Si qëndron e vërteta me Mateon? MESAZHI i nënës së Brikenës, ja çfarë THOTË për vajzën e saj

Nëna e Brikenës, Nebahate Selmani, ka bërë një reagim për herë të parë në lidhje me raportin e së bijës me Mateon.

Nëna e banores së “Big Brother VIP 5” i ka bërë një mesazh emisionit të “Fan Club”, ku shprehet se njohja e Brikenës në të kaluarën ka qenë diçka njerëzore, e mbyllur prej kohësh, pa lidhje dhe pa premtime.

“Nuk kemi asnjë arsye të hapim tema të vjetra ose të vendosim në qendër të vëmendjes persona dhe situata që sot nuk janë me rëndësi! Secili le të vazhdojë lojën dhe jeten e vet me respekt!”, shkruan ajo.

Zonja Nebahate shton se është krenare për vajzën e saj dhe mënyrën se si ajo po e përballon këtë situatë.

“Me këtë deklaratë e konsiderojmë temën e mbyllur dhe nuk do të japim komente të mëtejshme!”, e përfundon mesazhin nëna e Brikenës.

Mesazhi i nënës së Brikenës për “Fan Club”:

Përshëndetje! Jam Nebahate Selmani, nëna e Brikenës në BBVA 5. Po ta nis këtë mesazh pasi më treguan që po kërkoni një telefonatë apo pjesëmarrje në studio për të komentuar lidhur me situatat e Brikenës! Pasi nuk mundem të jem prezent fizikisht, shkaku i punës dhe po ruaj ditët për pushim në rast ndonjë surprize për vajzen time, dua të deklarohem vetëm me mesazh, të cilin keni leje ta shfaqni në studio.

Nuk jam mësuar të flas publikisht, por si nënë ndjej përgjegjësi ti them disa fjalë! Vajza jem ka vendosur të jetë e një formati televiziv dhe kjo nuk do të thotë se jeta private dhe personale e saj të kthehet në temë diskutimi, sidomos çështjet e kaluara.

Njohja e saj në të kaluarën ka qenë diçka njerëzore, e mbyllur prej kohësh, pa lidhje dhe pa premtime, ashtu siç e ka thënë edhe ajo!

Nuk kemi asnjë arsye të hapim tema të vjetra ose të vendosim në qendër të vëmendjes persona dhe situata që sot nuk janë me rëndësi! Secili le të vazhdojë lojën dhe jeten e vet me respekt!

Unë si nënë jam krenare për vajzen time dhe mënyrën se si ajo po e përballon këtë eksperiencë! Nuk ka nevojë të mbrohet me zërat e tjerë po me vlerat që ka marrë nga shtëpia e vet!

Me këtë deklaratë e konsiderojmë temën e mbyllur dhe nuk do të japim komente të mëtejshme!

Ju faleminderit për mirëkuptimin.

Rrëzohet aeroplani pas ngritjes nga pista, gjashtë υi ktima, mes tyre edhe këngëtari i njohur

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Kolumbi. Gjashtë persona, përfshirë këngëtarin e njohur Yeison Jiménez kanë humbur jetën sipas autoriteteve kolumbiane të aviacionit civil, kur aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Paipa në departamentin e Boyacá.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë aeroplanin duke u përpjekur të ngrihet në ajër dhe më pas duke u rrëzuar me shpejtësi të lartë në një fushë përtej pistës, duke shpërthyer në flakë.

Shkaku i rrëzimit është ende i panjohur dhe nën hetim, megjithëse dëshmitarët flasin për një defekt të mundshëm të njërit prej dy motorëve.

Midis gjashtë viktimave janë këngëtari 34-vjeçar Yeison Jiménez, piloti dhe katër anëtarë të stafit të këngëtarit.

“Hartoni planin për pushtimin e Groenlandës”, urdhëri i Trump për shefat e ushtrisë; kush po e nxit aneksimin e ishullit?

Zyrtarët e Uashingtonit kanë përgatitur një lojë lufte, atë që e quajnë një “skenar përshkallëzues”, një situatë ku Trump përdor veprime ushtarake ose “shtrëngim politik” për të shkëputur Groenlandën nga Danimarka…

Donald Trump ka urdhëruar shefat e forcave speciale të hartojnë plane për një pushtim të Grenlandës.

