Kosova nuk ka linja fluturimi me Azerbaixhanin – Misteri i udhëtìmit të Vlora Hysenit

Gazetari Xhemajl Rexha në një lidhje direkte për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ka bërë të ditur detaje të tjera lidhur me dorëzimin e Vlora Hysenit.

Rexha raportoi se Hyseni ka qenë gjatë ditës brenda territorit të Kosovës, por ajo ka kaluar në pikën kufitarë të Morinës në mbrëmje duke u dorëzuar tek autoritetet shqiptare.

Ai sqaroi më tej se pala kosovare nuk ka të bëjë me ngjarjen pasi për aq kohë sa Hyseni është ndodhur brenda territorit të Kosovës, nuk ka pasur asnjë direktivë nga autoritetet shqiptare për ta arrestuar atë.

“Nga informacionet që sapo kam arritur të marr nga burime brenda Kosovës më shumë pra që zonja Hyseni ka qenë gjatë ditës në territorin e Kosovës dhe nuk ka pasur një urdhër arresti brenda territorit të Republikës së Kosovës në mënyrë që ajo të ndalohej dhe ajo e ka kaluar në orët e mbrëmjes kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë meqë jemi ende ne periudhën e verës në të cilën kontrollet janë më të pakta.

Zonja Hyseni është e konfirmuar tashmë që është dorëzuar tek autoritetet shqiptare, pra nuk ka pasur asnjë lloj pune Kosova, as Policia e Kosovës e as autoritetet në Kosovë . Zonja Hyseni e ka kaluar kufirin dhe është ndalur tek autoritetet shqiptare në pjesën shqiptare të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Vërnicë, në pikën kufitare Morinë.

Sipas informacioneve ka kaluar kufirin dhe është nisur. Pala kosovare nuk ka punë me të pasi që nuk ka pasur asnjjë kërkesë nga autoritetet shqiptare gjatë ditës me gjasë për palën kosovare që nëse ajo është në territorin e Kosovës të ndalohet“, u shpreh ai.

Përsa i përket dyshimeve rreth itinerarit të saj përpara dorëzimit, Rexhaj u shpreh se Kosova nuk ka asnjë linjë direkte ajrore me Azerbajxhanin .

“Ende nuk dihen detaje për itinerarin e saj, Kosova nuk ka asnjë lidhje të linjave ajrore me Azerbajxhanin. Mund të ketë përdorur ndonjë linjë të ndërmjetme që kryesisht është Viena e Austrisë, nuk e kam konfmiruar, po e them si mundësi që kjo është pika kryesore për udhëtarët e Kosovës”, shtoi ai .

Flamur Noka kërkon arrestimin e Ramës në Aeroport, sapo të kthehet nga Amerika

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të arrestojë kryeministrin Edi Rama, sapo ky i fundit të kthehet në tokën shqiptare nga Amerika ku ndodhet prej ditësh.

Deklarata e tij vjen pas operacionit të sotëm të SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku nën akuzë janë vënë shefja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, dhe ish-kryepolici i Shqipërisë, Ilir Proda.

“SPAK ta presë Edi Ramën në aeroport. Zyrtarët e emëruar drejtpërdrejt nga Rama rezultuan të gjithë të kapur nga krimi. Ranë njëri pas tjetrit si efekt domino.

Sot u shemb një tjetër institucion i shtetit shqiptar. Shefja e Shërbimit Informativ Shtetëror punon për llogari të krimit. U vendos në krye të SHISH me urdhër të kryeministrit, i cili e kishte punësuar si këshilltare për Sigurinë Kombëtare.

Shteti ka rënë dhe nuk garanton siguri kombëtare. Edi Rama është shefi i Vlorës, Agasit, Prodës dhe i çdokujt që ndodhet në qeli apo arrati. Ai mban përgjegjësi shtetërore dhe politike për emërimet e tij”, shkruan sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Sipas tij, SPAK duhet “t’i presë kokën organizatës kriminale Rilindje dhe të çlirojë vendin nga bashkëqeverisja e krimit të organizuar me kryeministrin!”

