Begaj dekreton ligjin për rivlerësimin e pronave me 5%, ja kur hyn në fuqi

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për rivlerësimin e pronave. Pas dekretimit dhe botimit në fletore zyrtare ky ligj do të hyj në fuqi menjëherë duke i hapur kështu rrugë rivlerësimit të pasurive ta paluajtshme.

Nga janari deri në dhjetor të vitit 2026, i gjithë vendi do të përfshihet në fushatën e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Ky proces do të bëhet përmes një norme tatimore prej 5%, ndryshe nga sa është aktualisht prej 15% nëse shitet prona.

Kjo është norma më e lartë tatimore e aplikuar ndonjëherë për këtë proces, që prej kur ka ndodhur rivlerësimi i parë, që është e njëjtë si për bizneset dhe për individët. Tatimi paguhet për diferencën e vlerës mes asaj të regjistruar në kadastër dhe asaj me të cilën shitet.

Për herë të parë në rivlerësimin e pasurive të paluajtshme do të njihet edhe amortizimi i pronave, pra vjetërsia e pronës, sa më e vjetër të jetë prona aq më pak do të paguhet tatim pas procesit të rivlerësimit.

Po ashtu këtë vit, me përjashtim të Tiranës, vlera e pronës në të gjithë vendin do të rritet, pasi hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës, që janë konsultuar gjatë këtij vit

I fundit rivlerësim u bë në periudhën 2020-2022, që pati normë tatimore 3%, dhe në total u afruan me çmimet e tregut 94 mijë pasuri të paluajtshme, të qytetarëve shqiptar apo bizneseve.

Nga kjo fushatë e fundit buxheti i shtetit përfitoi 138.6 milionë euro, pasi edhe tatimi ishte më i lartë, por për shkak se edhe çmimet në treg ishin rritur ndjeshëm.

Kapja e Maduro-s me kosto të rëndë njerëzore, 55 ushtarë kubanë dhe venezuelianë u vranë

Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar si “brilant” operacionin ushtarak që çoi në kapjen e liderit venezuelian Nicolás Maduro.

Ndërsa bilancet zyrtare flasin për 55 ushtarë kubanë dhe venezuelianë të vrarë gjatë ndërhyrjes.

Sulmi i zhvilluar në Karakas, i cili kishte në shënjestër Maduro-n dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare dhe ka shkaktuar reagime të forta politike.

Shtetet e Bashkuara e justifikuan operacionin duke iu referuar të kaluarës së liderit venezuelian, si dhe akuzave se ai kishte nxitur dhe organizuar protesta të dhunshme për të mbajtur pushtetin.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga autoritetet përkatëse, Kuba konfirmoi vdekjen e 32 pjesëtarëve të forcave të saj ushtarake, duke bërë publikë edhe emrat e tyre, ndërsa Venezuela raportoi 23 viktima nga radhët e personelit të saj.

Trump e përshkroi bastisjen në rezidencën e Maduro-s si një veprim të guximshëm dhe të suksesshëm, duke e cilësuar atë si një demonstrim të qartë të aftësive ushtarake të SHBA-së. Sipas tij, asnjë shtet tjetër nuk do të kishte qenë në gjendje të realizonte një mision të tillë me të njëjtin nivel efikasiteti.

Duke iu drejtuar republikanëve, presidenti amerikan theksoi se forcat e armatosura të SHBA-së janë “më të fuqishmet, më vdekjeprurëset dhe më të sofistikuarat” në botë. Ai kritikoi gjithashtu demokratët, duke i akuzuar se nuk e kanë njohur suksesin e operacionit dhe rëndësinë e tij strategjike.

Megjithatë, pavarësisht kapjes së Maduro-s, situata në Venezuela mbetet e tensionuar. Disa figura kyçe të regjimit vazhdojnë të mbajnë poste të rëndësishme, ndërsa qytetarët raportojnë se frika dhe intimidimi janë ende të pranishme në rrugë. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë forca policore të armatosura duke patrulluar Karakasin dhe duke brohoritur slogane si “gjithmonë besnikë, kurrë tradhtarë”.

