Kolaudimi i makinave, ndryshojnë rregullat, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit

Pas çdo ndryshimi të pronarit të mjetit do të kryhet kontroll teknik. Ndryshimet parashikohen në një udhëzim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që është publikuar në Fletoren Zyrtare, por që do të nisë zbatimin nga data 1 dhjetor 2026.

Sipas tij, pavarësisht nga data e kontrollit të fundit teknik të mjetit, autoriteti kompetent përkatës mund të kërkojë nga ai që t’i nënshtrohet një kontrolli teknik para frekuencës përkatëse kur ka ndryshuar titullari i certifikatës së regjistrimit të automjetit. Po ashtu, ky kontroll mund të kërkohet edhe në rastet kur mjeti ka kryer 160 000 km.

Paralelisht, udhëzimi përfshin edhe parashikime të reja, sa i takon shkëmbimit të informacionit me vendet e Bashkimit Evropian. Sipas tyre “autoriteti kompetent, nëse e zbatueshme, përdor platformën e Komisionit Evropian për shkëmbimin e informacionit me të dhëna mbi certifikatat e kontrollit teknik dhe leximit të odometrit midis autoriteteve kompetente të shteteve anëtare të BE-së”.

Gjithashtu, inspektorët e qendrave të kontrollit, pronarët e mjeteve dhe studiues të aksidenteve, nëse e zbatueshme, mund të marrin informacion nga platforma të tjera elektronike të Komisionit Evropian, mbi historikun e aksidenteve të mjetit dhe informacione të tjera mbi aspektet e sigurisë së komponentëve të mjeteve, të cilat kanë qenë të përfshira në aksidente.

Udhëzimi parashikon edhe ndryshime të tjera, duke sjellë një riformatim të rëndësishëm të kategorizimit të mjeteve, duke synuar përafrimin e plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian./scan.al

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 12 Janar 2026

Dashi

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni here pas here me personin qe keni ne krah dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do kenë një dite te bukur dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe mos kryeni shpenzime te pamenduara.

Demi

Partneri do ju përkëdhele dhe do ju dashuroje si kurrë me pare gjate kësaj dite. Gjithçka qe keni dashur do ju realizohet si me magji. Beqaret vetëm duhet te shprehin dëshirat sepse planetët do ju gjenden pranë dhe do ua plotësojnë. Ne planin financiar do keni me shume fat se kurrë. Gjendja do stabilizohet sa hap e mbyll sytë. Do i shlyeni borxhet dhe do kryeni investime.

Binjaket

Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mire pranë personit qe dashuroni dhe do debatoni ne çdo moment. Beqaret do fillojnë një histori dashurie pasionante dhe afatgjate. Gjithçka ka për te ndryshuar sot për ta. Ne plani financiar mos ndërmerrni shume rreziqe edhe sikur situata te jete e stabilizuar.

Gaforrja

Nëse doni me shume pavarësi nga partneri juaj gjate kësaj dite, gjeni mënyrën e duhur për ta kërkuar këtë. Po u treguat harbute do keni mosmarrëveshje. Hëna do influencoje negativisht tej jeta sentimentale e beqareve dhe ata do mbeten serish vetëm. Financat do jene me te mira kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

Luani

Dëgjojeni zemrën tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni shume mire. Emocionet sa do vijnë e do shtohen kështu qe shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sot sesa te fillojnë një lidhje e cila mund t’i beje te vuajnë se tepërmi. Financat do jene mjaft delikate kështu qe duhet te tregoheni shume te kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi.

Virgjeresha

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Nëse jeni beqaret mos u ndalni, por njihuni me sa me shume persona qe te mundeni. Ne këtë mënyrë do keni mundësi te bëni edhe zgjedhjet e duhura. Financat nuk do jene te shkëlqyera, megjithatë aq para sa te kryeni shpenzimet e nevojshme do i keni.

Peshorja

Gjate kësaj dite do ndiheni si ne ëndërr ne krahët e partnerit tuaj. Ai do mendoje edhe për detajet me te vogla dhe do ju beje ta dashuroni me tepër jetën. Beqaret nuk duhet te hallakaten kot, por duhet te marrin vendime nëse ju pëlqen shume dikush. Ne planin financiar do i gjykoni gjerat me kujdes dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

Akrepi

Jeta sentimentale e te dashuruarve nuk do ketë aspak probleme. Do ndiheni mire ne krahët e partnerit dhe do bëni gjithçka mundeni qe te mbizotërojë ne çdo moment harmonia. Edhe beqaret do kenë fat ne dashuri dhe do e gjejnë princin e kaltër. Do jeni shume te organizuar sot ne planin financiar dhe gjerat do ecin sipas planeve qe keni bere.

