U ARRATIS nga makina e policisë dhe u përplas në autostradë/V des tragjikisht 17-vjeçarja!

Νjë ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe, pas vdekjes së një vajze 17-vjeçare në autostradën M5, vetëm pak minuta pasi ishte arrestuar dhe po transportohej nga policia drejt komisariatit. Tamzin Hall u përplas nga një automjet në segmentin e autostradës mes Taunton dhe Bridgwater, në Somerset. Ajo ishte ndaluar më herët pas një incidenti në qendrën e kujdesit ku jetonte dhe po transportohej me pranga në një makinë policie, e shoqëruar nga dy efektivë.

Sipas dëshmive të paraqitura në seancën paraprake të inquest-it, makina e policisë ishte ndalur në korsinë e emergjencës për arsye sigurie, moment në të cilin vajza arriti të çlirohej nga prangat, të dilte nga automjeti dhe të kalonte barrierën mbrojtëse të autostradës. Pak çaste më vonë, ajo u godit nga një makinë që po lëvizte në kahun e kundërt të rrugës.

Autoritetet konfirmuan se plagët e pësuara ishin fatale dhe se identifikimi i saj u bë përmes gjurmëve të gishtave. Familja e viktimës theksoi se drejtuesi i mjetit nuk mban asnjë faj për ngjarjen, ndërsa përgjegjësia, sipas tyre, duhet kërkuar te mënyra se si u menaxhua shoqërimi i vajzës.

Nëna e Tamzin ka akuzuar institucionet për dështim serioz, duke deklaruar se vajza e saj, e diagnostikuar me autizëm dhe probleme të shëndetit mendor, ishte person me rrezik të lartë dhe nuk duhej transportuar me një makinë të zakonshme policie. Ajo ngriti pikëpyetje se si ishte e mundur që një e mitur, e prangosur dhe nën mbikëqyrjen e dy policëve, të arratisej.

Alba Pollozhani u “mburret” banorëve të BBVK: G j●ksin ma ka bërë dhurat Limi! Ja sa ka kushtuar

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani, ka pranuar hapur se ka kryer ndërhyrje estetike.

Gjatë një bisede me banorin Labin, i cili e pyeti rreth ndërhyrjeve në trupin e saj, Alba u shpreh se ka bërë dy.

Ajo zbuloi gjithashtu se ndërhyrja në gjoks ka qenë një dhuratë nga Limi. Sipas Albës, kjo ndërhyrje ka kushtuar rreth 5000 euro.

Pjesë nga biseda:

Labi: Alba, më fal, a ke ndërhyrje estetike?

Alba: Po, kam dy hundën dhe gjoksin.

Labi: Kush ta ka paguar gjoksin?

Alba: Limi ma ka bërë dhuratë. Kisha qejf ta bëja, doja të shkoja me reklamë, por më tha të prisja se do ma bënte ai dhuratë. Ka kushtuar 5000 euro.

Kujtojmë se Alba dhe Limi kanë qenë më parë në një marrëdhënie, e cila tashmë ka përfunduar.

Arbana Osmani do të prezantojë “Ferma VIP 3”?

Moderatores Arbana Osmani i është besuar prezantimi i sezonit të tretë të reality-show-t “Ferma VIP”, raporton Kryefjala.

Pas suksesit të dy edicioneve të para, të cilat u karakterizuan nga sfida të forta, dinamika të papritura, debate, aleanca dhe histori personale që mbajtën publikun të mbërthyer para ekranit, duket se produksioni synon të rikthejë formatin me një emër të njohur dhe të dashur për audiencën. Arbana Osmani, e cila ka një eksperiencë të gjatë në moderimin e formateve të mëdha televizive dhe konsiderohet si një nga figurat më të konsoliduara të ekranit shqiptar, pritet t’i japë sezonit të ri një tjetër dimension profesional dhe emocional.

Megjithatë, deri në këtë moment, ky informacion mbetet ende në kuadër të zërave, pasi nga ana e produksionit të “Ferma VIP” nuk ka pasur ende një konfirmim zyrtar.