Trump ka deklaruar gjithashtu se protestat që kërkonin lirimin e Maduro-s ishin të organizuara dhe të financuara. Ai e ka akuzuar liderin venezuelian për dhunë sistematike dhe tortura të zgjatura, duke pretenduar se miliona njerëz kanë humbur jetën gjatë regjimit të tij.

Sipas Trump, operacioni ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për të frenuar ndikimin radikal të majtë në rajon.

Si kanë rënë cilësia e mallrave luksoze: Rrobat markave të njohura të modës dikur zgjasnin, tani dëmtohen sapo i blen

Një seri videosh virale në rrjetet sociale kanë rikthyer debatin mbi cilësinë reale të modës luksoze, pasi disa konsumatorë dhe figura publike kanë denoncuar publikisht dëmtime të produkteve shumë të shtrenjta, vetëm pak kohë pas blerjes.

Modeli dhe influencuesi me bazë në New York, Wisdom Kaye, deklaroi se disa veshje që bleu nga marka italiane Miu Miu, me vlerë rreth 18 mijë dollarë, u prishën sapo i hapi në shtëpi. Në video të publikuara në TikTok, ku ai ndiqet nga mbi 13 milionë persona, Kaye tregon se një kopëz u shkëput menjëherë nga një jelek xhins, ndërsa një pulovër kishte zinxhirin e dëmtuar.

Si kanë rënë cilësia e mallrave luksoze: Rrobat markave

Tre ditë më vonë, edhe veshjet e zëvendësuara nga kompania shfaqën të njëjtin problem, duke nxitur reagime të shumta në rrjet. Miu Miu i ofroi influencuesit rimbursim ose zëvendësim të produkteve, ndërsa Grupi Prada, që zotëron markën, deklaroi për CNN se bëhej fjalë për raste të izoluara dhe se norma e kthimit të produkteve pas blerjes është ndër më të ulëtat në tregun e luksit.

Ankesa të ngjashme janë shfaqur edhe nga konsumatorë të tjerë. Në tetor, Tiffany Kim, higjieniste dentare në SHBA, publikoi një video ku tregonte se një xhaketë Miu Miu, e blerë një muaj më parë për rreth 2 mijë dollarë, kishte pësuar dëmtime pas vetëm dy përdorimesh.

Si kanë rënë cilësia e mallrave luksoze: Rrobat markave

Në një rast tjetër, dizajnerja amerikane Elena Qiu kritikoi publikisht këpucët Maison Margiela, pasi zbuloi se taka kishte një brendësi plastike, ndonëse çifti kishte kushtuar rreth 1 mijë dollarë. Marka franceze nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Ekspertë të industrisë vlerësojnë se këto raste pasqyrojnë një problem më të gjerë në modën luksoze. Gazetarja dhe autorja Dana Thomas thekson se çmimet e larta nuk garantojnë më domosdoshmërisht cilësi të lartë, për shkak të uljes së kostove, prodhimit masiv dhe përdorimit të materialeve më të lira.

Si kanë rënë cilësia e mallrave luksoze: Rrobat markave

Sipas raportit “State of Fashion 2026”, tregu i mesëm i modës është aktualisht segmenti me rritjen më të shpejtë, duke përfituar nga rënia e besimit të konsumatorëve ndaj luksit tradicional.

Reagimet në rrjetet sociale po shihen si një sinjal alarmi për industrinë.

Si kanë rënë cilësia e mallrave luksoze: Rrobat markave

“Nëse produktet po prishen para syve të konsumatorëve, atëherë asnjë marketing nuk mund ta fshehë këtë realitet”, shprehen analistë të modës.

Galeria fotografike (

1 / 4

)

Hegseth taiIIet me sistemet mbrojtëse ruse në Venezuelë: Nuk funksionuan, apo jo

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka vënë publikisht në dyshim efektivitetin e sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore të vendosura në Venezuelë, pas një operacioni ushtarak amerikan në Karakas që përfundoi me kapjen e presidentit venezuelas Nicolás Maduro.