Shigjetari

Do e luftoni me sa te keni mundësi sot rutinën e jetës suaj ne çift dhe do ndiheni shume me te qete se me pare. Beqaret do kenë mbështetjen e planetëve dhe do ju shtohen mundësitë për takime. Secili do ketë veçantinë e tij, kështu qe do e keni pak te vështirë te bëni zgjedhje. Financat do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni dhe se sa do shpenzoni.

Bricjapi

Mos ëndërroni shume sot ne jetën tuaj ne çift sepse ka rrezik te përballeni me zhgënjime te mëdha dhe do vuani tej mase. Ata qe janë ende vetëm, nuk do kërkojnë te bëjnë asgjë me ngulm. Edhe ashtu si janë nuk ndihen aspak keq. Financat do mbeten te qëndrueshme për aq kohe sa ju te shpenzoni me maturi dhe kursim. Nuk do keni për çfarë te ankoheni.

Ujori

Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e personit qe aq shume dashuroni. Beqaret duhet te bëjnë pak me tepër durim ne mënyrë qe te gjejnë personin i cili do ju përputhet ne çdo pike. Ne planin financiar do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime te domosdoshme ne mënyrë qe te mos mbeteni pa para.

Peshqit

Tregohuni sa me te arsyeshëm gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale sepse përndryshe mund te keni probleme goxha serioze. Nëse jeni beqare te dëshpëruar ne kërkim te shpirtit binjak, nuk duhet te nxitoheni dhe te hidheni ne krahët e te parit qe do iu propozoje. Financat do jene katastrofike, kështu qe mos bëni gjera te nxituara për te cilat te pendoheni.

A shikon ai se po na çmend? Videoja që po bën namin në rrjet: Stenaldo i tregon ‘rrugën e saktë’ Mirit

Videoja e radhës e Stenaldos po bën namin në rrjet! Gjithçka ndodhi në momentin kur Ledjoni i tha Mirin të shkonte në “Dhomen e Dëshirave”. Miri, duke ngatërruar situatën, u nis drejt “Dhoma e Rrëfimit”, por Stenaldo reagoi menjëherë dhe i tha: “Jo jo, andej jo… këtej është Dhoma e Dëshirave!”

Ky moment ka shpërthyer në komente dhe rrjetet sociale janë ndarë në dy pjesë: disa thonë që Stenaldo “sheh” dhe ndihmon që gjërat të ecin më shpejt brenda shtëpisë, ndërsa të tjerët mendojnë se ai thjesht po luan një rol shumë inteligjent dhe po e përdor situatën për vëmendje.

Tani pyetja që po bëjnë të gjithë është:

A po shikon realisht Stenaldo apo thjesht po bën lojën më të fortë të këtij sezoni?

Debati sapo ka filluar dhe komentet po ziejnë! 👀🔥

Çfarë mendoni ju? A është rastësi… apo Stenaldo e di shumë mirë çfarë po bën?

Video Player

E RËNDË në Durrës, nëna braktis 3 fëmijët/ Të miturit 3 ditë pa ngrënë e pa pirë! Policia i gjeti të mbuluar me batanije nga i ftohti (Sherri me ish-vjehrrën)

Tre fëmijë të mitur janë gjetur të braktisur dhe të kyçur brenda në shtëpi nga nëna e tyre, B. B., 33 vjeçe në qytetin e Durrësit paraditen e sotme. Ka qenë gjyshja e tyre, e cila ka denoncuar në polici ish-nusen e djalit se ka lënë vetëm 3 fëmijët në shtëpi.

Fëmijët janë gjetur të mbuluar me batanije nga i ftohti ndërsa burime për media raportojnë se fëmijët kishin 3 ditë pa ngrënë, në shtëpinë e tyre nuk kishte ujë dhe rreth 1 muaj pa shkuar në shkollë.

E ëma është larguar, por tashmë është gjetur nga policia dhe është shoqëruar për një komisariat për të dhënë shpjegime të mëtejshme për ngjarjen e rëndë. Tashmë fëmijët janë marrë nën kujdesin e organeve përkatëse ndërsa i janë nënshtruar dhe ekzaminimeve mjekësore nga ku kanë rezultuar me probleme shëndetësore për shkak të mosushqyerjes për disa ditë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases B. B., 33 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Procedimi penal nisi pasi ditën e sotme, rreth orës 17:20, është paraqitur shtetasja D. V., e cila ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte, rasti i publikuar dhe në rrjete sociale.

