Stenaldo e imitoi në BBV, reagon për herë të parë Dritan Shakohoxha: “Ai ishte imitimi më i bukur në botë, por…”

i ftuar dje në emisionin “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçykun dhe Edea Demaliajn ka qenë Dritan Shakohoxha. Ish-komentatori sportiv ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me mënyrën se si e ka pritur imitimin që i ka bërë Stenaldo brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, atë të Big Brother VIP. Ai gjithashtu ka treguar edhe se cilin nga banorët e këtij edicioni ka më të preferuar dhe jo vetëm kaq…

Sa i përket videos virale ku në një moment Stenaldo e imiton në Big Brother, ish-komentatori sportiv u shpreh:

E kam parë, e kam ripostuar dhe në Instagram-in tim personal. Realisht ishte ndoshta imitimi më i mirë në botë Atalanta. Ishte imitimi më i mirë në botë, realisht kishte bërë një imitim shumë të bukur dhe prandaj e ripostova sepse më pëlqeu shumë. Ishte shumë interesant.

Më tej Shakohoxha shtoi se:

Nuk e imagjinon dot se sa shumë persona ma kanë dërguar, kishte nga ata që më thonin edhe ripostoje edhe pasi unë e kisha hedhur. Më emocionoi shumë ajo që bëri Stenaldo. Ju ndoshta nuk e dini, por unë po ju them një fakt shumë interesant që një i verbër është bërë motiv që të fillojë të komentohen ndeshjet.

“Ne nuk jemi Franca”- Rama në Grupin Parlamentar: Mos bëni më gabimet me ligjet për integrimin në BE! Na kanë vënë edhe më shumë kushte se Kroacisë

Kryeministri Edi Rama këshilloi vartësit në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist ditën e sotme që të mos bëjnë gabimet me draftet e ligjeve që janë në proces të negociatave për anëtarësim në BE dhe Integrimin e Shqipërisë, pasi është strategji dhe mënyrë e gabuar që deri tani edhe ai e kishte bërë këtë gabim.

Kreu i mazhorancës tha se për të bërë një ligj si Franca dhe Gjermania duhet të jesh si ato vende dhe Shqipëria nuk është në atë nivel. Ai kërkoi më shumë punë dhe përqendrim për të arritur objektivin 2030, duke nisur nga bërja sa më mirë e ligjeve, sipas kushteve që ka vendosur vetë BE-ja.

Kryeministri nënvizoi se Shqipëria ka më shumë kushte nga të gjitha vendet anëtarë të BE-së që ishin bërë pjesë e Unionit ndër vite.

“Koha ikën shpejt dhe puna është shumë e madhe, nëse kemi vendosur datën e vitit 2030 për anëtarësimin në BE. Pika tjetër është procesi që ka të bëjë me ligjet e anëtarësimit në BE, është e vonuar. Një tjetër gabim që bëjmë me ligjet. Në këtë proces ne nuk e kemi lirinë të fusim duart sipas mendimeve tona. Ne nuk e kemi këtë liri, ta sqarojmë, ne kemi lirinë për të negociuar me BE-në. Ne nuk kemi lirinë që pasi negociojmë, të diskutojmë. Negociatat vijnë në draft që hyjnë në të gjithë mekanizmin e gjerë dhe kompleks të arkitekturës të ligjit evropian, negociohet me Komisionin, i imponohet qeverisë dhe vjen në parlament. Në momentin që vjen në Parlament duhet miratuar dhe jo diskutuar, sepse t’i gjejmë diskutimin një ligji të tillë, duhet të diskutojmë a duam të hyjmë në BE apo kjo”, tha Rama.

Dhe duke kaluar në pikën kryesore të procesit dhe drafteve të ligjeve që bëhen gabim, ai këshilloi dhe shpjegoi se:

“Kam një tjetër problem këtu, se shumë shokë e kolegë këtu bëjnë gabimin që bëja dhe unë dhe që sapo e mësova dhe nuk duhet ta bëjnë. Marrin një draft nga qeveria dhe që është negociuar me vendet dhe i referohen vendeve të tjera të BE-së e thonë shiko se Franca nuk e ka kështu, Gjermania s’e ka kështu, madje as Kroacia s’e ka kështu, e pse ta bëjmë ne? Po e ndaj këtë eksperiencë edhe me ju, sepse unë nuk jam lehtësisht i përthyeshëm, por bëhuni dhe ju”.

