Ambulanca nuk i shkoi! “G-Bani përfundon me urgjencë në spital! ‘Më lanë në mëshirë të fatit, ja çfarë më tha mjekja!’”

G-Bani ka reaguar publikisht pasi ka përfunduar në spital, duke ndarë me ndjekësit një episod që, sipas tij, përbën neglizhencë nga shërbimi shëndetësor.

Sipas deklaratës së artistit, ngjarja ka ndodhur të premten, më 13 shkurt, rreth orës 15:07, kur ai pretendon se ka telefonuar urgjencën për të kërkuar ndihmë mjekësore në banesë. Ai shprehet se kërkesa për dërgimin e ambulancës i është refuzuar nga një mjeke, të cilën e identifikon si “Mjekja 65”.

Sipas G-Banit, gjatë telefonatës ai është udhëzuar që të masë vetë parametrat shëndetësorë.

Ai rrëfen se i ka sqaruar mjekes se nuk dispononte pajisjet e nevojshme dhe as nuk ishte në gjendje fizike për ta bërë këtë, ndërsa pretendon se është paralajmëruar se mbajtja e aparatit për matjen e tensionit është e detyrueshme.

Artisti thekson se, duke e konsideruar situatën si mungesë ndihme në një moment të vështirë, ka ndërprerë komunikimin dhe ka kontaktuar menaxherin e tij, i cili e ka transportuar privatisht drejt urgjencës së spitalit.

Ai shprehet se ka ndjerë shqetësim të thellë për faktin që, sipas tij, iu mohua shërbimi i ambulancës në një moment kur kishte realisht nevojë për asistencë mjekësore.

Artisti bën me dije se ka etiketuar Ministren e Shëndetësisë në komunikimin e tij online për të kërkuar sqarim publik mbi rastin.

“E kam etiketuar Ministren për të pyetur nëse kjo është normale. Dua të di nëse kështu funksionon sistemi.”

Ai pranon se në një postim tjetër ka përdorur gjuhë të papërshtatshme, por sqaron se zemërimi i tij ka qenë i drejtuar ndaj sistemit dhe jo individëve në mënyrë personale.

“Në një postim tjetër kam përdorur gjuhë të papërshtatshme, por kritikat e mia i drejtohen shtetit si institucion.”

Në fund, G-Bani ndau edhe një pjesë nga historia e tij personale, duke treguar se problemet shëndetësore e kanë shoqëruar që në fëmijëri dhe se është detyruar të largohet nga Shqipëria për shkak të mungesës së infrastrukturës së duhur mjekësore.

“Kam pasur probleme shëndetësore që në fëmijëri dhe jam larguar nga Shqipëria për shkak të mungesës së infrastrukturës për trajtimin tim.”

Deri në këto momente, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga autoritetet shëndetësore lidhur me pretendimet e artistit.

https://www.instagram.com/p/DUzbRhhjP4k/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=1080&rd=https%3A%2F%2Fpamfleti.net&rp=%2Fshowbiz%2Fambulanca-i-mohon-ndihmen-mjekesore-g-bani-prandaj-jam-larguar-nga-shqip-i321836#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A704.5%2C%22ls%22%3A434.2999999523163%2C%22le%22%3A698.6999999880791%7D

Dridhet qeveria! Pas Ballukut, rradhën e ka Rama, SPAK ka tronditur në derën e Kryeministrit

Kryeministri Edi Rama po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun, sepse nëpërmjet saj mbron pushtetin e tij dhe sulmon drejtësinë.

Kreu i qeverisë “ka kry punë” dhe “siç iku Balluku, ashtu do largohet edhe ai. Kështu u shpreh sot në studion e “News 24” Ilirjana Kuçana, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së dhe njëkohësisht ish-kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit 2025 në qarkun Durrës.

Ajo komentoi situatën më të fundit politike, e veçanërisht nismën e qeverisë për ndryshimet ligjore, me qëllim kufizimin e drejtësisë tek pezullimi i zyrtarëve të lartë.

“SPAK ka trokitur në derën e Ramës dhe ai do bëjë gjithçka për ta penguar. Kushtetuta është e barabartë për të gjithë, përfshirë edhe politikanët, nëse Rama nuk e ka kuptuar këtë pjesë është problem i tij, ligji është i barabartë për të gjithë, pse mbron vetëm Ballukun dhe jo Veliajn e të tjerët. Ai është i shqetësuar, ndaj po sulmon drejtësinë”, argumentoi ajo.