Nga ana e shërbimeve të Policisë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, u bë e mundur marrja në mbrojtje e tre fëmijëve, të cilët u dërguan në spital për ekzaminime mjekësore dhe më pas u morën në kujdes nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Shtëpia është gjetur e shkatërruar me rroba të hedhura kudo. Burimet për media raportojnë se mes nënës së fëmijëve dhe gjyshes nga ana e babait ka pasur një konflikt, pasi kjo e fundit ka dashur të marrë fëmijët.

Hiqej si shqiptar dhe trafikonte mall, arrestohet në Kolumbi një shtetas zviceran me pasuri marramendëse (Video)

Më 9 janar 2026, në qytetin e Santa Martës në Kolumbi, u arrestua shtetasi zviceran Vik Ntominik Gioel, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol përmes një Njoftimi të Kuq, me kërkesë të autoriteteve gjyqësore të Mbretërisë së Spanjës.

Hetimet tregojnë se i arrestuari kishte rol në koordinimin e dërgesave të drogës drejt vendeve evropiane, me fokus kryesor Spanjën.

Autoritetet zbuluan se ai përdorte dokumente identifikimi të shumta, përfshirë greke, spanjolle dhe belge, si dhe dokumente të siguruara në mënyrë të parregullt në Kolumbi.

Për t’iu shmangur kontrolleve të emigracionit dhe policisë, ai paraqitej si shtetas shqiptar me emrin Xhuti Zuluaga Arsen.

Sipas autoriteteve, Gioel dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe anëtarësim në një organizatë kriminale, e cila vepronte në shkallë të gjerë në disa shtete.

Ai konsiderohet si një figurë kyçe në një organizatë kriminale, me rol të rëndësishëm në koordinimin logjistik, infrastrukturën dhe funksionimin e laboratorëve klandestinë për përpunimin e kokainës dhe kanabisit, kryesisht në zonën Albalat de Taronchers, në Valencia të Spanjës.

Arrestimi u bë i mundur pas konfirmimit të pranisë së tij në territorin kolumbian nga Byroja Qendrore Kombëtare e INTERPOL-it (NCB), pas rreth gjashtë muajsh hetime intensive të zhvilluara në bashkëpunim ndërkombëtar.

Selin nuk i kuptoi fjalët e të atit, po Miri si do reagojë për letrën nga bashkëshortja?! Landi zbulon planet…

Këngëtari Roland Hysi ishte i ftuar në panelin e “Fun Club” për të komentuar mbi lojën e mikut të tij, Mirit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” dhe për të shumëkomentuarën marrëdhënie me balerinën Selin Bollati.

Landi tha se bashkëshortja e Mirit, e cila është me kombësi gjermane, gëzon një tjetër mentalitet dhe kulturë. Ai shton se raporti i tyre në çift është i shëndetshëm.

“Nusja e Mirit është gjermane, ka një mentalitet ndryshe nga përjetimi i shqiptarëve në përgjithësi. Nga sa i njoh unë, ata kanë një marrëdhënie bashkëshortore të mirë”, tha Landi.

Landi u pyet gjithashtu dhe për fjetjet e Mirit në një krevat me Selin. Për këtë episod Lani është i qartë teksa thotë se asnjë prej tyre nuk ka bërë asnjë mëkat dhe askush nuk i ka hyrë në hak as familjes dhe as shoqërisë.

“Jo. Nuk ka bërë gjynah dhe krim, asnjëri nga të dyja palet nuk ka bërë gjynah dhe krim. Nuk i ka hyrë në hak as shoqërisë dhe as familjes”.

Miku i Mirit u pyet drejtpërdrejt për bashkëshorten e këtij të fundit, e cila edhe pse ka zgjedhur të qëndrojë tepër e rezervuar, një reagim në mbështetje të bashkëshortit të saj e ka bërë. Landi u shpreh se ajo po mendon që t’i dërgojë një letër brenda në shtëpi Mirit.

“Ka bërë një postim për Mirin, pas reagimit të babait të Selin për Mirin. Po mendon që t’i dërgojë një letër”.

Kujtojmë që një letër i erdhi dhe Selin. Babai i saj i kishte lënë të nënkuptuar në rreshta të distancohej nga Miri, por ky mesazh nuk është kuptuar qartë nga Selin, e cila ka vijuar lojën po njësoj. Të paktën kështu u shpreh dhe babai i saj për “Fun Club” disa ditë më parë, i cili nuk kurseu as fjalët e ashpra për Mirin.

