Monika Kryemadhi flet për Iliri Metën: E kam shijuar në maksimum dashurinë me të, nuk e harroj se si…

Teksa flitej për dashurinë, opinionistja Monika Kryemadhi u pyet nga moderatori Arbër Hajdari nëse beson në dashuri.

Opinionistja u shpreh se e ka shijuar dashurinë e saj dhe se çfarëdo që ndodh mes një çifti, dashuria nuk harrohet.

“Unë e kam shijuar dashurinë time. E kam shijuar në maksimum. Kaq qe, dashuria nuk është vetëm më fjalë, por dhe me sjellje. Çfarëdo që ndodh mes dy personave, është dashuria brenda që nuk harrohet.

Çfarëdo që bëjnë të tjerët për ta prishur, mund ta prishin në pamje të jashtme, por brenda zemrës nuk e prishin dot”-u shpreh Monika Kryemadhi.

Nga tani e mbrapa ja sa lekë do marrin shqiptarët! Edi Rama mban thesin hapur! E di unë si kam shtërnguar dhëmbët kur

Kryeministri Edi Rama, gjatë një deklarate në podcastin e tij ka theksuar edhe një herë rritjen e pensioneve, nga e cila pensionistët kanë përfituar që në fillim të këtij viti.

Kreu i qeverisë,  u shpreh gjithashtu se kjo rritje do të dyfishohet çdo janar, duke vijuar në mënyrë progresive deri në vitin 2030.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe për vështirësitë e së shkurës, se si ai ndihesh dhe se si sikletosesh kur nuk kishte para.

“Unë e di se si i kam shtrënguar dhëmbët për të bërë durim, se si ndihesha se si sikletosesha, se si mezi i nxirrja fjalët kur thosha s’ka mundësi, nuk kemi lekë për ta bërë, s’është e mundur, duhet fillimisht të rrisim mundësitë e shtetit, s’e bëjmë dot se nuk mund të minojmë shtëpinë, ku rriten fëmijët tanë,” theksoi Rama.

Deklarata e plotë e Ramës:

Ashtu siç u zotuam në fushatën e 83 mandateve dhe siç ngritëm 83 kartona të gjelbër në Kuvend pro rritjes graduale të pensioneve gjatë këtij mandati historik, tanimë e kemi nisur kthesën. Sipas kategorive përkatëse, pensionistët që prej këtij janari përfitojnë një rritje, që çdo janar do të dyfishohet. Pra janarin e ardhshëm do të marrin dyfishin e shtesës së këtij janari. Janarin pas tij, trefishin e shtesës së këtij janari, pastaj katërfishin e këtij janari dhe në Shqipërinë 2030 do të ndalet ky progresion tek pesëfishimi i shtesës së mirëseardhur të janarit të këtij viti.

Kjo kthesë është një çlirim i madh për mua. U deshën vite reformash, u desh një përpjekje e madhe për rritje ekonomike, u desh një përmirësim rrënjësor në mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave, u desh shumëçka që të vinim në pikën ku një Shqipëri tjetër nga ajo e dhjetë viteve më parë, të bëhej vendi i rritjes së pensioneve, pa minuar themelet e stabilitetit financiar të shtëpisë sonë të përbashkët.

Unë e di se si i kam shtrënguar dhëmbët për të bërë durim, se si ndihesha se si sikletosesha, se si mezi i nxirrja fjalët kur thosha s’ka mundësi, nuk kemi lekë për ta bërë, s’është e mundur, duhet fillimisht të rrisim mundësitë e shtetit, s’e bëjmë dot se nuk mund të minojmë shtëpinë, ku rriten fëmijët tanë… E pra duruam, por më në fund erdhëm në këtë pikë, sepse punuam çdo ditë për kthesën që sapo ka nisur dhe më e mira është e gjitha përpara për gjyshet dhe gjyshërit e këtij vendi.