Gjatë një fjalimi, në kuadër të turit të tij “Arsenali i Lirisë” në Virginia, Hegseth iu referua drejtpërdrejt sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore, duke ironizuar dështimin e tyre për të ndaluar forcat amerikane.

“Rreth 200 nga amerikanët tanë më të mirë hynë në qendër të Karakasit tre net më parë për të kapur një objektiv të profilit të lartë. Duket se ato sisteme ruse të mbrojtjes ajrore nuk funksionuan edhe aq mirë, apo jo?”, deklaroi ai, sipas komenteve të publikuara nga Pentagoni.

Operacioni amerikan u zhvillua natën e 3 janarit dhe përfshiu goditje ndaj disa objekteve ushtarake dhe qeveritare në kryeqytetin venezuelas.

Hegseth theksoi se gjatë misionit nuk pati asnjë viktimë apo të plagosur nga pala amerikane dhe se operacioni u krye në mbështetje të agjencive amerikane të zbatimit të ligjit.

Venezuela ka marrë për më shumë se një dekadë furnizime të shumta me sisteme ruse të mbrojtjes ajrore, përfshirë sistemet S-300VM të dorëzuara në vitin 2013, si edhe Buk-M2 dhe Pantsir-S1, të cilat sipas raportimeve janë transferuar në fund të vitit 2025.

Më herët, më 3 janar, forcat amerikane shkatërruan një sistem rus Buk-M2E në bazën ajrore La Carlota në Karakas, si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj infrastrukturës ushtarake venezuelase.

Sistemi ishte vendosur për të mbrojtur objektiva strategjikë rreth kryeqytetit dhe ishte pjesë e një batalioni Buk-M2E të dorëzuar Venezuelës në fund të vitit 2025.

Uji futet në burgun ku ndodhet Erion Veliaj, përmbyten tetë qeli

Që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte, reshjet e dendura të shiut kanë “paralizuar” një pjesë të mirë të qyteteve shqiptare. Situata problematike është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku rrugët janë kthyer në “lumenj”, ndërkohë që uji ka depërtuar dhe në banesat e banorëve.

Si pasojë e reshjeve të dendura dhe problematikave të ardhura si pasojë e kësaj situate, autoritetet u detyruan që të pezullojnë mësimin, ndërkohë që Emergjencat Civile ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Situata problematike paraqitet edhe në burgun e qytetit të Durrësit, ku uji është futur në qeli. Ky lajm është bërë me dije nga vetë prefekti i qarkut, Emiljan Jani, i cili në një prononcim për News 24 deklaroi se 8 qeli janë përmbytur, ndërkohë që po dërgohen pompa për të larguar ujin.

Në ndihmë të autoriteteve durrsake, sipas tij kanë nisur edhe dy zjarrfikëse nga Tirana me qëllim vënien e situatës nën kontroll.

“Situata është shumë e rëndë. Tetë familje janë evakuuar dhe janë strehuar në Kavalishencë. Ndërkohë janë përmbytur 8 qeli dhe po dërgohen pompat për largimin e ujit pasi është përmbytur burgu”, shprehet ai, ndërkohë që të gjithë të dënuarit janë zhvendosur në kati ne dytë.

Vlen të theksojmë që në ambientet e burgut të Durrësit prej shkurtit të vitit të kaluar ndodhet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

”Selin i tha Mirit – Të dua”/ Reagon bashkëshortja e Mirit! : Xhelozia …

Që prej hyrjes në shtëpinë e Big Brother VIP, Miri ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për afrimitetin e tij me Selin.

Ky raport është komentuar gjerësisht si nga banorët brenda shtëpisë, ashtu edhe nga publiku jashtë saj.

Por ditën e sotme, bashkëshortja e tij ka thyer heshtjen, ajo ka reaguar për herë të parë në rrjetin e saj social Facebook nëpërmjet një postimi.