Ministrja Ibrahimaj jep me 1 euro, 52 mijë m2 në Porto Romano! Vendimi u mbajt sekret

Ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për Vitin e Ri 2026, me një vendim të qeverisë të datës 30 dhjetor të vitit 2025 janë dhënë plot 52 mijë metra katrorë truall me qira për 1 euro në Porto Romano.

Pronën e ka dhënë me qira Delina Ibrahimaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, e cila e ka kaluar në qeveri vendimin për dhënien e miratimit dhe lidhjen e një kontrate qiraje me 1 euro ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit si qiradhënës dhe shoqërisë “Adriatic Bay Investment Group” sh.p.k. si qiramarrës për pasurinë shtetërore 1/10 Reparti ushtarak 2001, ish-depo e minave në Durrës me vendndodhje Porto Romano, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Pra, pikërisht në Porto Romano, aty ku po përflitet një problematikë dhe po hidhen akuza në lidhje me ndërtimin e Portit të ri të Durrësit, ministrja Delina Ibrahimaj jep 52 mijë metra katrorë dhe çon në qeveri një vendim që në fund firmoset nga kryeministri Rama, i cili i jep kompanisë “Adriatic Bay Investment Group” 52 mijë e 10 metra katrorë tokë me qira 1 euro për të ndërtuar magazina.

Investigimi është te fakti që në 30 dhjetor, kur njerëzit përgatiteshin për festa, qeveria ishte zgjuar, “nuk kishte” festë. Festë për qeverinë është dhënia e pronave publike me qira.

Sërish qeveria shqiptare, Delina Ibrahimaj, ia ka çuar dokumentet për qiradhënie me 1 euro kompanisë “Adriatic Bay Investment”, por nuk ka bërë një garë. I jepen 52.000 metra katrorë për 52 mijë euro qira, me 1 euro, ndërkohë që në një garë të hapur ndërkombëtare qiraja që do të merrte shteti, buxheti dhe shqiptarët mund të ishte shumë herë më e madhe, ashtu sikundër investimi mund të ishte shumë herë më i madh dhe kolosal sesa ky i paraqituri për rreth 331.6 milionë lekë të rinj në një zonë strategjike që me ndërtimin e portit do të ketë një peshë shumë të madhe dhe një vlerë shumë kolosale.

Por ne kemi mundur të sigurojmë edhe kontratën e qirasë, e cila tregon se qiramarrësi do ta përdorë për magazina dhe do të ndërtohet në dy faza.

Faza e parë, dy vjet investimi parashikohet rreth 111 milionë e 365 mijë lekë të rinj për vit (111,365,000).

Faza e dytë, e cila do të zgjasë 3 vite, investimi parashikohet rreth 36 milionë e 310 mijë lekë të rinj në vit. Investimi pritet të zgjasë rreth 5 vjet (36,310,000).

Pra, në total, investimi në dy vitet e para shkon rreth 222.7 milionë lekë të rinj dhe 108.9 milionë lekë të rinj në tri vitet e tjera.

Pra, një total prej 331.6 milionë lekësh të rinj investime, ku pritet të punësohen rreth 20 punonjës dhe kryesisht investimi do të ketë të bëjë me magazina për bujqësinë etj., por edhe për eksportin.

Dhënia me qira e kësaj sipërfaqeje është pikërisht afër ndërtimit të portit të ri që pretendohet në Porto Romano në Durrës.

Kompania tashmë do të ndërtojë magazinat në një pronë që ka dhe pikëpyetje siç ka dhe shënimet më poshtë në kartela.

Prona është dhënë me qira për 1 euro për 20 vite dhe brenda një muaji nga nënshkrimi kontrata do të regjistrohet në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Gjithçka duhet të jetë në hapat e firmosjes së kontratës. Jemi më 10 janar në publikimin e këtij shkrimi dhe Delina Ibrahimaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, ka bërë inovacion në datën 30 dhjetor kur njerëzit përgatiteshin të festonin Vitin e Ri, gatuajnë, mblidhen familjarisht, Delina çon në qeveri një vendim të tillë.

Kështu rastisi edhe vendimi për inceneratorët në vitin 2014.

Mjafton të shikojmë kartelën e pasurisë së paluajtshme në faqen 2 ku thuhet se regjistrohet e drejta e parablerjes me vendim të Gjykatës së Apelit. /CNA/

“Çdo janar do të dyfishohet”/ Çfarë po ‘premton’ Rama në vijim, pa mbajtur fillimet: Pensionistët që përfitojnë një…

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se viti 2026 shënon një kthesë të rëndësishme për pensionet në Shqipëri, duke konfirmuar nisjen e rritjes graduale të tyre, në përputhje me angazhimin e marrë gjatë fushatës zgjedhore dhe të miratuar nga Kuvendi.