“Ajo e imja di shqip dhe të ha…”/ Miri befason për bashkëshorten e tij

Puntata e sotme e “Fan Club Big Brother VIP” ka nisur me një video të vitit 2018, ku shfaqet Miri duke folur për bashkëshorten e tij.

Më 8 maj 2018, këngëtari i njohur ka qenë i ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, ku ishte për të folur për këngën “Komshia” të “West Side Family”.

Në atë periudhë, Miri tregoi se çfarë i kishte thënë bashkëshortja e tij për videoklipin. Këngëtari u shpreh se e shoqja dinte shqip dhe kur ka parë klipin i ka thënë ‘pjesa më e bukur është kur ti i rri komshijes shumë afër’.

“Ajo e imja di shqip . E pa klipin të papërfunduar dhe tha pjesa më e bukur është kur ti i rri komshijes shumë afër”, thoshte Miri.

Ndërkohë kujtojmë se Miri ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ku po komentohet shumë për lojën e tij dhe sidomos me raportin që ai ka krijuar me Selin.

I vetmi që po i lutet ti shpëtojë “kokën”! Kush është Ron Yeffet, miku i Edi Ramës që përmendi Ahmetaj

Skema tashmë është e qartë: sa herë që kjo qeveri planifikon një goditje të madhe financiare, ajo e kamuflon atë me simbole verbuese suksesi, që do e çojnë emrin e Shqipërisë në nivele të paimagjinueshme më parë. Nuk është çudi që një skemë e tillë të jetë përdorur edhe për të fshehur qëllimet e vërteta të ristartimit të industrisë të armatimit dhe prodhimit të mjeteve ushtarake.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur dyshime të rënda ndaj Edi Ramës lidhur me rolin e mikut të tij hebre, biznesmenit kontrovers, Ron Yeffet, në kompaninë shtetërore të armëve KAYO, duke e cilësuar atë si një instrument të ndërtuar për të transferuar prona publike të Forcave të Armatosura në duar private.

Në emisionin Çim Peka Live në Syri TV, Ahmetaj deklaroi se kompania KAYO është krijuar nga qeveria jo për interesa strategjike të mbrojtjes, por për t’i hapur rrugë përfitimit privat, duke treguar edhe VKM-të që janë prodhuar për të arritur këtë synim. Sipas tij, pas krijimit të kompanisë shtetërore, janë marrë vendime ekstraligjore për të futur si aksioner biznesmenin izraelit Ron Yeffet, i cilësuar prej Ahmetajt si mik i afërt personal i kryeministrit Rama.

“Çfarë roli ka Yeffet në biznes, veç miqësisë me kryeministrin?-pyeti Ahmetaj”.

Për të sqaruar më mirë se për çfarë flet ish numri dy i qeverisë, Lapsi.al ka hapur arkivat për të kuptuar se cili është Yeffet dhe si u ingranua ai në biznesin e “rilindur” të armatimeve.

Shumëkush ka dëgjuar kohët e fundit për një kompani model të prodhimit të makinave të themeluar nga një vajzë shqiptare, e quajtur Arjeta Puca (foto poshte), e ardhur nga emigrimi në Turqi. Ajo është promovuar nga vetë kryeministri madje ka rrëfyer në podkastin e Edi Ramës historinë e suksesit të saj, që nisi nga dyqani ku i ati punonte si hidraulik.

Kompania e Arjeta Pucës, që mbante emrin Timak, papritur, një ditë të bukur të qershorit të 2025-ës vendosi të shesë 49% të aksioneve së saj. Deri këtu gjithçka duket normale. Deri sa emri i shitëses të promovuar nga shefi i qeverisë u asociua me atë të blerësit, mikut të Ramës Ron Yeffet. Pyetja e parë që të shkonte në mendje ishte: ç’ ne kjo vajzë, që sa do rritje të shpejtë të ketë pasur, sërish gjendet në hpat e parë të biznesit të prodhimiit të konstruksioneve metalike dhe atyre plastike, të lidhej me një biznesmen të sprovuar hebre.