RENEA fut Shkozetin në shtetrrethim, Forcat Speciale hyjnë në territorin e Troplinëve, agjentët e BKH i vëzhguan gjìthë natën dhe nisën kontrollet në agim (VIDEO)

Forcat Speciale RENEA janë angazhuar me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, bashkë me strukturat e tjera të Operacionale, në mbështetje të një operacioni të gjerë që SPAK dhe BKH-ja kanë ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

Newsbomb.al mëson se veç kontrolleve në shtëpitë e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të shtetit, duke përfshirë ish-kryepolicin Ilir Proda dhe drejtuesen e Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni, në agim është rrethuar edhe territori i Troplinëve në Shkozet.

Siç shihet nga këto pamje, efektivë të Forcave Speciale RENEA dhe shërbimet operacionale të Durrësit kanë rrethuar “bazën” e fisit Troplini në zonën e Shkozetit dhe janë ushtruar kontrolle në disa shtëpi e ambiente të tjera, pronë e tyre.

Zona njihet si bazë e Visit të Pojës, gjithashtu i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, dhe dallohet për nivelin e lartë të sigurisë që anëtarët e grupit garantojnë. Në rrugët e lagjes janë vendosur kamera sigurie dhe blloqe betoni të përshtatur fiks sa gjerësia e makinës, në mënyrë që asnjë mjet të futet apo të dalë me shpejtësi, si masë e ndonjë atentati të mundshëm.

Pikërisht, për shkak të sigurisë së lartë që anëtarët e grupit të Visit të Pojës garantojnë në zonë, Forcat Speciale dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit e kanë rrethuar atë prej orëve të mbrëmjes së djeshme dhe sot në mëngjes, sapo ka zbardhur dita, kanë nisur bastisjet.

VIDEO

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 23 Shtator 2026

Dashi

Sot është një ditë shumë e mirë për të bërë një pushim total dhe për tu qetësuar. Mendoni diçka relaksuese, në mënyrë që të s’lodheni dhe të jeni të gatshëm për të nisur një javë të rëndë. Do të përdorni disa praktika, të cilat do t’ju japin rezultatet e kërkuara.

Demi

Nuk është ditë e keqe. Do të keni mundësi të realizoni disa ndryshime të rëndësishme, por njëkohësisht nuk është se do të ndodhë ndonjë gjë e një rëndësie të veçantë. Njerëzit rreth jush do të jenë të njëjtët dhe do t’ju inkurajojnë në veprimet që do të ndërmerrni.

Binjakët

Diçka nuk do t’ju lejojë të ndiheni një person tërësisht i lirë. Me shumë mundësi, gjatë gjithë ditës do të mendoni për punë, shkollën apo disa çështje që ju kanë ngelur pezull në jetë, nga ana sentimentale. Do të merrni përsipër disa përgjegjësi dhe do të duhet ti mbani ato. Tregohuni fleksibël dhe elokuentë në atë që do të thoni e bëni.

Gaforrja

Asgjë nuk do të ndodhë në anën tuaj të jashtme, por brenda jush diçka do të rritet e forcohet së tepërmi. Kjo mund të ketë të bëjë si me vetëbesimin ose një ndjenjë tjetër, ndoshta t lidhur me dashurinë apo respektin ndaj nj personi. Duhet ta zbuloni vetë. Mundohuni të mos lejoni të tjerët të prishin harmoninë tuaj.

Luani

Sot do të mund të realizoni të gjitha gjërat që keni më shumë për zemër. Do të injoroni disa persona apo disa veprime që të tjerët do të bëjnë për t’ju acaruar dhe për t’ju krijuar gjendje ankthi apo stresi. Sot gjithçka do të varet nga ju dhe do të mendoni se asgjë nuk do të mund t’jua prishë ditën.

