Kosto prej 2.4 miliardë dollarë, VENDI EUROPIAN po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Tuneli më i gjatë dhe më i thellë në botë nën det po ndërtohet në Norvegji, me qëllim të ulë kohën e udhëtimit midis qyteteve të mëdha dhe të bëhet pjesë e një autostrade pa tragete përgjatë bregdetit të saj perëndimor.

Mediat e huaja shkruajnë se ndërtimi filloi në janar 2018, por u ndërpre në fund të vitit 2019 për shkak të parashikimeve për tejkalime të kostove që çuan në shfuqizimin e kontratave ekzistuese dhe në ristrukturimin e projektit. Punimet rifilluan në fund të vitit 2021 dhe tuneli tani është planifikuar të përfundojë në vitin 2033, me një kosto prej afërsisht 25 miliardë krona norvegjeze (rreth 2.4 miliardë dollarë).

“Tuneli do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen përgjatë bregut perëndimor të Norvegjisë, duke krijuar një lidhje më të shpejtë dhe më të besueshme midis rajoneve Stavanger dhe Haugesund,” tha Anne Brit Moen, një menaxhere projekti në Skanska, kompania ndërkombëtare ndërtuese që po ndërton pjesën veriore të tunelit, e cila është seksioni më i thellë dhe është 9 kilometra i gjatë.

Duke zëvendësuar lidhjet aktuale të trageteve, Rogfast do të reduktojë kohën e udhëtimit mes Bergenit dhe Stavangerit respektivisht qytetet e dytë dhe të katërt më të mëdha norvegjeze sipas popullsisë, për rreth 40 minuta dhe do ta bëjë udhëtimin e përditshëm shumë më të lehtë, shtoi Moen.

Tuneli do të përbëhet nga dy tubacione të veçanta, secili me dy korsia trafiku, të dizajnuara ekskluzivisht për trafik rrugor, dhe do të ketë një element dizajni mjaft të pazakontë rreth në mes: një rrugë rrethore e dyfishtë, 260 metra e thellë, që lidhet me një tunel lidhës që çon në ishullin Kvitsøy, bashkia më e vogël e Norvegjisë.

Matje me teknologji të lartë

Ndërtimi i një tuneli me këtë gjatësi nën det paraqet disa sfida teknologjike. Si shumica e tuneleve moderne, për të kursyer kohë, Rogfast po ndërtohet nga të dyja skajet njëkohësisht, me qëllimin që të dy ekipet e ndërtimit të takohen në mes brenda një marge gabimi prej vetëm 5 centimetra.

Arritja e këtij niveli të saktësisë kërkon matje të kujdesshme duke përdorur lazerë dhe pajisje të tjera të sofistikuara. Një skaner laserik i rrotullueshëm me pasqyrë mat një pjesë të tunelit të sapo-gërmuar, duke mbledhur 2 milion pikë të dhënash në sekondë për të krijuar një “binjak digjital” të tunelit. Kjo më pas mund të kontrollohet kundrejt planeve të dizajnit për çdo pasaktësi.

”Është pak larg pamjes romantike të inxhinierit që sheh përmes një lenteje,” tha Burkhard Boeckem, drejtor i teknologjisë në Hexagon, kompania që po siguron matjet për tunelin.

Margjina prej 5 centimetra është ndër më të rreptat në botë, por mund të kursejë kohë, para, mbetje dhe emetime duke shmangur gabimet:”Nëse devijoni nga kjo, krijoni shumë më shumë material që duhet të nxirret, dhe pastaj shumë më tepër që të mbushet përsëri, janë shumë kamionë të plotë. Pra, nuk është vetëm një faktor rreziku, por edhe një faktor shumë financiar.”

Kërkon aftësi teknike

Projekti Rogfast është pjesë e rinovimit të rrugës bregdetare E39, një rrugë 1,100 kilometra (684 milje) që shtrihet nga Trondheim në veri deri në Kristiansand në jug. Sot duhen 21 orë për të vozitur të gjithë gjatësi e rrugës, e cila përfshin shtatë tragete. Qëllimi është ta bëjmë pa tragete duke ndërtuar tunele dhe ura, duke shkurtuar kohën e udhëtimit gjysmë. Përfundimi nuk pritet para vitit 2050.

