Qeveria u vë rrogë referencë edhe berberëve, për kirurgët shkon mbi 2200 euro/ LISTA

Administrata Tatimore publikoi listën e pagave indikative për punonjësit e sektorit mjekësor dhe atij të kujdesit personal.

Lista, e cila do të shërbejë si një instrument referues për analizën e riskut, me qëllim identifikimin e rasteve të mundshme të mosdeklarimit të pagave reale të punonjësve, luhatet në intervalin nga 75 mijë lekë për pagat e berberëve dhe parrukierëve deri në 215 mijë lekë për kirurgët.

“Administrata Tatimore do të analizojë të dhënat e deklaruara në listëpagesat e subjekteve që operojnë në këto sektorë, duke i krahasuar ato me nivelet indikative të pagave sipas profesioneve përkatëse. Tatimpaguesit që deklarojnë paga nën nivelin e pagave indikative për profesionet përkatëse, apo që ndryshòjnë kategorizimin e profesionit të punonjësit me qëllim deklarimin e një page më të ulët, do të konsiderohen me risk dhe do të jenë objekt verifikimi nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore,” deklaruan Tatimet përmes një njoftimi zyrtar.

Administrata u ka bërë thirrje të gjithë tatimpaguesve të deklarojnë në mënyrë të saktë pagat reale të punonjësve në sektorin mjekësor dhe estetik në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi. Sipas saj, masat për deklarimin e saktë të pagave synojnë rritjen e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore, me qëllim sigurimin e pensioneve dinjitoze për punonjësit e sektorit të mjekësisë dhe të kujdesit personal (estetikë).

Rama jep LAJMIN: Familjarëve ose prindërve që kujdesen për persona me aftësi ndryshe do t’u paguhen sigurimet shoqërore nga shteti

“Kemi thënë dhe do ta realizojmë, dyfishimin e shpërblimit për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara”

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së ka njoftuar se do të ketë ndryshime në aktin e ardhshëm normativ. Ai zbuloi se familjarë ose prindër që nuk punojnë dot për shkak se kujdesen për ta do t’u paguhen sigurimet shoqërore nga shteti. Po ashtu për ta do të ketë edhe dyfishim shpërblimi.

“Nuk e kemi pasur mùndësinë të rrisim pagat sepse ekonomia nuk na e ka lejuar. Tani kjo po ndodh, jo vetëm në sektorin publik, por edhe privat, ku pagat po rriten në mënyrë të ndjeshme. Po ashtu edhe me pensionet, kemi filluar një proces të pandashëm me rritjen e pensioneve. Në janar u rritën pensionet x, ndërsa janarin që vjen do të jetë dyfish i asaj shifre, në 2028 trefish, 2029 katërfish e kështu me radhë.

E kemi thënë edhe më parë, por do të realizojmë tani, që kujdestarët, prindër, të afërm familjarë të fëmijëve me aftësi të veçanta, kemi shumë fëmijë dhe njerëz që kanë nevojë, që janë të detyruar të kujdesen për njeriun e afërt, nuk mundet dot që për këtë shkak të mbeten pa pension nesër, dhe do t’ia paguaj shteti detyrimet shoqërore. Kjo do të fillojë nga akti i ardhshëm normativ i qershorit, ashtu sikundër kemi thënë dhe do ta realizojmë, dyfishimin e shpërblimit për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara, për nënat në radhë të parë”, tha Rama duke theksuar se nuk kanë qenë mundësitë për ta realizuar më parë.

“Mbrojtja e NATO-s rrëzon raketën iraniane mbi Turqi – konflikti afrohet pranë kufijve të Aleancës

Lufta në Lindjen e Mesme arrin një nivel të ri tensioni pas interceptimit të një rakete iraniane mbi Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme ka arritur një nivel të ri tensioni pasi Turqia deklaroi se një raketë balistike e hedhur nga Irani ka hyrë në hapësirën ajrore turke dhe është rrëzuar nga mbrojtja e lidhur me NATO-n. Sipas Reuters, më 30 mars, autoritetet turke e përshkruan këtë si raketën e katërt iraniane të interceptuar që nga fillimi i konfliktit, ndërsa një zëdhënës i NATO-s konfirmoi se Aleanca është gati të mbrojë anëtarët e saj. Turqia nuk ka sqaruar objektivin e raketës, ndërsa Irani nuk ka dhënë komente të menjëhershme për incidentin.
Pse ka rëndësi ky episod