Përgjigjja do të merrej vesh më vonë. Vetëm një muaj e gjysëm pas shitjes së dyshimtë, pra në fillim të gushtit, kompania e Pucës dhe Yeffetit krijoi një shoqëri të përbashkët me ndërmarrjen shtetrore të prodhimit të armëve, Kayo të drejtuar nga ish kreu i policisë së shtetit, Ardi Veliu. “Deal-i” shënohet në kontratë, privatët 80% shteti 20%.

Pra le të shohim trekëndëshin e krijuar. Arjeta Puca, një investitore në hapat e para që promovohet si model suksesi nga Edi Rama. Ardi Veliu, një ish polic, sa analfabet, po aq edhe besnik, i mbrojtur po nga ai. Dhe i treti, i njohur si mik i kryeministrit.

Po pse këtë të fundit e marrim si të mirqenë si të afërt me Ramën, mund të pyesë dikush.

Në intervistat e tij të mëparshme Arben Ahmetaj ka denoncuar se Rama i ka kërkuar që Ron Yeffetit ti shitej borxhi i jastëm i Shqipërisë.  Po ashtu i njëjti ka tentuar të hyjë si aksioner të krijimin e kompanisë ajrore Air Albania, duke blerë fillimisht 23% të aksioneve, por nga kjo nismë ai u largua shpejt. Pastaj tentoi të përfshihej në rrëmbimin e godinës të ambasadës shqiptare në New York, e cila synohej që sipas skemës të përdorur de këtu, ta përdorte atë si mjedis për ndërtimin e shtëpive për tu shitur, brenda të cilave do strehohej edhe vetë ambasada.

Pra, ky bisnesmen i huaj, i njohur më së miri në rrethin e oborëtarëve të Edi Ramës, që ka bërë marrëveshje ekonomike edhe me udhëheqës të vendeve afrikane, arriti të futet në biznesin shtetëror të ministrisë së mbrojtjes. Aludimi që bëri zv kryeministri Ahmetaj është se një gjë e tillë po bëhet për dy gjëra: së pari “për devijim të fondeve të buxhetit të shtetit”. Ai shtoi: “Shteti humbet të drejtën e vetos. KLSH nuk mund ta auditojë më asnjë kompani bijë të tillë. Pasuria publike kthehet në kapital privat pa asnjë procedurë privatizimi. Dhe kompanitë private nën umbrellën e KAYOS marrin kontrata ushtarake pa tender”.

Ndërsa qëllimi i dytë është për të justifikuar rrëmbimin e pronave stetërore të ushtrisë dhe për ti përdorur ato për interesa private. Për të ilustruar këtë Ahmetaj solli në vëmendje rastin e nënshkrimit të një marëveshjeje mes Kayos së Ardi Veliut dhe izraelitëve të Elbit Systems Ltd, për themelimin e Akademisë e Aviacionit  (foto poshte).

“Akademia e Aviacionit në Vlorë pa aviacion me një helikopter, e kupton? Por nuk bëhet fjalë për atë, por për terrenin dhe për asetin”, tha Ahmetaj për këtë pronë që jendet në mes të qytetit.

Në vijim, Ahmetaj denoncoi edhe një zhvillim të fundit në strukturat ushtarake, duke deklaruar se kreu i Forcave të Armatosura është ndërruar pak kohë më parë dhe se personi i emëruar, Petrit Çuni, është vëllai i një miku të afërt të kryeministrit Rama.