Në një foto të postuar së bashku me vajzën e tyre dhe Mirin ajo ka shkruar:

Në çdo hap që bën me ty do jem! Ti je më i forti i Big Brother-it! Të dua shumë bashkëshorti im i jetës. Plot besim për çdo vendim që merr atje brenda shtëpisë. Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë sepse është e panevojshme. Jam shumë e lumtur me ty!

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 7 Janar 2026

NGA PAOLO FOX

DASHI

Kjo është koha e duhur për të marrë përsipër një projekt që e keni lënë në pritje ose për të sqaruar një pozicion për të cilin ndiheni të pasigurt për njëfarë kohe. Në dashuri, kini kujdes të mos i thoni të gjitha menjëherë. Beqarët do të dëshirojnë emocione të forta, por duhet të jenë selektivë. Energjia po rritet.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 7 janar 2026), pas javësh të tëra duke u munduar fort, tani mund të filloni të shihni rezultate konkrete. Për sa i përket punës, qëndrueshmëria dhe aftësia për t’i rezistuar presioneve të jashtme janë thelbësore. Në dashuri, ju nevojitet siguri.

BINJAKËT

Kjo është një periudhë veçanërisht e shkëlqyer dhe dinamike, plot lidhje. Po rifitoni rëndësinë tuaj falë të menduarit të shpejtë dhe komunikimit efektiv. Vetëm kini kujdes të mos premtoni shumë. Beqarët mund të përjetojnë takime interesante, veçanërisht në mjedise të reja ose të lidhura me punën. Energjia është e lartë, por duhet të kanalizohet.

GAFORRJA

Po kaloni një fazë emocionalisht intensive. Duhet të sqaroni gjërat brenda vetes përpara se të bëni me të tjerët. Lidhur me punën, mund të ndiheni të nënvlerësuar: kjo nuk është koha për t’u mbyllur në vetvete, por për të shpjeguar më mirë atë që bëni. Në dashuri, nevojiten fjalë të sinqerta. Ndjeshmëri e shtuar.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 7 janar 2026), qielli ju fton të jeni të guximshëm, veçanërisht në punë: një propozim ose kërkesë e bërë tani mund të japë fryte në një afat të shkurtër. Ju jeni pasionantë, bujarë, por edhe krenarë këto ditë: shmangni kthimin e një argumenti të vogël në një sfidë.

VIRGJËRESHA

Po kaloni një periudhë reflektimi dhe riorganizimi. Ndjeni nevojën për t’u organizuar, për të hequr qafe të panevojshmen dhe për t’u përqendruar në atë që ka vërtet rëndësi. Sa i përket punës, jeni të saktë dhe të besueshëm, por rrezikoni ta mbingarkoni veten.

PESHORJA

Vendimet do të vijnë së shpejti. Në dashuri, jeni më të ndjeshëm se zakonisht: shmangni idealizimin e tepërt të një situate. Për sa i përket punës, nevojitet diplomaci, por edhe vendosmëri: shtyrja nuk ndihmon. Një kohë e mirë për t’u përqendruar përsëri te vetja.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 7 janar 2026), po përjetoni një periudhë të fuqishme dhe transformuese. Për sa i përket punës, keni intuitë të shkëlqyer: ndiqni instinktet tuaja, por shmangni konfliktet e panevojshme. Në dashuri, dëshironi të vërtetën dhe intensitetin.

SHIGJETARI

Lëvizje dhe liri. Gjatë këtyre orëve të janarit, keni një dëshirë të fortë për të parë përpara dhe për të ndryshuar perspektivë. Sa i përket karrierës, po hapen mundësi të reja, veçanërisht për ata që studiojnë ose punojnë jashtë vendit. Në dashuri, jini të sinqertë.

