Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën e parë të ditës nga orët e mesditës me vranësira deri mesatar.

Mjegull / mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -1 deri 9°C

në zonat e ulëta -1 deri 20°C

në zonat bregdetare 8 deri 20°C

T MERR në Greqi/ Babai  ρërd▪︎hυ nonte 4 fëmijët e mitur, det γroi djaΙin të krγ ente ma▪︎rrëdhënie se*ks*aΙe me m otrat, gruaja i shikonte!

Një histori e paimagjinueshme ka tronditur vendin fqinj, Greqinë ku një punonjës i policisë për sigurinë e Kuvendit ka abuzuar seksualisht me 4 fëmijët e mitur, tre vajza dhe një djalë.

Ka qenë bashkëshortja e tij, po ashtu punonjëse e policisë greke e cila ka bërë denoncimin në komisariat ku ka treguar makthin që ajo dhe fëmijët e mitur kanë kaluar prej 8 vitesh.

Nga dëshmia e gruas, ajo tregon se si burri i saj ka dhunuar fizikisht dhe abuzuar me tre vajzat e mitura dhe djalin e tyre.

Por dëshmia e saj ka tronditur akoma më shumë kur tregon se si polici i ka përdhunuar vetë vajzat e mitura dhe si të mos mjaftonte kjo, babai monstër ka detyruar djalin të kryente marrëdhënie seksuale me motrat, ndërsa ky i shikonte.

Gjithashtu sipas deklaratës së saj, edhe ajo ka qenë pjesë e ketyre akteve të turpshme pasi bashkëshorti e ka detyruar të abuzojë edhe ajo me fëmijët.

“Më ka detyruar me dhunë fizike të ngacmojë fëmijët, ndërkohë që ai ka parë edhe ka marrë pjesë në akte”. 

Pas denoncimit në polici, menjëherë është bërë arrestimi i punonjësit të policisë i cili prej vitesh shërbente në ekipin për sigurimin e Kuvendit.

Gjithashtu një hetim ka nisur për gruan, e cila po ashtu është me detyre police, a ka abuzuar sepse ka qenë e detyruar fizikisht dhe psikologjikisht nga burri, apo ka marrë pjesë në akte me dëshirë.

Rasti i tmerrshëm u zbulua më 29 nëntor, ndërsa hetimet nga oficerët e policisë vazhdojnë.

Mediat greke raportojnë se bashkëshortja e kishte denoncuar edhe më herët për dhunë fizike, dhe pas këtij denoncimi, punonjësit të sigurisë në Kuvend i ishte hequr arma pasi rezultoi me probleme psikologjike.

Një pyetje që ka lindur në mënyrë të arsyeshme është se si një person i akuzuar për dhunë, me probleme psikologjike vazhdonte të shërbentë në radhët e policisë?

Pas akuzës ndaj tij, punonjësi i policisë dyshohet se i ka thënë nënës se ka tenduar të vriste veten, për këtë arsye është dërguar në spitalin psikiatrik të Ushtrisë.

Del LISTA: WhatsApp nuk mund të përdoret më në këta celularë, nga viti fillimi i vitit 2025!

Një faqe e re po hapet për disa telefona të vjetër ende të përdorur nga një pjesë e popullsisë.

Siç ndodh shpesh, aplikacione si WhatsApp përditësojnë vazhdimisht funksionalitetet e tyre për pajisjet iOS dhe Android.

Fatkeqësisht, kjo nënkupton se disa modele më të vjetra të smartfonëve nuk do të përfshihen më.

Për përdoruesit e këtyre pajisjeve, WhatsApp nuk do të jetë më funksional. Megjithatë, versioni ueb i aplikacionit mbetet ende i përdorshëm.

Një alternativë tjetër është të kopjoni të dhënat dhe të kaloni në një telefon të ri dhe të përditësuar që mbështet versionet më të fundit.

Modelet e prekura nga përditësimet:

Pajisjet me Android:

Samsung: Galaxy S3, Galaxy Note II, Galaxy Ace 3, Galaxy S4 Mini

HTC: One X, One X+, Desire 500, Desire 601

LG: Optimus G, Nexus 4, G2 Mini, L90

Sony: Xperia Z, Xperia SP, Xperia T, Xperia V

Motorola: Moto G (gjenerata e parë), Droid Razr HD, Moto E (gjenerata e parë)

Nokia: Lumia 920, Lumia 1020

Huawei: Ascend P6, Ascend Y300

ZTE: ZMAX, Grand X

Pajisjet me iOS:

iPhone 5

iPhone 5c


Një detaj i rëndësishëm: WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në maj 2025 edhe për disa modele pak më të reja të Apple, përfshirë iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Për t’u siguruar që të mos humbisni mesazhet dhe funksionalitetet e aplikacionit, rekomandohet të përditësoni pajisjen tuaj.