Ky incident është i rëndësishëm për dy arsye. Së pari, tregon se lùfta nuk prek më vetëm Iranin, Izraelin, Libanin, Jemenin dhe Gjirin Persik: tani po afrohet pranë territorit të një vendi anëtar të NATO-s. Së dyti, ngrit një pyetje që shumë qeveri shpesh e kanë shmangur: çfarë ndodh nëse konflikti, tashmë në zgjerim, përfshin më drejtpërdrejt territoret dhe sistemet e Aleancës?

Interceptimet nuk janë të rralla, por vendi i Turqisë e bën këtë rast të veçantë

Interceptimet e raketave ndodhin shpesh në shumë konflikte, por ky rast dallon për shkak të vendndodhjes dhe rolit të Turqisë. Turqia nuk është thjesht një vëzhguese: është anëtare e NATO-s, strehon objekte kyçe të Aleancës dhe ka luajtur rol diplomatik për të ulur tensionet rajonale. Reuters raporton se Turqia strehon baza kyçe si Incirlik dhe radarin e Kurecik, dhe se Ankaraja ka mbajtur kontakt me udhëheqësit ushtarakë të NATO-s me rritjen e tensioneve.

Një raketë që hyn në hapësirën ajrore turke nuk është thjesht një episod i luftës. Është një test për të kuptuar se sa larg mund të shtrihen pasojat gjeografike të konfliktit. Edhe nëse raketa nuk ishte drejtuar drejtpërdrejt ndaj Turqisë, fakti që ka kaluar hapësirën ajrore dhe është rrëzuar ndryshon perceptimin e luftës, duke e kthyer një konflikt të afërt në një çështje të drejtpërdrejtë sigurie për një vend të Aleancës.

Roli i dyfishtë i Turqisë

Roli i Turqisë është veçanërisht interesant sepse ajo përpiqet të luajë dy funksione njëkohësisht. Nga njëra anë, Ankaraja angazhohet në përpjekje diplomatike për të ndaluar eskalimin. Sipas Reuters dhe mediave të tjera, Turqia ka marrë pjesë në bisedime në Islamabad së bashku me Pakistanin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin, duke synuar zgjidhje si rihapja e ngushticës së Hormuzit dhe stabilizimin rajonal.

Nga ana tjetër, Turqia duhet të reagojë si një shtet i cili hapësira ajrore e tij përfshihet në konflikt. Balancimi i këtyre dy pozicioneve nuk është i lehtë. Turqia ka kritikuar si operacionet ushtarake të SHBA-ve dhe Izraelit, ashtu edhe aktivitetin raketor iranian, duke u paraqitur si aktor diplomatik dhe jo si palë në konflikt. Megjithatë, përsëritja e incidenteve raketore e bën të vështirë ruajtjen e vetëm një distancimi diplomatik. Kur raketat hyjnë në hapësirën tënde ajrore, edhe indirekt, roli i Turqisë rrezikon të kalojë nga ndërmjetësues në një fuqi rajonale të përfshirë.

Aleanca në qendër të vëmendjes

Interceptimi i raketës mbi Turqi nuk do të thotë se NATO po hyn në luftë, siç është sqaruar nga burimet. Megjithatë, faktorët aleancës bëhen më të rëndësishëm se kurrë. Sipas Reuters, NATO ka riafirmuar gatishmërinë për të mbrojtur anëtarët e saj, një pozicion standard që merr një peshë tjetër në një skenar të luftës në zgjerim. Ky episod tregon se, nëse rreziku i përhapjes vazhdon, territori dhe besueshmëria e Aleancës mund të bëhen elementë kyç të strategjisë.