Rama sugjeroi për ministrat që të jenë më të përthyeshëm në diskutime dhe përgatitjen e ligjeve dhe përshtatjen e tyre me ato të BE-së. Sepse Shqipëria ka kushte edhe më të rënda nga Kroacia që është anëtarësuar ndër vendet e fundit.

“Ju ftoj të jeni të gjithë të përthyeshëm në këtë pikë. Përgjigja është e thjeshtë, që ta bëni si Franca duhet të jeni Franca, por ne jemi Shqipëria. Jeni ju që e keni kërkuar të jeni pjesë e BE-së dhe jo ne, kushtet janë këto. Nëse doni janë këto, nëse jo mund ta bëni si të doni. Kjo nuk ndodh vetëm me Shqipërinë. I gjithë procesi i anëtarësimin ka sjellë rëndim të kushteve për ata që kanë halle me pak. Ata që kanë qenë nga ish-perandoria Sovjetike e Lindjes e kanë pasur më të lehtë, edhe pse kanë qenë shumë më pak të përgatitur sesa ne sot. Pastaj kanë ardhur ata të tjerët më pas që kanë pasur më shumë kushte se të tjerët dhe kështu me radhë, deri te Kroacia dhe tani jemi ne që kemi kushte që as Kroacia nuk do i merrte dot me mend”, nënvizoi ai.

Kryeministri kërkoi edhe nga deputetët me eksperiencë që të përfshiheshin në grupet e punës për përgatitjen e ligjeve, që të japin eksperiencën dhe ekspertizën e tyre.

“Pika tjetër që dua të trajtoj, që kur e nisëm këtë mandat, duhet të jetë në vëmendjen e grupit, drejtuesit e grupit dhe dy ministret që drejtojnë negociatat, kjo është pjesa që lidhet me fazën përpara mbylljes së negociatave, që ndofta duhet shumë më tepër punë për t’u shpjeguar me grupin dhe për t’u dëgjuar me grupin. Pra duhet informacion i ndërsjelltë, bashkë me deputetët që për shkak të Komisioneve dhe ekspertizës, mund të kontrobuojnë në një proces draftimi, të jenë të informuar dhe të jenë të mirëpritur të kontrobuojnë. Kështu që ky format i sotëm i domosdoshëm për më tutje, me pika specifike dhe pikë të përbashkët për procesin e negociatave, draftet në proces dhe ato që vijnë më pas, do ta zhvillojmë dhe ne”, tha ai.

“Rrinte tërë natën ‘live’ në TikTok!”- Tre fëmijët u gjetën vetëm në Durrës, babai: Vetëm kur i nisja lekë më lejonte të flisja me ta! E panë nënën Ιakυriq! Ja si e zbulova që më trad htonte

Babai i tre fëmijëve të cilët u gjetën vetëm në banesën e tyre në Durrës, ka rrëfyer se ka fakte që ish-bashkëshortja e tij, Blerina Basha e ka tradhtuar, madje pretendon se edhe fëmijë e kanë parë nënë e tyre lakuriq.

“Zbulova tradhtinë me foto dhe video sepse kishim një email të përbashkët. E kanë parë edhe fëmijët lakuriq. I kam ruajtur që në një të ardhmen fëmijët të dinë se kush është nëna e tyre”, tha ai për emisionin “Me Zemër të Hapur”, të autores dhe moderatores Evis Ahmeti.

Ish-burri i Blerinës shprehet se kjo e fundit rrinte gjithë kohës në TikTok ku hynte edhe në ‘live’, ndërsa shton se kur ata kanë qenë bashkë në Itali, i ka kërkuar që ajo të mos kthehej në Shqipëri, pasi do e kishte të vështirë të bashkohej sërish me ta.

