SΚANDΑLI i radhës/ Ραs daljes së Kiarës, ρυblikohet biseda e Oltës me ρroduksionin në dhomën e rrëfimit (Video)

Jo pak herë është aluduar nga ndjekësit për favorizim të Olta Gixharit nga produksioni në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Kjo pasi aktorja nuk është penalizuar për thyerjet e rregullave që ka bërë disa herë e më pas kanë qarkulluar fjalë se ajo ka patur ndikim në eleminimet e banorëve.

Një gjë e tillë ndodhi me Efin e mesa duket ka ndodhur edhe me Kiarën.

Pak më parë në rrjetet sociale ka qarkulluar një video, ku padashur produksioni ka hapur audion e dhomës së rrëfimit që ndodhej Olta, ndërsa pamja po shfaqte vajzat në dhomën e rrëfimit.

Në audio dëgjohet dikush nga produksioni tek e pyet Oltën pas largimit të Kiarës nëse është e kënaqur.

Kujtojmë se përsa i përket Efit, Olta e kishte shprehur disa herë nëpër shtëpi se do të donte që ajo të eleminohej, në mënyrë që loja e Luizit të dobësohej.

Dhe kështu ndodhi, Dea nxorri në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin duke u larguar kjo e fundit edhe pse shumica e publikut dëshironin largimin e Kiarës.

VIDEO

90 ditë brenda “BBV”! Kiara Tito ndan mesαzhin për ndjekësit, ρremtimi ρυblik për Luizin

Kiara Tito ka ndarë një mesazh për të gjithë ndjekësit ndërkohë që nuk kanë kanë kaluar as 24 orë që ka dalë nga ‘Big Brother Vip Albania’.

Mesazhin e saj, Kiara e ka shoqëruar me foton e dasmës me Luizin, ditë të cilën ajo e cilëson si më të mirën brenda shtëpisë.

Kiara falenderon mbështetësit por nuk mohon se edhe gjuha e urrejtjes nuk ia ka bërë të thjeshtë rrugëtimin.

Ajo thekson se do t’i qëndrojë deri në fund ndjenjës së saj për Luizin.

Mesazhi i Kiarës:

Faleminderit me shpirt. Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qendrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e Big Brother Vip. Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj. Falenderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë. Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qendrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell. Unë kam qen e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurine e Luizit, edhe kur kisha kundër të gjithë, dhe i kam qendruar dhe do ti qendroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni, #meLuizin.

https://www.instagram.com/kiaratito/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4776af1f-0db5-4ceb-af49-fb1e5ad28dfa&ig_mid=24D19F2B-C9D8-4931-AAF9-95AAC9CEB30C

Qetsori bisedon me bαnorët: T’i biem të gjithë Luizit tani që është pa Kiarën, ja si iu ρërgjigjën banorët ρΙαnit të të tij

Pas mbarimit të spektaklit të mbrëmshëm, banorët e “Big Brother Vip”, kanë shijuar darkën në ambientet jashtë shtëpisë, ku në një moment kur Luizi nuk ka qenë prezent, Qetsori u ka sugjeruar banorëve të tjerë ta ngacmojmë tani që është i ndjeshëm, pas largimit të Kiarës.

Dea ka qenë ajo që e ka kundërshtuar si ide, pasi sipas saj, nuk e sheh të drejtë në këtë moment që ai ndihet emocional.

Pjesë nga biseda:

Olta: “I thashë unë jo”.

Qetsori: “Edhe ti the joi”.

Dea: “Pse ti Qetsor, çfarë sugjeron? Te ngacmojmë Luizin ndërkohë që është emocional”?

Qetsori: “Jo, po them…”.

Dea: “Ta lëmë ashtu”?

Qetsori: “Po normal”!

Dea: “Ça do të thuash? Që ndërkohë që ai është emocional ne ta ngacmojmë”?

Olta: “Shumë i qartë ishte”.

Qetsori: “Pse nuk e kuptove ti? Pse e bën 2 herë pyetjen”.

Dea: “S’më duket aq e drejtë pra”.

Qetsori: “Tani Reality është, ta marrë e mira”!

Fαnsat e Luizit kërkojnë zαrf të zi, Çfarë rregυlli kanë thγer Olta dhe Dea

Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit,  Olta dhe Dea duket se kanë thyer rregullat e formatit të “Big Brother Vip Albania”, ato janë futur të dyja në të njëjtin dush ku dhe kanë komunikuar me njëra-tjetrën pa mikrofona.

Kjo është parë si një thyrje e rregullores nga ndjekësit, të cilët kanë kërkuar dënimin e tyre me zarf të zi.

Vlen të përmendet gjithashtu, se videoja është hedhur në faqen zyrtare të “Big Brother” në “Instagram”, por më pas është fshirë menjëherë nga profili.


Kujtojmë se pak javë më parë, Luizi, Kristi dhe Armaldo u penalizuan, duke shkuar në televotim pasi u futën në ambientet e tualetit, jashtë fokusit të kamerave.

Luizi supozoi se gjithçka ishte e planifikuar nga ai, me qëllim që të nxjerrë në televitim Armaldon dhe Kristin, sipas tij “për të larë disa borxhe të vjetra”.

Nga ky televotim nga shtëpia u eliminua Armaldo Kllogjeri, pas gati tre muajsh qëndrim në shtëpi.

Ρas Ιαrgimit të Kiarës nga shtëρia e BBVIP, Luizi fton Jorin në sυitë

Kiara Tito ka lënë mbrëmë shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Ndërkohë Luiz Ejlli teksa ka qenë me banorët duke biseduar dhe ngrënë darkën, nuk ka kursyer edhe humorin me Jorin.