“E bukura është që këta kanë ndërruar komandantin e forcave tokësore dhe kanë vënë vëllain e një miku të afërt të familjes, të përmendur në media. E dini pse? Se duan të bëjnë rrush e kumbulla paratë e shqiptarëve me Ron Yeffet”, tha Ahmetaj.
Një burim i afërt me zotin Çuni, i kontaktuar nga Lapsi.al hodhi poshtë si të pavertete pretendimin e ish Zv/Kryeministrit Ahmetaj, duke u përgjigjur se kriteri i vetëm mbi te cilin atij i është propozuar ky pozicion, qe e ka marrë në dhjetor 2025 është eksperienca 33 vjeçare si ushtarak karriere, emerimi në përputhje si gradë gjeneral, funksion dhe me eksperienca mbi 6 vjeçare (korrik 2019 -Nëtor 2025) në pozicionin e Përfaqësuesit Ushtarak Kombëtar nè Komadën Operacionale të NATO-s në Mons Belgjikë ( ACO SHAPE ).

Gjithësesi, pavarësisht dyshimeve që ngriti ish zv kryeministri në intervistën e tij në Çim Peka Live, për rolin e çifutit Ron Yeffet, asgjë nga bëmat e biznesmenit mik të Ramës nuk është konsumuar ende me fakte. I vetmi shqetësim është se ashtu si në denoncimet e mëparshme të Ahmetajt, për Tunelin e Llogarasë apo AKSH-in, që rezultuan që u konfirmuan plotësishht edhe kjo e kapjes së industrisë shqiptare të armatimit dhe mbrojtjes të rezultojë e vërtetë.

©Lapsi.al  

Erion Braçe denoncon rrjetin “Rossmann Lala”: Çmimet dyfish në Shqipëri, edhe pse kostot janë shumë të vogla se në Gjermani

Pas denoncimeve të publikuara disa ditë më parë nga Vox News lidhur me abuzimet me çmimet e produkteve nga rrjeti “Rossmann Lala”, sot ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Braçe shkruan se çmimet e produkteve në Shqipëri janë deri dyfish më të larta krahasuar me vendet e BE, duke hedhur poshtë pretendimet se kjo situatë shkaktohet nga taksat dhe tatimet.

Sipas tij, arsyeja e vërtetë është abuzimi dhe fitimi i lartë nga tregtarët.

“Nuk është tatimi, as taksa. Është abuzimi dhe fitimi i lartë prej abuzimit”, shkruan Braçe. 

Statusi i Erion Braçes

Çmimet deri dyfish më shumë; Nuk është tatimi, as taksa, është abuzimi dhe fitimi i lartë prej abuzimit!

E mbani mend këtë djalin? Ishte pak para vitit të ri; Bëri një vëzhgim krahasues dhe denoncoi publikisht! Iu turrën plot: taksat, tatimet, tvsh-ja – këto i rrisin çmimet!

A është e vërtetë kjo? Po e çoj unë më tej krahasimin dhe denoncimin: Tatimi mbi vlerën e shtuar:
Në Gjermani – 19%, në Itali – 22%, në Shqipëri – 20%;
Tatimi mbi fitimin:
Në Gjermani – 29–33%, në Itali – 24%, në Shqipëri – 15%;
Rroga minimale:
Në Gjermani – 12.82 € për orë pune = 2.050 € bruto në muaj;
Në itali – nuk ka pagë minimale, por kontratat kolektive të punës nisin me 7–9.5 € për orë pune bruto = 1.520 € bruto në muaj;
Në shqipëri është 500 € në muaj bruto.
Besoj është e qartë që nuk janë taksat që na bëjnë deri dy herë më të shtrenjtë; Nndërkohë,
mos harroni euron, rënien e fortë të saj, që praktikisht duhet t’i bënte më të lira për qytetarët produktet e importit, jo më të shtrenjta!

VIDEO

Ilir Meta: Ahmetaj është një luftëtar i Shqipërisë, ai do bëhet lider i socialistëve të tradhtuar, është patriot i paparë

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ndodhet aktualisht në burg, ka reaguar përmes një statusi publik pas intervistës së fundit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. 

