëpi veç tij, ka hyrë edhe fituesja e BBVA 3 Egla Ceno, e cila i dhuroi një puthje në buzë Laert Vasilit.

VIDEO 1

VIDEO 2

“Ishte i sëmυrë me ndor”, Eni Çobani: Këngëtarja Violeta Kukaj ia mori pasurinë burrit të saj me mas htrim! (DETAJE)

Avokatja Eni Çobani ka komentuar në lidhje me një rast që është ndarë në rrjetet sociale së fundmi, ai i këngëtares Violetë Kukaj me familjen e ish-bashkëshortit.

E ftuar në një emision televiziv, Eni Çobani foli për këtë temë ku tregoi se në një moment të vështirë që ka kaluar ish-burri i këngëtares, ajo i ka marrë të gjithë pasurinë.

“Jam përfaqësuese ligjore e familjes Ratkoceri, unë jam me bashkëshortin dhe përfaqësuese e nënës së tij. Nëna e bashkëshortit dhe zotëria në fjalë kanë dalë nga banesa nuk gëzojnë më asnjë pasuri, se në momente shumë të vështira të kalimit të një sëmundje mendore të bashkëshortit të zonjës i është marrë e tërë pasuria sigurisht në mashtrim dhe sot ai zotëri po lufton pikërisht në rimarrje të kësaj pasurie”, tha ajo.

Po ashtu ajo ka thënë se Kukaj e ka çuar në spital ish-bashkëshortin.

“Nuk ka fituar asgjë. Gjyqi që ka fituar ka qenë një gjyq penal, ku zonja ka shkuar ka denoncuar bashkëshortin, i cili kërkonte asaj një ribashkim familjar. I thoshte: A do të bashkohemi? Sepse është edhe nën efektin e një sëmundjeje të rëndë. Ajo jo vetëm nuk e ka vërtetuar faktin se bashkëshorti është i sëmurë, por e ka çuar vetë me dorën e saj në spital dhe i ka nxjerrë raportin”, tha Çobani.

Surpriza në listat e Adriatik Lapajt, rekrutime nga PD, fut edhe babain e tij të parin e listës në Berat

Surpriza kanë rezervuar listat e koalicionit Nisma dhe Shqipëria Bëhet.

Dashnor Sula dhe Alesia Balliu u bënë pjesë e tyre në minutat e fundit para dorëzimit në KQZ, ndërsa ishin larguar nga PD-ja.

Ndërkohë, Adriatik Lapaj do të kandidojë në Tiranë, ndërsa surpriza tjetër është babai i tij, Ferman Lapaj, i cili do të kandidojë në listën e Qarkut të Beratit.

Surpriza në listat e Adriatik Lapajt, rekrutime nga PD, fut edhe babain e

“Emra që mund të arrestohen para 11 majit”/ Gazetari Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Rama ka futur njerëz që…

Gazetari Artan Hoxha komentoi në një intervistë emrat në listat e kandidatëve për deputetë të dy partive kryesoren më vend PS dhe PD.

Hoxha tha se me listat e Partisë Socialiste Rama ka futur njerëz që mund të jenë ose janë target i hetimeve të SPAK. Sipas tij, Rama mori në mbrojtje njerëz të besuar të cilët nëse SPAK do të veprojë do t’i godasë para ditës së zgjedhjeve.

“Rama iu ka dhënë një mbrojtje dhe garanci disa njerëzve që i sheh të rëndësishëm, ka bërë një spastrim brenda strukturës së PS. Atë që ai e quan gjak i ri më tepër është supost, më para PS i merrte të rinjtë nga FRESH ishin të trajnuar, ishin në strukturat e partisë, i dinin prioritetet, tani sajoi ‘Deputeti që duam’ dhe ka futur një pjesë të emrave, që nuk janë përfaqësues. Ka marrë nga LSI, nga PD, nga ata të 21 janarit, ka marrë kryetarë bashkie. Rama ka futur aty ministrat e inkriminuar, që nga ‘184’-a e Dibrës.

Në vend që të godiste ata që mund të jenë target i hetimeve të SPAK, që janë, ta them me garanci, janë dosje që i njoh nga brenda, vetëm dosja 184, Toyota Yaris, Metamorfoza, Plumbi i Artë, nëse i teket SPAK nuk do çuditesha që t’i këpusë nja 4-5, i ka aty.

