Berisha e la jashtë liste, si reagoi Jorida Tabaku në mbledhjen me dyer të mbyllura!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është lënë jashtë listës së mbyllur.

Ndonëse në procesin e Primareve ajo arriti që të zgjidhej gruaja më e votuar në qarkun e Tiranës, Sali Berisha vendosi që të mos ta përfshijë në vendet e sigurta për sesionin e ri parlamentar 2025-2029.

Bëhet me dije se Tabaku e suprizuar nga ky vendim është largua më herët nga selia e Partisë Demokratike mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Ndërkohë, thuhet se deputetja pritet që të tërhiqet nga gara dhe të mos marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, sipas newboomb.

Deri më tani nga ana e Tabakut nuk ka pasur asnjë reagim.

Kandidaturat e PS/ Thyhet rregulli edhe në Durrës, në listë të mbyllur 3 deputete ‘të vjetra’

Partia Socialiste ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun Durrës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Lista përfshin figura të njohura politike, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme.

Lista e mbyllur:

1. Klodiana Spahiu – Deputete aktuale

2. Milva Ekonomi – Deputete aktuale

3. Loer Kume – “Deputeti që duam”

4. Skënder Pashaj – Sipërmarrës

5. Aurora Mara – Deputete aktuale

Lista e hapur:

1. Ani Dyrmishi – Drejtor i Spitalit Rajonal Durrës

2. Arkend Balla

3. Etleva Budini – Forumit i Gruas Durrës

4. Alban Xhelili – Deputet aktual

5. Edvin Prençe – Sipërmarrës në sektorin fason (“Deputeti që duam”)

6. Entela Hoxha – Mjeke stomatologe

7. Edmond Rrushi

8. Erjon Meka

9. Jona Osmanni – “Deputeti që duam” (Akademia Politike)

10. Erjon Xhili – Sipërmarrës (Sukth dhe rrethinat)

11. Indrit Gjoka

PS synon një përfaqësim të gjerë duke përfshirë kandidatë nga politika, biznesi dhe sektori i shëndetësisë në listën e saj për Durrësin.

Si nata me ditën/ Egli Tako çudit fansat me ndryshimin drastik që ka pësuar para dhe pas BBVA (Video)

Egli Tako hyri në “Big Brother VIP Albania”, si një vajzë e qeshur, e lumtur dhe plot energji pozitive.

Në videot dhe postimet e saj para hyrjes në shtëpi, ajo shfaqej gjithmonë e buzëqeshur dhe e gëzuar, duke transmetuar një imazh të një personi të fortë dhe të sigurit në vetvete.

Por pas disa javësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, gjithçka ndryshoi. Stresi, konfliktet dhe dinamika e fortë e lojës e bënë që Egli të humbiste shkëlqimin që kishte më parë.

Përveç momenteve të tensionuara, ajo u përfshi në debate të ashpra me disa prej banorëve, veçanërisht me Gjestin, gjë që ndikoi dukshëm në gjendjen e saj emocionale.

Nga një vajzë plot dritë dhe pozitivitet, Egli u shndërrua në një person të përfshirë në lot, trishtim dhe situata të vështira emocionale.

Përfundimisht, ajo u largua nga formati për shkak të gjendjes së saj të rënduar shëndetësore, duke lënë pas një histori që preku shumë ndjekës të “Big Brother VIP Albania.”

“Me ty Ilir Meta në çdo hap”, ja mesazhi që shpërndau Monika Kryemadhi në rrjete sociale

Monika Kryemadhi ka shpërndarë në “Facebook” një postim të ish-deputetes së LSI-së, Miranda Rira, ku kjo e fundit shpreh mbështetje për Ilir Metën, kryetarin e Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortin e Kryemadhit.

“Unë nuk i braktis kurrë njerëzit, sidomos kur ata janë në momentin më të vështirë të jetës së tyre. (…) Me ty Ilir Meta, në çdo hap dhe në çdo sfidë,” shkruan Rira në mesazhin e saj, të cilin Kryemadhi e ka pëlqyer dhe shpërndarë, duke dhënë një sinjal se qëndrimi i saj ndaj Metës mbetet i pandryshuar, pavarësisht ndarjes së tyre

Ndërkohë, më 11 prill në orën 10:30 pritet të zhvillohet seanca e radhës në Gjykatën Civile për divorcin e çiftit. Meta kërkoi zyrtarisht ndarjen më 20 qershor 2024, duke përmendur si arsye mosmarrëveshjet në çift, përfshirë edhe përplasjet mbi zhvillimet politike.