Ekipi i presidentit amerikan, i inkurajuar nga operacioni që çoi në kapjen e Nicolas Maduros, është gjithnjë e më i shqetësuar se Rusia ose Kina mund ta pushtojnë ishullin strategjikisht kritik që kanë përpara, sipas burimeve në Uashington.

“Skifterët” e politikave në Shtëpinë e Bardhë, të udhëhequr nga këshilltari politik Stephen Miller, po e nxisin Trumpin të aneksojë ishullin para se të jetë tepër vonë, raporton The Mail on Sunday .

Këmbëngulja e tyre vjen pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët evropianë se NATO do të shpërthente pas çdo sulmi në territorin danez.

Trump i ka kërkuar Komandës së Përbashkët të Operacioneve Speciale (JSOC) të hartojë plane për një pushtim, pohojnë burime të brendshme.

Por shefat e përbashkët të shtabeve në terren kuptohet se po i rezistojnë planeve, duke theksuar se një pushtim i tillë do të ishte i paligjshëm dhe jopopullor me Kongresin.

Një burim i tha medias se “ata [shefat e përbashkët] janë përpjekur ta shpërqendrojnë Trumpin duke folur për masa më pak të diskutueshme, të tilla si kapja e anijeve ‘fantazmë’ ruse, një rrjet klandestin me qindra anije të operuara nga Moska për të shmangur sanksionet perëndimore, ose nisja e një sulmi ndaj Iranit”.

Retorika e Trumpit për pushtimin e vendit mund të jetë gjithashtu një taktikë për të shpërqendruar votuesit amerikanë nga ekonomia amerikane përpara se të mbërrijnë zgjedhjet e mesit të mandatit, besojnë diplomatët britanikë.

Zyrtarët e Uashingtonit kanë përgatitur një lojë lufte, atë që e quajnë një “skenar përshkallëzues”, një situatë ku Trump përdor veprime ushtarake ose “shtrëngim politik” për të shkëputur Groenlandën nga Danimarka.

Skenari “më i keq” në këto ushtrime mund të çojë në “shkatërrimin e NATO-s nga brenda”, tha një burim diplomatik. Ata shpjeguan se “disa zyrtarë evropianë dyshojnë se ky është qëllimi i vërtetë i fraksionit të linjës së ashpër MAGA rreth Trump.”

“Meqenëse Kongresi nuk do ta lejonte Trumpin të dilte nga NATO, pushtimi i Groenlandës mund t’i detyronte evropianët të braktisnin NATO-n. Nëse Trump dëshiron t’i japë fund NATO-s, kjo mund të jetë mënyra më e përshtatshme për ta bërë këtë”, tha I njëjti burim.

Si pjesë e asaj që ata e quajtën “Skenari i Kompromisit”, Danimarka do të binte dakord t’i jepte Trumpit akses të plotë ushtarak dhe t’i mohonte Rusisë dhe Kinës çdo prani.

SHBA-të tashmë kanë qasje të lirë në ishull, por ky rezultat do ta bënte këtë praktikë ligj. Trump e ka bërë të qartë vazhdimisht se dëshiron që Groenlanda të jetë për SHBA-në ditët e fundit, duke thënë se i duhet ishulli danez “nga pikëpamja e sigurisë kombëtare”.

Kërcënimi vjen pavarësisht paralajmërimeve nga kryeministrja daneze Mette Frederiksen se çdo veprim ushtarak amerikan në Groenlandë do të nënkuptonte “fundin e aleancës së NATO-s”.

Dhe kjo vjen ndërsa Shtëpia e Bardhë po përballet me kapjen e tiranit venezuelian Maduro , të cilën Trump e cilësoi si “një nga shfaqjet më mahnitëse, efektive dhe të fuqishme të fuqisë dhe kompetencës ushtarake amerikane në historinë amerikane”.

Burimi nga Uashingtoni tha se “për arsye politike të brendshme, Trump mund të fillojë me një skenar përshkallëzues, i cili kalon në një skenar kompromisi.

“Zyrtarët evropianë kanë frikë se, për Trumpin, dritarja e mundësisë para zgjedhjeve të mesmandatit po mbyllet prandaj pritet veprim sa më shpejt të jetë e mundur.

Samiti i NATO-s më 7 korrik duket si koha e duhur për një marrëveshje kompromisi.

Shqetësimet aktuale [në lidhje me një pushtim] nxiten nga pikëpamjet më ekstreme që vijnë nga Stephen Miller”, shprehet burimi.