Virgjëresha

Sot rrezikoheni të fokusoheni tek disa persona apo tek disa gjëra të caktuara aq shumë, saqë mund të humbisni kontaktin me realitetin. Mos ndërveproni me personat të cilët nuk përshtaten në asnjë drejtim me ju, pasi shumë shpejt mund të krijoni varësi prej tyre.

Peshorja

Mos u drejtoni gjatë gjithë kohës nga egoizmi. Mundohuni të shikoni se cila mund të jetë e mira e përbashkët, për të vendosur në lidhje me një projekt tuajin. Në vend që të ndryshoni gjithë situatën, mundohuni të përshtateni me të apo të rregulloni pjesë të vogla të saj. Kujdesuni për anën tuaj financiare.

Akrepi

Sot nuk do të mund të ndikoni tek të tjerët me anën tuaj të jashtme, siç jeni mësuar deri tani. Mos u mundoni të merrni nga të tjerët më shumë se sa ata vetë duan t’ju japin. Do të falni dashuri dhe në të njëjtën kohë do të tregoheni shumë romantikë gjatë mbrëmjes së sotme.

Shigjetari

Mund të jeni pasivë gjatë kësaj dite, por mos u shqetësoni sepse çdo gjë do të jetë e justifikueshme. Do të ktheheni pas në kohë dhe do të përfshiheni nga nostalgjia, por megjithatë, nuk do të humbni kontaktin me realitetin. Mundohuni të mos i tregoni ndjenjat tuaja, pasi disa persona do të përfitojnë në vazhdimësi prej tyre.

Bricjapi

Dita e sotme do t’ju ofrojë balancë shpirtërore, siguri dhe kënaqësi. Do të shijoni gjithçka që keni dhe në mënyrë tepër të zgjuar nuk do të përpiqeni të fitoni apo merrni më shumë. Atmosfera që do të krijohet rreth jush do të jetë tepër premtuese dhe do t’ju mbushë me vetëbesim.

Ujori

Duhet të përqendroheni, të mos jeni të çorganizuar dhe njëkohësisht të merrni të gjitha masat e nevojshme, në mënyrë që të arrini të mbijetoni, ose të arrini ato që ju dëshironi. Nëse do të ndiheni sikur nuk keni fat, mos u shqetësoni sepse nuk ka të bëjë me asgjë të tillë. Duhet vetëm të kapni dhe fitoni çfarë ju duhet në momentin e duhur.

Peshqit

Cilësitë tuaja më të mira gjatë kësaj dite do të jenë durimi dhe qetësia. Mos bëni asnjë gjë që nuk është në përputhje me parimet tuaja. Do të jeni të përgjegjshëm dhe nuk do të dilni në asnjë moment nga vetja. Është një ditë shumë e mirë për të bërë ato gjëra që ju pëlqejnë më shumë.

Bora Zemani në “Iistën e zezë” të Top Channel? Detaji që u kap në 25-vjetorin e televizionit

Prej disa javësh emri i Bora Zemanit po përflitet për një largim nga Top Channel, televizioni ku moderatorja ka zhvilluar një pjesë të rëndësishme të karrierës së saj. Mes aludimeve për të ardhmen e saj televizive, një detaj i fundit ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet.

Bora nuk është parë mes të ftuarve në festën e organizuar me rastin e 25-vjetorit të Top Channel, ku u mblodhën shumë prej figurave aktuale dhe emrave që kanë qenë pjesë e historisë së televizionit.

Mungesa e saj nuk kaloi pa u vënë re, veçanërisht për shkak të raportimeve të javëve të fundit se moderatorja mund të jetë drejt përfundimit të bashkëpunimit të saj me Top Channel.

Paralelisht, në media ka qarkulluar edhe një destinacion i mundshëm për të. Bora është përfolur për një kalim në Vizion Plus dhe konkretisht për një angazhim në “Ferma VIP”, ku një prej mundësive të përmendura është drejtimi i “Ferma VIP Fan Club”.

Megjithatë, mungesa në festën e 25-vjetorit ka bërë që në rrjet të shkohet edhe më tej, duke ngritur pikëpyetje nëse largimi i mundshëm nga Top Channel mund të shoqërohet edhe me një krisje të raporteve me drejtuesit e televizionit.