Kërkesa për divorc erdhi në një kohë kur Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi një hetim pasuror ndaj Metës dhe Kryemadhit, duke çuar në firmosjen e një urdhër-arresti për Metën në tetor. Të dy po hetohen për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, në lidhje me çështjen CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Kjo mbështetje publike nga Kryemadhi ndaj Metës ngre pikëpyetje mbi raportin e tyre pas ndarjes, sidomos në një moment kritik ku të dy ndodhen nën hetim nga SPAK.

Mamaja i hëngri akulloren, 4-vjeçari telefonon policinë: Arrestojeni (VIDEO)

Një histori qesharake po bëhet virale në mediat sociale, lidhur me një djalë 4-vjeçar nga Wisconsin SHBA, i cili thirri 911 për t’u ankuar se nëna e tij i hëngri akulloren.

Djali i vogël, i cili jeton në Mount Pleasant, thirri policinë me shpresën për të arrestuar nënën e tij.

Sipas Associated Press, djali i tha dispeçerit të qarkut Racine: “Mamaja ime po sillet keq”.

Teksa oficeri i policisë u përpoq të kuptonte situatën, ai pyeti: “Mirë, çfarë po ndodh”? Djali i vendosur për të marrë drejtësinë, madje i bëri thirrje: “Eja arrestojeni mamin”!

Ndërsa policia po përpiqej ende të kuptonte se çfarë po ndodhte, nëna e djalit mori telefonin dhe i shpjegoi situatën.

“Unë hëngra akulloren e tij, kështu që ndoshta kjo është arsyeja pse ai po telefonon 911”.

Megjithatë, djali mbeti i mërzitur dhe i tha oficerit: “Jo – thirra policinë dhe thjesht i thashë të vinte të merrte mamin… dhe i thashë që ta fuste në burg, kështu që më lini të qetë”.

Një video e shpërndarë tregoi se kur oficerët mbërritën në shtëpinë e djalit, ai nuk donte më që nëna e tij të shkonte në burg, ai donte vetëm pak akullore dhe policët i plotësuan dëshirën.

Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdiaj, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për policin Arjan Tase

Gjykata e Apelit, ka lënë në fuqi dënimin me 18 vite burg për policin Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdiaj në plazhin e Potamit, gushtin e vitit 2022.

Tase kishte apeluar dënimin e gjykatës së shkallës së parë në Vlorë që e kishte dënuar me 18 vite burg.

Sot, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë Vlorë.

vijon…

Greqia gati të armatoset, plan ambicioz me 28 miliardë euro

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të paraqesë të martën në Parlament Programin Afatgjatë të Armatimeve (MPAE), i cili synon të përcaktojë investimet strategjike të mbrojtjes për vitet e ardhshme.

Në një kohë kur Bashkimi Evropian përgatitet për një iniciativë të pashembullt prej 800 miliardë eurosh në sektorin e mbrojtjes, Greqia ka planifikuar të investojë të paktën 28 miliardë euro në mbrojtje nga viti 2025 deri në 2037. Kjo do të përkthehet në shpenzime mesatare prej 2 deri në 2.5 miliardë euro në vit.

Pas fjalimit të Mitsotakis, ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias, pritet të japë më shumë detaje mbi programin. Burime qeveritare kanë bërë të ditur se prezantimi i 18 marsit do të përfshijë nevojat dhe prioritetet e prokurimeve ushtarake, por nuk do të specifikojë sisteme të veçanta apo procedurat e blerjeve, përveç atyre që tashmë janë kontraktuar.

Që nga viti 2020, Greqia ka nënshkruar kontrata mbrojtëse me vlerë rreth 15 miliardë euro, duke përfshirë blerjen e avionëve luftarakë Rafale dhe modernizimin e flotës detare dhe tokësore.

Një nga prioritetet kryesore të programit të ri është iniciativa “Mburoja e Akilit” (Achilles’ Shield), e cila ka për qëllim modernizimin e mbrojtjes ajrore dhe përmirësimin e ndërlidhjes së sistemeve mbrojtëse. Ky projekt do të forcojë aftësitë mbrojtëse të vendit, duke përfituar nga teknologjitë më të fundit dhe duke përmirësuar koordinimin mes forcave të armatosura greke.

