Sa kushton realisht makina eIektrike?/ Ja çmimi i karikimit për 1000 km në Shqipëri

Nëse makina karikohet në banesë, kjo sasi i shtohet konsumit të zakonshëm të familjes. Për vitin 2026, familjet që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj paguajnë 8.5 lekë/kWh. Kështu, nëse familja vijon të mbetet nën këtë prag edhe pas karikimit të automjetit, 180 kWh energji do të kushtonin rreth 1,530 lekë.

Por llogaria ndryshon nëse konsumi total i familjes të kalojë 700 kWh në muaj. Në këtë rast aplikohet çmimi prej 9.5 lekë/kWh, çka do te thotë se i njëjti karikim do të kushtojë 1,710 lekë.

Ndërkohë, karikimi në pikat apo stacionet e dedikuara ka një kosto më të lartë të energjisë. Për vitin 2026, për stacionet me fuqi të instaluar mbi 11 kW, të lidhura në tensionin 0.4 kV, ERE ka miratuar çmimin 22 lekë/kWh, ndërsa në orarin pik ai arrin në 25.3 lekë/kWh.

Në këtë mënyrë, për 180 kWh që nevojiten për të përshkuar 1,000 km, kostoja e energjisë arrin në rreth 3,960 lekë, ndërsa me çmimin e orarit pik do të ishte rreth 4,554 lekë.

Megjithatë, këto shifra nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht çmimin përfundimtar që drejtuesi paguan në një pikë publike. Sipas ERE-s, operatorët aplikojnë modelin e tyre të tarifimit, ku përveç energjisë mund të përfshihen edhe kostot e shërbimit, operimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës.

Orari pik zbatohet nga ora 18:00-22:00 gjatë periudhës nëntor-mars dhe nga ora 19:00-23:00 gjatë periudhës prill-tetor.

Trump mesazh për Shqipërinë dhe Kosovën në OKB, çfarë tha Presidenti i SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka faIënderuar Shqipërinë dhe Kosovën gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke i përmendur mes vendeve që janë angazhuar për të ndihmuar në stabilizimin e situatës në Gaza.

Trump vlerësoi vendet që kanë ofruar mbështetje financiare për ndihmën humanitare dhe rindërtimin, si dhe ato që janë angazhuar të dërgojnë trupa, forca policie apo të ofrojnë trajnime.

“Dua të shpreh mirënjohjen time për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mbështetjen unanime të planit tonë me 20 pika për paqen në Gaza dhe për miratimin zyrtar të Bordit të Paqes. Do të jetë një grup i rëndësishëm njerëzish. Gati 30 vende i janë bashkuar Bordit, të cilin kam nderin ta drejtoj.

Jemi mirënjohës ndaj këtyre vendeve anëtare që kanë kontribuar me miliarda dollarë për ndihmën humanitare dhe rindërtimin, përfshirë Marokun, Bahreinin, Kazakistanin, Turqinë, Uzbekistanin dhe shumë vende të tjera. Paratë shkojnë drejtpërdrejt aty ku nevojiten.

Edhe vende të tjera po japin kontribute në nivele që nuk do t’i besonit. Kanë qenë të jashtëzakonshme. Dua gjithashtu të falënderoj vendet që janë angazhuar të dërgojnë trupa, forca policie dhe të ofrojnë trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordaninë dhe të tjera.

Që kur mora detyrën, kam pasur nderin të ndihmoj në zgjidhjen e tetë luftërave dhe jam bërë mik me udhëheqësit e atyre vendeve”, tha Trump.

Ηίstoria shok υese e g. rυas: Ndihem e tυr ρëruar nga ajo që po më bën b. υrri…!!!

Ndihem aq fa jtore që e lashë bashkëshortin tim të më tra jtonte dhe më rr.ahte kaq keq. Unë jam aq e pakënaqur, por nuk kam besim t’i them atij se si ndihem.

Ai është mbizotërues dhe nuk më lejon të flas me askënd. Ai më thotë çfarë duhet të vesh dhe se sa herë duhet të shkoj në supermarket.

Nëse ai bën një punë të vogël në shtëpi, ai pret një medalje. Ai është 36 vje çar, ndërsa unë jam 32 vjeç are.

Ai më dërgoi mua dhe djalin tonë katërvj eçar në një fshat të largët, ku nuk kam miq dhe djali im nuk ka askënd që të luajë.Burri im punon jashtë vendit dhe kthehet çdo tre muaj për katër ditë.