Kuçana u shpreh e bindur se ashtu siç iku zv/kryeministrja Balluku, tashmë e pezulluar me vendim të GJKKO dhe e pandehur nga SPAK, teksa Kushtetuesja la në fuqi edhe vendimin e pezullimit, ashtu do të largohet edhe Rama.

“E kam thënë, siç iku Balluku ashtu do iki edhe Rama, nuk ka as Bruksel që e mbron. Rama të lëshojë Ballukun dhe të mos pengojë mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Rama po përpiqet të mbrojë Ballukun sepse e kam thënë, ajo është fundi i Edi Ramës, ndaj ai nuk po mbron në dukje Ballukun por veten e tij, aepse aty është pas edhe dosja e AKSHI-t, edhe familja”, vijoi ish-kandidatja për deputete.

Sipas politikanes opozitare, kjo do mbahet mend si qeveria më e korruptuar, ndaj edhe kryeministri do bëjë gjithçka për të mbrojtur karrigen e tij. Ndaj për këto arsye, sipas Kuçanës “Rama ka kry punë”, ashtu sikurse edhe Balluku.

“Kjo do mbahet mend si qeveria më e korruptuar, për afera dhe njerëz të dënuar. Me treçerekun e kryebashkiakëve të akuzuar apo në burg, me zv/kryeministren e pandehur, me një tjetër në kërkim, me ministra të arrestuar. Ndaj them se Edi Rama ka kryer punë. Ai po mbron karrigen e tij. Ai po përpiqet të mbajë pushtetin me çdo formë, me çdo mënyrë, me kartelet e drogës, me njerëzit e tij, me pasuritë e të tjera”, komentoi ajo.

Kuçana dha një opinion edhe për ftesën e presidentit Donald Trump për kryeministrin Edi Rama në Bordin e Paqes, në takimin që do mbahet në SHBA. Ajo u shpreh se ftesa është për Shqipërinë dhe jo për Ramën.

“Sa për ftesën e Bordit të paqes ajo është ftesë për Shqipërinë”, u shpreh anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Puthi vajzën me forcë në Përputhen, vjen reagimi i fortë i Laert Vasilit! Cudi e madhe çfarë i ka bërë vajza

Laert Vasili ka reaguar për herë të parë në lidhje me situatën e krijuar në “Për’puthen” ku ai u çua nga karriga e tij dhe i dha një puthje konkurrentes së emisionit, Esmeralda, duke thyer rregullat e programit.

Në lidhje me këtë situatë, Laert Vasili është shfaqur i penduar dhe ka kërkuar falje publikisht ndaj konkurrentes por dhe publikun që i ndjek.

Në videon e publikuar në rrjet nga ana e produksionit, aktori thekson se gjithë njerëzit bëjnë ganime e për to duhet të ndëshkohen. Njëjtë siç u ndëshkua Laerti nga moderatorja dhe autorja e progrmait Megi Pojani, e cila kërkoi largimin e tij të menjëhershëm.

Reagimi i Laert VasilitDua t’ju falenderoj për të gjitha emocionet që më keni dhuruar në gjithë këtë rrugëtim. Sigurisht nuk ka njerëz të përkryer. Të gjithë bëjmë gabime, Mir është kur njerëzit gabojnë, ndëshkohen për këto gjëra. Unë përshëndes në veçanti Esmen. Nëse në një moment kam cënuar personalitetin e saj, i kërkoj ndjesë. Gjithashtu i kërkoj falje produksionit e gjithë njerëzve prapa kamerave.

VIDEO:

https://www.instagram.com/reel/DU0-0hwjTFk/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=971&rd=https%3A%2F%2Fnewsbomb.al&rp=%2Fshowbiz%2Fputhi-konkurrenten-ne-mes-te-emisionit-thyen-heshtjen-laert-vasili-kerko-i384785#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A412.7999999523163%2C%22ls%22%3A126.39999997615814%2C%22le%22%3A408.5%7D

Blendi Fevziu befason të gjithë: Rama ndodhet në gjëndje shumë kritike, por ka…

Analisti i njohur opozitar Blendi Fevziu deklaroi se kryeministri Edi Rama ndodhet në pozitën me të vështirë politike, sepse po merr goditje të forta nga SPAK.