Ky investim në mbrojtje vjen në një kohë me tensione të larta në rajon dhe synon të garantojë sigurinë e Greqisë në vitet e ardhshme. Përmes këtij programi, Greqia synon të forcojë mbrojtjen e saj kombëtare dhe të konsolidojë pozicionin e saj në arkitekturën e sigurisë evropiane.

Ish-futbollisti i Dinamos arrestohet duke s hitυr dr. 0gë në Itali

Një ish-futbollist shqiptar i Kategorisë Superiore është vënë në pranga në Ferrara të Italisë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar që ka luajtur për Dinamon e Tiranës vite më parë. Megjithatë, mediat italiane nuk e kanë zuluar ende emrin e tij.

Sipas të njëjtave burime bëhet fjalë për një futbollist që ka luajtur edhe në kupën Intertoto, por u tërhoq nga fushat e blerta në moshë të re në vitin 2005 pas dy sezoneve me Dinamon.

Ai u kap nga policia teksa po i jepte një dozë kokaine një burri që e priste me biçikletë. Ishte ky i fundit që tërhoqi vëmendjen e policisë. Shpesh blerësi shihte ekranin e celularit dhe vështronte me nervozizëm përreth.

Pas disa minutash i është afruar ish-futbollisti 45-vjeçar që i ka dhënë një qese të bardhë në këmbim të disa kartëmonedhave.

Agjentët vendosën të ndërhynin në këtë moment ndërsa si shqiptari dhe klienti i tij, nuk bënë rezistencë. Ai kishte me vetë 60 eurot që kishte shitur drogën dhe një thikë. Ndërsa blerësi dozën me kokainë që e kishte fshehur brenda këpucës.

Ai ndodhet aktualisht i arrestuar ndërkohë siç thonë mediat, nuk është hera e parë që shqiptari ishte kapur me drogë. Edhe në Shkurt atij iu gjetën disa doza kokainë, por në këtë rast sulmoi edhe një nga zyrtarët e policisë lokale duke e goditur.

Fati i keq në sport, duket se e paska ndjekur ish-futbollistin edhe pas tërheqjes nga fushat e blerta./tvklan

Aksident i rëndë në Itali, kamioni përplas për vdekje 65-vjeçarin shqiptar

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e djeshme (11 mars), rreth orës 15:00, në komunën Azzano Decimo.

Viktima është Xhavit Halilaj, 65-vjeçari me banim në Sacile me origjinë nga Shqipëria.

Sipas mediave italiane, Halilaj i bëri shenjë një kamionçine që po transportonte mjete pune që të ndalonte, pasi po humbte një pjesë të ngarkesës.

Të dyja mjetet dolën në korsinë e emergjencës. Në momentin që 65-vjeçari doli nga makina u godit nga një kamion që po afrohej.

Tre personat në bordin e makinës u plagosën në aksident dhe u dërguan në spital./vizionplus.tv

BE planifikon ngritjen e qendrave të dëbimit në vende jo anëtare/ Çfarë do të ndodhë me kampet italiane në Shqipëri

Komisioni Evropian prezantoi të martën një rregullore të re që, nëse miratohet, do t’u mundësojë vendeve anëtare të transferojnë azilkërkuesit e refuzuar në vendet e largëta ku ata nuk kanë shkelur kurrë, duke sinjalizuar një ndryshim transformues në politikën e migracionit.

Ligji dështon në krijimin e një programi në mbarë BE-në për ndërtimin e qendrave të dëbimit (ose “qytezave të kthimit”, siç i quan ato Brukseli), por shtron bazat e nevojshme ligjore për të lejuar qeveritë të arrijnë marrëveshje me kombet jashtë bllokut që mund të jenë të gatshëm të presin emigrantë në këmbim të stimujve financiarë.

Transferimi fizik do të ndodhë vetëm pasi aplikanti të ketë shterur të gjitha rrugët ligjore për të marrë mbrojtje ndërkombëtare dhe t’i jepet një urdhër kthimi përfundimtar.

Rregullorja e së martës është rezultati i parë i prekshëm i shtytjes së kontraktimit që liderët e BE-së miratuan në një takim të nivelit të lartë në tetor. Në atë kohë, krerët e shteteve dhe qeverive ranë dakord të eksploronin “mënyra të reja për të parandaluar dhe luftuar migrimin e parregullt”, një formulim i gjerë por i paqartë që i ka dhënë Brukselit lejen për të hyrë në territore të paeksploruara.