Ai më merr në Skype çdo herë që ai dëshiron dhe gjithmonë përfundon kur dëshiron.

Ai mban paratë e veta për veten dhe unë kam vetëm pagën time të vogël për të mbajtur veten dhe djalin tim.

Unë shpresoj se ai do të lexojë kolonën tuaj dhe ta kuptojë këtë.Përgjigja e psikologes:Burri juaj është një dhu.nues abu ziv.

Nuk ka gjasa që ai të ndryshojë çfarëdo që unë them dhe kjo situatë po dëmton edhe djalin, edhe juve poashtu.

E-fletëpalosja “Partneri ab.uziv” do t’ju ndihmojë të përfundoni këtë marr ëdhënie.

Shkoni te miqtë e vjetër dhe jini e ndershme në lidhje me atë që po ndodh në mënyrë që ata të mund t’ju mbështesin.

“Ka gjëra që edhe ne që i dimë nuk flasim dot”/ Artan Hoxha: Ka fakte trònditëse për Ballukun, gropa u hap

Iftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, gazetari Artan Hoxha ka treguar për luftën brenda Partisë Socialiste.

Hoxha tregoi se SPAK ka shumë info për Belinda Ballukun, të cilat ende nuk i ka nxjerrë akoma.

“Kur Veliaj u arrestua, fusha u hap, u la e lirë dhe në atë moment filluam të shihnim një përplasje mes lobit që përfaqësonte Belinda Balluku dhe lobit që përfaqësonte Ergys Agasi. Një herë mer avantazhin një palë, një herë pala tjetër, por duke u munduar t`i bëjnë gropën njëri-tjetrit, kanë bërë një gropë aq të madhe sa do bien bashkë aty. Fakti që Balluku fitoi në një qark si Fieri, krijoi bindjes se ishte shumë e fuqishme dhe përballja për këdo që do e sfidonte do ishte shumë e vështirë. Belinda është rast i veçantë se SPAK e ka hetuar pa i vendosur masë sigurie.

Kur u vendos masa e sigurisë, pati një përplasje në Kuvend. Ideja është që kur SPAK shkon në të tillë nivele politikanësh, ti duhesh ta kesh qepur dosjen mirë. Akuzat për të kanë qënë për nivele shumë të larta korrupsioni. I është shtuar akuzë e re për korrupsion, SPAK po mundohet t`ja marrë territorin pak nga pak.

Por në dosje ka shumë gjëra që nuk kanë dalë fare. Aty ka shumë gjëra që nuk kanë dalë, ka dhe një pjesë që edhe ne që i dimë nuk mund t`i themi. SPAK i ka të gjitha infot, por nuk kanë dalë në dritë. Nuk kanë krijuar ende bindjen që këtë akuzë mund ta provojnë. Edhe pse SPAK mund të ketë mjaftueshëm prova për t`ia mbyllur karrierën politike Ballukut, ende po pret” tha Hoxha.

Vlora Hyseni, shefja e SHISH nën hetim! Rastet e rraIIa në botë kur arrestohen dhe dënohen krerët e shërbimeve inteligjente

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pezulloi sot nga detyra dhe vendosi nën masën e “arrestit shtëpiak” shefen e inteligjencës së vendit, Vlora Hyseni. Pak orë më vonë Hyseni u shkarkua nga detyra.

Shefja e SHISH, Hyseni dyshohet për zbulimin e informacionit të klasifikuar personave të paautorizuar. Hetimi është zhvilluar falë materialeve të sekuestruara nga biznesmeni Ergys Agasi, i cili akuzohet se ka qenë i lidhur me një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në manipulimin e tenderëve dhe korrupsion.
Hyseni ndodhej jashtë Shqipërisë kur u dha vendimi, që do të thotë se urdhri i arrestit shtëpiak nuk është ekzekutuar ende fizikisht. Ajo u vetëdorëzua pasditen e sotme në policinë e Kosovës.

Kryeministri Edi Rama, i cili po merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, njoftoi pasditen e sotme se e ka shkarkuar Hysenin nga detyra dhe do të konsultohet me presidentin Bajram Begaj për pasuesen e saj në detyrë.

Vlora Hyseni, më parë ka shërbyer në Kosovë si zëvendës-shefe e inteligjencës. Në qershor 2021, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti firmosën shkarkimin e Hysenit nga posti i zëvendësdrejtores, ndërsa vendimi publik nuk jepte një arsye konkrete për largimin.
Vetëm pak muaj pas largimit nga AKI, Hyseni u emërua në Tiranë këshilltare për sigurinë e kryeministrit Edi Rama dhe në vitin 2023 iu besua posti i lartë, në krye të SHISH.