Konflikti tashmë zhvillohet në fronte të shumta: rebelët Huthi janë gjithnjë e më shumë të përfshirë, shtetet e Gjirit mbeten nën presion, dhe ngushtica e Hormuzit vazhdon të jetë një nyje ushtarake dhe ekonomike. Një episod që përfshin Turqinë shton një nivel kompleksiteti. Nuk hap një luftë të re, por rrit rreziqet.

Pasojat e gjeografisë së konfliktit

Rëndësia më e madhe e incidentit është se ndryshon perceptimin gjeografik të luftës. Një konflikt që shpesh lidhej kryesisht me Iranin dhe Izraelin tani shtrihet qartë edhe në hapësirën ajrore të një vendi anëtar të NATO-s. Edhe nëse incidenti përfundon me një interceptim të suksesshëm pa eskalim të mëtejshëm, ai tregon se lufta është gjithnjë e më e vështirë për t’u kufizuar.

Ky zhvillim ka ndikim në tregje, diplomaci dhe strategji ushtarake. Nëse qeveritë e vlerësojnë që lufta mund të prekë direkt territorin e Aleancës, mënyra e përballimit të konfliktit ndryshon, edhe pa një ndërhyrje formale. Shpesh rëndësia e një ngjarjeje qëndron më shumë në ndryshimin që prodhon në vendime të ardhshme sesa në efektet e saj të menjëhershme. Interceptimi në Turqi duket se është një nga këto raste.

Çfarë tregon ky episod për fazën aktuale të luftës

Minimalisht, incidenti raketor mbi Turqi tregon se kufijtë e luftës po bëhen më të paqëndrueshëm. Të ndjekësh vetëm frontet kryesore nuk mjafton më: tani ka rëndësi edhe ku arrijnë pasojat indirekte. Roli diplomatik i Turqisë, postura mbrojtëse e NATO-s dhe fuqia raketore rajonale e Iranit bashkohen në të njëjtën histori. Ky është një sinjal i një lufte që po zgjerohet jo vetëm në intensitet, por edhe në përmasa strategjike./Lajmi i Fundit

Pamje apokaliptike/ Çfarë po ndodh në Greqi?

Qyteti i Heraklion, që ndodhet në ishullin e njohur të Kretës, po përballet aktualisht me një situatë të pazakontë dhe mjaft alarmante për banorët e tij.

Një valë e fuqishme e pluhurit afrikan ka përfshirë zonën, duke krijuar kushte të rënda atmosferike dhe duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e jetës së përditshme. Ky fenomen natyror, i cili ndodh kur masa të mëdha pluhuri transportohen nga shkretëtira e Saharasë drejt rajoneve të Mesdheut, këtë herë ka arritur nivele ekstreme.

Sipas të dhënave të publìkuara nga Observatori Kombëtar i Athinës përmes platformës Meteo.gr, përqendrimi i grimcave të imëta në ajër ka arritur deri në 1000 mikrogramë për metër kub, një shifër shumë herë më e lartë se kufijtë e rekomanduar për sigurinë e shëndetit publik. Këto nivele konsiderohen tejet të rrezikshme dhe përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin, sidomos për personat që vuajnë nga sëmundje kronike të frymëmarrjes si astma apo bronkiti, si dhe për të moshuarit dhe fëmijët.

Pamjet nga qyteti janë shqetësuese: një mjegull e dendur pluhuri ka mbuluar gjithçka, duke krijuar një atmosferë të zymtë dhe duke reduktuar ndjeshëm dukshmërinë. Nga kulla e kontrollit në Aeroportin Nikos Kazantzakis është raportuar se dukshmëria ka rënë në vetëm 600 metra, ndërkohë që në kushte normale arrin deri në 10 kilometra.

Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e trafikut ajror, duke shkaktuar vonesa dhe devijime të fluturimeve. Aktualisht, shumica e fluturimeve që duhet të ulen në Heraklion po ridrejtohen drejt aeroporteve të tjera, ndërsa vetëm ngritjet po realizohen me kujdes të shtuar.

Meteorologët kanë paralajmëruar se kjo situatë nuk do të jetë kalimtare. Parashikimet tregojnë se vala e pluhurit do të vazhdojë deri të enjten, më 2 prill, dhe ekziston mundësia që një valë tjetër të godasë sërish rajonin në ditët në vijim. Kjo e bën situatën edhe më shqetësuese dhe kërkon masa të vazhdueshme parandaluese.

Autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal. Ata rekomandojnë shmangien e daljeve të panevojshme, përdorimin e maskave mbrojtëse dhe qëndrimin në ambiente të mbyllura sa më shumë që të jetë e mundur. Në veçanti, grupet më të rrezikuara duhet të jenë shumë të kujdesshme. Ekspertët theksojnë se fenomene të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, si pasojë e ndryshimeve klimatike, duke e bërë të domosdoshëm ndërgjegjësimin dhe përgatitjen për situata të ngjashme në të ardhmen.

SHBA – Trafik ko k¤ine me vΙerë 100 mln dollarë, dënohet me burg shqiptari (Emri)

Një shqiptar që jeton në Michigan është dënuar me 25 vjet burg në një rast trafiku ndërkombëtar kokaine prej 100 milionë dollarësh. Ylli Didani, 48 vjeç, u dënua të martën në gjykatën federale në Detroit, për shpërndarje kokaine dhe pastrim parash.

Sipas mediave amerikane, kokaina me vlerë mbi 100 milionë dollarë u sekuestrua pas hetimit të një organizate ndërkombëtare të trafikimit të drogës me lidhje me Shtetet e Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Evropën.

Agjencitë e përfshira në hetim përfshinin Administratën Kundër Drògës, Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së, Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme-Hetimet Penale dhe Departamentin e Policisë së Farmington Hills (Michigan). Didani dhe bashkëpunëtorë të tjerë planifikuan dhe financuan shpërndarjen e kokainës nga disa vende, përfshirë Michiganin, tha prokurori i distriktit.

Si rezultat i hetimit, tha prokurori i distriktit, oficerët e zbatimit të ligjit sekuestruan mbi 4,300 kilogramë kokainë gjatë viteve 2019 dhe 2020, të cilat ishin ngarkuar në pesë anije të ndryshme kontejnerësh me destinacion porte ndërkombëtare.

“Është martuar me mua për letra”/Rabea Shahini sqaron raportin e shumëpërfolur me Mirin!

“Është martuar me mua për letra…”/Rabea Shahini sqaron raportin e shumëpërfolur me Mirin!
I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit. Ajo ka folur më shumë lidhur me lojën e tij në “Big Brother VIP 5”, por po ashtu ka sqaruar dhe disa keqkuptime që kanë qarkulluar në media.

Ka pasur momente që është konceptuar nga disa njerëz sikur marrëdhënia juaj u vu në dyshim. Si e përjetove këtë?

Unë jam mësuar nga poIitika që shprehen shumë gjëra që nuk janë gjithmonë të vërteta. Nuk është se më prek shumë, por ka shumë gjëra që nuk janë të vërteta. Ne as jemi ndarë, as kemi ndonjë marrëdhënie të çuditshme. Madje për të sqaruar atë që është thënë sikur Miri është martuar me mua për letra, Miri akoma nuk i ka marrë letrat. E ka pasur mundësinë për të marrë nënshtetësinë gjermane, por nuk e ka bërë sepse e do shumë atdheun. Miri ka një karrierë këtu dhe kjo karrierë nuk vazhdon nëse nuk është këtu. Kemi debatuar shumë për këtë.Edhe për ne ishte vendim i vështirë. Edhe ne nuk jemi gjithë kohën me të. Nuk do jetë gjithmonë kështu, por për momentin, sepse ai nuk e lë dot karrierën, as unë nuk e lë dot punën në parlamentin gjerman. Nuk është e lehtë për ne. Është sakrificë për ne, veçanërisht për Mirin, se ai e do shumë vajzën e tij. Nuk është e thjeshtë të mos jesh gjithë kohën me të.