Ndërkohë, interesi i publikut është rritur ndjeshëm dhe vëmendja tashmë është përqendruar jo vetëm te moderatorja, por edhe te lista e konkurrentëve që pritet të bëhen pjesë e kastit të ri. Emra nga bota e showbiz-it, rrjetet sociale dhe sporti janë përfolur, por gjithçka mbetet për t’u zbuluar në ditët në vijim.

Altin Ndoci po fshihet në Pukë?! Policia kthehet në vendlindjen e “qitësit” të Çopjave, çfarë zbuluan hetimet


policia vijon kërkimet për kapjen e të burgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis dy ditë më parë nga spitali i Durrësit.

Mësohet se janë zhvilluar kontrolle në shumë banesa, në Tiranë e Durrës, por gjithashtu, pjesë e kontrolleve ka qenë edhe një banesë në vendlindjen, në Pukë. Sakaq mësohet se makina e tij është parë për herë të fundit në autostradën Durrës-Tiranë në territorin e Tiranës dhe më pas është zhdukur.

Altin Ndoci ishte transferuar në Durrës në vitin 2020 dhe ndodhej në gjykim në dosjen “Plumbi i Artë” për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Urucit, si dhe për vrasje për llogari të organizatës kriminale të drejtuar nga Franc dhe Hajdar Copja.

Nga hetimet e para rezulton se më 13 janar 2026, Altin Ndoci ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili rekomandoi vizitë te mjeku kirurg në Spitalin Rajonal Durrës. I paraburgosuri është shoqëruar sipas itinerarit të përcaktuar: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP. Gjatë trajtimit mjekësor në pavionin infektiv, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Punonjësit e policisë e kanë shoqëruar, por ai ka kundërshtuar dhe i ka goditur, duke arritur të arratiset.

La shtëpinë e “Big Brother Vip”, Ilir Vrenozi zbulon MESAZHIN që i dërgoi Ervin Salianji

Ilir Vrenozi, simpatizanti më i njohur i Partisë Demokratike ka folur sot në “Breaking” pas daljes nga “Big Brother Vip”.

Vrenozi ka zbuluar se pasi la shtëpinë, nga PD e ka kontaktuar Ervin Salianji, duke e komplimentuar për këtë eksperiencë. Teksa refuzoi të komentojë thirrjet e Berishës për daljen në grevë urie, Vrenozi refuzoi edhe një ftesë të mundshme për të marrë pjesë në podcast-in e kryeministrit Edi Rama.

“Nga Partia Demokratike më ka kontaktuar Ervin Salianji, i cili më tha ‘Bravo’. Askush tjetër. Nuk e di se çfarë ka ndodhur nga politika dhe nuk mund të flas. A do shkoj në podcast-in e Edi Ramës? Jo, nuk dua ta dëgjoj si fjalë”- tha Vrenozi.

Nëna 35-vjeçare mb γt dγ djemtë e saj të mitur, MISTER motivet

Një krim i rëndë ka tronditur SHBA-në, ku një 35-vjeçare akuzohet se ka vrarë dy fëmijët e saj të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në New Jersey dhe Priyatharsini Natarajan u arrestua për mbytjen e dy fëmijëve, të moshës 5 dhe 7 vjeç, brenda shtëpisë së tyre. Sipas raportimeve të mediave amerikane, babai i fëmijëve u kthye nga puna dhe i gjeti dy djemtë pa ndjenja.

Ai menjëherë telefonoi 911, por ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje nuk mundën të bënin asgjë. Motivi për vrasjen e dyfishtë është ende i panjohur. Priyatharsini Natarajan po mbahet në burgun e Qarkut Somerset dhe pritet të paraqitet në gjykatë në ditët në vijim.

“Në Tiranë do vinë me tren”/ Habit Rama: Studentët do strehohen në kapus në Durrës

Kryeministri Edi Rama njoftoi se përveç kampusit universitar të Tiranës do të ndërtohet edhe një kampus në Durrës, ku siç u shpreh kryeministri do të strehohen edhe studentët e Tiranës.

Në një takim që kreu i qeverisë pati me rektorët e Universiteteve, ai tha se kjo do të zgjidhe edhe një nga problemet që kanë studentët, sic janë qiratë e shtrenjta në kryeqytet.

Kryeministri deklaroi se studentët do ta kenë edhe më të thjeshtë pasi shumë shpejt do të jetë në funksion edhe treni që lidh Tiranën me Durrësin.