Shijoni përfitimet e një telefoni të ri dhe mbani ritmin me teknologjinë më të fundit!

Sezoni i qumështit të bletës, shëruesi m αgjik i shυmë sëm υndjeυe

Përdorimi i qumështit të Bletës po njeh një zgjerim të konsiderueshëm në tregun shqiptar. Çdo pikë qumështi i bletës është jetë. Vlerësohet si nektari i perëndive për nga vlerat e jashtëzakonshme shëruese që ka për shëndetin.

Pikërisht qershori është muaji në të cilin ky produkt prodhohet dhe fillon të shitet nga bletarët, prandaj dhe këshillohet që të konsumohet në këtë periudhë.

I njohur ndryshe me emrin “Xhelatina Mbretërore” qumështi i bletës është ndër më të kërkuarit në botë. Sot ai është shndërruar në një biznes fitimprurës për bletarët shqiptarë krahas prodhimit të mjaltit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vitet e fundit, qumështi i Bletës po njeh një zgjerim të konsiderueshëm në tregun shqiptar.

Ashtu si në çdo vend të botës ai shitet në sasi shumë të kufizuar ndaj dhe vlera e tij përherë e më shumë bëhet më e shtrenjtë. Ai ambalazhohet në minishishe qelqi dhe shitet në gramatura shumë të vogla.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org çmimi mesatar për vetëm një gram qumështi të bletës shkon deri në 1 mijë lekë (të reja).

Nisur për nga vlera e lartë dhe fitimprurëse, bletarët shqiptarë kanë fokusuar biznesin e tyre prej disa vitesh edhe në shitjen e qumështit të bletës ndërsa e vlerësojnë këtë mënyrë biznesi edhe më fitimprurës se sa shitja e mjaltit.

Kërkesa për qumështin e bletës në rritje
Bletarët shprehen për AgroWeb.org se kërkesa për qumështin e bletës është gjithnjë në rritje ndaj dhe ata janë duke i kushtuar vëmendje përherë e më të lartë nxjerrjes së këtij qumështi të artë.

Vjelja e qumështit të bletës kërkon një mjeshtëri të posaçme pasi i gjithë procesi është shumë delikat.

Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe për të ushqyer mbretëreshën.

Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, një fakt interesant ky, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 21 ditë.

Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.

Vlerat kurative për shëndetin

Vlerësohet si një super ushqim i fuqishëm për shkak të vlerave që ai mbart. Qumështi i Bletës përmban ujë, lëndë minerale, yndyrna, proteina, karbohidrate, vitamina etj.

Ai mund të përdoret për kurimin e një sërë sëmundjesh si: Hipertiroidisem, Diabeti, Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta), sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut, sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit, sëmundje të veshkave, artrite reumatoide, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës etj

Ai rekomandohet që të përdoret herët në mëngjes duke e marrë nën gjuhë. Kjo pasi aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë thithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak.

Zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëhere më pak se një muaj.

Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ai është një pastrues fantastik për organizmin nga toksinat.

Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin.

Ky qumësht ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi dhe ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës.

Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.

Qumështi i bletës, nxit gjëndrat riprodhuese, ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzanisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak.

Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore dhe ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike.

Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite dhe rigjeneron strukturën e mëlçisë.

Rekomandohet që kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj, ndërkohë që dozat kurative duhet të ndërmerren sipas specifikimeve përkatëse.

Vlerësohet se asnjë ilaç nuk mund të zëvendësojë vlerat kurative të Qumështit të Bletëve./AgroWeb.org

Presidenti i Koresë së Jugut shpaΙΙ Ligjin e Lυftës

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol shpalli gjendjen ushtarake në një fjalim televiziv drejtuar kombit të tij, në të cilin ai akuzoi opozitën për aktivitete antishtetërore.

Suk Yeol akuzoi opozitën e vendit për kontrollin e parlamentit, simpati ndaj Koresë së Veriut dhe paralizimin e qeverisë me aktivitete antishtetërore.

Yoon e bëri njoftimin gjatë një konference televizive, duke u zotuar të “çrrënjosin forcat pro-koreane dhe të mbrojnë rendin demokratik kushtetues”.