Rogfast është një nga komponentët më ambiciozë dhe teknikisht të kërkuar të asaj plani, dhe ndërtimi nuk ka qenë pa pengesa, sipas Moen. “Sfida kryesore deri tani ka qenë të gjejmë metoda të mjaftueshme për injektimin e llaçeve për të vulosur shkëmbin. Tani jemi 300 metra (984 këmbë) nën nivelin e detit, dhe tashmë kemi pasur rrjedhje të konsiderueshme të ujit të kripur në sistemin e tunelit. Duke qenë se do të shkojmë deri në 392 metra (1,286 këmbë) nën nivelin e detit, po përqendrohemi në gjetjen e metodave më të mira për të ruajtur kushtet e sigurta dhe efikase të punës për të gjithë.” shpjegoi ajo.

Tuneli kërkon gjithashtu masa për të mbrojtur drejtuesit e automjeteve nga ndotja e ajrit. Ai do të përdorë një sistem ventilimi longitudinal, i cili zakonisht përdor ventilatorë me rrymë për të krijuar qarkullim të ajrit i plotësuar nga ventilimi i kanalit që shtrihet deri në Kvitsøy.

“Kjo kombinim është dizajnuar për të siguruar qarkullim të efektshëm të ajrit dhe siguri gjatë gjithë gjatësi së konsiderueshme të tunelit,” tha Moen.

Do të implementohet gjithashtu një alarm në kohë reale për të identifikuar ngjarje të tilla si prishje ose bllokim, dhe kamerat dhe radari do të monitorojnë automjetet.

Megjithëse punësimet do të humbnin përfundimisht nga mbyllja e trageteve, Rogfast do të forcojë qasjen në punë të tjera, arsim dhe shërbime publike për komunitetet lokale, tha Moen, dhe do të ketë efekte pozitive në ekonominë lokale dhe industrinë e produkteve detare, pasi kostot e logjistikës do të ulen dhe kompanitë do të jenë në gjendje të operojnë në një zonë më të gjerë.

“Projektimi gjithashtu krijon punësim të konsiderueshëm gjatë ndërtimit dhe vendos bazën për zhvillim më të qëndrueshëm dhe të integruar rajonal përgjatë bregdetit të thyer perëndimor të Norvegjisë,” tha ajo.

“Ergys Agasi nuk është arratisur”, ish-deputeti plas “bombën”: Ndodhet …

Ish-deputeti Myslim Murrizi, gjatë një interviste televizive ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se biznesmeni Ergys Agasi, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e AKSHI-t, nuk është arratisur.

Sipas Murrizit, Ergys Agasi ndodhet mes Tiranës dhe Durrësit dhe se nuk është arratisur, siç raportohet në media.

“Opozita duhet të kërkojë dorëheqjen e Gys Agasit, se Rama ka rënë. Gysi duhet ta quajmë Kryeministër së është këtu vërdallë, le çfarë thonë ata që ka ikur. Është brenda territorit, këtu afër. Ndodhet mes Tiranës dhe Durrësit, se tashmë Tirana dhe Durrësi një qytet janë”, tha ai.
Po ashtu, ai nuk ka lënë pa thumbuar as kryeministrin Edi Rama, teksa tha se është shërbëtor i biznesmenit Agasi.

“Pra duhet të kërkohet dorëheqja e Gysit, kryeministrit nën hijë. Rama është shërbëtor i tyre. E marrin në telefon, do bësh këtë dhe do bësh atë. Është zvogëluar si top futbolli. Ky pyësin më ata”, tha Murrizi në Report Tv.

Kujtojmë që biznesmeni Ergys Agasi është një personat e shpallur në kërkim për aferën e AKSHI-t, teksa akuzohet për prishje barazie në tendera, rrëmbim etj.