Me propozimin e tij , Komisioni afron një hap më afër kontraktimin duke ripërcaktuar se çfarë do të thotë në praktikë “vendi i kthimit”. Sipas rregullave aktuale, shtetet anëtare mund të dërgojnë azilkërkuesit e refuzuar në vendin e tyre të origjinës, një vend tranziti që ka një marrëveshje ripranimi ose në ndonjë vend tjetër nëse migranti jep “vullnetarisht” pëlqimin.

Në ligjin e ri, pëlqimi është gërryer dhe modalitetet për transferim janë zgjeruar për t’u lejuar vendeve të BE-së të arrijnë marrëveshje me vendet jo anëtare të BE-së dhe të ndërtojnë qendra dëbimi.

Komisioni nuk do të drejtojë ndërtimin ose menaxhimin e këtyre objekteve, duke ia lënë qeverive të vendosin nëse duan të ndjekin projektin, i cili pritet të jetë i kushtueshëm, sfidues logjistik dhe politikisht i diskutueshëm. Megjithatë, mundësia e skemave në nivel të BE-së nuk përjashtohet plotësisht.

“Ne po krijojmë kornizën ligjore, ne nuk po krijojmë përmbajtjen,” tha Magnus Brunner, Komisioneri Evropian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin. “Është një zgjidhje e re inovative për vendet anëtare, ata janë të lirë ta marrin atë.”

Italia, Danimarka dhe Holanda kanë udhëhequr diskutimet për kontraktimin e jashtëm dhe duket se janë kandidatët më të mundshëm për të ecur përpara. Italia thuhet se po shqyrton një plan për t’i kthyer qendrat e saj në Shqipëri, që synojnë të përpunojnë kërkesat për azil, në “qendra kthimi” të plota. Qendrat shqiptare aktualisht janë bosh pasi janë paralizuar nga masat ligjore.

Rregullorja, megjithatë, përcakton kriteret minimale që këto qendra duhet të plotësojnë, si një organ i pavarur për të monitoruar “zbatimin efektiv” të marrëveshjes, një përjashtim për të miturit e pashoqëruar dhe familjet me fëmijë dhe një përcaktim të qartë të përgjegjësive për të trajtuar shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut.

Shkelje të tilla janë të pashmangshme, kanë paralajmëruar organizatat humanitare që nga samiti i tetorit. Sipas mendimit të tyre, dërgimi i emigrantëve, pa pëlqimin e tyre, në vendet e largëta do të rezultojë në mbikëqyrje të pamjaftueshme dhe kushte nën standarde, duke krijuar terren pjellor për shkelje të shfrenuara të të drejtave të njeriut që mbeten të pandëshkuara.

OJQ-të kanë ngritur gjithashtu alarmin për përdorimin e gjerë të paraburgimit që do të kërkojë kontraktimi, pasi azilkërkuesit do të duhet të mbahen fizikisht brenda ambienteve.

Ligji i paraqitur të martën parashikon një listë të gjerë arsyesh për të vendosur në paraburgim azilkërkuesit e refuzuar, që zgjat maksimumi dy vjet “në një shtet të caktuar anëtar”. Ai nuk përcakton një maksimum për ndalimin në një qendër jashtë shtetit, i cili duhet të përcaktohet në një marrëveshje dypalëshe dhe “mund të jetë në një afat të shkurtër ose më të gjatë”.

“Komisioni Evropian i është dorëzuar kërkesave të pazbatueshme, të shtrenjta dhe çnjerëzore të disa qeverive të mprehta kundër të drejtave të njeriut dhe kundër emigracionit,” tha Eve Geddie, drejtoresha e zyrës së Amnesty International në BE.

“Propozimi i sotëm shtron terrenin që shtetet të dërgojnë njerëz në vendet me të cilat nuk kanë lidhje, të lëngojnë në qendrat e paraburgimit, me pak garanci të besueshme se të drejtat e tyre do të respektohen. Sinqerisht, kjo është një rënie e re për Evropën.”

Gjatë prezantimit, Brunner u përpoq të kthente narrativën e diskutueshme rreth kontraktimit duke e përshkruar atë si një përpjekje që, të paktën, ia vlen të provohet.

“Le të shohim nëse funksionon apo jo,” tha ai. “Le të jemi mendjehapur edhe për ato ide. Mundësia e ‘qendrës së kthimit’ është diçka e re, diçka ndryshe, të cilën mund ta eksplorojmë në shtete të ndryshme anëtare.”