Miri dhe vajza ngjajnë shumë si karakter. Kanë ca rituale të përbashkëta. Ata vdesin të bëjnë shopping, shohin nëpër dyqane, luajnë Nintendo, rrinë shtrirë në kolltuk në të njëjtin pozicion, madje edhe flenë njësoj. Një ditë e çova televizorin te BBV dhe Miri ishte në gjumë akoma, shkova tek dhoma e gjumit dhe pashë edhe vajza po flinte po në të njëjtin pozicion./TAR

E PAPRITUR/ Selin përjashtohet nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”?

Një postim i papritur në “Instagram” ka shkaktuar trazira te fansat e Selin Bollatit

Një postim i papritur në “Instagram” ka shkaktuar trazira te fansat e Selin Bollatit. Në rrjetin social është publikuar një fotografi e banores ku thuhet se është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP5”.

Krahas këtij imazhi nuk kanë shkruar asgjë, por menjëherë ndjekësit kanë reaguar duke pyetur se çfarë ka ndodhur.

Disa prej fansave e kanë besuar fiIIimisht dhe disa të tjerë e kanë kuptuar se është një gënjeshtër me rastin e 1 Prillit.

“Unë për vete e hëngra dhe më ngeci dhe kosi në fyt”, shkruan një ndjekëse dhe një tjetër shprehet: “Dhe unë që po ecja dhe ndala në mes të rrugës”.

Ndërsa ata që e kuptuan menjëherë që është një gënjeshtër shkruanin: “Gëzuar 1 Prillin”.

Foton e kanë realizuar njësoj siç publikohet në “Instagram”-in e BBV kur një banor eliminohet nga gara, duke e bërë sa më të besueshme se ajo është larguar nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”.

Por në fakt ishte thjesht një rreng për fansat e saj me rastin e ditës së gënjeshtrës.

FAKTET/ A qendron deklarata e Ramës se heqja e taksës së qarkullimit ndaj karburanteve do t’i bënte shqiptarët të paguanin 4 herë më shumë?

Deklarata e Kryeministrit Edi Rama se heqja e taksës së qarkullimit do t’i detyronte shqiptarët të paguanin katër herë më shumë është kundërshtuar nga gazetari Klodian Tomorri, i cili ka bërë një analizë të detajuar mbi historikun e kësaj takse.

Sipas Tomorrit, në vitin 2011 qeveria e kohës hoqi tre taksa mbi automjetet: taksën e shitjes, taksën e qarkullimit dhe taksën e regjistrimit. Në atë kohë, taksa e qarkullimit ishte 10 mijë lekë në vit për makinat me naftë dhe 7500 lekë për ato me benzinë, ndërsa taksa e regjistrimit ishte 2400 lekë në vit.

Për të kompensuar të ardhùrat, barra fiskale u zhvendos pjesërisht te karburanti, duke vendosur një taksë prej 7 lekësh për litër për naftën dhe 5 lekësh për benzinën, si dhe një taksë vjetore për automjetet e përdorura. Sipas analizës, ky riformatim ishte neutral për buxhetin, pasi të ardhurat mbetën në të njëjtin nivel, rreth 80 milionë euro në vit.

Por situata ndryshoi pas vitit 2014, kur qeveria Rama rriti taksën e qarkullimit nga 7 në 17 lekë për litër dhe më pas në 27 lekë për litër. Sipas Tomorrit, me efektin e TVSH-së, kjo taksë arrin në rreth 32.4 lekë për litër.

Ai thekson se kjo nuk ishte një zhvendosje e barrës fiskale, por një rritje e drejtpërdrejtë taksash, e cila u kushton qytetarëve shqiptarë rreth 200 milionë euro në vit.

Në analizën e tij, Tomorri kundërshton edhe pretendimin e Kryeministrit se vendet e rajonit e kanë taksën e qarkullimit të përfshirë te automjeti. Sipas tij, krahasimi i faturave vjetore tregon se Shqipëria është në të njëjtat nivele me vendet e rajonit.

Referuar të dhënave të përpunuara, taksat vjetore për automjetet janë rreth 200 euro në Maqedoninë e Veriut, 250-350 euro në Kosovë, 245-345 euro në Shqipëri dhe 250-450 euro në Serbi.

