Ndërtimi i rrugëve nga Kroacia deri në Shqipëri

Planet e Kroacisë për të vazhduar ndërtimin e autostradës nga Spliti në Dubrovnik janë të njohura për Podgoricën zyrtare, por pika e kontaktit ende nuk është rënë dakord.

Pasi u njoftua se Kroacia do të ndërtojë autostradën nga Spliti në Dubrovnik, u shtrua pyetja: a do të lidhet kjo rrugë me të ashtuquajturin Korridori Adriatiko-Jonian në vendet fqinje. E kjo çështje është shumë me rëndësi edhe për Malin e Zi.

Në Podgoricë thonë se janë informuar për idenë e Zagrebit, por nuk tregojnë se ku do të jetë pika e lidhjes së autostradës kroate me Malin e Zi, që është me rëndësi edhe për të gjithë ata që udhëtojnë nga Perëndimi për në vendet e tjera. Mali i Zi po përgatitet të ndërtojë pjesën e dytë të autostradës Bar-Boljare, përgjatë bregdetit malazez si dhe një autostradë për në Shqipëri.

Edhe pse Podgorica zyrtare është njoftuar me planet e Kroacisë për të vazhduar ndërtimin e autostradës nga Spliti në Dubrovnik, akoma nuk dihet ku do të lidhet kjo rrugë me ato në Malin e Zi.

“Aktivitetet janë duke u zhvilluar për të harmonizuar pikën ndërlidhëse me Kroacinë. Ne po përgatisim një projekt për një rrugë me shpejtësi të madhe kalimi përmes Gjirit të Kotorrit, e cila do të ndërlidhet me Kroacinë”, tha kompania shtetërore malazeze Monteput, duke shtuar se po përgatisin edhe dokumentacionin për një autostradë deri në kufirin me Shqipërinë. Pikat ndërlidhëse të autostradës do të koordinohen me Zagrebin dhe Tiranën.

Rrugët deri në Shqipëri

Plani hapësinor për vitin 2040 përfshin një rrugë me shpejtësi të lartë deri në kufirin me Kroacinë, si dhe një autostradë deri në kufirin me Shqipërinë.

Rruga e shpejtë përgjatë bregdetit malazez, e cila shkon nga kufiri me Kroacinë, lidhet me autostradën Bar – Boljare në zonën e gjerë të Gragjanit. “Është planifikuar një autostradë nga tuneli i Sozinës deri në kufirin me Shqipërinë, e pas hartimit të projekteve konceptuale, zbatimi i të cilave është duke u zhvilluar, këto korridore do të përfshihen në Planin e ri Hapësinor të Malit të Zi, i cili është në proces miratimi dhe do të jetë i vlefshëm deri në vitin 2040”, kumtoi Monteput.

Qëllimi është që të dyja rrugët të vlerësojnë potencialin turistik të Malit të Zi dhe të zgjidhin problemin e kahershëm të mbingarkesës në bregdetin malazez. “Kjo rrugë së bashku me autostradën Bar – Boljare është prioritet për ndërtim. Ministrja e Transportit Maja Vukiçeviq u takua me ministren e Infrastrukturës së Shqipërisë Belinda Baluku, ku kjo ishte një nga temat”, thanë për DW nga Ministria e Transporteve.

Tenderi për ndërtimin e rrugëve

Pas një viti është anuluar tenderi paraprak për ndërtimin e seksionit të dytë të autostradës Bar Boljare (Mateshevë – Andrijevica) dhe është shpallur një i ri.

“Ky është një tender që do të lejojë pjesëmarrjen e të gjithë ofertuesve, përfshirë edhe ata që morën pjesë në procesin paraprak”, thonë në Monteput për DW. Një tender i ri është kërkuar jozyrtarisht nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Podgoricë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të pakënaqur që asnjë kompani evropiane nuk iu përgjigj procesit.

Zyrtarisht, Monteput dhe Qeveria thonë se tenderi i ri është rezultat i një marrëveshjeje për të “mundësuar të gjitha kompanitë e interesuara të aplikojnë, jo vetëm atyre që aplikuan në fazën paraprake”. Arsyeja e dytë është se një pjesë e itinerarit është ndryshuar ndërkohë.

Ndërtimi i rrugëve nga Kroacia deri në Shqipëri

Rruga duhet të kalojë nga Kroacia deri në Shqipëri

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Podgoricë, Johan Sattler, i pyetur nga TV Vijesti nëse presin që ndonjë kompani evropiane të aplikojë për tenderin e ri, tha se vendimi është në dorën e kompanive, por ata shpresojnë një gjë të tillë.