Pra me pak theksoi Fevziu se me këtë gjëndje që ndodhet opozita nuk vjen dot në pushtet, pavarësisht se Rama ka marrë goditje të forta.

Lidhur me çështjen Balluku, Fevziu tha se Gjykata Kushtetuese duhet të kishte marrë një vendim, pasi tashmë i ka dhënë Ramës mundësi që mungesën e një interpretimi për pezullimin, po e shfrytëzon për të bërë ligj që u jep imunitet disa zyrtarëve.

“Rama ka nisur përplasje me SPAK, është evidente. Mbërritja e SPAK në derën e Balluku, trokitja te Balluku është trokitje në paradhomën e KM. Zgjidhja do të ishte që GJK të mos zgjidhte vetëm rastin konkret, edhe pse këtu ka diskutim, por GJK duhet ta interpretonte nëse një ministër pezullohet dot ose jo nga SPAK. Nëse GJK do të merrte vendim në këtë drejtim, do të ishte më mirë. Rama përfitoi nga kjo gjë, ju jep një lloj imuniteti, që ndalon SPAK t’i pezullojë. Rama ka marrë goditje shumë të forta. Do të varet sa do të jetë drejtësia e aftë ti vërtetojë. Sa do të jetë drejtësia të bindë gjykatën dhe Rama e ka nisur mandatin e katërt shumë më keq seç e priste edhe ai vetë. Sot mendoj se është në pozitë shumë delikate Rama, por këtu varet edhe si duhet të reagojë opozita“, tha Fevziu.

Do shkojë në SHBA për Bordin e Paqes! Blendi Fevziu befason, ja çfarë do ti bëjë Kryeministri Donald Trumpit që do habiteni

Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për vizitën e kryeministrit Rama në SHBA, i cili do të jetë në Washington për themelimin e Bordit të Paqes.

Fevziu tha se edhe pse vendet evropiane nuk e kanë përqafuar shumë idenë e Bordit të Paqes, kryeministri i Shqipërisë nuk mund ti thoshte dot jo, Trumpit.

Ylli Rakipi: Edi Rama do të jetë në Washington për themelimin e Bordit të Paqes. Ç’mendon zoti Fevziu për Bordin e Paqes dhe gatishmërinë shumë të madhe të Edi Ramës për ta përqafuar këtë nismë te Trump, edhe pse në Evropë janë kundër?

Blendi Fevziu: E mbani mend në vitin 2003 koalicionin e vullnetit? U bashkuan dhe kryeministir Nano bëri edhe artikull, që quajti Europa e vjetër dhe e reja, ku fuste Poloninë dhe Shqipërinë. Nuk është hera e parë që bëjmë zgjidhje të tilla me SHBA edhe pa miratimin e Evropës.

Ylli Rakipi: Po këtij pse i duhet?

Blendi Fevziu: I thoshte dot Rama jo, Trumpit?

Ylli Rakipi: Asnjë nuk i thotë dot jo. Erdhi vajza këtu me dhëndrin për Sazanin, i pari u ngrit doktori dhe bërtiste pro.

Blendi Fevziu: Kjo e Bordit të Paqes, është edhe mundësi për të takuar Trump. Rama po mendon batutën që do ti thotë Trumpit.

Rruga çahet dhe “përpin” makinën, nuk do e besoni si arriti të shpëtojë shoferi

Një fundosje e madhe e sipërfaqes së rrugës është regjistruar në Greqi, duke çuar në ndërprerjen e menjëhershme të qarkullimit në zonë.

Sipas raportimeve, ndërsa asfalti po çahej dhe po krijohej një boshllëk i madh në rrugë, një automjet po kalonte shumë pranë vendit të ngjarjes. Shoferi arriti të reagojë në momentin e fundit, duke shmangur rënien në hapësirën e krijuar.

“U hodha nga sedilja e pasagjerit”, tregoi ai për Star Channel, duke përshkruar çastet dramatike.

“Gurët po binin para meje dhe pas meje dhe rruga po hapej. Makina po kthehej, zbrita menjëherë. Si me magji, u ndal dhe unë u hodha nga sedilja e pasagjerit. Kur hapa derën, kjo ndihmoi që makina të mos përmbysej. Më vonë arritëm ta nxjerrim”, tha ai.

