Donald Trump punëson “gjithë fisin”, çon të fejuarën e djalit të tij ambasadore në Greqi (FOTO)

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump ka zgjedhur Kimberly Guilfoyle, të fejuarën prej vitesh të djalit Donald Trump Jr., për t’u bërë ambasadore e SHBA në Greqi.

Kjo është zgjedhja e fundit e Trump për administratën e re që ka lidhje të ngushta me anëtarët e familjes së tij. Trump njoftoi synimin e tij për të emëruar Guilfoyle, një ish-prezantues i Fox News, të martën në mbrëmje mes zgjedhjeve për role të tjera diplomatike dhe ekonomike, duke përfshirë Andreë Ferguson për të udhëhequr Komisionin Federal të Tregtisë.

Zgjedhja e Guilfoyle për të shërbyer si ambasadore mijëra kilometra larg SHBA-së vjen në një moment kur në mediat amerikane flitet se djali i tij Donald Trump Jr. I ka dhënë fund fejesës dhe teksa fotografuar me një vajzë tjetër të quajtur Bettina Anderson.

Vetë Trump Jr. E uroi të fejuarën e tij për përzgjedhjen, megjithëse në rrjetet sociale ky urim u komentua më tepër si një “letër e përkryer ndarjeje”.

“Jam shumë krenar për Kimberly. Ajo e do Amerikën dhe gjithmonë ka dashur t’i shërbejë vendit si ambasadore. Ajo do të jetë një udhëheqëse e mahnitshme për Amerikën së pari”, shkroi ai.

Nga futbolli në politikë, ish-kapiteni kuqezi Mërgim Mavraj kandidat për deputet

Nga fusha e futbollit në politikë. Ish-kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj do të jetë kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës.

Ai do të marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare të 9 shkurtit të ardhshëm. 38-vjeçari do të përfaqësojë subjektin politik “Lista për Familjen”, që drejtohet nga dy ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.

Pikërisht ky i fundit zyrtarizoi lajmin për kandidimin e ish-mbrojtësit, teksa pritet edhe njoftimi zyrtar nga vetë Mërgim Mavrajt.

Ish-kapiteni kuqezi iu bashkua Kombëtares shqiptare në vitin 2012 dhe njoftoi tërheqjen nga ekipi në gusht të 2020-ës, pas 8 viteve gjatë të cilave regjistroi 50 ndeshje ndërkombëtare, teksa luajti edhe në Europianin e 2016 në Francë.

Elon Musk bëhet personi i parë në botë që tejkalon 400 miliardë dollarë pasuri

Elon Musk është i pari në botë që ka arritur dhe tejkalon 400 miliardë dollarë pasuri personale.

Sipas Bloomberg, pronari i Tesla-s ka një pasuri në vlerë” 439.2 miliardë, falë vlerësimeve të Teslas dhe SpaceX në Wall Street.

Që kur Donald Trump u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara, pasuria e Musk, i cili mori pjesë aktive në fushatën e tij zgjedhore, është rritur ndjeshëm.

Në veçanti, Tesla është ngjitur në nivelin më të lartë që nga viti 2021. Dhe që kur Trump u zgjodh president i SHBA-së, vlera e aseteve të Musk është rritur ndjeshëm. Space X vlerësohet tani në 350 miliardë dollarë si pjesë e operacionit të fundit të shitjes së brendshme të letrave me vlerë.

Çmimi prej 185 dollarësh për aksion, është shumë më i lartë se 112 dollarët e më pak se tre muajve më parë, duke e bërë kompaninë e Musk, startup-in më të vlefshëm të palistuar në botë.

“Ajo që është çmenduri, është se pothuajse asnjë investitor nuk donte të shiste aksione – tha Musk pas thashethemeve nga Bloomberg i cili, për vlerësimin, citoi një email të brendshëm për kompaninë. SpaceX ka reduktuar sasinë e letrave me vlerë që do të bliheshin nga punonjësit për të lejuar hyrjen e investitorëve të rinj”.

Άtentat me ar më zjarri 24-vjeçarit shqiptar në Selanik (EMRI)

Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Selanik të Greqisë.