“Ajo rrinte tërë natën live në TikTok. I thoja fli se duhet të iki nesër në punë. Ajo ka ikur tre herë në Shqipëri, herën e fundit më tha do të iki sepse e kërkuan shoqet dhe shokët e saj. Nuk është e vërtetë historia e mbiemrit. Iu luta mos ik se nuk do kthehesh dot më.

Isha kundër edhe ikjes në Gjermani, ishim të martuar. I thash të mos ikte sepse do dalin gjëra që do të ndahemi, më tha :Do iki! Mra borxh për të sepse i nisja lekë nga Shqipëria. Zbulova tradhtinë me foto dhe video sepse kishim një email të përbashkët. E kanë parë edhe fëmijët lakuriq. I kam ruajtur që në një të ardhmen fëmijët të dinë se kush është nëna e tyre”, tha ai.

Më tej, ai ka zbuluar se pamjet që tregonin shtëpinë në gjendje aspak të jetueshme, nuk janë risi për të, pasi një panoramë e tillë ka ndodhur edhe më parë, ç’ka është bërë shkak sipas tij që ish-bashkëshortja të ndërrojë katër herë shtëpi me qira.

Ish-burri i Blerinës shprehe se ajo e lejonte të fliste me fëmijët vetëm kur ai i dërgonte para, ndërsa e ka përgënjeshtruar ish-bashkëshorten që akuzon nënë e tij se e ka bërë shtëpinë në atë gjendje, ku ka kërkuar edhe hapjen e kamerave të pallatit.

“Nuk është hera e parë që shtëpia është në atë gjendje. Kam dëgjuar fjalë që ka faj nëna ime. Aty ka një kamerat në pallat që tregon se kur ka hyrë apo ka dalë nëna ime, nëse ka ndenjur mbi 20 minuta në atë shtëpi, ju jap ç’të duash. Ka ndenjur maksimumi 5 minuta në shtëpi. Për ngjarjen më njoftoi mamaja.

Sa shtëpi ka ndërruar ajo sepse e linte shtëpinë në atë gjendje, ka ndërruar katër shtëpi dhe situata ishte e njëjtë.

Mora vesh para 3 muajsh që fëmijët ishin të sëmurë, por nuk më tregonte se për çfarë bëhej fjalë. Deri sa më tregoi që bëhej fjalë për zgjebe dhe refuzonte që kishte të bënte me mungesën e higjienës.

Fëmijët mi nxirrte të flisja me ta vetëm kur iu nisja lekë. Ndërsa kur ishin në Itali u hapa kastile WhatsApp që të flisnin me nënë e tyre. Gjatë të gjithë kohës i kam dërguar pagesën për fëmijët, kam edhe mandatet, faturat. U nisja çdo muaj. Edhe me 31 dhjetor u kam dërguar që të festonin Vitin e Ri. Kërkoj kujdestarinë e plotë të tre fëmijëve. Fëmijët në shkollë shkojnë vetë, nuk i shoqëron askush”, tha ai.

Media greke e “kryqëzoi”, reagon Rama: Një politikan i lodhur! I duket vetja …

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas artikullit të publikuar nga media greke Protothema, në lidhje me një intervistë të fundit të kreut të qeverisë me gazetarin grek John Defterios.

Në median greke, batutat e shkëmbyera në konferencën e një dite më parë në Abu Dhabi mes Ramës dhe Defterios, u trajtuan si ironi dhe ofendime për Greqinë.

Rama e cilëson median “Protothema” si media nacionaliste që i shërben “ndonjë politikani të lodhur grek” dhe se nuk ka asgjë tjetër në atë artikull përveç se deformim të kontekstit humoristik të shëmbyer në atë panel.

“Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek, lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi! Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh!

Por i siguroj të gjithë të shqetësuarit e të lënduarit, se nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian; që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit; që Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë!

U kuptuam? Shpresoj po.

Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit!

Kaq”, shkruan Rama.