Në reagimin e tij, Meta thotë se intervista e Ahmetajt është një dëshmi e seriozitetit dhe integritetit të tij politik e profesional, duke theksuar se deklarimet e ish-zëvendëskryeministrit, sipas tij, po shërbejnë për “çmontimin e organizatës kriminale që ka marrë peng Shqipërinë”.

Në statusin e tij, Meta flet edhe për një përpjekje për sekuestrim apo rrëmbim të paligjshëm të Ahmetajt, të cilën e cilëson si pjesë të një “manuali rrëmbimesh” të përdorur nga ajo që ai e quan organizatë kriminale, duke përmendur edhe raste të tjera të mëparshme.

Meta vlerëson Ahmetajn dhe madje e bën atë “lider të të gjithë socialistëve të mashtruar, të tradhëtuar”. 

Postimi i Ilir Metës

Intervista e fundit e Z. Arben Ahmetaj, dëshmoi seriozitetin dhe integritetin e tij politik, profesional dhe atdhetar për çmontimin e Organizatës Kriminale që ka marrë peng Shqipërinë.
Të gjithë ata që ngrinin dyshime mbi të vërtetat e tij një vit më parë, ka kohë që kanë mbyllur gojën, sepse gjithçka është provuar besnikërisht.
Të gjithë ata që vunë në diskutim çmimin 33.600 euro të shishes së verës që pinte Kreu i Organizatës, besoj se e kanë të qartë se zhdukja e kantinës provë të gjetur padashje, ishte një operacion shtetëror brenda natës dhe jo vepër e një kushëriri.
Përpjekja për sekuestrimin e tij (rrëmbimin) ilegal, është pjesë e manualit të rrëmbimeve që bën organizata, siç është provuar prej saj edhe nga rasti i Gerond Meçes dhe Daniel Shimës (dhe shumë raste të tjera).
Por ata gabojnë rëndë.
Duket qartë se Arben Ahmetaj nuk ka vendosur të jetë thjesht një dëshmitar e denoncues për çmontimin e organizatës kriminale.
Duket se ai ka bërë një hap të madh e cilësor përpara.
Ai ka vendosur të bëhet një lider i të gjithë socialistëve të mashtruar, të tradhëtuar dhe të shantazhuar nga organizata kriminale.
Ndaj dhe gjithmonë flet në emër të socialistëve, ndaj i ndan ata nga Organizata Kriminale dhe bashkia, depozita e parë dhe 26 vjeçare e Kreut të Organizatës.
Ahmetaj po flet si një socialist patriot, që e ndjen se regjimi që bazohet mbi trafikun e drogës po shkatërron shoqërinë në çdo aspekt ekonomik, social e politik.
Ai është i bindur se droga është nëna e të gjithë të këqijave (pasojave) për shoqërinë e çdo familje shqiptare.
Me 7 denoncimet e faktuara, Ahmetaj ka rimarrë lidershipin e luftës kundër korrupsionit dhe organizatës kriminale, por edhe ka fituar besimin e shumë njerëzve të ndershëm brenda PS e administratës se ai e ka seriozisht përmirësimin e qëndrueshëm të kujtesës.
Në veçanti, tronditëse janë dëshmitë e tij për kapacitetet e gjymtuara portuale të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve, që duhet të kthehet në një çështje madhore për të gjithë.
Këtë rradhë me koherencën, kthjelltësinë, vërtetësinë e tij, ai mua më kujtoi shumë politikanë të shquar grekë, të cilët në pamundësi për aktivitet politik në Greqi gjatë juntës ushtarake, u zhvendosën në Perëndim për të luftuar që andej për të ardhmen demokratike të Greqisë .
Dhe ata u bënë protagonistë të fuqishëm në Greqinë e re.

Ilir Meta dhe Arben Ahmetaj kanë luajtur për vite me radhë rolet e kundërshtarëve politikë, por gjithmonë me një përpikëri të tillë që të mos e lëndonin kurrë njëri-tjetrin aty ku dhemb vërtet: tek pushteti, tek pazaret dhe tek mbrojtja e ndërsjellë.