Ndërkaq, vendimi i sotëm shënon herën e parë në historinë e Shqipërisë që një masë sigurie arrest shtëpiak lëshohet kundër një shefi të inteligjencës shtetërore në detyrë.

Arrestimi ose ndjekja penale e një shefi të inteligjencës kombëtare në detyrë ose ish-shefi është ngjarje e rrallë kudo në botë. Pak udhëheqës të lartë të inteligjencës në mbarë globin janë përballur me akuza penale, arrestime ose dënime për rrjedhje të sekreteve shtetërore, korrupsion, tradhti ose abuzim me pushtetin.

Rastet më të spikatura gjatë 10 viteve të fundit, kur një drejtues apo ish-shef i shërbimeve ineligjente, është hetuar ose dënuar në arenën ndërkombëtare:

Brazili (2026): Alexandre Ramagem , ish-shefi i agjencisë së inteligjencës braziliane (Abin) nën Jair Bolsonaro, u dënua me 16 vjet burg për shndërrimin e agjencisë në një njësi klandestine për të spiunuar në mënyrë të paligjshme kundërshtarët politikë dhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë. Pasi u largua nga vendi, ai u arrestua nga agjentët amerikanë të ICE në prill 2026.

Ukrainë (2025/2026): Kolonel Dmytro Kozyura , ish-shefi i shtabit të qendrës antiterrorizëm të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), u arrestua dhe më vonë u dënua me burgim të përjetshëm për tradhti të lartë. Ai u kap duke përdorur një vend të sigurt për t’i kaluar sekrete të klasifikuara ushtarake dhe udhëheqëse FSB-së së Rusisë.

Afrika e Jugut (2025): Dumisani Khumalo, shefi i inteligjencës kriminale të policisë së Afrikës së Jugut, u arrestua në aeroport dhe u nxor në gjyq së bashku me oficerë të tjerë të lartë me akuza për mashtrim, korrupsion dhe abuzim të dyshuar të fondeve të inteligjencës së klasifikuar.

Venezuela (2025): Hugo Carvajal , ish-drejtori i inteligjencës ushtarake të Venezuelës, për një kohë të gjatë, u ekstradua në Shtetet e Bashkuara dhe u deklarua fajtor ndaj akuzave për narkoterrorizëm dhe trafik droge në një gjykatë të Nju Jorkut, pasi mbrojti sindikatat e drogës ndërsa drejtonte agjencinë.

Pakistan (2024/2025): Faiz Hamid , ish-shefi i Inteligjencës (ISI) të Pakistanit, u arrestua nga ushtria në vitin 2024. Në dhjetor 2025, një gjykatë ushtarake e dënoi atë me 14 vjet burg për shkelje të Aktit të Sekreteve Zyrtare, keqpërdorim të autoritetit dhe ndërhyrje në politikën e brendshme. Hers e parë që një shef i ISI-t u gjykua nga gjykata ushtarake në Pakistan.

Danimarkë (2021): Lars Findsen , kreu i agjencisë së inteligjencës së jashtme (FE) të Danimarkës, u arrestua në Aeroportin e Kopenhagës dhe kaloi më shumë se një muaj në burg. Ai u akuzua për rrjedhje informacioni shumë të klasifikuar dhe sekreteve shtetërore te gazetarët. Akuzat penale me rrezik të lartë kundër tij dhe ish-ministrit të mbrojtjes të Danimarkës u rrëzuan në vitin 2023 pasi gjykata e lartë vendosi që gjyqet nuk mund të zhvilloheshin tërësisht në fshehtësi.

Kanada (2019): Cameron Ortis , kreu civil i njësisë së inteligjencës (RCMP), u arrestua dhe u dënua me 14 vjet burg në fillim të vitit 2024 për rrjedhjen e materialeve sekrete operacionale te grupet kriminale. /MAPO.al/

Shqiptari dhe greku υ¤asin me t.hikë 15-vjeçarin në Gjermani, sherri nisi për një vajzë që u kishte borxh 200 euro

Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thìkë gjatë një përleshjeje në qytetin Marsberg, në Gjermanis.

Për ngjarjen, policia është vënë në kërkim të dy të rinjve, 23-vjeçarit shqiptar Albin Bejtullahu dhe 22-vjeçarit grek Alex Olntasi, të cilët dyshohen për si autorë të ngjarjes.