Në një deklaratë të përbashkët me politikanët më të lartë të Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen tha se “ne nuk duam të jemi amerikanë, nuk duam të jemi danezë, duam të jemi groenlandezë.”

Kjo vjen pasi Doni tha të premten se “do të bënte diçka në Groenlandë, pavarësisht nëse u pëlqen apo jo”.

Përballë këmbënguljes së Trump se Groenlanda është një “prioritet i sigurisë kombëtare” , Nielsen tha: “ e ardhmja e Groenlandës duhet të vendoset nga populli i Groenlandës.”

Zyrtarët amerikanë thuhet se kanë diskutuar dhënien e pagesave midis 10,000 dhe 100,000 dollarëve për të bindur banorët e ishullit drejt pavarësisë.

Propozimi sensacional do t’i kushtonte SHBA-së një shumë marramendëse prej 5.7 miliardë dollarësh, në një përpjekje për të fituar favoret e vendasve.

Është vetëm një nga zgjidhjet që po shqyrtohet nga Uashingtoni, i cili po diskuton “në mënyrë aktive” një ofertë të mundshme për të blerë territorin gjysmë-autonom danez.

Trump këmbënguli se zgjedhja e tij e parë do të ishte blerja e ishullit , por e ka bërë të qartë se e dëshiron territorin sidoqoftë. Ai ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e veprimeve ushtarake në ishull.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u tha ligjvënësve amerikanë se Doni po kërkon të gjejë një mënyrë paqësore për të marrë ishullin dhe ka minimizuar kërcënimin e një pushtimi.

Rubio ka planifikuar të takohet me zyrtarët danezë javën e ardhshme për të diskutuar të ardhmen e ishullit. Politikanët danezë tani po kërkojnë ndihmë dhe u kanë kërkuar homologëve evropianë të premtojnë mbështetje ushtarake.

Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Spanja, Britania dhe Danimarka janë mbledhur të gjitha në mbështetje të territorit autonom danez.

Deputeti konservator Rasmus Jarlov tha se Kopenhageni duhet të mirëpresë trupat aleate “në mënyrë që çmimi i një pushtimi ushtarak për amerikanët të jetë jashtëzakonisht i lartë”.

Lideri i krahut të majtë, Pelle Dragsted, tha se “duhet ta bëjmë të qartë se do të ishte një konflikt i armatosur.”

Ai paralajmëroi se Trumpit nuk duhet t’i lejohet kurrë “të ulë një helikopter në Nuuk dhe të ngrejë flamurin amerikan”.

Danimarka konfirmoi se do të “qëllonte e para dhe më vonë do të bënte pyetje” nëse Trump do të pushtonte Groenlandën.

Angazhimi i palëkundur është pjesë e kushtetutës ushtarake të Kopenhagenit dhe thotë se ushtarët duhet të hapin zjarr “menjëherë” përballë një sulmi.

Një rregull që daton që nga viti 1952 thotë se trupat duhet të mbrohen kundër sulmuesve pa pritur urdhra, me Kopenhagenin që thotë se ligji “mbetet në fuqi”.

SHBA-të tashmë kanë më shumë se 100 personel ushtarak të stacionuar përgjithmonë në bazën e tyre Pituffik në skajin veriperëndimor të Groenlandës. Objekti është operuar nga SHBA-të që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas marrëveshjeve ekzistuese me Danimarkën, SHBA-të kanë fuqinë të sjellin sa më shumë trupa që duan në Grenlandë.

Ekspertët kanë thënë se do të ishte alarmante për SHBA-në të kapte ishullin strategjikisht të rëndësishëm të Arktikut. Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, i ka paralajmëruar udhëheqësit evropianë që ta “marrin seriozisht Presidentin e Shteteve të Bashkuara”.

Shumica e popullsisë prej 57,000 banorësh të ishullit duan që Groenlanda përfundimisht të bëhet një komb i pavarur. Dhe një numër dërrmues prej 85 përqind e të anketuarve vitin e kaluar e refuzuan anëtarësimin në SHBA.