Tenderët dhe konkurrenca

“Ne mendojmë se është një gjë e mirë të kesh sa më shumë konkurrencë, në mënyrë që të marrësh ofertat më të mira të mundshme dhe zgjidhjet më të avancuara teknologjikisht,” tha Satler.

Kompanitë nga Turqia, Azerbajxhani dhe Kina aplikuan për tenderin paraprak për ndërtimin e pjesës së dytë, duke përfshirë CRBC, kompaninë që ndërtoi pjesën e parë të autostradës Smokovac-Mateshevo. Në fillim të vitit të kaluar, Komisioni Evropian njoftoi se do të marrë pjesë në ndërtimin e kësaj pjese të rrugës me një grant prej 100 milionë euro, ndërsa BERZH me një kredi të butë prej 200 milionë euro.

Pjesa e rrugës Mateshevë-Andrijevica është rreth 22 kilometra e gjatë, që është afër 14 për qind e rrugës totale të autostradës Tivar-Boljare. Nënshkrimi i kontratës së projektimit dhe ndërtimit ishte planifikuar për gjysmën e parë të vitit 2025, ndërsa përfundimi i punimeve pritet në vitin 2030. Monteput pretendon se po bën gjithçka për të përmbushur afatet e planifikuara./DW

G-Bani lë shtëpinë papritmas por komenti ndaj Ledionit ‘ndez’ rrjetin (Video)

Prime i sotëm i Big Brother Vip ka nisur krejtësisht ndryshe.

Banorët janë ngrirë dhe në shtëpi është futur Ledioni.

Ai i ka komunikuar G-Banit se babai i tij ka pëshuar ishemi cerebale por është në gjendje stabile.

‘mami dhe vëllai kanë kërkuar që në këto momente të vështira duan të të kenë afër. Produksioni të ka prerë biletën për t’u nisur që tani në Londër’.

Ai nuk ka pritur dhe ka dalë menjëherë nga shtëpia me Ledionin.

Por, pasi ka kaluar derën, me mikrofonin ndezur, G-Bani ka bërë një koment/pyetje që ka shtuar dyshimet.

Teksa qante, ai dëgjohet duke i thënë Ledionit: ‘Është rren për me më nxjerrë?’

Shumëkush në rrjet është shprehur i bindur që kjo mund të ketë qenë vetëm pretekst pavarësisht se me shëndetin e prindërve nuk bëhet show.

Nuk dihet nëse G-Bani e ka thënë në formë komenti apo pyetje fjalinë që u dëgjua e mbi zhvillimin e papritur të largimit që ka tronditur banorët. /Prive.al

Ρ anik në ajër/ Pasagjeri tenton të hapë derën e avionit, piloti detyrohet të…

Një pasagjer në një aeroplan të drejtuar nga linja ajrore spanjolle Plus Ultra shkaktoi panik në një fluturim nga Madridi në Karakas kur u përpoq të hapte derën ndërsa avioni ishte mbi Atlantik, raportuan sot mediat.

Sipas dëshmitarëve okularë, pasagjeri u hodh papritur nga vendi i tij dhe nxitoi drejt daljes, duke tërhequr dorezën e derës së avionit, sipas Daily Mail.

Pasagjerët e tronditur filluan të bërtasin dhe ekuipazhi i fluturimit reagoi shpejt dhe, me ndihmën e disa pasagjerëve, neutralizoi burrin.

Ai e kaloi pjesën tjetër të fluturimit në pjesën e pasme të aeroplanit, me duar të lidhura dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga anëtarët e ekuipazhit.

Incidenti ndodhi më 28 shkurt ndërsa Airbus A330 ishte mbi Atlantik, në gjysmë të rrugës për në kryeqytetin e Venezuelës.

Një punonjës i stafit u plagos gjatë një konfrontimi me pasagjerin që tentoi të hapte derën.

A do të rikthehet artistja në Shqipëri? Flet mbesa e Parashqevi Simakut

Mbesa e këngëtares së mirënjohur, Parashqevi Simaku, ka deklaruar se ka disa plane të mundshme për ardhjen e Parashqevisë në Shqipëri.

Por ajo theksoi se, për momentin, nuk mund të japë një përgjigje përfundimtare.