Në podkastin “Flasim”, Kryeministri u shpreh se rritja e pensioneve ka nisur që nga ky janar, sipas kategorive përkatëse, ndërsa shtesa do të dyfishohet çdo vit.

Sipas tij, pensionistët në janarin e ardhshëm do të përfitojnë dyfishin e shtesës së këtij viti, në janarin pasues trefishin, më pas katërfishin, ndërsa në Shqipërinë 2030 ky progresion do të ndalet te pesëfishimi i shtesës së janarit 2026.

Rama e cilësoi këtë proces si një çlirim personal dhe institucional, duke theksuar se ai është rezultat i viteve reformash, rritjes ekonomike dhe përmirësimit rrënjësor të mbledhjes dhe administrimit të të ardhurave.

Sipas Kryeministrit, këto reforma e kanë sjellë vendin në një pikë ku rritja e pensioneve realizohet pa cenuar stabilitetin financiar të shtetit.

Ai kujtoi se për vite me radhë qeveria ka treguar përmbajtje, duke mos ndërmarrë rritje të nxituara, për të mos rrezikuar financat publike.

“Unë e di se si i kam shtrënguar dhëmbët për të bërë durim, se si ndihesha se si sikletosesha, se si mezi i nxirrja fjalët kur thosha s’ka mundësi, nuk kemi lekë për ta bërë, s’është e mundur, duhet fillimisht të rrisim mundësitë e shtetit, s’e bëjmë dot se nuk mund të minojmë shtëpinë, ku rriten fëmijët tanë…

E pra duruam, por më në fund erdhëm në këtë pikë, sepse punuam çdo ditë për kthesën që sapo ka nisur dhe më e mira është e gjitha përpara për gjyshet dhe gjyshërit e këtij vendi”, deklaroi Rama.

“Lufta e Dashnoreve”, ish-banorja e Big Brother Vip s’përmbahet për trekëndëshin Ina-Keijsi-Stelina: Burrat e meritojnë të …

Prime i së shtunës në Big Brother Vip Albania ka qenë plot surpriza dhe të papritura. Pas daljes së Stinës nga formati, e cila erdhi si një e papritur për të gjithë, surprizës që Keijsi i përgatiti Stelinës, një banore e re u bë pjesë e shtëpisë e cila sapo hodhi këmbën trazoi ujërat.

E kemi fjalën për Inën, ish-konkurrenten e “Përputhen” dhe vajzën e cila nga çfarë thuhet ka qenë dhe “arsyeja” e ndarjes së Keijsit dhe Stelinës.

“Vëllai i Madh”, i dha në duar kësaj të fundit kutinë e Pandorës, e cila siç dihet tanimë pas një të mire ka dhe një të keqe. Asaj dhe gjithë shqiptarëve iu tregua një video e Keijsit që shihej duke u puthur me Inën, ndërkohë që “e keqja” që erdhi me këtë “të mirë”, ishte hyrja e saj në Big Brother Vip.

Sikur të mos mjaftohej me kaq “Vëllai i Madh” vendosi që dy vajzat t’i bashkonte në një konkurrente të vetme. E ky trekëndësh përpos përplasjeve në shtëpi, është komentuar gjerësisht edhe jashtë.

Së fundmi ka qenë ish-banorja e Big Brother Vip, Dea Mishel e cila ashtu troç si vetëm ajo di të shprehet ka dhënë mendimin e saj për këtë situatë.

E FUNDIT! Plgoset nga 3 persona biznesmeni shqiptar, largohen me shpejtësi (EMRI+gjendja)

Gazeta Insajderi ka mësuar se personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Pejë është biznesmeni pejan Jeton Buquku.

Sipas informacioneve fillestare, Buquku është qëlluar me armë zjarri dhe ka pësuar plagë të rënda, ndërsa pas incidentit është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burime të Insajderit bëjnë të ditur se në momentin e ikjes nga vendi i ngjarjes, të dyshuarit kanë qenë tre persona në një veturë. Sipas të njëjtave burime, gjatë tentativës për t’u larguar, atyre u ka rënë çelësi i veturës, gjë që ka bërë që automjeti të mbetet në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, hetimet për rastin e plagosjes janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare lidhur me identitetin e të dyshuarve apo motivin e ngjarjes.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet hetimore. Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur për Insajderin se hetimet janë në zhvillim.

“Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes. Janë duke u ndërmarrë veprime hetimore, ndërkohë që po punohet intensivisht për identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar”, ka deklaruar Nikçi.