“Kemi dy kampuse, kampusi i Tiranës, kemi hapur procesin për kompusin e Universitetit Aleksandër Moisiu. Ka një potencial për të krijuar infrastrukturë qëndrimi rezidence të studenteve, duke pasur parasysh trenin që do të jetë në funksion së shpejti, do të jetë e thjeshtë që studentë në Tiranë të kenë mundësi të strehohen në Durrës. Do të ndërtojmë një kompleks studentor shumë të mirë në mënyrë që të ndihmojmë zgjidhjen e një problemi të madh që kanë studentët për shkak të çmimeve të larta që kanë qiratë në Tiranë. Jemi të bindur që jemi në një moment të ri ndryshimi për arsimin e lartë, por ndryshe nga ndryshimi i parë tani kemi një bazë, eksperiencë. Ka shumë më tepër qartësi brenda universitetit”, theksoi ndër të tjera Rama.

“Të dolën të bredshmet…”/ Debat i “ashpër” mes Inës dhe Brikenës: Këtu e gjete të bësh vajzën e ndershme?

Në shtëpinë e “Big Brother Vip”, hyrja e Inës trazoi ujërat dhe shkaktoi debate të forta mes banorëve. Edhe mëngjesin e sotëm, Brikena dhe Ina janë përfshirë në debat të fortë me njëra-tjetrën, me akuza të ndërsjellta.

Gjithçka nisi pasi Brikena i tha se do i vinte turp nëse familja do e hsihte duke u puthur me një djalë si ajo, referuar videos ku ajo puthte Keijsin. Nga ana tjetër, Ina akuzoi Brikenën se po shtiret si vajzë e ndershme dhe se është personi më i shtirur në shtëpi.

Pjesë nga debati:

Brikena: Mua do më vinte turp të më shikonte familja duke u puthur si ty, turp, turp.

Ina: Ua po pse ti nuk ke puthur asnjë djalë?

Brikena: Jo ashtu si ti e dashur, duhet të të vijë turp.

Ina: Nuk ka pse të më vijë turp sepse kam puthur një djalë beqar dhe jam shumë e lumtur. Ty duhet të të vijë turp për këto paragjykime. Turp që nuk pranon veten tënde dhe nxjerr vetëm vrer nga goja.

Brikena: Veten e kam pranuar dhe jam kjo që jam.

Ina: Ti je një njeri komplet fake, e mendon 10 herë një fjalë para se ta nxjerrësh se mendon si do perceptohet atje jashtë. Kjo mua nuk më intereson, të paktën unë jam e vërtetë.

Brikena: E tregove veten jashtë.

Ina: E kam treguar me vite unë..

Brikena: Je out komplet. Ja më shiko sa e mirë që jam.

Ina: Të dolën të brendshmet…

Brikena: Unë jam gjithmonë e veshur me tuta e dashur…

Ina: po tuta se çfarë do veshësh tjetër…

Brikena: Trupin nuk kam nevojë ta nxjerr këtu, e kam reklamuar ku e kam reklamuar.

Ina: Hajde o Brikena se nuk ka lezet, dy vajza duke bërë muhabete e mbuluar ,e zbuluar. O ti miss Kosova, atje dole me bikini, këtu na bën të ndershmen. Këtu e gjete të bësh vajzën e ndershme. Merr një rol tjetër se nuk të shkon, je vajzë e re.

Brikena: Unë jam vetvetja.

Ina: Ti je komplet fallco, nëse ka një njeri që është fallco këtu, ajo je ti. Nuk të pëlqen vetja, ke frikë nga vetja jote. Ti nuk di të debatosh me argumente. Ky është problemi yt zemër. Ti nuk je këtu për të më përshkruar mua.

Brikena: Ty dy-tre fjali të përshkruajnë, nuk ka nevojë të lodhem

Ina: Nëse do të debatosh me argumente sigurisht që mund ta bëjmë, por ti je shumë larg meje.

Brikena: Sa mirë që jam larg teje, shyqyr që jam larg teje.

Nuk ke shanse të rrish afër meje, nuk ta jap unë atë shans. Ti je larg meje dhe di vetëm të etiketosh, ti feministja, miss sinqeriteti…

Nuk kam nevojë të fëlliq gojën sepse ty dy fjali të përshkruajnë. Vazhdo fëlliqe gojën tënde. E ke fëlliqur që në momenti ne parë kur ke hyrë këtu.