“Do të ketë pasoja katastrofike”/ Polonia del kundër kërcënimeve të Trump ndaj Groenlandës: Nëse përpiqen të prekin …

Polonia ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të minuar unitetin e NATO-s për shkak të kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Groenlandës do të kishte pasoja katastrofike për rendin global.

Paralajmërimi erdhi pas bisedimeve të pasuksesshme në Uashington mes SHBA-së, Danimarkës dhe Groenlandës, të cilat nuk arritën të zgjidhin mosmarrëveshjet mbi ishullin strategjik.

Kryeministri polak Donald Tusk deklaroi se çdo tentativë që një shtet anëtar i NATO-s të marrë kontroll mbi territorin e një aleati tjetër do të ishte “një katastrofë politike” dhe “fundi i botës siç e njohim”.

Sipas raportimeve, Trump ka argumentuar se SHBA-të duhet të kontrollojnë Groenlandën për të frenuar ndikimin e Rusisë dhe Kinës në Arktik, duke shkaktuar tensione mes aleatëve.

Si përgjigje, disa vende të NATO-s kanë rritur praninë ushtarake në ishull, ndërsa Polonia ka bërë të qartë se nuk do të dërgojë trupa, por do të punojë për ruajtjen e unitetit evropian.

Ndërkohë, retorika e ashpër e Trumpit dhe spekulimet për marrjen e Groenlandës kanë shtuar shqetësimet se kjo çështje mund të vërë në provë serioze kohezionin e NATO-s./Top Channel

‘Do ta hajë dhe Damiani! Nxorrën 79 faqe hetimi për Gjiknurin! ‘Hakeri’ pati akses 1 muaj në materiale (edhe sensitive) të SPAK

Hakeri Arnold Rrokaj ka pasur akses në materialet e SPAK për gati një muaj, zbulohet në dosjen e SPAK dërguar në GJKKO ndaj ish drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni, punonjës i burgjeve të cilën gazetari i Syri TV Fatjon Gjinaj ka arritur ta sigurojë.

.Nga verifikimi i celuarit të Rrokajt më 19 mars 2025, ka rezultuar se ka pasur akses në sistemin e SPAK nga data 11 shkurt 2025 – 12 mars 2025 duke shkarkuar materiale të shumta të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në rubrikën e telefonit “Documents”, janë evidentuar një sërë dokumentash në formatin ëord, të cilat mbajnë emërtime të procedimeve të ndryshme penale në hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, apo dhe emërtime të dokumenteve me emra personash, të cilët kanë statusin e personave nën hetim apo të dyshuar nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Po kështu një numër i madh dokumentesh cvs documents; excel; pdf) materiale hetimore sensitive të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë gjetur në laptonin e tij,por këto nuk rezulton të jenë shpërndarë tek palë të treta thotë SPAK.

SPAK sqaron se ”përmbajtja e dokumenteve të konstatuara në kompjuterin e të hetuarit Arnold Rrokaj, për shkak të rëndësisë dhe sensitivitetit të tyre (duke qenë se janë dokumente në proces/verifikimi dhe/apo pjesë e hetimeve penale në ndjekje), nuk janë printuar dhe nuk i janë bashkangjitur procesverbalit të këqyrjes”

Nga materialet e gjetura në aparatin celular të të hetuarit Zambak Gjoni, evidentohet fakti se i hetuari Arnold Rrokaj kishte arritur tashmë të aksesonte email-et e disa prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe se kishte marrë disa dokumenta nga email-et e tyre.

Hyri në email e Kaçkinit

Madje Rrokaj ka arritur të ketë akses dhe në përgjime të sky ECC të cilat i kishte marrë nga emaili i prokurories Elida Kaçkini.