Pas incidentit, Bashkia e Tzoumerkës Qendrore vendosi mbylljen e menjëhershme të rrugës për të shmangur rrezikun e aksidenteve të tjera, ndërsa trafiku po devijohet përmes akseve alternative.

Horoskopi për ditën e sotme: E martë, 17 shkurt 2026!

Nga Paolo FOX

DASHI

Është një periudhë emocionuese. Jeni të etur të rifilloni, të provoni vlerën tuaj dhe mbi të gjitha, të refuzoni të bëni kompromis. Nuk ju mungon energjia, por kini kujdes që të mos e shndërroni impulsivitetin në argument. Në dashuri, duhet të dëgjoni më shumë: jo të gjithë mund të vazhdojnë me ritmin tuaj të shpejtë. Në punë, ata që kanë mbjellë mirë mund të korrin një ofertë interesante.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 17 shkurt 2026), po kërkoni stabilitet dhe gjatë kësaj periudhe është thelbësore të fitoni qartësi brenda vetes. Jeni një shenjë konkrete, e sunduar nga Venusi dhe kur dashuria lëkundet, ju e ndjeni më shumë se të tjerët. Lajm i mirë për çiftet e forta, të cilat mund të bëjnë plane. Në punë, kini kujdes me shpenzimet: më mirë të konsolidoheni sesa të merrni rreziqe. Durimi juaj do të shpërblehet, por mos qëndroni në vend nga frika e ndryshimit.

BINJAKËT

Qielli ju fton të flisni, të sqaroni dhe të komunikoni. Ju sundoheni nga Merkuri , planeti i ideve, dhe tani më shumë se kurrë, fjalët mund të bëhen mjete për sukses. Megjithatë, kini kujdes që të mos e shpërndani energjinë tuaj në shumë drejtime. Në dashuri, ju nevojitet zemërlehtësi, por edhe sinqeritet. Puna i shpërblen ata që guxojnë të propozojnë diçka inovative.

GAFORRJA

Jeni në një fazë emocionalisht intensive. Yjet sugjerojnë rikuperim, por vetëm nëse ndalon së shikuari prapa me nostalgji. Në dashuri, mund të kërkosh shumë siguri: përpiqu të besosh më shumë. Në punë, vjen një kënaqësi e vogël që të rikthen vetëbesimin. Është koha të forcosh rrënjët e tua, por pa u izoluar nga bota.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 17 shkurt 2026), ju dëshironi njohje dhe ky qiell ju ofron mundësi për të shkëlqyer. Por kini kujdes me krenarinë tuaj: mos e shndërroni çdo krahasim në një sfidë. Në dashuri, pasioni është i lartë, por edhe disa tensione nëse ndiheni të lënë pas dore. Në punë, është një kohë për lidership: udhëzoni të tjerët me bujari, jo vetëm autoritet.

VIRGJËRESHA

Jeni në një periudhë analizash të thella. Do të doje të kishe gjithçka nën kontroll, por qielli po të kërkon të pranosh të papriturën. Në dashuri, ka më pak kritika dhe më shumë spontanitet. Në punë, ka mundësi të mira për ata që studiojnë ose duan të përmirësojnë aftësitë e tyre. Preciziteti yt është një dhuratë, por nuk duhet të bëhet i ngurtë.

PESHORJA

I sunduar gjithashtu nga Venusi po kaloni një kohë reflektimi mbi ndjenjat tuaja. Ju dëshironi ekuilibër, por për ta arritur atë, duhet të bëni një zgjedhje të qartë. Çiftet në krizë duhet t’i adresojnë problemet pa vonesë. Në punë, bashkëpunimet e dobishme janë të mundshme. Ruani diplomacinë, por mos sakrifikoni veten shumë.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 17 shkurt 2026), ju jeni intensivë dhe magnetikë. Kjo periudhë flet për transformim: diçka mbaron, diçka rilind. Në dashuri, ose gjithçka ose asgjë. Kujdes nga xhelozia. Në punë, është koha të veproni me vendosmëri, por pa zbuluar të gjitha lëvizjet tuaja. Misteri mbetet arma juaj fituese.

SHIGJETARI

Dëshironi liri dhe horizonte të reja. Ky është një qiell që favorizon udhëtimet, studimet dhe kontaktet jashtë vendit. Në dashuri, shmangni premtimet që nuk mund t’i mbani. Në punë, hapen perspektiva të reja nëse pranoni një sfidë jashtë zonës suaj të rehatisë. Ndiqni entuziazmin tuaj, por jini praktikë.