BRICJAPI

Kjo është një periudhë sfiduese, por konstruktive. Po ndërtoni diçka të rëndësishme, edhe nëse rezultatet nuk janë të menjëhershme. Lidhur me punën, disiplina dhe një vizion afatgjatë janë thelbësore. Qëndrueshmëria fizike është e mirë, por kini kujdes nga lodhja.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 7 janar 2026), jeni në një fazë ndryshimi dhe paqëndrueshmërie krijuese. Ide të reja po ju vijnë në punë, por ato duhet të zbatohen. Në dashuri, jeni i paparashikueshëm: ata që ju duan duhet t’ju ndjekin pa u përpjekur t’ju kontrollojnë.

PESHQIT

Kjo është një kohë shumë e ndjeshme dhe intuitive. Mundohuni ta mbroni zemrën tuaj dhe zgjidhni ata që ju respektojnë. Sa i përket punës, ju nevojitet më shumë qartësi dhe më pak shpërqendrime. Dëgjoni intuitën tuaj, por mbani këmbët në tokë.

BBC publikon listën e shteteve: Kujt “ia ka vënë syrin” Trumpi pas Venezuelës?

Ambiciet e politikës së jashtme po i japin formë mandatit të dytë presidencial të Donal Trump.

Mandati i dytë i presidentit amerikan Donald Trump po formësohet nga ambiciet e tij në politikën e jashtme. Republikani i vuri në jetë kërcënimet e lëshuara Venezuelës duke kapur presidentin e saj dhe bashkëshorten e tij nga kompleksi i tyre i fortifikuar rëndë në Karakas, në një operacion dramatik të zhvilluar gjatë natës.

Në sytë e analistëve, me këto veprime ai po rikthen Doktrinën Monroe të vitit 1823 dhe premtimet për epërsinë e SHBA-së në hemisferën perëndimore. BBC liston disa nga paralajmërimet që ai ka bërë ndaj vendeve të tjera që duket se janë në shënjestrën e Uashingtonit:

Groenlanda

-SHBA-ja e ka tashmë një bazë ushtarake në Groenlandë atë Hapësinore Pituffik, por Trump duket se dëshiron të gjithë ishullin e madh arktik, që në fakt, është pjesë e mbretërisë daneze. “Na duhet Groenlanda nga pikëpamja e sigurisë kombëtare”, u tha ai gazetarëve, duke shtuar se rajoni i pasur me minerale të rralla ishte “i mbuluar kudo me anije ruse dhe kineze”.

Kolumbia

Vetëm disa orë pas operacionit në Venezuelë, Trump paralajmëroi presidentin kolumbian Gustavo Petro që të “ruajë veten”. Kolumbia njihet si nyje kyçe për tregtinë e drogës në rajon – veçanërisht kokainës, por fqinja perëndimore e Venezuelës, ka gjithashtu rezerva të mëdha nafte dhe është një prodhuese e rëndësishme e arit, argjendit, smeraldeve, platinit dhe qymyrit. Historikisht, Kolumbia ka qenë një aleate e ngushtë e Uashingtonit në luftën kundër drogës, duke marrë qindra milionë dollarë çdo vit në ndihmë ushtarake për të luftuar kartelët.

Irani

Edhe pse është jashtë Doktrinës Donroe, Irani po përballet aktualisht me protesta masive kundër qeverisë dhe Trump paralajmëroi së fundi se autoritetet atje do të “goditeshin shumë fort” nëse do të vdisnin më shumë protestues të pafajshëm. “Po e ndjekim nga afër. Nëse fillojnë të vrasin njerëz siç kanë bërë në të kaluarën, mendoj se do të goditen shumë fort nga Shtetet e Bashkuara,” u tha ai gazetarëve në Air Force One.

Meksika

Që prej ardhjes në pushtet për herë të parë në vitin 2016, Trump nisi thirrjet për të “ndërtuar një mur” përgjatë kufirit jugor me Meksikën. Në ditën e tij të parë pas rikthimit në detyrë në vitin 2025, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ta riemërtuar Gjirin e Meksikës si “Gjiri i Amerikës”. Ai ka pretenduar shpesh se autoritetet meksikane nuk po bëjnë mjaftueshëm për të ndalur rrjedhën e drogës dhe emigrantëve të paligjshëm drejt SHBA-së, dhe kërcënimet e tij ndaj vendit fqinj kanë qenë të hapura.