Yoon, i cili ka pësuar rënie në popullaritet muajt e fundit, ka luftuar për të shtyrë axhendën e tij kundër një parlamenti të kontrolluar nga opozita që nga marrja e detyrës në 2022.

Partia konservatore e Fuqisë Popullore të Yoon ishte bllokuar në një ngërç me Partinë Demokratike të opozitës liberale për projekt-ligjin e buxhetit të vitit të ardhshëm. Ai gjithashtu ka hedhur poshtë thirrjet për hetime të pavarura në skandalet që përfshijnë gruan dhe zyrtarët e lartë, duke u përballur me kritika të ashpra dhe të forta nga rivalët e tij politikë.

Do të martohej pas disa ditësh! Publikohet momenti tr. agjik, si dallgët morën me vete aktoren 24-vjeçare dhe i sollën νde kjen(Video)

Detaje të reja kanë dalë në pah nga vdekja tragjike e 24-vjeçares Kamila Beliatskaya, e cila humbi jetën në një ishull në Tajlandë, pasi u godit nga dallgët e detit ndërkohë që ajo po bënte joga.

Një video është rregjistruar nga një dëshmitar i cili ka qenë prezent në vendngjarje.

Në video, 24-vjeçarja nga Rusia shihet duke bërë joga në një shkëmb të madh, kur papritur një nga dallgët e furishme e ka rrëmbyer

Trupi i vajzës fatkeqe u gjet më 1 dhjetor në plazhin Chaweng në ishullin Koh Samui, ku ndodhi ngjarja tragjike.

Partneri i saj, Grigory Anokin , me të cilin aktorja po përgatitej të martohej, tha se vdekjen e të dashurës së tij e kishte mësuar nga rrjetet sociale.

“Po lutesha për një mrekulli që e fejuara ime të ishte gjallë. jam i dërrmuar. Do të martoheshim pas disa ditësh”, tha 47-vjeçari, i cili prej 5 vitesh ishte në një lidhje me aktoren.

BBVA3 nuk paska mbaruar/ Egla Ceno ironizon Romeon, ‘thumbon’ projektin e tij me Elvana Gjatën

Mbrëmjen e djeshme, fituesja e “BBV3”, Egla Ceno ndau në rrjete sociale një postim duke kujtuar një bashkëpunim të sajin me Elvis Pupuën, miniserialin “Më fal për shprehjen’. Mbi post ajo shkruante: Rrjetet sociale më kujtojnë që në 2016-tën luaja si gruaja e Vis Pupës në “Më fal për shprehjen”, një mini serial i @digitalb_official. Sinqerisht kam nostalgji për punë të tilla.

Në foto ishte dita e burrit dhe gruas në SPA…torturë e vërtetë për të shkretin S’ka mo…gjen tenxherja kapakun gjithmonë

“S’ka më gjen tenxhereja kapakun gjithmonë”, thkeskon ajo, një thumb që në dukje lidhet drejtpërdrejtë me projektin me të njëjtin emër të Elvana Gjatë dhe ish-finalistit të “BBV3”, Romeo Veshajt.

Ndër të tjera ky ishte një koment mbi postimin e saj, ku quante dy protagonistët e “Tenxhereja Kapakun” si dy njerëz q s’kanë pik emocion transmetimi. Dhe nga pëlqimi që aktorja i ka dhënë ndjekësit të saj duket se ndan po të njëjtin mendim me të.

Lamin Jamal me të dashur të re! Kush është ylli i TikTok që ka bërë për vete sulmuesin (FOTO)

Lamin Jamal duket se ka gjetur një të dashur të re. Futbollist 17-vjeçar i Barcelonës dhe Spanjës, ka lënë pas historinë me spanjollen Aleks Padija dhe është pikasur tashëm me një tjetër bukuroshe. 

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto dhe video të Jamal të shoqëruar nga italiania 19-vjeçare, Ana Genjoso, e cila ka udhëtuar nga vendlindja e saj drejt Spanjës për t’u takuar me yllin katalanas.

Të dy janë parë ndërsa bëjnë shoping në “La Roca” të Barcelonës ndërsa është zbuluar se Ana kishte ardhur bashkë me një shoqe të sajën, gjithashtu një influencer italiane, për të ndjekur sfidën e fundit në kampionatin spanjoll të Barcelonës, ndaj Las Palmas.

Ana është një yll i TikTok, pasi ka mbi 830 mijë ndjekës, ndërsa ka rreth 600 mijë të tillë në Instagram.