Luzi drejtuar bukuroshes, është shprehur: “A do të ikim tek Suita”.

Jori: Unë të shikoj si vëlla

Nuk ka munguar edhe humori nga banorë të tjerë të shtëpisë, teksa e kanë kaluar me të qeshur këtë bisedë.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=35430071-ab68-422b-a2e0-1735fe0219be&ig_mid=9B3400C5-232D-469B-B6EF-2BA3ED098FFA

U kris miqësia pak ditë më parë, çfarë ndodhi mes Efit dhe Kiarës pas eΙiminimit, ish-banorja e “BBVA” ρυblikon foton e pazakontë

Kiara Tito ka qenë e eliminuara e mbrëmjes së djeshme nga “Big Brother VIP”. Moderatorja ishte në garë më një nga banoret më të forta të këtij edicioni, Olta Gixharin. Kiara e la partnerin e saj, Luizin me lot në sy dhe mjaft të trishtuar.

Por në studio gjeti ish banorët që ka kaluar mjaft ditë, e mes tyre miken që krijoi në BBV, Efin.

Por kujtojmë se Efi dhe Kiara patën një përplasje vetëm disa ditë më parë dhe të gjithë ishin kurioz për momentin e parë të takimit të vajzave.

Kiara nuk i ka mbajtur mëri dhe si duket keqkuptimet i kanë sqaruar menjëherë. Vajzat janë takuar madje kanë ndarë edhe fotot në rrjetet sociale.

Aksidenti në Plepa të Durrësit, ndërron jetë në sρital 43-υjeçarja e ρΙagosυr

Ka ndërruar jetë në spital shtetësish Flutra Bajrami 43 vjeçe, e cila mbeti e plagosur në orët e para të ditës në lagjen nr. 13 te qytetit.

Aksidenti rrugor mëngjesin e sotëm në zonën e Plepave në Durrës ku mbetën të plagosur tre persona.

“Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave, automjeti me drejtues shtetasin Q. B, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet, shtetasja F. B, dhe shtetasi M. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.” – njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Ne kishim shυmë kimi”, Kiara flet për Kristin pas dαljes nga ‘Big Brother VIP’

Një ditë pas largimit nga shtëpia e Big Brother Vip 2, Kiara ka folur për “FunClub”, në lidhje me dashurinë e lindur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo tha se e pëlqen Luizin me të mirat dhe të kqijat që ka.

“Nga përkushtimi që më dha në 24 orë Luizi më bëri që të dashurohem me të.

E pashë që ai kishte disa karakteristika që unë i konsideroj sit ë duhura për mashkullin që unë dua në jetë. U deshën 40 ditë që t’i jepja një puthje, pavarësisht se dhe atë e doja edhe më përpara. E pëlqej me të mirat dhe të kqijat që ka.

Unë u tremba sepse Luizi ma shprehu që ditën e dytë, dhe sigurisht kisha nevojë për kohë që ta njihja”, tha Kiara.

Ajo ka folur edhe në lidhje me Kristin, nga përshtypjet e krijuara se ajo mund të kishte një pëlqim për të.

“Kristi është si vëlla i vogël, e ngacmonim të gjithë sepse kishte ato reagimet e tij të lezetshme, por kaq. Ne kishim shumë kimi”, tha moderatorja.

Kristjan Ρrenga bën histori duke marrë dy tituj, ‘shkatërron’ amerikanin në rαυndin e 3-të

Boksieri shqiptar i peshave të rënda Kristjan Prenga ka shkatërruar kundërshtarin amerikan Samuel Crossed në ndeshjen e zhvilluar në SHBA, duke marrë titujt WBA dhe NBA në kategorinë e tij.

32-vjeçari shqiptar ishte si një uragan për amerikanin, i cili humbi me nokat në raundin e tretë.

Kjo fitore ishte e 13 për Kristjan Prengën në boksin profesionist, ndërsa të 13 janë me nokaut.

Kjo fitore i hap rrugën mirditorit për të tjera ndeshje që mund të sjellin tituj edhe më të rëndësishëm.

Para ndeshjes Prenga u shpreh se di pak për kundërshtarin e tij, një 35-vjeçar nga Maryland, i cili ka luftuar ekskluzivisht si një peshë e madhe.

Platforma e tij më e madhe deri më tani ishte një ndeshje e nëntorit 2021 me titullarin aktual të peshave të WBC, Badou Jack, në Dubai, ku ai humbi me nokaut në raundin e dytë.

“Çmendυri” në Instagram-in e Kiarës pas eΙiminimit nga “BBV”, nuk do ta besoni se çfarë ndodhi në më pak se 24 orë

Pa kaluar ende 24 orë që nga eliminimi i saj nga “Big Brother Vip”, Instagram-i i Kiara Titos ka parë një rritje të ndjeshme në ndjekës.

Në pak orë, moderatorja ka fituar më shumë se 20 mijë ndjekës.

Kiara u eliminua si pasojë e një nominimi ‘kokë më kokë’ me Olta Gixharin. Pavarësisht përpjekjeve dhe ‘kërcënimeve’ të Luizit ndaj mbështetësve të tij, Kiara nuk ia doli të mposhtë Oltën në përballje.

Pa daljes, moderatorja u shpreh se “ka fituar dashurinë”, megjithatë do të donte të shkonte edhe në finale.

“Jam shumë e emocionuar, shumë falenderuese për këtë eksperiencë kaq magjike. Kam bërë gjithçka që kam dashur. E kam ndjerë që do dilja, nuk dua të kem frikë, shoh gjëra të bukura. Jam krenare për atë që kam përcjellë te publiku. Më vjen inat që nuk jam në finale,por kam fituar dashurinë që është gjëja më e bukur në këtë jetë”-tha Kiara.