Sipas policisë gjermane, konflikti ka nisur mes katër personave dhe më pas situata ka përshkallëzuar në përdorimin e thikave. Dy të dyshuarit dyshohet se kanë sulmuar 15-vjeçarin dhe një 18-vjeçar që ndodhej me të.

15-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa 18-vjeçari pësoi plagë të rënda në fytyrë dhe u dërgua për trajtim mjekësor.

Zhdukja misterioze e Bleona Matës, ku është ajo? Avokati i familjes sqaron të vërtetën

Një ditë më parë, avokati Alban Duraj tha në emisionin “Breaking me Fiora Dardha” se dihet vendndodhja e Bleona Matës, e zhdukur prej 16 vitesh. Sipas tij, vajza që tashmë është 22 vjeçe, është një studente ekselente dhe është e birësuar nga një çift grek.

Këto detaje i ka hedhur poshtë sot avokati i nënës së Bleonës, Idajet Beqiri. Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ai u shpreh se këto janë deklarata të papërgjegjshme dhe se Duraj nuk ka asnjë lloj lidhje me çështjen. Sipas Beqirit, ai është nxituar.

“Jo vetëm që është e papërgjegjshme, por krijon probleme lìgjore, e hedh organin e akuzës në një drejtim që nuk duhet të shkojë. Gjithashtu ka probleme të rëndë me familjen, nënën e Bleonës, njerëzit e tjerë të dashur, vëllain e saj. Ua ngacmon plagën padrejtësisht. Ky person nuk ka lidhje, nuk e di pse është futur këtu”, tha avokati.

Lidhur me nënën e Bleonës, zonjën Bukurie, Beqiri tha se ajo thashme është mësuar me kështu deklaratash pasi edhe në rrjetet sociale çfarë nuk thuhet.

“Dikush thotë është martuar këtu, dikush e gjetëm këtu, dikush thotë është adoptuar. Ka plot teori. Me dhimbje i pret të gjitha, edhe këtë deklaratë, por e di që është një gënjeshtër, mashtrim i madh”, tha avokati.

I pyetur nëse ka informacione se për kë bëhet fjalë, për vajzën që përmendi avokati Duraj, Beqiri tha se ‘nuk ka lidhje dhe se është sajesë e turpshme’.

“Madje është vepër penale. Nuk dua të flas shumë për të, komuniteti jonë ka lloj-lloj njerëzish. U bë vetting gjithandej, por duhet bërë dhe brenda avokatëve. Çfarë nuk po dëgjojmë”, vijoi avokati.

Sipas Beqirit, hetimet për rastin e Bleonës janë në një drejtim tjetër dhe këto deklarata thjeshtë shpërqendrojnë vëmendjen. Ai shton se është një situatë jo normale në hetimet e kësaj çështje.

“Është si puna e kungulleshkës, një erë e merr çështjen Prokuroria e Kukësit dhe e ndalon, e dërgon te Policia. Kjo e merr dhe e kthen sërish te Prokuroria që më pas ia dërgon SPAK. SPAK nuk bën gjë. Momentalisht është çështje e ‘vdekur’, është e pezulluar, nuk ka ndonjë gjë konkrete në drejtimin e duhur. Është një fatkeqësi e madhe, në krim kaq i madh prej 16 vitesh, sot vajza është 22 vjeçe, nuk merr drejtimin e duhur çështja”, përfundoi avokati Beqiri./Top Channel

Me ng.αcmοjn ne shtepinë e b. υrrit,sidomos kuηati nuk me Ιe rehat,dje me p. rekυ gj..ksin

Kunati me ngacmon, tenton te me preki si pa dashje, dje me preki krahun dhe gjoksin, thote gjasme sikur… – Pershnetje jam nje vajze qe po perpiqem te ndryshoj shume te behemm me e pergjegjshme dhe me puntore cdo dite kunata po me shkaterron

dita dites shpif per mu kudo thote qe jam dembele dhe qe haj shume dhe nuk kam te ngopur me ushqimin dhe harxhoj shume jam shperdoruese por kjo gje nuk ashte e vertete pasi une po ndryshoj dita dites qe te behem me shume e zonja vetes time por ajo me pengon cdo gje ne shtepine e te fejuarit tim me ben te ndihem shume keq.