Kuba

Shteti ishullor, vetëm 145 km nga Florida, ka qenë nën sanksionet amerikane që nga fillimi i viteve 1960. Ai kishte marrëdhënie të ngushta me Venezuelën e Nicolás Maduro-s, e cila raportohet se garantonte rreth 30% të naftës së Kubës në këmbim të mjekëve dhe personelit shëndetësor. Me largimin e Maduro-s, Havana mund të përballet me vështirësi serioze nëse furnizimi me naftë ndërpritet. Trump sugjeroi të dielën se ndërhyrja ushtarake amerikane atje mund të mos ishte e nevojshme, sepse Kuba sipas tij, është gati të rrëzohet vetë.

Furgoni ishte KUNDRAVAJTJE dhe u përplas me makinën e saj/ Vdes nëna e katër fëmijëve, vajza e vogël në gjendje të rëndë!

Një nënë e katër fëmijëve u vra dhe vajza e saj u plagos rëndë kur një furgon i cili ishte kundravajtje u përplas me makinën e tyre. Donna Ball, 48 vjeçe, u transportua me helikopter në spital pas aksidentit ku vdiq tragjikisht nga plagët e marra një ditë më vonë. Katër persona të tjerë, përfshirë vajzën e vogël të Donnës, u dërguan gjithashtu në spital me lëndime të rënda pas përplasjes, dhe shoferi 19-vjeçar i furgonit u arrestua.

Në hapjen e hetimit dëgjoi se Donna po ngiste makinën e saj përgjatë autostradës A4119 afër shtëpisë së saj në Tonypandy, Uells Jugor. Joanne Martins, ndihmësja e mjekut ligjor, tha: ‘Një furgon i madh Vauxhall Movano kaloi shenjat e vijës së bardhë qendrore dhe hyri në rrugën e automjetit të Donnës, duke goditur makinën e Donnës ballë për ballë.

Donna u dërgua në Spitalin Universitar të Uellsit ku fatkeqësisht vdiq nga plagët e marra. ‘E ndjera u identifikua nga bashkëshorti i saj Howard Ball.
Në seancën dëgjimore në Pontypridd u tha se Donna pësoi lëndime të rënda në tru në aksident. Mjekja ligjore e zonës së Uellsit Jugor, Patricia Morgan, e shtyu hetimin në pritje të rezultatit të hetimit penal.

Shoferi 19-vjeçar i furgonit u arrestua me dyshimin për shkaktim të vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm, si dhe dy akuza për shkaktim të lëndimeve të rënda nga drejtimi i rrezikshëm.

“Po υdes të të përqafoj, s’di si po mbaj veten!”/ Miri jep mesazh me kode Selinës, ja si i përgjigjet ajo… (Video)

Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania situatat nuk kanë fund. Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh vendosi që banorët e izoluar në dhomën e “Akuariumit” të bashkohen në shtëpinë e madhe me banorët e tjerë, por me një kusht.

Kushti ishte qe ata mund të flasin me njëri-tjetrin vetëm me banorët e shtëpisë jo, përndryshe do rikthehen sërish të izoluar në “Akuarium”.

Gjatë mbrëmjes Kristi dhe Miri të dy banorë edhe kundërshtarë me njëri-tjetrin ishin shtrirë në krevatin ku fle Selin dhe Miri. Nga pamundësia e Mirit për t’i folur Selin, ai i jepte mesazhe nëpërmjet Kristit.

“O Kristi unë po vdes të të përqafoj! Nuk e di si po e mbaj veten por është një gjë që ssss… vdiqa”, i drejtohet Miri banorit. Në këtë moment edhe Selin i afrohet Kristit duke e përqafuar edhe ajo, një shenjë për të treguar që e mori mesazhin.

VIDEO