Ina Simaku ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në Top Channel.

Simaku tha se megjithatë, ka ende shumë dyshime dhe biseda në lidhje me këtë çështje, dhe nuk është në gjendje të konfirmojë asgjë me siguri.

“Është folur për disa plane, por për momentin, nuk do të them 100 për qind”, tha mbesa e Parashqevisë Simakut.

Gjesti u neverit dhe bëri reagimin e pabesueshëm, del FOTOJA e nishanit të Eglit

Kurioziteti për një detaj të vogël fizik ka pushtuar rrjetet sociale dhe diskutimet në “Big Brother”. Gjithçka nisi nga një episod që për shumëkënd mund të duket i pabesueshëm: një nishan shkaktoi dramë, refuzim dhe lot.

Egli që flinte pranë Gjestit dhe Rizartës, u ndje e refuzuar pasi ky i fundit përdori jorganin si barrierë për të shmangur çdo kontakt fizik me të. Arsyeja? Një nishan në këmbën e Eglit, i cili, sipas Gjestit, i shkaktoi një ndjesi aq të çuditshme saqë nuk mundi ta kontrollonte neverinë e tij. Epo, misteri mori fund.

I hymë hulumtimeve në Instagram dhe e gjetëm nishanin e Eglit. Me gjithë respektin për dramën e krijuar, është e qartë se nishani në fjalë është – një nishan. Një shenjë e zakonshme, e pranishme në trupin e shumë njerëzve. Asgjë tronditëse, asgjë e pazakontë, asgjë që të meritonte një përplasje aq dramatike.

Thënë kjo, ndoshta është momenti që njerëzit si Gjesti të mos reagojnë sikur po përballen me një katastrofë kur shohin diçka krejt normale. Edhe sikur të mos jetë kaq “normale”, situata mund të trajtohet më me respekt nëse diçka në trupin e tjetrit të shkakton siklet. Askush nuk duhet të ndiejë turp apo pasiguri për shenja, nishane apo detaje të tjera të trupit. Fundja, nëse ka diçka vërtet të çuditshme në këtë histori, nuk është nishani – por fakti që po flasim për të si një ngjarje madhore!/Anabel.al

Ajsbergu më i madh në botë përfundon në ishullin e largët, ja çfarë parashikojnë shkencëtarët

Ajsbergu më i madh në botë është rrëzuar në ujëra të cekëta në ishullin e largët britanik të Xhorxhias Jugore, aty ku ndodhet shtëpia e miliona pinguinëve dhe fokave.

Ajsbergu, i cili është rreth dyfishi i madhësisë së Londrës së Madhe (zonë administrative në Angli), duket se është ngecur dhe duhet të fillojë të shpërbëhet në brigjet jugperëndimore të ishullit, raporton BBC.

Peshkatarët kanë frikë se do të detyrohen të luftojnë me copa të mëdha akulli dhe kjo mund të ndikojë tek disa pinguinë që ushqehen në zonë.

Por shkencëtarët në Antarktidë thonë se sasi të mëdha të lëndëve ushqyese janë të mbyllura brenda akullit dhe ndërsa shkrihet, mund të krijojë një shpërthim në oqean.

“Është si të hedhësh një bombë në mes të një shkretëtirë të zbrazët”, thotë profesoresha Nadine Johnston nga British Antarctic Survey.

Ekologu Mark Belchier, i cili këshillon qeverinë e Xhorxhias Jugore, tha: “Nëse shpërthen, ajsbergët që rezultojnë ka të ngjarë të paraqesin një rrezik për anijet ndërsa lëvizin në rrymat lokale dhe mund të kufizojnë aksesin e anijeve në zonat lokale të peshkimit.”

Bleona Qerreti mahnit me veshjen dhe diamantet e kushtueshme në mbrëmjen e ‘Oscars 2025’

HBA, 4 mars 2025 – Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj mahnitëse në ceremoninë prestigjioze të Oscars. Pjesëmarrëse e rregullt në këtë ngjarje, Bleona ka briluar me një fustan të veçantë të mbushur me gurë dhe detaje interesante.