Bëhet fjalë për shtetasin Ronaldo Pecaku nga Elbasani, person me precedentë të mëparshëm kriminalë, i arrestuar për vjedhje në vitin 2021.

Pecaku është qëlluar me armë zjarri teksa ishte duke udhëtuar me motor. Plumbat e kanë zënë në pjesën e barkut.

Gjendja e tij shëndetësore konsiderohet serioze, teksa është transportuar me urgjencë drejt spitalit “Axepa”.

Truρi i Saimir Sulës mbërriti në Shqipëri pa z emër, familjarët kërkojnë para kryeministrisë krγerjen e aυtoρsisë

Familjarë të Saimir Sulës dhe qytetarë kanë protestuar para Kryeministrisë ditën e sotme duke kërkuar kryerjen e një autopsie ndaj trupit të të ndjerit. Pjesëmarrësit në protestë kishin në duar pankarta mesazhet e të cilave kërkonin drejtësisë për ndarjen nga jeta të Sulës.

Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020.

Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!

Gazetari “ρΙas” bo mbën: SPAK do të arrestojë Ceno Klosin, Belinda Ballukun edhe

Gazetari Almer Toska në një studio televizive ku ndër të tjera është diskutuar edhe dhënia e çmimit “kampion i luftës kundër korrupsionit” nga SHBA për kreun e SPAK, Altin Dumani, tha se një nga çështjet që do të tregojë nëse Prokuroria Speciale kontrollohet nga amerikanët apo nga Edi Rama, është dosja për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin.

Ky i fundit mban detyrën e zv.ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës, ndërsa gazetari Toska paralajmëroi se ai do të arrestohet.

Gazetari Toska, referuar burimeve të tij, tha se zbërthimi i celularit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë që drejtohet nga Belinda Balluku, njëherazi edhe zv.Kryeministre, ka zbuluar se si shpërndahen paratë e konçensioneve.

“Ceno Klosi, Belinda Balluku dhe Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, do të arrestohen”, paralajmëroi Toska.

Brenda shtëpisë së braktisur të Bashar al-Assadit! Foto bëjnë xhiron e rrjetit, çfarë gjetën rebelët në shtëpinë e diktatorit sirian

Kanë bërë xhiron e internetit orët e fundit pamjet nga shtëpia e ish-diktatorit të Sirisë, Bashar al-Assad, ku ai jetonte me familjen e tij, në një lagje të Damaskut

Siç raporton media britanike Sky News, e cila citon fotot e zbuluara nga rebelët, kjo është shtëpia kryesore e ish-diktatorit, gruas së tij me origjinë britanike, Asma, dhe fëmijëve të tyre.

Dokumentet e gjetura brenda shtëpisë së Asadit të shpërndara në dysheme, thuhet se janë disa dokumente bankare me shuma të patreguara në emër të Asma al-Assad.

Sigurisht, civilët dhe rebelët sirianë kanë plaçkitur pjesën më të madhe të shtëpisë. Në mënyrë të veçantë, dhoma e zhveshjes së Asma-s, ndërsa dyshemeja ishte e mbuluar me kuti të panumërta për bizhuteri, antike dhe sende të stilive.

Vetëm nga fotot del qartë se Asma bënte një jetë luksoze me fëmijët e tyre, ndërsa bashkëshorti i saj orkestroi vrasjen e mijëra qytetarëve sirianë, të cilët jetonin në varfëri absolute

Në katin e poshtëm të shtëpisë janë gjetur edhe dosje të ndryshme. Midis tyre ishin të dhënat bankare me emrin e vajzërisë së Asma, të cilat përfshinin shuma marramendëse deri në 22.5 milionë dollarë.

Në intervista, Asma këmbënguli se Asadët bënin një jetë të klasës së mesme, një deklaratë që nuk u besua nga shumica e botës dhe nga plaçka bëhet e qartë se familja me të vërtetë “notonte” në pasuri.

Ndërsa familja Assad u largua me nxitim, ata lanë pas pjesën më të madhe të “thesareve” të tyre.

Në shtëpinë e përmendur të familjes Assad, u gjet edhe vendi ku Asma ruante kujtimet e saj të preferuara nga jeta familjare.