Aktualisht ai ndodhet në kërkim ndërkombëtar për këtë aferë.

Misteri, avioni që ruan Presidentin nga sulmet katastrofike shfaqet për herë të parë në fluturim që nga prodhimi i tij në 1970

Mister me fluturimin e “Aeroplanit të Apokalipsit” mbi Los Angeles në SHBA. Ky avion është një qendër komande e plotë e projektuar për të mbrojtur presidentin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara nga një sulm katastrofik.

Skenarët dhe teoritë konspirative u nxitën nga shfaqja në qiellin e Los Anxhelosit e një Boeing-u të njohur si “Aeroplani i Apokalipsit”, i cili shërben si një qendër e plotë komande e projektuar për të mbrojtur presidentin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara nga një sulm katastrofik.

Deri më tani nuk është dhënë asnjë shpjegim për shfaqjen e tij. Boeing u regjistrua duke u ulur në një aeroport civil në Los Angeles për herë të parë në historinë e përdorimit të tij operativ.

“Aeroplani i Apokalipsit”, siç njihet, u ndërtua në vitet 1970. Ai shërben si një qendër komande fluturimi për zyrtarët e lartë dhe presidentin e SHBA-së në kushte ekstreme krize.

Avioni është ndërtuar për t’i mbijetuar një sulmi bërthamor, ndërkohë që koordinon edhe veprimet ushtarake.

Informacione të pakonfirmuara sugjerojnë një ulje në një aeroport civil për qëllime mirëmbajtjeje.

Detajet nga arratisja në Durrës/ Efektivi që ndoqi Ndocin, i njëjti që i dha telefonin Veliajt në furgonin e burgut

Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar detaje të reja në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit ditën e sotme në spitalin rajonal të Durrësit.

Efektivi i burgjeve, i cili ka ndjekur Ndocin gjatë momentit të tij të largimit, madje duke qëlluar edhe një herë në ajër, është identifikuar si Fatjon Baci.

Baci është i njëjti efektiv, i cili vitin e kaluar është përfshirë në një tjetër episod të shqyrtuar nga drejtësia, por këtë herë me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Ky efektiv i ka dhënë telefonin e tij Veliajt në furgonin e burgut, teksa ky i fundit transportohej nga paraburgimi i Durrësit drejt ambienteve të SPAK në Tiranë.

Prej këtij episodi, Veliajt iu shtua edhe një tjetër akuzë, ajo e “futjes së sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit”.

FOTO: Altin Ndoci u arratis me “Audi” të 2005, shokët e prisnin jashtë spitalit me “A6”

Makina që shikoni në fotografinë e mësipërme, është “Audi” i pretenduar luksoz me të cilin “killeri” Altin Ndoci u arratis nga Spitali Rajonal i Durrësit. Ndryshe nga çfarë është deklaruar, bëhet fjalë për një mjet 20 vite të vjetër.

Nga një verifikim i newsbomb.al, rezulton se nuk bëhet fjalë për mjetin Audi A7 me targë “AA700RS” i cili është në pronësi të shtetasit SH.SH, por gërma e dytë ndryshon dhe mjeti i përdorur sot është “AB700RS”.

Altin Ndoci ndodhej prej dy ditësh i shtruar në repartin e Infektivit të Spitalit të Durrësit, ku po merrte ndihmë mjekësore për disa probleme shëndetësore të shfaqura ditët e fundit. Ai ka qëlluar efektivin që e shoqëronte dhe ka ikur me vrap.

Altin Ndoci mbahej në paraburgim që prej muajit maj 2020 me urdhër të SPAK, i akuzuar për një sërë vrasjesh të bujshme që tronditën Durrësin. Ai akuzohet si pjesë e grupit kriminal “Çopja” dhe njihet si organizator i atentateve mafioze.

Emri i tij lidhet me ekzekutimin e Anxhelo Avdisë dhe Dorjan Shkozës më 2 mars 2020, si dhe me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia më 27 prill të po atij viti.