BRICJAPI

Vendosmëria juaj po rritet. Jeni të përqendruar në qëllimet tuaja dhe të gatshëm të bëni sakrifica për t’i arritur ato. Megjithatë, në dashuri, mos i lini pas dore ata përreth jush: jo gjithçka varet nga puna. Kjo është një kohë e mirë për të konsoliduar pozicionin tuaj profesional. Mos harroni se suksesi është më i ëmbël kur ndahet.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 17 shkurt 2026), kjo është një kohë idesh të shkëlqyera dhe dëshirë për revolucion. Ju jeni një shenjë që shikon përpara dhe tani mund të ndjeni nevojën për një ndryshim peizazhi ose projekti. Në dashuri, ju dëshironi stimulim mendor edhe më shumë sesa pasion. Në punë, një propozim i pazakontë mund të jetë një propozim fitues.

PESHQIT

Jini të ndjeshëm ndaj yjeve. Kjo është një kohë kur intuita juaj është shumë e fortë: dëgjoni ndjenjat tuaja. Në dashuri, romancë dhe ëndrra, por kini kujdes të mos i idealizoni tepër ata përreth jush. Në punë, duhet të jeni më konkretë. Yjet po ju mbrojnë, por edhe ju duhet të vini në rregull planet tuaja.

Gruaja e Tanit trazoi rrjetin kur falenderoi shefin e saj, zbulohet kush është Nikolini!

Mbrëmja e së shtunës në Big Brother VIP u shndërrua në një nga episodet më të komentuara të këtij edicioni, duke sjellë një përzierje emocionesh të forta, rrëfimesh personale dhe momente që prekën jo vetëm banorët e shtëpisë, por edhe publikun përpara ekranit.

Në qendër të vëmendjes ishte Tani, i cili përjetoi një natë emocionalisht të ngarkuar, ku e kaluara, familja dhe surprizat u ndërthurën në një mënyrë të papritur.

Gjithçka nisi me një rrëfim të ndjerë nga Tani, i cili ndau me banorët dhe publikun historinë e dhimbshme të vëllait të tij, një person që nuk e kishte njohur për plot 23 vite.

Ky moment u shoqërua me lot, heshtje dhe reflektim, duke treguar një anë më të ndjeshme dhe njerëzore të tij, larg lojës dhe strategjive që zakonisht dominojnë brenda shtëpisë së famshme. Rrëfimi i tij u konsiderua nga shumë shikues si një nga momentet më autentike dhe prekëse të këtij sezoni.

Por emocionet nuk përfunduan me kaq. Pak çaste më vonë, produksioni kishte përgatitur një surprizë që do ta çonte atmosferën në një nivel tjetër: shfaqjen e bashkëshortes së Tanit, Liria.

Prania e saj në studio u cilësua nga fansat si “epike”, duke sjellë gëzim, mall dhe një ndjesi ngrohtësie familjare që rrallë shihet në formate të tilla televizive. Për Tanin, ky ishte një moment force dhe motivimi, një rikujtim i arsyeve pse po lufton dhe qëndron i fortë brenda lojës.

Megjithatë, ashtu siç ndodh shpesh në epokën e rrjeteve sociale, vëmendja e publikut u zhvendos shpejt nga emocionet e sinqerta te një detaj i vetëm, i cili u bë viral brenda pak minutash.

Gjatë fjalës së saj, Liria falënderoi publikisht shefin e saj, Nikolini, për mbështetjen dhe lehtësirat që i kishte krijuar në punë, veçanërisht në periudhat kur asaj i duhej të balanconte angazhimet profesionale me rritjen e fëmijëve.

Kjo deklaratë mjaftoi që rrjeti të “shpërthente”. Në platforma të ndryshme sociale nisën meme, komente ironike dhe krahasime me skeçin e famshëm të Portokalli, “Çifti i Lumtur”.

Aludimet, shpesh të ekzagjeruara dhe pa baza reale, hodhën dyshime mbi natyrën e kësaj ndihme, duke e shndërruar një falënderim të thjeshtë në një histori të sajuar “telenovele”.

Por e vërteta, sipas burimeve të ndryshme që qarkulluan më pas në rrjet, është shumë më e thjeshtë dhe larg çdo sensacionalizmi.