I thote vjerres te na ndaj edhe ajo don me ma ndare mu nga djali saj pasi nuk i dukem e pershtatshme dhe as e shkathet kur i fejuari qe me pati kerkuar nje lidhje sekrete e pranova pasi e dua shume ma shume se veten prandaj po i duroj gjithe keto gjera qe ato me bejne edhe

kunati me ngacmon tenton te me preki si pa dashje dje me preki shpatullen edhe gjoksin si pa dashje thote gjasme sikur nuk e kishte ate qellim, me kerkoi te falur por jam shume e trembur shume e merzitur ne depresion nuk di me ca te bej kam shume frike se nuk kam kujt ti tregoj nuk du te gaboj por me nuk duroj i fejuari nderyhn ndonjhere per te mbrojtur prej tyre por ai eshte ne pune dhe nuk e ka idene ca me ndodh ne shpine e tij.

Vec i madh zot e dine ca po perjetoj cdo dite ndihem keq pasi duhet te haje me orar dhe jo sa here me hahet mu sic jam mesuar vete dikur ne shpine time jam larguar prej atyre 2 here por jam kthyer

serisht pasi ai me pergjerohet me lutet heren qe kaloi qame te dy bashke rreth gjys ore kam shume frike nuk du te ndaj prej vellait te tij apo familjes se ti por eshte kunata ajo qe mundihet me me perkeqesue cdo gje ajo njeri o ndyre qe me merzit cdo dite ai me ka thene qe pas 2 muajsh do jetojm vete ne shtepine tone qe duhet te bej durim cdo dite por nuk duroj dot me.

Dje u zume keq fare prej asaj qelbesires kunates keqe i tha qe kisha harxhuar shume korent ne shpi dhe sikur isha futur ke dhoma e saj kur ajo po fliste ne kunatin dhe po i pergjoja sikur po provokoja kunatin. Ishte nje turp i tille desh vdiqa fare nga turpi dhe jemi zene keq fare.

Jam e lenduar shume qe ai mund te mendoje ashtu per mu gjera te paqena nuk asht e drejte qe ajo qelpsina te na ndaj dhe per kete gje te perdori edhe Burrin e saj kunatin turp ti vije per nje injorance te tille. Mbasi u zume me tha

llafe te keqe pastaj me kerkoi falje dhe me tha serisht duro edhe 2 muaj dhe do ikim me qera diku ku te jemi te 2 vetem por kam frike se nuk ja dalim maskarenjt perqiqen te manipulojne cdi gje ai foli me te vellain e tij dhe i tha te mos degjoj me gjera te tillla.

Pasi nderyri dhe vjerri dhe situata disi disi u qartesua as vjerri nuk me do per nuse por thjesht me respekton edhe pse nuk me don si nusen e djalit te tij por thote qe djali e vendosi vet edhe pse nuk jam dakord per mu rendesi ka qe me respekton dhe nuk perpiqet te me merzizi apo te

me bej thafe nuk duroj dot me sot ne mengjes i thashe do shkoj ke shpia ime per vizite do rrij 2 ose 3 dite per tu qetesuar ok me tha merr kohen qe te nevijitet zemer me dha une di qe ai asht i mire i kuptueshem pasi e shikoj nga menyra qe me trajton por kam frike mos ndryshon pasi njerezit mund ta manipulojne e te ma largojne prej meje nuj di me ca te bej!

Arresti i Drejtoreshës së SHISH/ Gazetari Artan Hoxha paraIajmëron: Një dosje shumë e madhe fshihet…

Gazetari Artan Hoxha e konsideron hetimin që ka çuar në caktimin e masës “arrest në shtëpi” ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, si pjesë të një çështjeje që, sipas tij, mund të ketë përmasa më të mëdha.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, me Sidorela Gjonin, Hoxha tha se të dhënat e deritanishme mund të përbëjnë vetëm një pjesë të asaj që mund të zbulohet nga hetimet.

“Unë mendoj se kjo është një dosje shumë e madhe. Është thjesht një moment ku është futur dora, për shkak të telefonave”, deklaroi ai.

Gjatë intervistës, gazetari foli edhe për rrugëtimin e Hysenit drejt drejtimit të Shërbimit Informativ të Shtetit. Përpara marrjes së këtij posti, ajo kishte ardhur nga strukturat e inteligjencës së Kosovës dhe kishte shërbyer si këshilltare e kryeministrit Edi Rama për çështjet e sigurisë kombëtare. Në vitin 2023, Rama e propozoi për drejtimin e SHISH.

Sipas interpretimit të Hoxhës, emërimi i saj duhet parë edhe në kontekstin e marrëdhënieve politike mes Shqipërisë dhe Kosovës në atë periudhë.