Altin Ndoci nuk është i panjohur për drejtësinë. Që në vitin 2015 ai ishte arrestuar për një sërë veprash penale, përfshirë mbajtjen pa leje të armëve luftarake, mosbindjen ndaj policisë, sigurimin e mjeteve për vjedhje dhe vjedhjen, por kishte arritur të përfitonte lirinë përmes manovrave ligjore./ Newsbomb.al

Publikohet VIDEOJA, momenti kur Altin Ndoci largohet me vrap nga spitali i Durrësit, polici e ndjek nga pas

Ky është momenti i parë kur Altin Ndoci arratiset nga spitali i Durrësit dhe largohet me shpejtësi nga parkimi.

Në videon e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, duket teksa Altin Ndoci ikën me shpejtësi, ndërsa nga pas e ndjek efektivi i policisë.

Rreth orës 13.00 të së martës ai është shoqëruar së bashku me një të dënuar tjetër nga dy efektivë policie në pavionin e infektivit. Në pritje të vizitës mjekësore ai ka kërkuar të shkojë në tualet.

Me të dalë nga aty ka përfituar dhe ka goditur në befasi efektivin e policisë së burgjeve që po e ruante dhe menjëherë është larguar me vrap, ku e priste një automjet tip Audi i bardhë me të cilin është larguar.

Efektivi që e ndoqi Ndocin në arratinë e tij ka qëlluar me armën e tij të shërbimit në tokë dhe plumbi ka bërë rikoshet. Predha e tij përfundoi në shkallët e Infektivit, ndërsa gëzhoja e tij nuk është gjetur ende.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se nuk janë respektuar protokollet e shoqërimit për numrin e efektivëve të policisë së burgjeve që duhet të shoqërojnë personat e paraburgosur apo të dënuar gjatë vizitave të tyre mjekësore./Top Channel

“Ndoci, 6 vite në paraburgim, në qeli me…”/ Karamuço: Predha është gjetur, është qëlluar drejt anësive të poshtme

Arratisja e të burgosurit Altin Ndoci ngjason me një skenar filmash aksion, por vendos përpara përgjegjësisë dhe shtron pikëpyetje sa i takon sigurisë.

Eksperti Ervin Karamuco ka deklaruar se predha është gjetur dhe rezulton se nuk është qëlluar në ajër, por drejt një këndi për këmbët.

Ai tha se personazhi ka qëndruar 6 vite në paraburgim dhe ka qenë në qeli me të tjerë nga institucionet ligjzbatuese, ndërsa paraburgimi i Durrësit ka siguri të lartë

“Ky personazh ka qëndruar 6 vite në paraburgim dhe ka qenë në qeli me personazhe të tjerë nga institucionet ligjzbatuese. Paraburgimi i Durrësit ka siguri të lartë dhe, nëse mbulohet Tirana, të paraburgosurit dërgohen në Durrës.

Në deklarimet e fundit, predha nuk është qëlluar në ajër, por drejt një këndi për këmbët. Polici ka sqaruar se nuk mund ta qëllonte nga pas për ta vrarë.

Varet nga mënyra sesi është trajnuar personi, por predha është e drejtuar dhe nuk ka qenë në ajër, pasi është gjetur në vendin e ngjarjes.”

Rrëfen vαjza shqiρtare: Kunata ng αcmon seΚsυa.Ιisht bυ rrin tim, e gjeta ..

“Kunata ime po ma nx.in jetën. Doli fjala ime, kur u thoja vjeh.rrëve që të mos e merrnin sepse është imo rale.

E njeh tërë qyteti për historitë e saj. Por kunati im i p ërvëluar nuk na dëgjoi dhe na e solli në shtëpi.

Në fejesë u hoq e mira e dynjasë, madje sillej aq mirë sa nisa edhe unë të ndjehesha në faj që e kisha gj ykuar aq as.hpër.

Por siç thotë Artiola Toska tek ajo kënga: Pa kalu ala mirë vapa, dardha e paska bishtin mrapa!