Konkretisht, kishte dhurata që i kishin bërë fëmijët e saj në shkollë, foto familjare të Asadëve në pushime, madje edhe foto të Bashar al-Assad duke notuar.

Mashtroi 35-vjeçarin përmes Facebook dhe i mori 9000 euro, e pëson keq 41-vjeçarja nga Pogradeci

Një 41-vjeçare nga Pogradeci, po hetohet nga autoritetet përkatëse, pasi akuzohet se ka mashtruar një 35-vjeçar përmes Facebook, duke i marrë 9 mijë euro.

Policia e Vlorës bën me dije se 35-vjeçari me iniciale A.R banues në fshatin Kropisht, Selenicë, ka kallëzuar në polici se kjo shtetase i ka marrë 9000 euro, gjatë muajve të fundit, duke e mashtruar nëpërmjet rrjetit social Facebook.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen M. G., 41 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. R., 35 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Selenicë, se kjo shtetase i ka marrë 9000 euro, gjatë muajve të fundit, duke e mashtruar nëpërmjet rrjetit social Facebook”, njofton policia.

Konfirmoi romancën, Ola Bruko: Nuk kam qenë e martuar kur jam lidhur me Endrin

Të ftuar në programin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro kanë qenë këngëtari Endrit Prifti dhe gazetarja Ola Bruko.

Prej disa muajsh tashmë janë zyrtarisht një çift, duke i dhënë fund spekulimeve të vazhdueshme rreth lidhjes së tyre. Pas një periudhe të gjatë përflitjeje në media dhe në rrjetet sociale, ata kanë vendosur të zyrtarizojnë romancën e tyre

Spekulimet për lidhjen e tyre filluan verën e kaluar dhe janë përforcuar gjatë emisionit “Dola te Ola,” ku Endri Prifti dhe vëllezërit e tij ishin jo vetëm këngëtarë, por edhe bashkëprezantues me gazetaren Ola Bruko.

Ky ishte një periudhë e rëndësishme për të dy, që çoi në zhvillimin e një lidhjeje më të thellë dhe më personale. Ola Bruko ka qenë më parë e martuar dhe ka dy fëmijë nga lidhja e saj e kaluar, ndërsa Endri Prifti ka qenë për një kohë të gjatë single.

Tani, ata kanë vendosur të hapin një kapitull të ri së bashku, dhe kjo ka qenë një lajm i pritur dhe i mirëpritur nga miqtë dhe ndjekësit e tyre. Për më tepër, kjo është intervista e tyre e parë publike si çift.

E kërkuan dashurinë tek njëri-tjetri?

Ola: Askush nuk e ka kërkuar.

Endri: Lindi rastësisht pas tri vitesh. Ne kishim emisionin “Dola te Ola” dhe rastësisht.

Ola: Askush nga ne nuk e kërkoi, por për shkak të punës ne qëndronim shumë kohë bashkë. Qëndronim të tre bashkë, edhe me Stefin. Bënim mbledhje pas emisionit, takoheshim gjatë javës se programonim emisionin e radhës e të tjera me radhë.

Kur ishte momenti kur ata e kuptuan se midis tyre po lindte një ndjenjë e bukur dashurie?

Endri: Shën Valentin ka qenë apo Krishtlindje? Një nga këto të dyja.

Ola: Pashkë. (qeshin)

Në rrjet jo të gjithë kanë komentuar pozitivisht rreth lidhjes së tyre dhe në shumë raste Ola ka postuar disa deklarata për t’i nënkuptuar se nuk duhet të komentojnë zgjedhjet e saj. Më tej, Ola sqaroi:

“Nuk dua t’i largoj, më shumë sesa dua të përpiqem t’i bëj të kuptojnë njerëzve që nuk duhet të merren me tjetrin. “Kurrë mos thuaj kurrë”, thotë populli. Çdokujt mund t’i ndodhë një e mirë, apo një e keqe në jetë dhe s’mund ta gjykosh tjetrin pa e ditur historinë. Për shembull mua kanë arritur të më shkruajnë deri aty sa “ty të raftë pika moj vajzë që prishe familjen për Endri Priftin”. Më fal, ku e di ti që unë paskëm prishur familjen për Endri Priftin?