Sipas gazetarit, këto shifra tregojnë se pretendimi për një diferencë të madhe mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera nuk qëndron, duke e cilësuar deklaratën e Kryeministrit si të pavërtetë. /skyweb.al

Shqipëria e rrezikuar nga sulmet iraniane? Ambasada amerikane dha alarmin, por Qeveria e quan hamendësim: Njoftime të tilla bëhen edhe kur ka protesta!

Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar të mërkurën se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Por, autoritetet shqiptare hodhën poshtë këtë, duke e quajtur “hamendje”.

Ambasada u bëri thirrje qÿtetarët amerikanë në Shqipëri “të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”.

Në një njoftim, Ambasada tha se grupet e lidhura me Iranin “gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante”.

Megjithatë, Agjencia për Media dhe Informim e Qeverisë shqiptare i tha Radios Evropa e Lirë se agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë “nuk e kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim të ambasadës amerikane”.

Ajo shtoi se Ambasada amerikane “jep rregullisht alarme të tilla, madje edhe kur dalin në protestë grupe opozitare që djegin kazanët e mbeturinave apo gjuajnë me molotov për të dalë në fotografi në gazetat e huaja”.

“Kështu që, ne i ftojmë qytetarët amerikanë të mos humbasin asnjë nga mundësitë e mrekullueshme që ofron Shqipëria, me vendet e saj të panumërta turistike, mikpritjen e saj të pakonkurrueshme dhe ushqimin e saj të paqortueshëm”, thuhet në përgjigjen e agjencisë.

Paralajmërimi i Ambasadës amerikane erdhi pak javë pasi hakerë të lidhur me Iranin kryen sulme kibernetike ndaj institucioneve shtetërore në Shqipëri, dhe pasi Kuvendi shqiptar e shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit.

Njoftimi vjen pak javë pasi hakerë të lidhur me Iranin kryen sulme kibernetike ndaj institucioneve shtetërore në Shqipëri, dhe pasi Kuvendi shqiptar e shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit.

Marrëdhëniet midis Iranit dhe Shqipërisë janë të tensionuara dhe praktikisht të ngrira prej se Shqipëria u ofroi anëtarëve të grupit opozitar iranian, MEK, strehë të sigurt, mbi një dekadë më parë.

Shqipëria gjithashtu e mbështet luftën e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, kundër Iranit, e cila nisi më 28 shkurt. Irani është përgjigjur duke kryer sulme ndaj Izraelit dhe bazave amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte thënë se Shqipëria i mbështet sulmet amerikano-izraelit, sepse ajo është përballur drejtpërdrejt me “fytyrën barbare të regjimit të Teheranit, përmes agresioneve të tij kibernetike”.

Gjatë muajit të kaluar, Kuvendi dhe Posta e Shqipërisë u goditën nga sulme kibernetike.

Për të dyja sulmet përgjegjësinë e mori grupi Homeland Justice.

Homeland Justice, sipas një analize nga gjiganti amerikan i teknologjisë Microsoft, është i lidhur me Qeverinë iraniane.

Në postimet e veta në Telegram, grupi i hakerëve kishte thënë se sulmet ndaj institucioneve të Shqipërisë po bëheshin për të dënuar vendimin e tyre për strehimin e grupit opozitar MEK, që njihet edhe si Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit.

“Kur ju i mbështesni terroristët, duhet të dini se do ta paguani çmimin për këtë, në të gjitha aspektet”, thuhet në një nga postimet e këtij grupi, më 10 mars.

Në postime të tjera, grupi akuzon politikanët shqiptarë se po i dëgjojnë “urdhrat e amerikanëve”, si dhe paralajmërojnë se ky sulm është “vetëm maja e ajsbergut”.

Ekspertë të sigurisë ishin të ndarë rreth asaj nëse prezenca e MEK-ut në Shqipëri rrit rrezikun, apo nuk ka ndikim në sulmet e mundshme nga Irani, pas fillimit të luftës me SHBA-në.