E zonja na e nxo rri kokën sa u martua dhe na erdhi nuse në shtëpi.

Ne jetojmë të gjithë bashke, vjehrra, vjehrri, burri, unë, fëmijë e mi dhe kunati i vogël me nusen. Po çme.ndem se ajo më nga.cmon burrin.

G. rυaja nga Shkodra: Shoku i b.υrrit erdhi një natë kur ishα υetëm ajo që ρërjetoυa më ka..

Një grua dyshon se bashkëshorti e trad/hëton e për këtë shkak është bërë një zbulin që gruaja ka bërë së fundmi. Kjo është historia e saj e rrëfyer.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Jam një 36-vj/eçare dhe jam lexuese e rregullt e faqes tuaj. Jam nga Shkodra dhe jam e martuar, por fëmijë nuk kam.

Prej vitesh jetoj me burrin në Itali, këtu jemi stabilizuar mirë. Burrin e dua dhe e respektoj shumë.

Por ai mesa duket nuk më do dhe tani kam zbuluar se as nuk më respekton. Burri punon me turne, sepse bën dy punë.

Unë nuk punoj sepse kam një problem shëndetësor që akoma nuk më lejon të dal në punë. Burrin e kam shumë të pashëm, por asnjëherë nuk kam dyshuar se ai më tradhëton.

Deri para një muaji, kohë kur më kanë lindur dyshime të forta se ai më tradhëton. Ishte ora 23:00 një darkë, e bie dera e shtëpisë.

Vjen kolegu i burrit tim dhe e kërkon sepse s’po i përgjigjej në telefon. Kishin një urgjencë tek puna, e duke qenë se burri nuk i hapte telefonin, shoku i tij që punojnë bashkë kishte ardhur ta thërrasë tek shtëpia.

E forta është se mua burri më kishte thënë që në orën 22:00 se atë natë do të ishte turni i tretë.

E imagjinoni tani si u ndjeva unë?I thashë që dyshoj se më tradhëton e tha nuk është ashtu si mendoj unë.

Nuk më jep më shumë shpjegime dhe kemi 1 muaj që zihemi. Çfarë duhet të bëj? Të kthehem tek prindërit në Shqipëri?

Kështu nuk duroj dot sepse ai po përpiqet ta kalojë si pa të keq, e pa asnjë sqarim…”, shkruan ajo.

Nënα e dy fëmίjëυe nga Korça flet hαρύr fare: Jam shumë krenαre që kam trαd hëtuar b. υrrin

Unë që po ju shkruaj jam një nënë me dy fëmijë nga një zonë afër Korçës. Jam martuar para tetë vjetësh me një djalë që jetonte vetëm 40 minuta larg nga zona ku jetoja unë me familjen time.

Për këtë djalin ndërhyri xhaxhai im.Pretendenti, që më pas u bë burri im, jetonte prej disa vitesh në Greqi, bashkë me vëllain e tij.

Prindërit e mi jetonin në Itali dhe unë jetoja bashkë me gjyshen, por kur u fejova, ata erdhën e ndenjën disa muaj derisa u martova unë, pastaj ikën përsëri te vëllai im sepse jetonin me atë.

Gjatë kohës që isha e fejuar, i fejuari im vinte shpesh nga Greqia dhe më trajtonte mirë, por unë nuk isha shumë e entuziazmuar

prej kësaj fejese, e kisha marrë më tepër si diçka që duhej ta bëja sa për sy e faqe, sepse më kishte kaluar koha për t’u martuar.

Të paktën kështu e mendonin prindërit dhe fisi im, sepse unë as që e kisha ndërmend të martohesha.

Djali ishte simpatik e tërheqës dhe kjo gjë më pëlqente, edhe pse në mendjen time nuk ishte e rëndësishme që ai të ishte patjetër i bukur,

por ime më, më thoshte gjithmonë që burri duhet të ketë patjetër autoritet dhe të jetë i pashëm, që të ketë lezet kur të hyjë në derë…