Sondazhet tregojnë gjithashtu se vetëm 7 përqind e amerikanëve mbështesin idenë e një pushtimi ushtarak amerikan të territorit. /Përshtatur nga The Sun/pamfleti

SHBA përdori armë misterioze gjatë arrestimit të Maduros, ushtarët u paralizuan

Shtetet e Bashkuara dyshohet se përdorën një armë të panjohur më parë gjatë një operacioni kundër Presidentit Venezuelan Nicolás Maduro , i cili, sipas dëshmisë së supozuar të një anëtari të forcave të sigurisë venezueliane, pati pasoja të rënda fizike për ushtarët, shkruan NY Post .

Dëshmia u nda në rrjetin social X të shtunën nga një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë me shënimin “Duhet lexuar”.

Sipas deklaratës, disa anëtarë të forcave të sigurisë filluan t’u rrjedhte gjak nga hundët, dhe pati edhe raste të të vjellave me gjak, pasi forcat amerikane dyshohet se përdorën teknologji që dëshmitari nuk e kishte hasur më parë.

Një numër i vogël ushtarësh me teknologji të përparuar

Roja deklaroi se operacioni filloi me një mbyllje të papritur të sistemeve të radarëve, pa paralajmërim paraprak. Shpejt, mbi pozicion u shfaqën dronë, dhe më pas disa helikopterë, nga të cilët, sipas vlerësimit të tij, u vendosën rreth njëzet ushtarë amerikanë.

Edhe pse numri i ushtarëve amerikanë ishte i vogël, dëshmitari pohon se ata kishin teknologji jashtëzakonisht të përparuar. Ai deklaroi se anëtarët e forcave të sigurisë e gjetën veten në një pozicion vartës dhe se nuk mund t’i përgjigjeshin në mënyrë efektive sulmit.

Ai veçoi momentin në të cilin, siç pretendon ai, u aktivizua një pajisje e panjohur, të cilën e përshkruan si një zë të fortë ose valë energjie. Pas kësaj, thotë ai, disa nga ushtarët humbën aftësinë për të lëvizur, ndërsa u shfaqën edhe simptoma të rënda shëndetësore.

Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht vërtetësinë e dëshmisë dhe as nuk i është përgjigjur pyetjeve nëse shpërndarja e postimit nga zëdhënësja e administratës do të thotë se akuzat janë verifikuar. Postimi u shoqërua me një mesazh që i bënte thirrje lexuesve t’i kushtonin vëmendje përmbajtjes së dëshmisë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Venezuelës, rreth 100 anëtarë të forcave të sigurisë u vranë në sulmin e 3 janarit. Nuk dihet se sa nga vdekjet lidhen drejtpërdrejt me përdorimin e dyshuar të armëve të panjohura.

Një ish-burim i inteligjencës amerikane i tha The Post se ushtria amerikane ka pasur armë energjie të drejtuara, të tilla si sisteme mikrovalësh ose lazeri, për vite me radhë, të cilat mund të shkaktojnë simptoma të tilla si gjakderdhje, çorientim, dhimbje të forta dhe paaftësi të përkohshme. Ai shtoi se është e mundur që disa nga simptomat e përshkruara të lidhen me teknologji të tilla, por aktualisht nuk ka konfirmim të pavarur të përdorimit të tyre në këtë rast. Burimi kujtoi akuzat e mëparshme se Kina përdori armë me mikrovalë kundër ushtarëve indianë në vitin 2020 gjatë mosmarrëveshjes kufitare në Ladakh. Dëshmitari beson se operacioni pati një efekt të fortë parandalues ​​dhe ka ngjallur tashmë vëmendje dhe shqetësim në vendet e tjera të rajonit.

Sipas tij, ngjarjet në Venezuelë tashmë po komentohen intensivisht në të gjithë Amerikën Latine, veçanërisht në kontekstin e deklaratave të fundit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në lidhje me përhapjen e mundshme të presionit mbi vendet e tjera, përfundon NY Post .

Ka deklaruar se s’ka qenë kurrë në një marrëdhënie/ Olta Sheta plas deklaratën bombë: Brikena ka qenë në një lidhje me ish-konkurrentin e Për’puthen

Olta Sheta ka qenë e ftuar ditën e sotme në Fan Club, ku ka folur hapur për jetën private të Brikenës, një nga konkurrentet më të përfolura të Big Brother VIP 5.

Gjatë diskutimit në studio, Olta deklaroi se Brikena ka pasur një lidhje me ish-konkurrentin e ‘Për’puthen’, Atdheun.

Kujtojmë se Brikena gjatë klipit prezantues në Big Brother VIP 5 ka deklaruar se nuk ka qenë kurrë në një lidhje dashurie.