Konfliktet e tyre kanë qenë më shumë për konsum televiziv sesa për ndarje reale, një teatër i mirëinskenuar ku të dy palët e dinin se pas perdes ishin në të njëjtën anë të skenës.

Sot, kur Meta del të shenjtërojë Ahmetajn si “luftëtar për të ardhmen e Shqipërisë”, nuk po ndodh ndonjë kthesë e papritur morale, por thjesht po bëhet publike një aleancë që ka ekzistuar gjithmonë.

©Copyright Vox News

Brikena ka qenë e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Ish-banorja e “Big Brother” bën deklaratën e FORTË

Ish-banorja e “Big Brother”, Olta Sheta, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka komentuar banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Në një moment, Olta ka bërë një deklaratë të fortë ku ka thënë se Brikena ka qenë e lidhur me një tjetër ish-konkurrent të “Për’puthen”, Atdheun.

Sipas Shetës, në atë kohë Brikena ende nuk ka qenë e njohur, nuk ka qenë Miss.

Megjithatë në një lidhje telefonike, Atdheu ka mohuar lidhjen dhe ka thënë se me Brikenën është takar vetë një herë përmes shokut të tij.

Kujtojmë se Brikena kur ka hyrë në “Big Brother VIP 5” ka deklaruar se nuk ka patur asnjëherë një lidhje dashurie.

Por hyrja e Mateos në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka trazuar pak gjërat, pasi ai ka zbuluar se para disa vitesh kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe janë takuar. Të njëjtën gjë ka thënë edhe Brikena pasi ai u bë pjesë e reality show-t.

Por në një bisedë me një banor, Mateo ka thënë se mes tyre ka patur edhe puthje, gjë për të cilën nuk kanë folur më parë dy banorët.

Groenlanda kërkon negociata kokë më kokë me Uashingtonin: Nuk duam të jemi as danezë, as amerikanë

Në një lëvizje që ka tronditur diplomacinë mes Kopenhagenit dhe Uashingtonit, qeveria autonome e Groenlandës ka kërkuar për herë të parë të negociojë drejtpërdrejt me Shtetet e Bashkuara, pa praninë e Danimarkës.

Ky sinjal tregon se strategjia e Donald Trump për të ndarë Nuuk-un (kryeqytetin e ishullit) nga kontrolli tre-shekullor danez po jep rezultatet e para.

Të pesë partitë politike në parlamentin groenlandez dolën me një njoftim të përbashkët ku deklaruan: “Nuk duam të jemi as amerikanë, as danezë, duam të jemi groenlandezë”.

Megjithatë, ministrja e Jashtme, Vivian Motzfeldt, hodhi dorashkën ndaj Danimarkës duke pyetur publikisht: “Çfarë do të kishte të keqe nëse do të takoheshim me SHBA-të vetëm”?

Oferta amerikane: 100 mijë dollarë për çdo banor

Lëvizja e qeverisë së Nuuk-ut vjen në një moment kritik, kur Uashingtoni ka hedhur në tryezë “karrotën dhe shkopin”. Nga njëra anë, po qarkullon oferta për një kompensim prej 100 mijë dollarësh për secilin nga 57 mijë banorët e ishullit në këmbim të aneksimit, bashkë me premtime për investime masive dhe turizëm.

Nga ana tjetër, Trump ka paralajmëruar se do ta marrë Groenlandën “me të mirë ose me të keqe”, duke mos përjashtuar as presionin ushtarak.

“Divide et Impera” – Përçarja mes Nuuk-ut dhe Kopenhagenit

Për Danimarkën, ky është një makth kushtetues, pasi Kopenhageni është zyrtarisht përgjegjëse për politikën e jashtme të ishullit. Megjithatë, opozita groenlandeze po bën thirrje të hapur: “Lini Groenlandën të flasë vetë me Amerikën”.