U zhdυk nga shtëpia e saj përpara 10 ditësh, gjendet e ν¤rυr në një pyll 22-vjeçarja

Ka përfunduar në mënyrë tragjike kërkimi për Annabella Martinelli-n, 22-vjeçaren nga Padova, e cila rezultonte e zhdukur që prej 6 janarit.

Trupi i saj u gjet i varur në një zonë të kodrave Euganean, vetëm pak metra larg vendit ku më herët ishte gjetur biçikleta e saj.

Në vendngjarje mbërritën Prokurori Publik i Padovës, karabinierët dhe mjeku ligjor, të cilët po hetojnë rrethanat e ngjarjes për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes.

Annabella ishte larguar nga shtëpia e prindërve të saj në Teolo (Padova) mbrëmjen e 6 janarit, pak pas orës 20:00. Ajo kishte hipur në biçikletën e saj vjollcë dhe ishte nisur drejt kodrave mbi Padova. Lëvizjet e saj u filmuan nga kamerat e sigurisë përgjatë rrugës.

Gjatë itinerarit, e reja ishte ndalur në një piceri në Selvazzano, ku bleu dy pica. Më pas, kamerat e kapën teksa vazhdonte rrugën drejt Teolos. Gjurmët e saj humbën në Villa di Teolo, pak pas orës 23:00.

Biçikleta e Annabellës u gjet e lidhur në një shtyllë, me kutitë bosh të picave pranë. Trupi i saj u zbulua rreth 100 metra larg këtij vendi, në zonën kodrinore.

Sipas hetuesve, telefoni celular i 22-vjeçares kishte dhënë sinjalin e fundit në zonën e kodrave, përpara se të fikej po atë natë.

Gjatë ditëve të kërkimit, dhjetëra vullnetarë u angazhuan në operacionin e gjerë, me ndihmën e njësive të qenve, dronëve dhe helikopterëve. Zyra e Prokurorit të Padovës kishte hapur gjithashtu një hetim për të verifikuar edhe mundësinë e përfshirjes së personave të tretë, përfshirë hipotezën e rrëmbimit.

Deri më tani nuk ka elementë të qartë që të tregojnë praninë e personave të tjerë në vendngjarje, ndërsa rrethanat e sakta që çuan në këtë fund tragjik mbeten ende të paqarta dhe janë objekt hetimi./Top Channel

Shokon Neda Balluku/ Pas divorcit, kërkon urdhër-mbrojtje nga ish-bashkëshorti

Pak muaj më parë bëri bujë lajmi se moderatorja Neda Balluku i ka dhënë fund martesës dhjetëvjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e zv.kryeministres Belinda Balluku. Por duket se ndarja e çiftit nuk ka ardhur në rrugë paqësore.

Burime për ilirianews.al bëjnë me dije se, pas divorcit, Neda ka kërkuar urdhër mbrojtjeje nga Ogreni. Dyshja u njohën në vitin 2010, gjatë edicionit të katërt të spektaklit “Big Brother Albania”, ku të dy ishin konkurrentë. Lidhja e tyre u kthye shpejt në një nga historitë më të përfolura të kohës dhe u kurorëzua me martesë në vitin 2015.

Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djemtë, Serzh dhe Zai.

Në daljen e saj të parë publike pas ndarjes, Neda pranoi se marrëdhënia e çiftit prej vitesh ka kaluar kriza të vazhdueshme, duke theksuar se një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitin 2020.

“Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë; diçka e tillë ka ndodhur edhe në 2020 dhe atëherë ia dolëm ta kapërcenim. Dëshira ka qenë për ta mbajtur familjen, por nëse do të ktheja kohën pas do të bëja të njëjtën gjë,” u shpreh ajo.

E pyetur nëse vendimi për divorc ishte marrë duke menduar për veten apo për fëmijët, moderatorja u shpreh prerë se interesin e tyre e vendos gjithmonë të parin. “Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një ambient të shëndetshëm, me marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve, që të jetë i qetë dhe i lumtur. Para fëmijëve, mendoj se asnjë nënë nuk vendos veten,” tha Neda.