Mesa duket këta janë njerëzit më të besuar, që kanë qenë të devotshëm dhe kanë firmosur çfarë u ka kërkuar Rama, por ka goditur strukturën e PS ku deputetë që kanë kontribuar ua ka ndërprerë karrierë, edhe pse te PS askush nuk flet…

I ka futur në lista të mbyllura, i ka garantuar mbrojtje, ka çuar në listë të hapur personalitetet e PS. Aty ka emra që nëse SPAK do veprojë mund t’i godasë para datës së zgjedhjeve, unë mendoj që duhet ta bëjë duke qenë se Rama nuk e bëri”, tha Hoxha.

Asosacioni i Gazetarëve paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese për mbylljen e Tik Tok

Drejtuesi i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH), Isa Myzyraj, i tha BIRN se vendimi i qeverisë shqiptare për bllokimin e platformës së mediave sociale Tik Tok, cenonte lirinë e shprehjes dhe bie ndesh me Kushtetutën.

“Ne e konsiderojmë këtë veprim të rrezikshëm për lirinë e shprehjes dhe kemi nisur tashmë punën për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese”, tha Myzyraj.

“Çdo veprim që cenon lirinë e shprehjes do të sfidohet nga ne në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, shtoi ai.

Me kërkesë të Autoritetit të Komunikimeve Postare Elektronike (AKEP), kompanitë që ofrojnë shërbimeve interneti në vend, pritet të bllokojnë të enjten qasjen ne aplikacionin e Tik Tok në Shqipëri.

Ky bllokim, ndjek vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 6 mars, 2025, për mbylljen e platformës për shkak të efektit të pretenduar negativ mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve.

TikTok, është një platformë e mediave sociale e fokusuar te videot e shkurtra. Ajo u krijua nga kompania kineze ByteDance dhe lejon përdoruesit të krijojnë, montojnë dhe ndajnë video të shkurtra me efekte speciale, muzikë dhe filtra të ndryshëm.

Kryeministri Edi Rama, deklaroi në një postim në rrjetin social ‘X’, që vendimi për mbylljen e platformës Tik Tok, është marrë nga qeveria pas konsultimeve të gjëra me prindër dhe mësues.

“Ky është një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues, dhe e dyta është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike”, shkruan Rama.

Shifrat e ofruara nga kryesministri nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, pasi takimet e tij nuk janë mbajtur në prani të medias.

Megjithatë, organizatat për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në vend dhe ato ndërkombëtare janë shprehur kritike ndaj vendimit të qeverisë.

Blerjana Bino, drejtuese ekzekutive e qendrës SCiDEV i tha BIRN se ky është një precedent që cënon të drejtat themelore të njeriut.

“Ne na shqetëson precedenti që krijohet me mbylljen totale të Tik Tok, pra një precedent i “internet shutdown” duke cenuar kështu të drejtat themelore të qytetarëve siç është liria e shprehjes”, u shpreh Bino.

“Nën justifikimin e sigurisë për fëmijët qeveria me të njëjtën mënyrë mund të mbyllë nesër platforma të tjera, media apo internetin vetë, sepse shkaktojnë ‘dëm’”, shtoi ajo.

Drejtuesja e SCiDEV shtoi më tej se marrja e një dakordësie nga prindërit në kushte emocionale të ngarkuar nga një tragjedi, nuk është proces i rregullt i konsultimit dhe nuk mund të shërbejë si justifikim për mbylljen totale të platformës.

“Nuk ka asnjë raport publik të këtij konsultimi të pretenduar veç daljeve mediatike të Kryeministrit dhe Ministres përkatëse në shkolla”, tha Bino, teksa theksoi se të gjithë janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve, por ka masa proporcionale të tjera që mund të merren.

“Shqipëria ndodhet dy muaj përpara zgjedhjeve parlamentare dhe mbyllja e një platforme që është shndërruar në një medium të rëndësishëm për zërat e rinj në politikë dhe jo vetëm, ngre shqetësime të tjera për qëllimin pas saj”, theksoi Bino.

Edhe kreu i AGSH-së Isa Myzyraj, tha se ky vendim është praktikisht një precedent për akte të tjera të censurës në një vend me një qeveri autokratike.

“Kjo tregon qartë se institucionet tona janë autokrate dhe nuk reflektojnë pavarësisht se dhjetra organizata vendase dhe ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimin për mbylljen e Tik Tok”, tha ai.

“Jemi të shokuar që qeveria nuk ka bërë asnjë reflektim dhe asnjë hap pas në lidhje me këtë situatë”, përfundoi Myzyraj./BIRN

Me Berishën apo Ramën? Julia Ilirjani kandidon në zgjedhjet e 11 majit

Aktorja e njohur shqiptare Julia Ilirjani do të kandidojë në zgjedhjet e 11 Majit krah Sali Berishës.