Tezja dh*non mbesën 13-vjeçare, zhduken provat dhe tjetërsohet ngjarja

Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar për në Sarandë, ku në vitin 2023 një e mitur 13 vjeçe u dhunua nga tezja e saj, pas një konflikti pronësie mes kësaj të fundit dhe së motrës, nënës së vajzës. Për shkak të moshës së vogël dhe bullizimit që mund t’i bëhet, në vend të 13-vjeçares ka folur mamaja e saj e cila tregon për konfliktin që ka me motrën dhe si ndodhi dhuna ndaj së bijës. Sipas informacioneve të para të policisë, tezja dhunuese është shoqëruar atë ditë për agresionin ndaj mbesës së mitur.

OPGJ Viktor Gjergji: Ndoshta kanë ardhur vetë, kanë bërë kallëzim, por s’më kujtohet për momentin…

Por zyrtarisht në Policinë e Sarandës, tezja rezulton kallëzuese sikur ajo është e dhunuar nga motra dhe mbesa e saj. Denoncimi i minorenes është marrë në darkë vonë me justifikimin se nuk punonin kompjuterët. Pasi çështja u ndryshua në polici, ajo kaloi në prokurori ku sipas dëshmive, OPGJ Jonida Zhupa është parë e afërt dhe e ulur në kafe me tezen e akuzuar në kohë kur po merreshin deklarimet e ngjarjes, ditë më vonë.

Pas marrjes në pyetje, 13-vjeçarja është shtruar në spitalin e Sarandës, ku ka qëndruar një ditë e shtruar dhe çdo dëmtim është pasqyruar në kartelën e saj mjekësore dhe më pas në akt-ekspertim. Por OPGJ dhe prokurorja Esmeralda Basho nuk e kanë shoqëruar me foto të dhunës dosjen e ngjarjes.

Gazetari: Pse e ke bërë pa kartelën mjekësore shoqëruese dhe pa foto, se nesër, pasnesër.., më kupton? Edhe ne si media, lihet shkak që të themi si do ta apelojnë ose si do të marrin ekspertët e tjerë referencë për të parë që këto gërvishtje apo çjerrje, ça i ka pasur ajo, dëmtime nën 9 ditë? Kanë qenë të sakta? I ka pasur apo s’i ka pasur?

Mjeko-ligjori Arianit Taka: Ato i bën eksperti, prandaj është caktuar eksperti për një vizitë objektive. I interpretoj unë, si i interpretoj unë ato, (shenjat e dhunës) se për atë punë është eksperti, kur janë vizita objektive…

Gazetari: Objektive…nuk duhet të ketë as kartelë, asgjë…?

Mjeko-ligjori Arianit Taka: Nuk mund të ketë, sepse jo çdo dëmtim merr shërbim spitalor…

Gazetari: Ti si mjek, nuk i bën foto dhe ia bashkëngjit aktit?

Mjeko-ligjori Arianit Taka: Foto nuk i bëj unë. Unë i përgjigjem pyetjeve, që më janë bërë aty, as më shumë, as më pak…

Ish-drejtori Policisë Shkencore Vladimir Ikonomi shpjegon se çdo akt ekspertimi i çdo lloj natyre, duhet të jetë i shoqëruar me foto. Për këtë skandal është pyetur edhe prokurorja, por ajo nuk shprehet duke urdhëruar rojen e prokurorisë të demonstrojë forcën ndaj grupit të xhirimit të “Stop”./ Tv Klan

“Ka politikanë që i kanë dhomat të mbushura me para”/ Gazetari pIas ‘b*mbën’: SPAK ka fotot që kanë dërguar në…

Gazetari Basir Çollaku tha në emisionin “Open”, se në Shqipëri ka politikanë që i kanë dhomat e shtëpive të mbushura me para. Ai theksoi se këto personazhe të politikës kanë rënë në rrjetën e SkyEcc dhe EncroChat, madje i kanë dërguar njëri-tjetrit fotot e dhomave me para, sipas tij. Gazetari tha se SPAK i ka materialet.

Basir Çollaku: Nga një burim shumë serioz, në këto materiale dhe SPAK i ka ato, njerëz të pushtetit, të politikës kanë në banesa e dhoma të mbushura me para. I kanë me foto të shkëmbyera me njëri-tjetrin. Dhoma të mbushura me para.

Eni Vasili: Aman i besoni këto? Kjo është përtej imagjinatës…

Basir Çollaku: Ata burrat dhe gratë atje e dinë, ka kohë. Një shef i operacionales kishte 4 mln euro pasuri… Sa të tjerë janë të identifikuar? Ministra, kryetarë bashkish, në KPK, në KPA.