“Vlora erdhi nga strukturat e Inteligjencës së Kosovës, e larguar nga detyra për një përplasje nga Kurti. Në momentin që Rama e mori, kishin filluar fërkimet mes Ramës dhe Kurtit. Ajo kishte shumë informacione për Kosovën. Ka qenë këshilltare e kryeministrit. Rama e bën shpesh këtë, që të marrë nga Kosova. Personi që mori postin më sinjifikativ ishte ai i shërbimit sekret”, u shpreh gazetari.

Hoxha nënvizoi gjithashtu rëndësinë e pozicionit të drejtuesit të SHISH, duke iu referuar anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe bashkëpunimit të shërbimeve shqiptare me strukturat partnere.

“Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe shërbimi sekret është i rëndësishëm, ndërvepron dhe kryen operacione të përbashkëta”, tha ai.

Një tjetër element që komentoi ishte fakti se Hyseni ndodhej në Azerbajxhan në kohën kur u raportua masa e sigurisë ndaj saj. Hoxha shprehu bindjen se vendimi gjyqësor nuk ishte marrë pikërisht në ditën kur lajmi u bë publik.

“Jo më larg se sot, shefja është në Azerbajxhan. Unë jam i bindur që masa e sigurisë nuk është marrë sot. Arresti shtëpiak është njësoj si arrest me burg, i është dhënë si një masë lehtësuese”, deklaroi Hoxha.

Sa i përket mundësisë së kthimit të drejtoreshës së SHISH në Shqipëri, gazetari tha se nuk pret që ajo të largohet nga përgjegjësitë ligjore, ndërsa theksoi se nuk ka dijeni për nivelin e provave që disponojnë organet e drejtësisë.

“Po, jemi vend europian, anëtar i NATO-s. Ne do donim të ikte, se e bën ngjarjen edhe më të madhe, sepse është përzgjedhje e kryeministrit. Por kam besim se nuk do të ndodhë. Nuk e di nivelin e provave, por inkurajoj prokurorët të thellojnë hetimet, deri ku ka arritur korrupsioni”, përfundoi Hoxha.

“Inshallah s’nxjerr ndonjë muhabet tjetër…”/ Biseda e fundit e Nertil Buzit me motrën para k¤imit në Roskovec

Është pùblikuar biseda e fundit e Nertil Buzit me një prej motrave të tij, disa ditë para ngjarjes së rëndë të 24 korrikut në Roskovec, ku vrau ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën e tij dhe në fund vrau edhe veten.

Në bisedë, Buzi shprehet se shpresonte që ish-e fejuara e tij, Rozalinda Plaka, të tërhiqte kallëzimin ndaj tij. Ai i tregon motrës se, sipas tij, Rozalinda i kishte dhënë fjalën se do ta bënte një gjë të tillë, por shfaq shqetësimin se mund të ndikohej nga familjarët e saj.

Buzi shprehet gjithashtu se, nëse familjarët e Rozalindës do të merrnin vesh për tërheqjen e kallëzimit, mund të përpiqeshin ta pengonin.

“Duan një deklaratë nga ana e asaj palaços. Mos të të shpëtojë goja, më ka dhënë llafin ajo për të ma bërë. E la dhe për të shtunën e parë faktikisht, por nuk e lanë ata të dilte. Ajo më ka dhënë llafin që do ta bëjë, se di. Inshalla nuk nxjerr ndonjë muhabet tjetër.

Po e morën vesh ata, që do bëj atë gjë tha, e para do ta rikthejnë prapë, pastaj do ta detyrojnë, s’di ç’të bëjë. Nuk do ta marrin vesh ata, po e bëri do ta bëjë pa dijeninë e atyre”, thotë Nertili.

Në të njëjtën bisedë, Buzi mohon se kishte ushtruar dhunë ndaj ish-të fejuarës.

“Pse ç’jam unë budalla, as e kam prekur ndonjëherë atë me dorë dhe s’kam pse e prek, ç’lidhje ka ajo fare s’ka arsye. Iu çova mesazh hajdeni se po ju pres, hajdeni të gjithë familjarisht qysh jeni. Merre dhe atë dajon i thash, atë trimin dhe hajdeni kur të doni iu mirëpres, nuk kthejnë përgjigje. Unë e di që ata atë duan të më fundosin sa më shumë se iu doli blof herën e parë dhe po mundohen tani, por unë nuk jam budalla….”, tha ai.