Pas fillimit të luftës në Iran, ekspertë ndërkombëtarë të sigurisë kanë paralajmëruar se përshkallëzimi i tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit rrit rrezikun e sulmeve të mundshme terroriste apo operacioneve të fshehta jashtë zonave tradicionale të konfliktit.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 2 Prill 2026

Dashi
Nëse kjo është dita juaj për t’u argëtuar, mos u habitni nëse ajo përkeqësohet për shkak të një ndjenje dërrmuese se duhet të punoni, ose duhet të jeni produktiv në një farë mënyre. Nëse jeni në punë sot, produktiviteti juaj i përgjithshëm do të jetë i fortë.

Demi
Pavarësisht nëse jeni në punë apo jo, kjo do të jetë një ditë shumë produktive për ju. Do të jeni në gjendje të mblidhni burime dhe informacione së bashku në një mënyrë shumë efikase, duke krijuar një recetë për sukses të madh. Zbatojeni këtë recetë në çdo gjë që bëni.

Binjakët
Pavarësisht nëse jeni në punë apo jo, do të ndjeni një presion të jashtëzakonshëm për të kryer detyra të caktuara. Nëse jeni në shtëpi, merruni me punët e shtëpisë që keni dashur t’i kryeni prej javësh. Sot është dita me shi që keni pritur.

Gaforrja
Vetëm për shkak se stili juaj aktual është pak i vjetëruar, të tjerët po ju akuzojnë se po bëni diçka në mënyrën e vjetër. Kjo nuk është asgjë për t’u turpëruar. Të qëndruarit besnik ndaj metodave tradicionale në fakt do të jetë më efektive.

Luani
Shqetësimi juaj i vazhdueshëm në lidhje me javën e punës që ju pret po ju prish kënaqësinë e momentit të tanishëm. Mos u kapni në këtë pozicion të vështirë. Nuk ka kuptim të shqetësoheni për të nesërmen. Lëreni të vijë dhe jini të patrembur kur të vijë.

Virgjëresha
Hartimi i planit tuaj është çelësi në vend që të prisni ose të shpresoni që të tjerët ta bëjnë planin tuaj për ju. Fuqia juaj e përqendrimit do të jetë e fortë sot, megjithëse të tjerët mund të përpiqen t’ju çekuilibrojnë me kritikat e tyre. Mos i lejoni.

Peshorja
Përdoreni këtë ditë për të ndryshuar qëndrimin tuaj të përgjithshëm ndaj punës. Nëse jeni realisht në punë apo jo, nuk ka shumë rëndësi. Thjesht kuptoni se është koha për të pasur një këndvështrim të ri për kohën që kaloni në punë. Jini mirënjohës.

Akrepi
Edhe nëse jeni në shtëpi tani, do ta gjeni veten duke zbatuar parimet e punës në detyrat që duhet të kryeni nëpër shtëpi. Mos kini frikë ta bëni këtë. Kjo do t’ju ndihmojë ta bëni punën të shkojë shumë më mirë dhe me efikasitet.

Shigjetari
Mund të jetë e vështirë për ty të ulesh dhe thjesht të argëtohesh edhe pse kjo është dita jote e lirë. Po ndjen një shqetësim të thellë që shoqërohet me nevojën tënde për të filluar diçka të re. Mos e shtyp këtë ndjenjë. Je duke u përpjekur për diçka të madhe.

Bricjapi
Shpirti juaj sipërmarrës është mjaft i fortë, pavarësisht nëse jeni apo jo në punë. Çdo gjë që shikoni ka potencialin të bëhet një mundësi e re biznesi. Çdo person që takoni është një burim i mundshëm për karrierën dhe suksesin tuaj afatgjatë.

Ujori
Ndjen se të tjerët po marrin një ton më serioz edhe pse ti mund të mos jesh në punë. Njerëzit me të cilët je duket se nuk mund të relaksohen dhe kjo po të ul nivelin. Nuk do të duash të rëndohesh në një ditë kur je duke u argëtuar.

Peshqit
Gjendja juaj shpirtërore ndryshon dhe papritmas po bëheni mjaft pozitivë. Jeni në gjendje të shihni anën tjetër të çdo çështjeje me të cilën përballeni, dhe kjo po ju ndihmon të zgjeroni perspektivën tuaj të përgjithshme. Merrni këtë ndjenjë me vete kur të shkoni në punë.