Pjesë nga diskutimi:

Olta Sheta: Unë do ta bëj një deklaratë, Brikena ka qenë e lidhur me ish-konkurrentin e Për’puthen, me Atdheun, por kjo është e vërtetuar. Kjo është para se të bëhej Miss Kosova, por nuk ka bërë asgjë të keqe se ka qenë e lidhur.

Kiara Tito: Sa është e vërtetuar kjo gjë?

Olta Sheta: Tani mund të pyesim edhe të zotin e punës, se nuk ka qenë e lidhur me mua, ka qenë e lidhur me Atdheun.

Kiara Tito: Arjan, ti je në dijeni të kësaj situate, se ti e ke pasur edhe konkurrent në Për’puthen?

Arjan Konomi: Jam në dijeni që Atdheu flirton me çdo qenie të gjallë që ekziston. Po patjetër mund të ketë flirtuar edhe me Brikenën. Se edhe një mace femër të kalojë, Atdheu do flirtojë dhe do përpiqet ta joshi, nuk e shmang dot Atdheu këtë gjë.

“Kemi 3 ditë pa ngrënë, 1 muaj pa shkollë”/ Policia merr nën kujdes tre fëmijët e braktisur nga nëna

Policia e Durrësit ka ndërhyrë dhe ka marrë nën kujdes tre fëmijët që janë braktisur nga nëna e tyre, shtetasja Blerina B., në zonën e plazhit të qytetit, pas shqetësimit të ngritur nga fqinjët .

Mësohet se fëmijët kanë rrëfyer se nuk kishin shkuar në shkollë prej rreth një muaji dhe se tre ditët e fundit nuk kishin pasur ushqim.

Banesa ku ndodheshin fëmijët ishte lënë pa përkujdesje, ndërsa ende nuk dihet fati i nënës së tyre apo motivi që e shtyu të largohej nga shtëpia./Ballkan web

Bleu hotelin luksoz në Palasë, Uzuni shuan zërat: S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt…

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni njoftoi pak ditë më parë se i është futur biznesit. Vetë futbollisti e tregoi diçka të tillë në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se ka blerë një hotel në Palasë të Vlorës, emrin së cilit do t’ia vendosë “Uzuni Hotel”.

Të shumta kanë qenë kritikat dhe reagimet në lidhje me këtë lajm të “rrufeshëm” dhe të papritur.

Shumë prej komentuesve dhe opinioni i gjerë publik janë shprehur se sulmuesi i Shqipërisë dhe Austin FC në SHBA po “pastron” lekët e tjetërkujt, të ardhura të cilat nuk janë të tijat.

Uzuni nuk ka vonuar dhe i është përgjigjur kritikave në kanalet e komunikimit.

“Jam një futbollist që të gjitha të ardhurat e mia i investoj në Shqipëri. Kam pasur mundësi të investoj edhe në Spanjë, por zgjodha Shqipërinë sepse e dua vendin tim.

Ndoshta nuk jeni mësuar që futbollistët të investojnë, por unë besoj tek e ardhmja e vendit tim dhe dua të kontribuoj këtu. Pres që njerëzit të ndajnë dashurinë dhe mbështetjen për këtë vendim, sepse çdo investim që bëj është për Shqipërinë.

Akuzat dhe shpifjet për pastrim parash janë të pavërteta. Paratë e mia janë të deklaruara dhe nuk kanë asnjë lidhje me ‘paga mesatare’ – paga ime është publike dhe e njohur.

Nuk kam nevojë të pastroj lekët e askujt. Respekt dhe dashuri për të gjithë! Myrto Uzuni”, shkruan sulmuesi në kanalet e komunikimit./SOT

“Një baba i sheqertë, babaxhan…”/ Zhaklin debaton ashpër me Arjanin: Miri është “sugar daddy”…

Një debat i ashpër ka ndodhur në Fan Club mes dy opinionistëve Zhaklinës dhe Arjanit, gjatë një diskutimi për raportin e Mirit me Selin.

Zhaklin e ka quajtur Mirin “sugar daddy”, ku Arjani e ka kundërshtuar Zhaklinën duke i thënë se sugar është një “baba” që të mban me lekë. Gjithashtu, ai shtoi se raportin që Miri ka me Selin e shikon që konkurrenti e sheh Selin si vajzën e tij.