Gjatë dëshmisë më 21 mars 2025, Arnold Rrokaj ka shpjeguar se: “Gjithashtu, sqaroj se nga email i prokurores Elida Kaçkini, kam shkarkuar një skedar që përmbante disa pin të Sky Ecc. Këto i kishin ardhur nga një link i një faqeje franceze. Këto materiale, pasi i kam shkarkuar në telefon, i kam kaluar në kompjuter, nëpërmjet sinkronizimit të aparatit celular me kompjuterin, dhe pasi kam hapur një prej tyre, nuk më janë dukur shumë interesante, dhe i kam fshirë nga kompjuteri. Këto materiale nuk ja kam dërguar askujt dhe ju garantoj për këtë gjë…”

Shume shpejt Klod Brahon

Arnold Rrokaj ka synuar dhe emailet e prokurorit të SPAK, Klodian Braho, aktualisht kreu i SPAK.

“I hetuari Arnold Rrokaj gjithashtu informon mbi faktin se shumë shpejt do të aksesojë email-et e një prokurori tjetër dhe konkretisht, më datë 18.02.2025, ora 21:56:28 ai i shkruan të hetuarit Zambak Gjoni sms me përmbajtje: “Shume shpejt Klod Brahon”.

SPAK ka bindjen se Zambak Gjoni jo vetëm që kishte ardhur në dijeni të plotë të faktit se Arnold Rrokaj kishte aksesuar të dhëna nga email-et e prokurorëve të SPAK, por edhe i kërkonte atij të orientonte kërkimin në drejtim të emrave të posaçëm.

Rrokaj i dërgon disa dokumente të hetuarit Zambak Gjoni, të cilat ata i diskutojnë edhe përgjatë datës 20.02.2025, informacione për lejime kontrolli vendesh; këqyrje aktesh ekspertimi; informacione mbi ecurinë e procedimeve penale

Informacion mbi ecurine_Damiani.docx

Arnold Rrokaj kishte arritur të nxjerrë nga SPAK dhe dokumente për Damian Gjiknurin, aktualisht deputeti i PS-së.

Mësohet se Dokumenti “Informacion mbi ecurine_Damiani.docx” 79 faqe ky dokument i është dërguar nga Zambak Gjoni tek Ismaili por dhe personave të tretë.

Më 18 shkurt 2025, SPAK zbulon se i hetuari Zambak Gjoni i dërgon Ismailit, gjithashtu dokumentin me përmbajtje: “Leter porosi_Austrië.doc.”, duke dërguar sms: “Do e haje dhe damiani me duket”, si dhe duke dërguar gjithashtu dhe dokumentin me titull “Informacion mbi ecurine Damian”

Ismaili vetë në dëshminë e tij pranon se ka marrë informacion por ka menduar se ishin material të shpërndaranë media dhe jo të hakeruara nga SPAK

“Një natë, përpara disa kohësh, më solli një material si komunikonim vazhdimisht dhe e pashë, ndërkohë që isha duke punuar. Këtë material e shpërndava pasi e mendova se ishte një lajm që kishte dalë nga mediat dhe nuk e mendova gjatë. Më pas e kam lexuar këtë material dhe i hodha një sy. Materiali kishte të bënte me disa hetime të zhvilluara ndaj shtetasit Damian Gjiknuri dhe nuk e kam diskutuar më me njerëz të tjerë”

Petale trëndafilash nga ajri…/ Zbuloni dy banorët që morën surprizën e veçantë (Video)

Miri dhe Stelina janë dy banorë që kanë krijuar raport të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Ata njihen që nga jashtë, por duket se në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë afruar dhe më shumë si miq.

Ditën e sotme, Stelina i ka qëndruar pranë Mirit, pasi ky i fundit ka patur disa debate të forta me Keijsin, Mateon dhe Erikun.

Por jo vetëm kaq, pasi ata kanë marrë edhe një surprizë të bukur nga ajri. Për Mirin dhe Stelinën erdhi një parashutë me fotografinë e të dyve, e cila hodhi edhe disa petale trëndafilash.

Dy banorët u emocionuan, ndërkohë Stelina shton se kjo dhuratë është nga një shoqe e tyre e përbashkët.

Kujtojmë se kjo surprizë vjen pas deklaratë së Keijsit që Miri u ka blerë lule dashnoreve të tij, te dyqani i luleve të Stelinës. Kjo e fundit e mohoi kategorisht këtë deklaratë të papritur të banorit.