Për momentin nuk ka prova publike që Bora Zemani të jetë vendosur në ndonjë “listë të zezë” apo që marrëdhënia mes palëve të jetë prishur. Mungesa në një event, e vetme, nuk mjafton për të konfirmuar një përplasje.

Por e vendosur përkrah zërave për largimin e saj dhe një kalim të mundshëm në një televizion tjetër, ajo ka shtuar kureshtjen rreth asaj që po ndodh me moderatoren pas shumë vitesh në Top Channel.

Tashmë pritet të shihet nëse Bora Zemani do të vijojë të jetë pjesë e televizionit në sezonin e ri apo nëse raportimet për një kapitull të ri profesional do të konfirmohen.

“Vëllain tim e νr¤në”, flet motra e George Mazonakis: Se di si ra në kontakt me atë mjek

Humbja e George Mazonakis u trajtua nga motra e tij, Maria, duke pohuar se këngëtari u “vra”, ndërsa theksoi se mjekët e akuzuar për vdekjen e tij “i shkelën nevojën”. Motra e artistit të ndjerë foli në “Proino” për hùmbjen e tij të papritur dhe atë që po përjeton familja e tij.

Në një bisedë telefonike me një gazetar të emisionit që u transmetua të hënën, më 21 shtator, Maria Mazonaki shprehu zemërimin e saj dhe njëkohësisht iu referua rrethanave që, siç pretendon ajo, çuan në vdekjen e këngëtarit, duke vënë në dukje se nuk e di se si ra në kontakt me këtë mjek të veçantë dhe as detaje rreth trajtimeve.

Më hollësisht, ajo deklaroi: “Si duhet të ndihemi? Të gjithë janë të indinjuar. Jemi të indinjuar. Humbja e tij e padrejtë na dhemb. Çfarë mund të themi për fëmijën? Jam shumë e zemëruar. George u vra. Ai u vra gjatë gjithë historisë. Këta njerëz shkelën mbi nevojën e tij. Nuk e di se si e takoi këtë mjek të veçantë, as nuk di asgjë për trajtimet.”

Babai i George Mazonakis, Manolis, komentoi vendimin për të mbajtur dy mjekët në paraburgim, duke deklaruar megjithatë se nuk ishte në gjendje të fliste më tej: “Nuk jam në gjendje, nuk mund të flas. Jam i kënaqur me vendimin për t’i mbajtur në paraburgim. Faleminderit shumë.”

Më parë, në emision u shfaqën pamje të Manolis dhe Maria Mazonakis. Në një bisedë të shkurtër me një gazetar në emision, babai i këngëtarit iu përgjigj me mirësjellje raportit se bota është në anën e familjes dhe se djali i tij ishte veçanërisht i dashur. “Mirësia juaj, ” tha ai. Maria Mazonaki, ndërsa ishte në makinën e saj, e falënderoi gazetaren, duke thënë: “Faleminderit shumë, shko dhe pusho.”

George Mazonakis ndërroi jetë më 9 shtator në moshën 54 vjeç, nga një arrest kardiak, gjatë trajtimit të plazmaferezës në klinikën private të qelizave staminale në Kolonaki. Mjekët Elias Theodoropoulos dhe Ioanna Gaka akuzohen për vdekjen e tij dhe janë lënë në paraburgim me akuzën e vrasjes me dashje me keqdashje të mundshme nga mosveprimi.

E rëndë/ 41-vjeçari ekz, ekυtοhet ρara dy vajzave të tij, autorët e që ΙΙojnë 10 herë!