Javën e ardhshme pritet një takim trilateral ku Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të takohet me homologet nga Groenlanda dhe Danimarka.

SHBA-të po përdorin parimin e vjetër latin “Divide et Impera” (Përçaj dhe sundo), duke shfrytëzuar dëshirën e groenlandezëve për pavarësi ekonomike nga fondet e Danimarkës dhe BE-së, për t’i joshur drejt një aleance (ose shitjeje) përfundimtare me Uashingtonin.

Thomas Strakosha nuk fshihet: E respektoj Greqinë, por jam shqiptar nga Himara

Thomas Strakosha nuk fshihet, përkundrazi. Ai e thotë me krenari se është një shqiptar nga Himara.

I lindur dhe rritur në Athinë, ai pranon se shumë shqiptarë e fshehin origjinën e tyre.

“Takoj shpesh fëmijë në Akademinë e AEK. Ata vijnë më takojnë dhe më thonë se janë shqiptar. Kjo më bën krenar. Unë e respektoj Greqinë, origjina ime është nga Himara dhe unë jam krenar që jam shqiptar” – tha për Athletico.gr portieri kuqezi.

Në podcast-in ku mori pjesë u fol edhe për babain, Foto Strakosha, në gjurmët e të cilit po ecën edhe Thomasi 30-vjeçar.

Hapat e parë ai i hodhi te APOEL (në Nicosia) për të vazhduar te Panionios (në Athinë) dhe Lazio (në Romë).

Pikërisht te kryeqytetasit në Apenine, Strakosha debutoi si profesionist. Pas 9 viteve në Serie A, u transferua te Brentford në Angli.

U kthye në vendlindje në vitin 2024 ku firmosi për AEK në Athinë, aty ku luan edhe sot.

Aktualisht, Thomas Strakosha është një ndër 5 portierët më të suksesshëm në 15 kampionatet kryesore.

Ai e ka ruajtur portën të paprekur në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet në vitin kalendarik

SHIKO VIDEON KËTU

Turqia synon t’i bashkohet aleancës mes Arabisë dhe Pakistanit: Pse pakti ushtarak ka rëndësi të madhe

Ankaraja po negocion hyrjen në paktin e sigurisë që parashikon reagim të përbashkët ndaj çdo agresioni

Turqia po synon t’i bashkohet një marrëveshjeje mbrojtjeje të nënshkruar mes Arabisë Saudite dhe Pakistanit, duke krijuar potencialisht një bosht të ri sigurie me ndikim në Azinë Jugore, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, raporton Bloomberg, duke cituar burime me dijeni për çështjen.

Marrëveshja, e nënshkruar fillimisht në shtator mes Riadit dhe Islamabadit, parashikon që çdo agresion ndaj njërit prej vendeve anëtare të konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve, një formulë e ngjashme me nenin 5 të NATO-s.

Sipas burimeve, bisedimet për përfshirjen e Turqisë janë në një fazë të avancuar dhe arritja e një marrëveshjeje konsiderohet e mundshme.

Interesat strategjike të Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit po afrohen gjithnjë e më shumë në disa rajone kyçe, duke nxitur bashkëpunim më të ngushtë në fushën e sigurisë.

Ankaraja e sheh këtë marrëveshje edhe si një mënyrë për të forcuar sigurinë dhe aftësinë parandaluese, në një kohë kur ekzistojnë paqartësi mbi besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe angazhimin e presidentit amerikan Donald Trump ndaj NATO-s, aleancë ku Turqia është anëtare.

Sipas analistit Nihat Ali Ozcan, nga instituti kërkimor TEPAV me bazë në Ankara, Arabia Saudite do të sillte kapacitete financiare, Pakistani aftësi bërthamore, raketa balistike dhe fuqi njerëzore, ndërsa Turqia do të kontribuonte me përvojë ushtarake dhe një industri të zhvilluar të mbrojtjes.