Ajo do të jetë pjesë e listës së kësaj force politike në Qarkun e Tiranës, listë e cila udhëhiqet nga kryedemokrati Sali Berisha.

Kujtojmë se PD publikoi listat e kandidatëve për deputetë në të gjitha qarqet pasditen e sotme në mbledhjen e Kryesisë.

U përfshi në një debat të ashpër, ja cili është kryeqyteti i Serbisë sipas Gjestit

Një debat i ashpër mes reperit Gjesti dhe banorit Vserlo ka tërhequr vëmendjen e publikut në orët e vona të natës në shtëpinë e BBVA.

Përplasja nisi kur Gjesti kritikoi Vserlon për përdorimin e termit “modele bullgare”, duke i kërkuar llogari për mënyrën si etiketon banorët e tjerë.

“Ti je që thua modele prej Bullgarisë, Bullgaria e dinë të gjithë kush është. Ti e ke përmendur Bullgarinë, jo unë. Bullgaria është kryeqyteti i Serbisë!”, tha ai.

Gjestit u kundërshtua nga Rozana megjithatë prap se prap u tregua i hekurt në mendimet e tij.

“Bullgaria është kryeqyteti i Serbisë, mesa di unë”, këmbënguli ai.

https://twitter.com/i/status/1899938375819284742

Futbollisti i Kombëtares refuzohet nga të mëdhenjtë, Mirlind Daku është politikisht i papërshtatshëm! Ja prapaskenat

Një prapaskenë interesante është publikuar në mediat ruse ditën e djeshme në lidhje me Mirlind Dakun. Sipas asaj që shkruan “SE”, dy klube të elitës ruse kanë pasur mundësinë të blejnë sulmuesin e Kombëtares, por në të dyja rastet, ato kanë vendosur të refuzojnë afrimin e tij.

Bëhet fjalë për Zenitin dhe Spartakun e Moskës, këtyre të fundit Daku u shënoi dy gola para 3 ditësh. Të dyja klubet e konsideruan transferimin e Dakut jo të qëndrueshëm nga ana politike. Kjo për shkak se 27-vjeçari është bërë protagonist më herët për thirrje antisportive gjatë Kampionatit Europian në Gjermani pas ndeshjes me Kroacinë, duke u dënuar edhe dy ndeshje.

Ndërkohë, një arsye më shumë që Daku të mos blihet nga Zeniti, klubi që ka qenë edhe më pranë, ishte sepse ekipi drejtohet nga serbi Dejan Stankoviç dhe kjo mund të linte vend për përplasje. Megjithatë, futbollisti ka kontratë deri në vitin 2026 me Rubin Kazanin, ndërsa këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 6 asiste.

TRAJNERI- Ndërkohë, pas ndeshjes së fundit, trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, është pyetur në lidhje me Dakun se nëse ai është sulmuesi më i mirë në kampionatin rus: “Ai është në një ekip në mes të tabelës dhe po luan futboll të mirë.

Të shohim se çfarë mund të bëjë në vijim”, thotë trajneri nga Taxhikistani. Më tej ai thotë se klubi ka në plan që ta shesë shqiptarin në merkaton e verës: “Vera që vjen, është koha më e mirë që Rubin të shesë Dakun. Do ta çojmë në merkato”, përfundon ai.

KARTONI- Në Rusi kanë nisur një hetim në lidhje me kartonin e kuq të marrë nga Mirlind Daku në ndeshjen e fundit dhe sulmuesi rrezikon edhe një dënim shtesë. Por, nga ana tjetër, kartoni i kuq ia sjell sulmuesin në Shqipëri Silvinjos shumë më shpejt se sa mendohej. Nëse Daku nuk do të ishte ndëshkuar me të kuq, ai do të luante të dielën e ardhshme ndeshjen e radhës me Rubin Kazan në kampionatin rus.

Dhe në atë eventualitet, ai do të mbërrinte në Shqipëri të martën në darkë në rastin më të mirë të mundshëm për shkak të itinerarit të udhëtimit, duke humbur stërvitje të rëndësishme para duelit me Anglinë. Me këtë karton të kuq, udhëtimi i futbollistit mund të spostohet dhe të bëhet e mundur që Daku të vijë në Shqipëri që në ditën e parë të grumbullimit, duke lumturuar jo pak Silvinjon, sidomos në këtë periudhë kur alternativat në sulm janë me pikatore, për shkak të problemeve fizike të lojtarëve të ndryshëm të këtij reparti.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

Një hipotezë e re po tremb Evropën / Çfarë janë “çelësat υrasës” që posedon Trump

Afrimi i vazhdueshëm midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin duket se po ecën me shpejtësi paralelisht me përkeqësimin e marrëdhënieve të SHBA me Ukrainën dhe partnerët e saj historikë evropianë.