Kjo është shumë e tmerrshme edhe jo për mua. Mua më vrasin, sepse kjo mund të ndikojë tek fëmijët e mi. Mua vetëm kjo më vret. Unë për fëmijët e mi jam gati të vras domethënë. Më falni, mos e merrni sikur, në kuptimin e mirë të fjalës. Kështu që duke qenë se i kam të dy fëmijët adoleshentë dhe të dy fëmijët e duan Endrin shumë. Mezi presin ta takojnë.

Përpiqem të mos i marr në konsideratë, pastaj vjen një moment dhe them “si ka mundësi, çfarë janë këto njerëz që e kanë këtë keqdashësi të madhe brenda vetes?”. Në fund të ditës të erdha të mora burrin ty, ose ku di unë. Që ta qartësojmë njëherë e mirë. Kur unë jam lidhur me Endri Priftin nuk kam qenë e martuar, që të qetësohet kjo dynja njëherë e mirë”.

“Si më nisën dyshimet”/ V▪︎rasja e 33-vjeçarit në Durrës, flet babai: Autori më erdhi në ναrrim, më pa shtrembër…

Pas rreth një jave është zbardhur vdekja e Branko Shkozës, 33-vjeçari që u gjet pa jetë në një kanal në zonën e zonën e Spitallës në Durrës.

Në pranga është vënë shoku i tij Majlind Habibi i cili dyshohet se e ka shtyrë pas një konflikti, duke e hedhur nga një urë, e duke i shkaktuar vdekjen. Sipas autorit të dyshuar, konflikti ka ndodhur për shkak se viktima i kishte ngacmuar gruan.

Ngjarja ka ndodhur në 2 dhjetor, ndërsa trupi u gjet në datën 5 dhjetor, pak metra larg banesës së viktimës. Babai i 33-vjeçarit ka deklaruar për korrespondenten e Top Channel, Vali Qyrfyçi, se autori u dyshuar e mashtroi në sy duke i thënë se nuk e dinte se ku ndodhej, ndërsa tregoi se i ka shkuar edhe në varrim.

Po ashtu babai bëri thirrje që policia e shtetit të tregojë kujdes të shtuar për këtë ngjarje, pasi para banesës së tij kalojnë familjarët e autorit, dhe ai frikësohet për ndonjë reagim në mëri e sipër të djemve të tij të tjerë.

“E pyeta autorin, ‘ka humb djali’, më pa shtrembër dhe iku, kisha katër ditë që kërkoja çunin, i kam rënë telefonit disa herë ndërkohë që zija i binte po nuk e hapte. Kemi kërkuar me efektivët ditë e natë ndërkohë që e kemi gjetur 11 metra larg shtëpisë. Ai deklaroi se e ka hedhur nga ura, po aty nuk ka më shumë se një metër ujë dhe nuk mund të mbytet. Pinte pak çuni, por nuk ka mundësi t’i jepte fund jetës, sepse distanca nga ura dhe vendi ku u gjet është shumë larg. Ai ka qenë duke pirë me disa persona para ngjarjes, por ata kanë deklaruar se nuk dinë gjë.

Kam frikë se çunat janë të nervozuar nga situata, kërkoj që policia të na qëndrojë afër sepse familjarët e autorit kalojnë para banesës sonë. E kam takuar autorin dhe e kam pyetur, se ata rrinin bashkë prej katër vitesh dhe më ka thënë është trembur, është larguar. Ndërkohë që kërkoja djalin ata bënin sikur nuk dinin asgjë, ndërkohë që ata e dinin. Një nga çunat e lagjes i kishte thënë shokut të babait të viktimës ‘kam katër ditë që nuk ha bukë dhe dua të tregoj të vërtetën se kush e vrau’”, ka deklaruar babai i viktimës.

Babai shprehet se dyshimet se djalin mund ta kishte vrarë shoku i tij, i lindën pasi kishte parë lëvizje të dyshimta prej tij.

“E ftova pas varrimit të vinte për drekën e vdekjes, por nuk erdhi”, ka deklaruar ai.