VIDEO

“Blendi Fevziu të nxjerrë faktet ose i bën shërbim Ramës” Andi Bushati bën për ujë të ftohtë Fevziun: Erdhi koha që …

Duke komentuar debatin online mes moderatorit Blendi Fevziu dhe kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së ministrat lënë kronikat e gatshme dhe ikin gjatë fundjavave me pushime, analisti Andi Bushati thotë se Fevziu duhet të nxjerrë faktet, ndryshe i bën shërbim Ramës.

“Duhet të nxjerrë faktet Fevziu, sepse tha se shtatë ministra prodhojnë kronika pa qenë në punë. Rama tha se kanë qenë në punë s’kanë bërë kronika false. Ta godasësh Ramën me fakte të paqena është t’i bësh nderinë më të madh. Fevziu të nxjerrë faktet dhe debati mbyllet, jo hidh e prit.” ,tha Bushati nënë emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Sipas tij, debati nuk vlen nëse nuk nxjerr fakte.

‘Shuhet debati po i nxorre faktet dhe mbaron. Nuk e di çfarë faktesh ka Fevziu, por do të mbyllej debati po të dlinin faktet, as Rama s’fliste më, as Rama nuk i përgjigjej”, shtoi Bushati.

Ndërsa socilogu Ergys Mërtiri u shpreh se Rama këtë shfrytëzon, duke u marrë me muhabete kot për të spostuar vëmendjen.

“Që këta (ministrat) çojnë kaseta kjo dihet. Se ku është ajo se kur e çon ti kasetën ky është muhabet kot. Problemi është pse Rama merret me këtë. Merret me debate pa ndonjë peshë, ndërkohë që i është kapur tjetra te AKSHI, bëhet nami, janë miliona euro dhe ai merret me kaseta. Rama prandaj e shtyn këtë gjë, se të spostojë vëmendjen do ai.” ,tha Mërtiri.

Rama: Të zvogëlohet Parlamenti, të ketë vetëm 100 deputetë

Kryeministri Edi Rama ka hedhur idenë e zvogëlimit të numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, duke propozuar që Parlamenti të reduktohet nga 140 në 100 anëtarë, gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

“Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi Kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi Kuvend me 100 vetë. Publiku do ta mirëpriste këtë dhe do të racionalizoheshin forcat,” tha Rama.

Kur vjen fjala te Kushtetuta e Shqipërisë duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces, është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim, burime. Ambicia do jetë duhet të jetë që në fund të mandatit të kalojmë edhe një Reformë Kushtetuese”, tha ai.

Në fjalën e tij, Rama akuzoi opozitën dhe veçanërisht Partinë Demokratike se po pengojnë përpjekjet e qeverisë për integrimin evropian të vendit, duke promovuar jashtë kufijve një imazh negativ të Shqipërisë. Sipas tij, kundërshtarët politikë nuk janë të interesuar për bashkëpunim real në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Puna jonë nuk pret. Do të ishte qershi mbi tortë nëse të tjerët do të ishin të interesuar të bënin të njëjtën punë për integrimin në BE, por nuk janë. Përkundrazi, angazhohen që me çdo mjet të përcjellin jashtë kufijve të Shqipërisë një imazh negativ, duke e paraqitur vendin si narkoshtet,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se mazhoranca mbetet e hapur për dialog dhe bashkëpunim, por sipas tij opozita nuk ka treguar vullnet për një proces të sinqertë politik. “Ne asnjëherë nuk mbyllim derën. Nëse duan të japin alternativë, le të vijnë. Për të tjerat rrugët ndahen: ne përpara, ata mbrapa,” deklaroi Rama, duke përdorur tone të ashpra ndaj kundërshtarëve.

Në të njëjtën mbledhje, kryeministri propozoi ngritjen e një grupi nismëtar për ndryshime kushtetuese, ku një nga pikat kryesore do të ishte racionalizimi i përbërjes së Kuvendit. “Kemi një parlament me 140 vetë dhe fare mirë mund ta kishim me 100 vetë. Publiku do ta mirëpriste këtë dhe do të racionalizonte forcat,” tha Rama.