Përveç dyshimeve për aftësinë e ushtrisë së Kievit për të qëndruar pas pauzës në shkëmbimin e inteligjencës dhe ndihmën ushtarake të vendosur nga Uashingtoni, kancelaritë e Kontinentit të Vjetër po pyesin tani për mundësinë që në një të ardhme jo aq të largët Amerika, gjithnjë e më shumë një rivale sesa një aleate, mund të vendosë të “fikë” sistemet e mbrojtjes dhe armatimet e furnizuara në Evropë.

Në hijen e përshkallëzimit të tensioneve midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara mbi angazhimet e NATO-s dhe luftës në Ukrainë, një mit i vazhdueshëm për F-35 Lightning II ka shpërthyer në internet: nocioni se Pentagoni ka futur një “çelës vrasës” në avionin luftarak të gjeneratës së pestë, duke e lejuar atë të çaktivizojë nga distanca ose të operojë nga të gjitha avionët e huaj.

Skenari shqetësues

Skenari shqetësues u trajtua orët e fundit nga Financial Times, e cila raportoi shqetësimet e ngritura nga ekzistenca e “çelësave të mundshëm të vrasjes”, “çelësave” realë sekretë që amerikanët mund të aktivizonin për të imobilizuar avionët dhe armët e prodhimit të tyre në kontinentin evropian. Një hipotezë që sipas ekspertëve, nëse jo në versionin e saj më ekstrem, tashmë do të ishte e realizueshme nëpërmjet përdorimit të kodeve të thjeshta softuerike. Avionët luftarakë F-35 dhe F-16 të blerë nga Uashingtoni janë ndër avionët luftarakë për të cilët shqetësohen aleatët e Amerikës. Analisti i mbrojtjes Sash Tusa pyet se çfarë kuptimi ka, për shembull, që Danimarka të dërgojë avionë të prodhuar nga SHBA për të mbrojtur Grenlandën nëse Shtëpia e Bardhë nuk e dëshiron këtë. ” Problemi me sistemet e pajisjeve të avancuara,” shpjegon Tusa, ” është se ata kanë nevojë për shumë mbështetje nga furnitorët” dhe nëse kjo mungon “ata ndalojnë së punuari, nëse jo menjëherë, shumë shpejt “.

“Çelësat e vrasjes”

Burime të tjera shqetësimi përfshijnë dronët amerikanë Reaper të përdorur nga shumë shtete evropiane dhe sistemin e parandalimit bërthamor të Mbretërisë së Bashkuar, i cili mbështetet në nëndetëse të armatosura me raketa balistike Trident D5 të furnizuara nga SHBA. Analiza e “Financial Times”, megjithatë, thekson se frika në Kontinentin e Vjetër nuk ka të bëjë aq shumë me sisteme të veçanta të armëve, sesa me mundësinë që Uashingtoni ” do të tërheqë mbështetjen për komunikimin dhe ndarjen në çdo platformë, nga avionët luftarakë te helikopterët Chinook dhe Apache, si dhe sistemet e mbrojtjes ajrore si Patriot”. Gazeta britanike thekson se ekzistenca e “çelsave të vrasjes” mund të mos jetë aq e rëndësishme duke pasur parasysh se avionët dhe armët e tjera të sofistikuara, duke përfshirë sistemet antiraketë dhe dronët, varen tashmë nga pjesët rezervë dhe përditësimet e softuerit të dërguar dhe lëshuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilat mund të ndryshojnë efektivisht vendimet e saj në çdo kohë. Kjo u pa në Afganistan midis 2020 dhe 2021, kur, brenda pak javësh nga njoftimi i Uashingtonit për tërheqjen e tij nga Kabuli, avionët luftarakë u ndaluan për shkak të fluturimit të kontraktorëve dhe kontraktorëve .

Raporti

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm , midis 2019 dhe 2023 SHBA përbënin 55% të importeve të pajisjeve ushtarake të Evropës, duke u rritur ndjeshëm nga 35% në pesë vitet e mëparshme. Ndërkohë që asnjë porosi amerikane për armë nuk është anuluar deri më tani, pritet që në vitet e ardhshme vendet evropiane të kërkojnë të arrijnë një pavarësi më të madhe, me pasoja për eksportet amerikane që ekspertët i kanë cilësuar si ” katastrofike “. Parashikimet që Shtëpia e Bardhë nuk i ka marrë parasysh për momentin.