Nikolini nuk është vetëm shefi i Lirisë, por djali i dajës së Tanit, pra një familjar i afërt. Ndihma e tij ka qenë thjesht një mbështetje familjare, e ofruar në momente të vështira, pa asnjë prapavijë tjetër përveç solidaritetit dhe lidhjeve të gjakut.

Ky sqarim hodhi poshtë çdo skenar të ekzagjeruar dhe tregoi edhe një herë se sa shpejt rrjetet sociale mund të deformojnë realitetin, duke u fokusuar më shumë te thashethemet sesa te faktet. Në fund, historia e Tanit dhe familjes së tij mbetet ajo që ishte që në fillim: një rrëfim njerëzor për sfidat, mbështetjen dhe rëndësinë e familjes, mes dritave të forta të një reality show që ndiqet nga mijëra shikues çdo mbrëmje.

“Miratohet” lidhja, familjarët e Brikenës dhe Mateos bëjnë lëvizjen për dyshen

Një zhvillim i ri ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të “Big Brother VIP Albania” jashtë shtëpisë.

Brikena dhe Mateo, dy banorët që po shfaqin një afërsi gjithnjë e më të madhe me njëri-tjetrin, tashmë janë “ndjekur” reciprokisht në profilet e tyre zyrtare në Instagram. Ky veprim, i kryer nga familjarët që menaxhojnë llogaritë e tyre, po interpretohet si një shenjë e qartë mbështetjeje për pëlqimin që dyshja ka ndaj njëri-tjetrit.

Që prej hyrjes në format, Mateo nuk i ka fshehur ndjenjat dhe pëlqimin e tij të fortë për Brikenën, duke këmbëngulur në çdo moment për një mundësi të dytë. Edhe pse Brikena ka shfaqur një rezistencë të gjatë dhe dyshime për shkak të së shkuarës, duket se muret kanë rënë. Ajo, ditë më parë pranoi që t’i japë një mundësi Mateos për ta njohur më afër, duke u dhënë shpresë fansave që besojnë te kjo dyshe.

Fakti që llogaritë e tyre në Instagram tani janë “Follow”, tregon se familjet kanë lënë pas mospëlqimet e vjetra dhe po e shohin me sy pozitiv afrimin e tyre të ri. Ky veprim konsiderohet si një “bekim” në distancë.

Për publikun që nuk e dinte, historia mes Brikenës dhe Mateos nuk nisi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ata janë njohur jashtë rreth 4 vite më parë, por marrëdhënia e tyre në atë kohë u ndërpre si pasojë e ndërhyrjes së familjes së Brikenës.

Kishte precedent penal për krime kundër pronës/ Kush ishte 46-vjeçari shqiptar që humbi jetën gjatë grabitjes së një banese në Itali

hetimet në Itali vijojnë për vdekjen e 46-vjeçarit shqiptar Arben Cristea, i cili humbi jetën gjatë një tentative grabitjeje në një zonë kodrinore në periferi të Arezzos.

Sipas burimeve hetimore, Cristea dyshohet se ishte pjesë e një grupi që operonte në zonë dhe që mendohet të ketë ardhur nga rajoni i Lazio-s. Grupi dyshohet se kishte planifikuar disa grabitje në të njëjtën zonë, përpara se të largohej.

Para ngjarjes fatale, në kodrat e Policiano-s ishin raportuar të paktën dy tentativa të tjera të dyshimta për vjedhje banesash. Hetimet paraprake tregojnë se 46-vjeçari u plagos rëndë pasi u shpua nga një shtyllë gardhi, pjesërisht e elektrizuar për të penguar hyrjen e kafshëve të egra në të mbjella. Dyshohet se ai ka pësuar dëmtim në arterien femorale, duke shkaktuar hemorragji fatale brenda pak minutash. Një autopsi pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Autoritetet kanë përjashtuar, të paktën në këtë fazë, një lidhje të drejtpërdrejtë mes vdekjes së tij dhe të shtënave paralajmëruese në ajër nga kunati i pronarit të vilës.

Sipas të dhënave zyrtare, 46-vjeçari rezulton të ketë qenë me qëndrim të paligjshëm në Itali dhe me precedentë të mëparshëm penalë për krime kundër pronës. Hetuesit po punojnë për të identifikuar vendqëndrimin e tij të saktë dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.