Ajo ka tërhequr gjithashtu vëmendjen për diamantet e saj të shtrenjta, të cilat kanë një vlerë të konsiderueshme dhe që i kanë dhënë një shkëlqim shtesë pamjes së saj.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Bleona ka ndarë emocionet e natës, duke shkruar: “Sa i përket natës së shkuar. Oscars 2025”, duke nënkuptuar kështu përvojën e paharrueshme që kaloi në këtë ngjarje të madhe të kinematografisë botërore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Diola Dosti nuk e fsheh më shtatzaninë, kjo fotografi tregon gjithçka

Prej disa kohësh përfolet se dietologia Diola Dosti dhe biznesmeni Erolld Belegu mund të jenë në pritje të fëmijës të parë bashkë.

Mirëpo, këto zërat asnjëherë nuk janë konfirmuar ose mohuar nga ana e tyre. Një fotografi të postuar së fundmi, duket se “lajmi” i pakonfirmuar zyrtarisht mori dhenë.

Aty shihet Diola krahë Erolldit po mori vëmendje fustani i saj, i cili qëndron i fryrë tek pjesa e barkut. Se si qëndron e vërteta presim deri në reagimin e tyre.

Kanadaja i kundërpërgjigjet Trump me tarifa 25% ndaj importeve amerikane, Meksika i njofton të dielën

Kanadaja i është përgjigjur tarifave të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump me të njëjtën monedhë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi sot një taksë prej 25% për importet amerikane me vlerë 30 miliardë dollarë, që hyn në fuqi menjëherë.

Tarifat për 125 miliardë dollarë të tjerë në mallra amerikane do të hyjnë në fuqi brenda 21 ditësh, shtoi ai.

Presidentja e Meksikës tha se tarifat hakmarrëse ndaj SHBA-së do të njoftohen të dielën.

Në mesnatë, tarifat 25% për dy fqinjët e SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, hynë në fuqi. Presidenti Trump vendosi gjithashtu një tarifë shtesë prej 10% për importet kineze, duke dyfishuar taksën prej 10% që ai kishte vendosur ndaj Pekinit në fillim të shkurtit.

Ekonomistët kanë paralajmëruar se lëvizjet agresive të presidentit Trump mund të shkaktojnë pasoja negative globalisht, duke përfshirë nxitjen e inflacionit që mund të dëmtojë konsumatorët.

Trag jike/ Po stërvitej, makina përplas për υdekje atleten shqiptare në Irlandë! Anila Muçaj nënë e dy fëmijëve

Atletja shqiptare Anila Muçaj ka ndërruar jetë të dielën (2 mars) në Tralee të Irlandës. 48-vjeçarja shqiptare, nënë e dy fëmijëve, u përplas nga një makinë në kohën kur së bashku me dy mikeshat e saj ishin duke vrapuar (stërvitur) në një rrugë të ngushtë dhe të sheshtë, në zonën që të dërgon nga qyteti Tralee për në urën Blennerville.

Sipas raportimeve në mediet irlandeze, drejtuesi i mjetit ishte një 80-vjeçar i cili kishte shfaqur probleme mjekësore dhe për pasojë humbi kontrollin e mjetit. Zona ku ndodhi ngjarja është e njohur dhe përdoret për vrapim, çiklizëm dhe ecje.

Atletja Anila Muçaj u trajtua në vendngjarje para se të dërgohej në “Spitalin Universitar Kerry”, por pa mundur të mbijetonte nga goditja. Dy mikeshat e saj kanë lëndime, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën. Edhe drejtuesi i mjetit u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Kush ishte Anila Muçaj

Shqiptarja njihej në komunitetin e qytetit të saj si një atlete e apasionuar dhe vitet e fundit kishte marrë pjesë në disa Maratona. Klubi “Born to Run” reagoi me një një komunikim ngushëllues.

“Sot kemi mbetur të shkatërruar nga lajmi tragjik se mikesha e mirë Anila ka ndërruar jetë pas një aksidenti në rrugën e vrapimit, mendimet tona janë me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj dhe me gjithë familjen e Anilës në këtë kohë. Ne lutemi edhe për Klerën dhe Klarën që vraponin me Anilën që të shërohen plotësisht, mendimet tona janë me të gjitha familjet”, thuhej në reagimin prekës.

Kryetari i Bashkisë së Tralee, Mikey Sheehy në takimin e mëngjesit të së hënës të Qarkut Komunal të Tralee tha se vdekja e Anilës në një mëngjes të bukur të së dielës ndërsa po vraponte ishte “një tronditje e madhe” për qytetin. ‘Anila ishte një vrapuese me përvojë dhe e përkushtuar ndaj bashkëshortit dhe dy fëmijëve’, u tha në takim.