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar momentin e atentatit…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, ku një 41-vjeçàr është ekzekutuar me armë zjarri në sy të dy vajzave të tij. Ngjarja ndodhi teksa Entesio Jesus dos Santos ndodhej në automjet së bashku me dy vajzat e tij dhe po largohej nga një pikë karburanti.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar momentin e atentatit. Sipas mediave të huaja, dy persona me motorë dhe helmeta afrohen pranë automjetit të 41-vjeçarit. Ata ndalojnë në krah të shoferit dhe hapin zjarr përmes dritares, duke e qëlluar viktimën rreth 10 herë. Pas të shtënave, njëra prej vajzave, e tmerruar nga ajo që kishte ndodhur, del nga makina dhe nis të largohet me vrap.

Megjithatë, pak sekonda më vonë ajo rikthehet te automjeti për të marrë motrën e saj, e cila kishte mbetur e paralizuar nga frika në sediljen e pasme. Autorët u larguan nga vendngjarja me motorë dhe deri tani nuk ka raportime për arrestimin e tyre. Policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa ende nuk është bërë i ditur motivi i vrasjes. Autoritetet po analizojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Përplasen dy makina në Voskopojë, plagosen dy pasagjere

Aksident në rrugën që të çon drejt Voskopojës. Mësohet se dy mjete janë aksidentuar me njëri-tjetrën në afërsi të fshatit Voskop.

Nga vendngjarja bëhet me dije se të plagosura kanë mbetur dy pasagjere, të cilat janë transportuar drejt spitalit të Korçës.

Mësohet se dy të lënduarat ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raporton gazetarja Lorena Kodra.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe po bën zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb

Ηistoria e shqiρtares nga… Atë nαte që dëgjoυa kύnαtën nuk mund ta hαrroj ρërjetë…

Një vajzë ka zbuluar se gruaja e vëllait tradhëton këtë të fundit. Vajza thotë se tradhëtinë e ka zbuluar vetë një natë kur e ka zënë kunatën me një tjetër.

Kjo është historia e rrëfyer. “Jam shumë e mërzitur dhe kjo dilemë po më merr frymën. 

Jam një vajzë pukjane dhe kam një familje të mrekullueshme.

Kam një vëlla që s’ma ka kush, me punë të mirë dhe një shkollë që e ka mbaruar me gjitha rezultate maksimale.

Por në Tiranë u njoh me kunatën dhe u martuan. Ajo nuk i afrohet kërkund vëllait tim, por që të mos ja prishnim ne asnjëri në familje nuk dolëm kundër kësaj lidhjeje.

Vëllai ka 5 muaj që ka shkuar jashtë vendit për një tip masteri dhe nusja e tij jeton me ne këto muaj. Një natë dëgjova zhurma në oborr.

Thashë çfarë të ketë bërë vaki. Dal dhe kur dëgjoj kunatën duke folur në telefon me një djalë që e kishte emrin Miri.

Kjo i thoshte pa pikë turpi në shtëpinë tonë: O Mir qafsha mamin vetëm ty të dua, por m’ka zënë halli s’kam ç’të bëj…

Jam dridhur e tëra kur dëgjova këto gjëra. Atë e kemi pritur si vajzën e shtëpisë. Tani ndihem shumë keq.

Akoma u bënë 3 javë nuk kam folur me askënd për atë që kam zbuluar. Nuk di çfarë të bëj… Kam frikë se vëllai do të mendojë se po ja bëjmë kastile.

Ose ajo do të nisë të bëjë skena e mamin e babin i kam me tension e s’dua t’më sëmurën.

Më thoni ju lutem si të veproj. Ajo pa pikën e turpit flet e qesh me mua…kurse unë po vdes nga inati…”, shkruan ajo.

LAJM I FUNDIT/ Vlora Hyseni hyn në territorin shqiptar

Tashmë ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni mësohet se ka hyrë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Morinës.

Për Hysenin, SPAK ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ajo akuzohet për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Nxjerrje e sekretit shtetëror”.

Përpos Hysenit, SPAK ka kryer kontrolle edhe në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Proda. Hetimet ndaj tyre po kryhen në kuadër të dosjes së AKSHI-t.

Po për këtë dosje janë arrestuar edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.

Pas bërjes publike të akuzave, kryeministri Rama e shkarkoi nga detyra Hysenin