Pjesë nga debati:

Zhaklin Lekatari: Miri është një “sugar daddy”.

Arjan Konomi: Babi sugar është “babai” që të mban me lekë.

Zhaklin Lekatari: Këtë marrëdhënie që e ka me Selin, e ka me Lornën, e ka me Lore, e ka me një grup vajzash.

Arjani Konomi: Unë e shikoj që e ka si vajzën e tij.

Zhaklin Lekatari: Po mundohesh të krijosh një çift pa qenë fare çift.

Arjani Konomi: Jam dakord me ju që nuk është zhigolo.

Zhaklin Lekatari: Nuk është zhigolo as ngacmues, por është një “sugar daddy”, një baba i sheqertë, por në kuptimin e parë të fjalës sugar. Baba i ëmbël, babaxhan që i qëndron vajzave afër dhe i ndihmon vajzat, që u jep strategji edhe u jep vajzave lojë.

Arjani Konomi: Jo, nuk është kjo “sugar daddy”, më vjen keq që nuk e di, “sugar daddy” është një që të mban me lekë, si ka shumë në Shqipëri.

VIDEO

SHBA prezanton “Piramidën e ushqimit të vërtetë” për qytetarët: Ja çfarë duhet të hani për jetë më të mirë

Shtëpia e Bardhë ka prezantuar një ndryshim të madh në udhëzimet ushqimore të Shteteve të Bashkuara, duke zbuluar modelin e ri të quajtur “Piramida e Ushqimit të Vërtetë”, i cili përmbys plotësisht piramidën e vitit 1992.

Ndryshe nga modeli i vjetër, që inkurajonte konsumimin e lartë të bukës, makaronave dhe drithërave, piramida e re vendos proteinat, yndyrnat e shëndetshme dhe produktet e bulmetit me yndyrë të plotë në bazë të ushqyerjes, duke përfshirë mishin e kuq, mishin e pulës, peshkun, vezët, djathin, qumështin e plotë, gjalpin dhe yndyrnat natyrale si vaji i ullirit.

Sipas udhëzimeve të reja, të rriturit duhet të konsumojnë nga 1.2 deri në 1.6 gramë proteina për kilogram të peshës trupore në ditë, krahasuar me 0.8 gramë për kilogram peshë trupore që ishte në rekomandimet e mëparshme. Ndërkohë, frutat dhe perimet mbeten pjesë e rëndësishme e dietës, por rekomandohet një ulje e ndjeshme e drithërave, veçanërisht atyre të përpunuara si buka e bardhë, makaronat industriale, drithërat e rafinuara dhe produktet me bazë mielli.

Administrata thotë se synimi është të përparësohen ushqimet e plota, të pasura me lëndë ushqyese, dhe të reduktohen karbohidratet e përpunuara dhe produktet industriale, përfshirë ushqimet e gatshme, pijet e ëmbëlsuara dhe produktet me sheqer të shtuar. Ky ndryshim konsiderohet një korrigjim i madh i kursit, pas dekadash këshillash ushqimore me bazë karbohidratesh, të cilat përkuan me rritjen e obezitetit dhe diabetit në SHBA.

Sipas autoriteteve, modeli i ri reflekton prova shkencore që tregojnë se ushqimi i vërtetë dhe i papërpunuar ka një rol kyç në përmirësimin e shëndetit. Nisma është pjesë e axhendës së presidentit Donald Trump, “Make America Healthy Again”, që synon të luftojë sëmundjet kronike, ndërsa të dhënat tregojnë se 75% e të rriturve amerikanë vuajnë nga sëmundje të lidhura me dietën.

Braktisi fëmijët dhe u largua me të dashurin! Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty (Video)

Prej janarit 2023, 27-vjeçarja Anxhela Nazifllari figuron e zhdukur.

Pas divorcit, ajo u largua me partnerin, duke lënë pas katër fëmijët e saj, të cilët sot rriten nga gjyshja.

Në studio, Drita Fetaj rrëfen mes dhimbjes mungesën e çdo kontakti prej vitesh dhe frikën se mos Anxhelës i ka ndodhur diçka e keqe.

Një apel prekës vjen edhe nga fëmijët, të cilët çdo ditë pyesin për nënën e tyre.

Pa Gjurmë vijon kërkimin për të zbuluar të vërtetën dhe për të rikthyer shpresën te familja.