Deklaratat e kryeministrit vijnë në një kohë kur qeveria po përballet me kritika të vazhdueshme nga opozita dhe partnerë ndërkombëtarë për funksionimin e institucioneve dhe transparencën në vendimmarrje, ndërsa mazhoranca thekson angazhimin e saj për reforma dhe modernizim të strukturave parlamentare.

“Je femra më e bukur në fshatin tonë, shpirt”, motra e policit të akuzuar për dhυnë nxjerr mesazhet e 46-vjeçarit: ‘FB’ s’më lejonte të…

Ka marrë një tjetër rrjedhë historia e dhunimit të babanë e bir në Fier.

Altin Meçaj ka akuzuar Fredi Lamaj (efektiv policie) se i ka dhunuar, pasi i kishte bërë ‘like’ dhe një ‘koment komplimentues’ motrës së këtij të fundit.

Motra e Lamajt, ka reaguar duke hedhur poshtë pretendimet e tij se ka qenë vëllai ai i cili i ka dhunuar.

Ndërkohë ajo ka publikuar edhe mesazhet që ka marrë prej Meçajt, duke thënë se e ka denoncuar për përndjekje, pasi i shkruante vazhdimisht dhe i shprehte dashurinë.

Reagimi i plotë:

Kjo është hera e parë që flas publikisht dhe në media, dhe po e bëj vetëm sepse ndihem e detyruar të sqaroj disa të pavërteta që po përsëriten prej ditësh.

Unë jam motra e Fredi Lamaj dhe dua të sqaroj se akuzat e shtetasit Altin Mecaj, sikur vëllai im e ka dhunuar, nuk janë të vërteta.
Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe kjo mund të faktohet.

Po flas sepse prej më shumë se 6–7 ditësh ky shtetas po del vazhdimisht në media, duke dhënë deklarata të pavërteta dhe duke u paraqitur padrejtësisht si viktimë.

Në mënyrë të veçantë, ai ka deklaruar publikisht se ndaj meje ka bërë vetëm një koment në Facebook, si një kompliment, gjë që nuk është e vërtetë.

Në realitet, unë kam qenë subjekt i mesazheve të shumta private, të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat përbëjnë ngacmim dhe përndjekje.

Dua të theksoj qartë se nga ana ime nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj këtyre mesazheve.
Nuk kam komunikuar dhe nuk kam pasur mundësi t’i kthej as përgjigjen e merituar, pasi Facebook nuk më lejonte t’i shkruaja, çka e bën edhe më të qartë faktin se komunikimi ka qenë i njëanshëm dhe i padëshiruar.

Këto sjellje më kanë shkaktuar shqetësime serioze emocionale dhe familjare, si për mua, ashtu edhe për familjen time.

Për këtë arsye, kam ardhur ditën e djeshme nga Italia, ku jetoj, për të depozituar kallëzim penal për përndjekje ndaj këtij shtetasi, pasi veprimet e tij kanë sjellë pasoja të rënda në jetën time familjare dhe kanë prekur edhe vëllain tim.

Po ashtu, nga informacione që na janë komunikuar nga persona të ndryshëm, rezulton se këto sjellje nuk janë të izoluara, por të përsëritura edhe ndaj vajzave të tjera.

Sa i përket dhunës që ky shtetas pretendon se ka pësuar së fundmi, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen tonë, dhe sipas dijenisë sonë nuk është shkaktuar nga vëllai im apo persona të afërt me ne, por nga individë të tjerë për të cilët ne nuk kemi dijeni.

Nuk kam pasur asnjë interes të dal në media, por nuk mund të lejoj që gënjeshtrat e përsëritura të dëmtojnë dinjitetin e një personi të pafajshëm dhe të shtrembërojnë të vërtetën.

Kërkoj vetëm që kjo çështje të trajtohet me qetësi, paanshmëri dhe verifikim faktesh, duke respektuar ligjin dhe dinjitetin njerëzor.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Me respekt,
Motra e Fredi Lamaj